Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Minerale sekrete ne maqedoni

 :: bota

Aller en bas

Minerale sekrete ne maqedoni Empty Minerale sekrete ne maqedoni

Message  Perparimi Mer 22 Mar - 17:34

20:39 / E mërkure, 22 Mars 2017
 
Alshar është një minierë në malin Kozhuv që për herë të parë është zbuluar minerali lorandit. Emri i sotëm i minierës është shkurtesa e shkronjave të para të emrave të personave që kanë drejtuar me të në gjysmën e parë të shekullit XX: Alatini, një familje franzece bankiere dhe Sharto, inxhinier i minierave.
Në vitin 1986, pushtet i atëhershëm jugosllav e ka nisur projektin “Loreks” ku janë përfshirë dhjetë institucione shkencore nga Sllovenia, Kroacia dhe Maqedonia. Pas shpërbërjes së SFRJ të gjitha aktivitetet rreth minierës janë ndërprerë.
Alshar është e vetmja minierë që ka talium në tërë botën. Taliumi është një metal i fort dhe toksik. Është përdorur edhe në industrinë elektronike edhe për përpunimin e xhamave. Njashtu është përdorur edhe si helm për minj dhe insekticide. Lorandit ose sulfati arsenik i taliumit  (TlAsS2) është mineral dhe për herë të parë është gjetur në Alshar. Është kryqëzuar sipas shkencëtarit hungarez Lorand. Lorandi është një mineral i rrallë i cili vlerësohet se mund që të mundësonte energji falas.
Minerale sekrete ne maqedoni Auto_mm_1490189264-53630061490192258
Vlerësohet se gjendet vetëm në Maqedoni dhe ndoshta edhe në Shri Lanka. Në vitin 1978 është mbajtur një seancë e fshehtë e qeverisë së SFRJ-së ku është diskutuar për atë nëse miniera Alshar t`i jepet NASA-s. Në minierën maqedonase Alshar në Kozhuv ka edhe lorandit, mineral për talium që shërben për të detektuar, për tu gjetur neutroni që ka prejardhje direkte nga Dielli dhe është e vetmja në planet që gjendet këtu. Taliumi në Alshar dhe me këtë edhe neutroni, sipas sasisë së tyre është një raritet botëror planetar. Nëse ka sukses në ndarjen e neutronit nga taliumi, shkenca e jonë planetare do t`i kuptoje proceset me ndihmën e të cilës gjenerohet energjia nga Dielli.
Miniera Alshar gjendet 300 metra nga fshati i vogël Majden në thellësi të Kozhufit, në komunën Konopishte. Në brendësinë e saj futet nëpërmjet tetë rrugëve në tokë.
Në të, mbi pesë mijë vite kërkohet ari, talium, kristale të loranditit, antimon që shërben për armët e rënda dhe minerale tjera që gjenden vetëm në këtë minierë.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: bota

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum