Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

letrat e Sejfulla Malëshovës nga Leningradi 1928

 :: politika

Aller en bas

letrat e  Sejfulla Malëshovës nga Leningradi 1928 Empty letrat e Sejfulla Malëshovës nga Leningradi 1928

Message  Perparimi Mer 17 Mai - 1:31

KONARE, Fan Noli dhe projekti i Federates Ballkanike.


Dy letrat e panjohura të Sejfulla Malëshovës nga Leningradi në 1928-ën
2008-07-19

Dy letrat e panjohura të Sejfulla Malëshovës nga Leningradi në 1928-ën

"Ju atje duhet të jini qëndra e degës të Republikave të Bashkuara të Sovjetëve të grupit tonë. Kjo degë pas mëndjes s\‘onë duhet të qeveriset prej një sekretari. Si sekretar ne propozojmë Demir Godelin. Mbi punën e sekretarit, d.m.th., se cilin mendoni ju se duhet të jetë, na shkruani dhe kështu të vendoset njëherë e mirë e të nisë nga puna dega. Edhe ne të Komisionit të Përgjithshëm të degës, jemi antarë dhe si të tillë pagesat e përmuajëshme etj., do t\‘i dërgojmë atje. Dega të ardhurat e saj do t\‘i përdorë si për nevojat e degës dhe kusurin do ta nisë në qëndrën e përgjithshme. Me Naumin duhet të hyni drejt për drejt në lidhje. Ju atje të Moskës duhet të mblidheni shpesh në mbledhje zyrtare dhe të bisedoni në punrat e Grupit". Kështu shkruhet midis të tjerash në njërën nga dy letrat e gjetura kohët e fundit në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, ku Sejfulla Malëshova (ish-ministri i parë i Kulturës në qeverinë komuniste të Enver Hoxhës në vitet 1945-46) ua dërgonte ato shokëve të tij të grupit komunist, në vitin 1928, kur ai ndodhej me studime në Bashkimin Sovjetik, pas bursës së dhënë nga Komiteti Nacional-Revolucionar (KONARE), që kryesohej nga Fan Noli. Po çfarë ishte Komiteti Nacional-Revolucionar? Kur ishte formuar ai? Kush e kryesonte dhe cili ishte aktiviteti i tij politik? Çfarë shkruhet në dy letrat e Malëshovës (të cilat po i publikojmë të plota më poshtë në këtë shkrim) dhe kush ishin anëtarët e tjerë të atij grupi komunist, për të cilët, Faik Konica thoshte se një ditë ata do të kthehen në atdhe dhe do t\‘i vënë zjarrin gjithë Shqipërisë?

Çfarë ishte KONARE
Pas rikthimit të Ahmet Zogut në pushtet, në fundin e dhjetorit të vitit 1924, pothuajse pjesa më e madhe e kundërshtarëve të tij politikë, që ishin implikuar në kundërrevolucionin e qershorit, apo siç është njohur ndryshe nga propaganda dhe historiografia e regjimit komunist të para viteve \‘90-të si Revolucioni demokratiko-borgjez i Qershorit 1924, i cili rrëzoi me anën e forcës së armëve qeverinë e ligjshme të Shefqet Vërlacit, u detyruan të largoheshin nga Shqipëria. Pjesa më e madhe e tyre u vendos kryesisht në Bari të Italisë, ku përfituan dhe statusin e azilantit politik, si dhe në Francë e Austri. Grupi kryesor i kundërshtarëve më të betuar të Zogut u vendos në Vjenë dhe që nga kryeqyteti austriak ata vendosën që ta vazhdonin luftën për përmbysjen e qeverisë së Ahmet Zogut, e cila kishte dalë nga zgjedhjet e lira të janarit të vitit 1925. Në këtë kontekst ata u përpoqën të gjenin aleatët e mundshëm, ku do të mbështeteshin për vazhdimin e luftës së tyre kundër Ahmet Zogut. Kështu, një pjesë e mërgatës politike antizogiste e Vjenës, që kishte si lider kryesor të saj Fan Nolin, vendosi që të mbështeteshin te Bashkimi Sovjetik, i cili në atë kohë luante dhe rolin kryesor të lëvizjes komuniste në të gjithë botën. Pas kësaj, ky grup i dërgoi një letër qeverisë sovjetike, ku me anën e saj ata i kërkonin përkrahje morale dhe politike në luftën kundër regjimit të Zogut, të cilin ata e quanin qeveri reaksionare. Pas kësaj, ky grup vendosi lidhjet me Federatën Komuniste Ballkanike dhe nëpërmjet saj me Internacionalen Komuniste (Kominterni). Pas kësaj, duke u mbështetur në ndihmën e Federatës Ballkanike, ky grupim politik që kryesohej nga Fan Noli, më 25 nëntor të vitit 1925, organizoi në Vjenë një konferencë, ku u përfaqësuan edhe rryma të ndryshme të mërgatës politike shqiptare që ishte vendosur në shtetet e ndryshme të Evropës. Në këtë mbledhje u formua Komiteti Nacional Revolucionar (KONARE), i cili kryesohej nga Fan Noli. Në këtë komitet, përveç kryetarit të tij, Fan Nolit, morën pjesë dhe Halim Xhelo Tërbaçi, Omer Nishani, Riza Cerova, Kostandin Boshnjaku, Lano Borshi, Dr. Nush Bushati, Aziz Çami, Bedri Pejani, Ibrahim Jakova etj. Ku grupim politik, pas kësaj mbledhjeje e intensifikoi akoma edhe më tepër luftën kundër Ahmet Zogut, sidomos me anë të gazetës së tij, "Liria Kombëtare", të drejtuar nga Lano Borshi dhe Halim Xhelo, të cilën ata e nxirrnin në Gjenevë. Në atë kohë, në sajë të lidhjeve që KONARE krijoi me Bashkimin Sovjetik, u bë e mundur që 14 shqiptarë të shkonin me studime në Moskë dhe Leningrad. Këta studentë ishin Ali Kelmendi, Asllan Pejani, Qamil Çela, Fetah Ekmekçiu, Demir Godeni, Xhevdet Meqemeja, Ymer Domi, Naum Prifti, Rexhep Filati, Reshat Këlliçi, Reshit Daçi, Sejfulla Malëshova, Selim Shpuza dhe Haki Stërmilli. Më pas, aty nga prilli i vitit 1927, ky grupim politik i quajtur KONARE, e ndërroi emrin e tij dhe filloi të quhej Komiteti i Çlirimit Nacional. Aty nga fillimi i viteve \‘30, një pjesë e krerëve kryesorë të Komitetit të Çlirimit Nacional, si Ali Kelmendi, Omer Nishani, Riza Cerova, Halim Xhelo etj., u kthyen në Shqipëri, por pa mundur që të organizoheshin dot dhe në atë periudhë nuk patën ndonjë veprimtari të spikatur komuniste. Gjatë viteve të regjimit komunist, veprimtaria e KONARE-s u falsifikua dhe në librin "Historia e Shqipërisë" nuk u pasqyrua e vërteta e saj. Kështu u hoqën fare dhe nuk u pasqyruan aktiviteti i krerëve kryesorë të saj, si Lano Borshi, Ibrahim Jakova, Aziz Çami etj., të cilët gjatë viteve që pasuan nuk e ndoqën më lëvizjen komuniste, që kishin nisur në rininë e tyre. Përveç kësaj, në librin "Historia e Shqipërisë" (botimi i vitit 1984) u falsifikua pothuaj krejtësisht dhe deklarata e KONARE-s, e cila u nënshkrua në mbledhjen e 24 prillit të vitit 1927.


Konica kundër KONARE-s

Veprimtaria dhe aktiviteti i grupimit politik të inkuadruar në Komitetin Nacional-Revolucionar, që udhëhiqej nga Fan Noli, përveç reaksionit që ngjalli në qeverinë e Ahmet Zogut, pati dhe kritika të shumta nga personalitete të diasporës. Një nga këta ishte dhe Faik Konica, i cili asokohe kryesonte shoqërinë atdhetare "Vatra", që përbëhej nga emigrantë shqiptarë të vendosur në SHBA. Në gazetën "Dielli" (Boston, e shtunë 15 maj 1926), që nxirrte Shoqëria "Vatra", lidhur me veprimtarinë e grupimit politik të Fan Nolit dhe lidhjet e tyre me Bashkimin Sovjetik, Faik Konica midis të tjerash shkruante: " Nga letra dhe lajme me gojë të mara në kohrat e fundit, përmbledhim këto mi propagandën bolshevike në mes të shqiptarëve. Gjer në funt të Shën-Endreut 1924, propaganda bolshevike në Shqipëri ish në duar të një shqiptari të rritur në Rusi, njeri i hollë, i zoti dhe siç duket i bindur në mirësinë e theorive bolshevike. Fan Noli në këtë propagandë si në çdo gjë tjatër, ish vetëm një fytyrë e sërës së dytë. E para provë besnikërie që ky grup i vogël i dha Sovietit, qe fjala qesharake e Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve, fjalë e pëlqyer në Rusinë Bolshevike, por shumë e dëmshme për Shqipërinë. Me të kthyer të legalitetit në Shqipëri dhe me t\‘ë ikur të Fan Nolit jashtë, qëndra e propagandës bolshevike u transferua natyrshit jashtë. T\‘ë ikurit, sa kohë patnë para nga ato që kishin prurë prej Shqipërie, nuk u munduan të gjejnë burime të tjera. Po paratë u mbaruan shpejt: dhe menjëherë nisën bisedime me Sovjetin për ndihma, bisedime që muarnë funt të pëlqyer. Përveç shumave të veçanta "për propagandë" që u dhanë, e u japin ca udhëheqësve të lëvizjes, Bolshevikët u kanë lidhur rroga dhe disa të ikurve, të porositur nga udhëheqësit: cave u japin nga 400 franga ar (80$) në muaj, ca të tjerëve nga 500 franga ar, (100$). Pastaj duke marrë në sy zhvillimet revolucionare që turbullonjësit kanë shpresë të bëjnë më tutje në Shqipëri, guverna bolshevike u kërkojë armiqëve të Shtetit t\‘onë nj\‘a dhjetë djem shqiptarë, që të venë në shkollën e veçantë të Moskës, ku formohen axhentat e Bolshevizmës. Këta studentë të çuditshëm, u dërguan dhe janë tani në Moskë, ku nxënë me sistem zanatin e revoluscjes që të venë nesër t\‘i vënë zjarrin vendit të tyre ose të bien në duart e policisë dhe të humbasin jetën e tyre për dhjamë qeni".

Letra e parë e Sejfulla Malëshovës

Leningrad 28.01 1928

I dashur shok. Bashkë me këtë po nisim dhe përkthimet, ose më mirë parathëniet vetëm, pse siç e di, ata duan të dinë se ç\‘kemi shkruar. Ti shko me domosdo te Kollorovi, fol me të nga ana e grupit dhe pyete ç\‘bën me statutin dhe instruksionet që po përgatisin. Pyete pastaj për Fundon, i thuaj pastaj se pas letrave që kemi marrë ay se ka kuptuar mirë fare çështjen dhe se ne duhet të jemi me të në kontakt, ndryshe s\‘kemi se si të jemi në kurs të punëve të Shqipërisë. I thuaj ç\‘qe arsyeja që nuk ja dërguan letrën që i shkruam Fundos dhe përpiqeni të març vesh kur do të mbarohet apokrosimativisht punë e statutit. Në qoftë se kjo do të vejë gjatë, atëhere u thuaj të të thonë ç\‘mendojnë për grupin dhe pas letrës që kemi kuptuar mirë qëllimet e K J (Komunistëve Jugosllavë) dhe gabimet tona. Besoj se Kollaraovi do të ketë ardhur tashti aty dhe ti me çdo mënyrë përpiqu t\‘a gjesh. Dhe me punën e përkthimeve pyeti si kanë ndër mënt dhe kur t\‘i botojnë. I thuaj Hoxhës të na bëjë në formë dekllarat e një shkresë, në të cilën të tregojë arsyet e abstenimit të tij, kur u votua rezollucioni dhe dënimi i Shpuzës edhe bashkë me këtë version e tij të bisedimeve …të nxehta që kini pasur ti me atë dhe Rexhepi me atë. Këtë e kërkojmë pse dy shokë të grupit Godeli dhe Filati qahen për të dhe njeri prej tyre, Godeli, thotë se Hoxha e motivon abstenimin e tij kështu: Malëshova me Zavalanin kurdisin një intrigë kundër të pafajshmit, të papërlyerit Shpuzë dhe shokët e tjerë i hoqën pas hundës dhe se vetëm Hoxha, i patundur posi shkëmbi, nuk ra në këtë intrigë. Ne duam të dimë ç\‘ thotë Hoxha për këtë akuzë që po i bëhet. Pun\‘ e Ramos ç\‘u bë? Ju a u futët në parti? Kur të na shkruash duhet që të kesh letrën tonë parasysh dhe pikë për pikë të na përgjigjesh. Dhe te Borisi shko dëndur, e gjete librën mbi çështjen e atyre në Shqipëri? Për punë të gazetave i shkruani Qerimit që të interesohet të na i dërgojnë.

Shokëve të fala. Yti me mall Sejfulla Malëshova.

Letra e dytë e Sejfulla Malëshovës

Leningrad, 25. IX. 1928

Të dashur shokë, ne këtu i jemi vënë punës dhe besojmë që në një muaj e sipër si Abeceja ashtu dhe manifesti Komunist me gjithë shënime do të jenë gati. Veç kësaj Zavalani bëri në maqinë disa kopje të Statutit, të cilën e përktheu dhe rusisht për Kominternin. Juve po ju dërgojmë një kopje. Zavalani përktheu instruksionet rusisht për KJ. Një kopje shqip të instruksioneve po jua dërgojmë. Ju si vini me përkthimet? Duhet që jo vetëm të vazhdoni, po edhe t\‘a mirni me seriozitetin e duhur. Fundos nuk po i dëgjohet kakrima i duket se ka rënë butë atje në jugë. Kur të vijë mos harroni t\‘i thoni se duhet të vijë këtu me domosdo. Kajnon se arrimë dot në stacion atë mbrëmje që u nis. Rexhepi ç\‘bëri. E kapërxen rezikun e doktorit apo jo? Ju atje duhet të jeni qëndra e degës së Republikave të Bashkuara të Sovjetëve të grupit tonë. Kjo degë pas mëndjes s\‘onë duhet të qeveriset prej një sekretari. Si sekretar ne propozojmë Demir Godelin. Mbi punën e sekretarit, d.m.th. se cilin mendoni ju se duhet të jetë, na shkruani dhe kështu të vendoset një herë e mirë dhe të nisë nga puna dega. Edhe ne të Komis, të Përgj. jemi antarë të degës dhe si të tillë pagesat e përmuajshme etj do t\‘i dërgojmë aty. Dega të ardhurat e saj do t\‘i përdorë si për nevojat e degës dhe kusurin do t\‘ia nisë në qëndër të përgjithshme. Me Naumin duhet të hyni drejt për drejt në lidhje. Ju aty të Moskës duhet të mblidheni shpesh në mbledhje zyrtare, të bisedoni në punrat e Grupit. Duhet që të përpiqemi që secili të marrë pjesë aktive në çështjen e përgjithshme dhe të ndjejë se nuk është një njeri i izoluar, por një njeri i organizuar, antar i një organizate luftarake. Ne vendosmë si cilido prej jush muaj për muaj dhe rregullisht t\‘u dërgojnë nga 5 rubla. Pra ju duhet ta dini se këto asnjë prej jush nuk ka pse ua dërgon pse ju tek, po pse është i detyruar nga organizata. Dhe ju kini të drejtë të pretendoni që të ju dërgohen me rregull. Shuaip Hajnua do t\‘i marrë prej Reshat Këlliçit, Salih Hoxha prej Selim Shpuzës, Rexhep Filati prej Tajar Zavalanit, Demir Godeli prej Sejfulla Malëshovës. Shuaipit po i dërgojmë proces-verbalin mi zgjedhjen e Komisionit. Le të na japë mendimin e tij. Presim përgjigjie". Për Komisionin e Përgjithshëm. S. Malëshova.


http://www.gazeta-shqip.com/ndryshe/4ce53a834c376be5bdead843b02f6367.html

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum