Komandant Lata Gashi,qysh i ka rreh njerezit
:: sport
Page 1 sur 1
Komandant Lata Gashi,qysh i ka rreh njerezit
Foto: Koha
[size=36]Komandant Lata: Jam i shqetësuar – nuk e di nëse dikush ka kërkuar haraç në emrin tim [video][/size]
6 Prill 2015 - 23:09
Latif Gashi, i njohur si komandant Lata, u përmend në emisionin “Puls” të KTV-së nga afaristi Eroll Vitaku si emri të cilin haraçegjinjtë e përmendnin kur i kërkonin atij haraç për të vazhduar biznesin e tij.
Vitaku ka thënë se personat janë thirrur në emrin e komandant Remit dhe Latës, të dy këta deputetë të PDK-së, ndërsa ka treguar se dëshmuar se ata edhe e kanë sulmuar fizikisht.Ndaj kësaj deklarate ka reaguar komandant Lata, i cili, në një prononcim telefonik në emisionin Interkativ të KTV-së, ka thënë se është ndjerë tejet keq nga këto deklarata.
Ai ka thënë se me afaristin Vitaku njihet tash e disa vite dhe ka theksuar se Vitaku ka bërë keq që nuk i ka treguar atij direkt për këto ngjarje.
“Unë dhe familja ime u ndjemë shumë keq të ofenduar kur në debatin televiziv në emisionin “Puls” u përmend edhe emri im nga një qytetar i Republikës, nga një afarist i nderuar siç është Eroll Vitaku të cilin personalisht e njoh dhe kam, besoj, raporte të mira me të. U shqetësova më së shumti duke qenë se tani e shtatë vite ka pasur mundësi të më kontaktojë me miliona herë dhe të më thotë, ‘Latë, dikush po thirret në emrin tënd’. Më erdhi shumë keq nga ai që qe 7 vjet u paguan personave të pandërgjegjshëm dhe pas shtatë viteve tregon se janë thirrur në emër të ‘filanit’ apo ‘filanit’. Ky ishte shqetësimi më i madh i imi, përndryshe, juve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës ju garantoj se kurrë në jetën time, as me këta e as me asnjë qytetar nuk kam biseduar dhe nuk qëndro emri im apo personaliteti im prapa njerëzve të pandërgjegjshëm, njerëzve që shkelin ligjin dhe i shkelin të drejtat e qytetarëve. Tërë jetën time jam munduar të jem në dispozicion të të drejtave të tyre dhe lirinë fizike time dhe familjes time e kam sakrifikuar gjithherë për me qenë të lirë qytetarët. U ndjeva shumë keq që ai ka pësuar lëndime fizike nga njerëz të pandërgjegjshëm të cilët aq më keq janë thirrur në emra, nëse janë thirrur, gjithherë po flas duke i besuar Erollit, edhe pse e shoh veprim jo-burrëror dhe jo-qytetar i cili për shtatë vjet u ka dhënë reket njerëzve duke njollosur emra e duke mos e denoncuar rastin në polici. Ky besoj se i ka bërë një shërbim shumë të keq vendit, duke i dhënë mundësi disa njerëzve të papërgjegjshëm që në njëfarë mënyre të bëhen të fuqishëm të cilët, pse jo nesër, të vinin e të më qitnin reket edhe në shtëpinë time”, ka thënë ndër të tjera komandant Lata, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se është hera e parë që dëgjon se dikush ka kërkuar haraç në emrin e tij.
“Ky është rasti i parë që u përmend emri im diku. Kurrë në jetën time nuk kam dëgjuar asnjë ankesë të asnjë qytetari, prandaj u ndjeva shumë i shqetësuar”, ka thënë më tej Gashi.
I pyetur nëse ka mundësi që dikush të kërkojë haraç në emrin e tij pasi që dihet se e kaluara e tij është e ndërlidhur me UÇK-në dhe SHIK-un dhe se vet Vitaku ka thënë se personat që i kërkonin haraç e kanë përmendur në disa raste UÇK-në, Gashi ka thënë se ai ndjehet si njeriu më i dobët para ligjit.
“Unë jam shumë krenar që kam qenë së pari ushtar në luftën e UÇK-së dhe shumë i nderuar e krenar që kam qenë ish-Drejtor i Përgjithshëm në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK) dhe të gjithë autoritetin dhe shërbimin tim në këto institucione e kemi bërë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Andaj, askush nuk mund të thotë se zoti Gashi është i fuqishëm para ligjit, ngase para ligjit, njeriu më i ligë jam unë, njeriu i cili për 14 vjet jam në shërbim të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, por është paragjykim i gjithë atyre që mendojnë se ne jemi të fuqishëm edhe para ligjit. Ky paragjykim vjen nga njerëzit që janë në kundërshtim me ligjin”, ka theksuar Gashi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
http://archive.koha.net/?id=1&l=51817
- Prishtinasi • 2 vite më parë
Kqyre mos qka i kan ba kti zotnise, ata Zoti i mallkofte e te gjithe qe kan perfitu ne kete menyre e qe besa jane te shumte, Zoti ua kthefte qysh ua keni bo ju shume e shume bizneseve...haram ju kofte gjithqka qe e keni perfitu ne kete menyre bre matrapaza qe as skeni luftu e shume keni perfitu ne emer te luftes bre Zoti ju shkaterrofte...amin amin amin
llapjani • 2 vite më parë
kah ju piku ty remit dhe mbar komandantave te uqk-gjith kjo pasuri marramendese.jeni ba multimiljonera-kah,para lufte skini pas as bicikel me ardh pej bradashi ne podujeve.KAH JU ERDHEN PARAT TREGO TREGO TREGO ME FAKTE
Mergimtari • 2 vite më parë
Ore si nuk ke turp te thuash qe ti asnjeher nuk ke kerkuar haraq nga askush.Ju zotri dhe ata shoket tu komandantat e vetquajtur e keni pru Kosoven ne ket gjendje te mjer,qe e gjith bota po qeshet me ne. - Gzim Reka • 2 vite më parë
Ky ësht vetëm nji por sa ka ksi të tillë qysh nga ma të naltit në udhheqsi se une edhe ti nuk mundemi - jacky • 2 vite më parë
vetem ndegjone qyshe po thote.qfar vici. po thote ka pase mundesi me me kontatu me miliona euro masanej po e permison miliona her, ky tipi llafet e haraqit i ka. - Gallup • 2 vite më parë
Keni degjue ndonje here qe fajtori te deklaron qe "jam fajtor"..a po genjeshtari ,rrenci qe "jam rrence.."..edhe nese diku ne bote kjo ndodhe..ne Kosove te pasluftes definitivisht JO..juve te gazetaris "koha ditore"ju propozoj qe te bani nje anket .."kush po i beson L.Gashit ?? a do ti kalon 2% te anketuarve qe i besojne..dhe ata jan familjaret e tia dhe balldeskja.. - Drenica • 2 vite më parë
valla komandantat qe i kishum pas e ku ku per neve krejt kriminela dojn me dal e hajt ahahahahah - bujari • 2 vite më parë
paraamendo po e lajn fajtor Erollin phaaaa po qe tash ka lajmru te organet e drejtsis hajde bani diqka njekni e futni nburg kto flliqsira - Shpend • 2 vite më parë
Ku ka tym ka edhe zjarë, kështu thot fjala popullore. Tash e 15 vite një ndër emrat e lakuara në mesin e qytetarëve vazhdimishtë janë lakuar emrat e Kom. Latës, Kom.Remit. Kom.Daut Haradinaj,... Unë personalishtë kisha qenë shum i lumtur që kjo mos të jet e vërtet, në veçanti për rruajtjen e vlerave dhe nderit të UÇK-ës, por kjo nuk mund të mohohet vetëm me deklarata se "asnjëher nuk kam ndëgjuar asnjë ankesë të qytetarëve". Sido qoftë këto akuza duhet të shqyrtohen nga drejtësia, që njëher e përgjithmonë lufta e drejtë dhe e pastër e luftarëve të UÇK-ës të spastrohet nga elemente kompromituese.
Sujets similaires
» NJERËZIT MË TË FUQISHËM NË BOTË
» Ibrahim Kelmendi,librin e kam shkrue qysh mu ka que
» çdo gje per jeten e njeriut shkruan Haxhi Lata
» Si e rreh femiun e saj nana zezake
» Polici Rus e rreh diplomatin amerikan,bravo
» Ibrahim Kelmendi,librin e kam shkrue qysh mu ka que
» çdo gje per jeten e njeriut shkruan Haxhi Lata
» Si e rreh femiun e saj nana zezake
» Polici Rus e rreh diplomatin amerikan,bravo
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum