Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Lufta e pergaditur ne Maqedoni si ne Kosove me vra shqiptar

 :: sport

Aller en bas

Lufta e pergaditur ne Maqedoni  si ne Kosove me vra shqiptar Empty Lufta e pergaditur ne Maqedoni si ne Kosove me vra shqiptar

Message  Perparimi Mar 31 Juil - 7:48

Albanian
Mafia e Balkanit: Shtetet në duart e krimit, një rrezik për Evropën
Posted in Unspecified

Mafia e Balkanit: Shtetet në duart e krimit, një rrezik për Evropën
NORBERT MAPPES-NIEDIEK
20 Shkurt Lufta e rreme në Maqedoni((((sikurse ne kosove,kinse per pavaresi a bashkim,por ishte nje lufte per me masakrue popullin e vete me serbomaqedonet===))))

Vrasja e Zoran Gjingjiqit nuk ishte fillimi i kapitullit të ri. Që në këtë kontekst kombet nuk luftojnë, apo më mirë thënë, nuk do të luftojnë më ndërmjet veti, por fuqi të tjera. Një gjë e tillë u ishte e qartë vëzhguesve të parë para dy vjetëve, domethënë para vdekjes së kryeministrit serb: në të ashtëquajturën luftë në Maqedoni.


E verteta
.................
Kur spetaktorët e parë të dramës, korrespodentë nga e gjithë Evropa, filuan të mbërrinin një nga një rreth datës 20 mars në Tetovë, gjetën një prapaskenë të mirnjohur për të gjithë. Njerëzit në qytetet e mëdha të Maqedonisë Perëndimore flisnin kryesisht shqip, mirpo në rrugë, si më parë në Kosovë, shihje përgjithsisht emërtime rrugësh dhe mbishkrime reklamash vetëm në sllavisht, kësaj radhe vetëm në maqedonisht. Takoje policë, të cilët nuk flisnin as edhe një fjalë të vetme shqip-gjithçka dukej si një konflikt ndëretnik, i cili kish lindur nga një problem pakicash, ashtu siç e gjen në shumë vende të Ballkanit. Lufta e Kosovës nuk kishte as dy vjet që kishte mbaruar dhe dukej si i njëjtë film horror do të përjetonte edhe njëherë rimejkun e tij, pjesërisht me aktorë të tjerë e pjesërisht me aktorët e njëjtë. Ali Ahmet qeni klysh i Rrahman Morines,kurse Arber Xhaferi klysh i titos.nisoi si Thaqi e Fatmiri klysh te Rugoves(titos e fadil hoxhes)
....................

Skena e parë pasoi krejtësisht sipas skenarit tashmë të njohur: Natën kryesngritësit e uniformuar me të zeza të “Ushtrisë Çlirimtare” shqiptarë, të cilët edhe këtu quheshin me shkurtesën e njëjtë si në Kosovë “UÇK”, gjuanin nga mali pozicionet e ushtrisë maqedonase poshtë në qytet.Dhe pastai forcat maqedone masakronin masen dhe e plaqkisnin ne bashkpunim Edhe ekspozicioni i tragjedisë vetëkuptohej, fundja rolet ishin të njëjtat. Udhëheqësi i moderuar i shqipëtarëve Arben Xhaferri, një burrë i mençur dhe i matur ky, ish përpjekur gjatë kohë që në rrugë paqësore të përmisonte gjendjen etnitetin të tij në shtetin e përzier etnik, mirpo pas shumë mossukseseve si rugovaqi ndaj esktremistëve larte në male kish humbur epërsinë – një fat të ngjashëm me atë të presidentit të Kososvës, pacifistit Ibrahim Rugova. Tashmë njerëzit në Tetovë i brohorisnin, e në veçanti të rinjtë, udhëheqësit misterioz të kryengritësve shqiptar, Ali Ahmeti. Qeveria e Shkupit((qeveritar i larte ne organet maqedonase ne kohen e titos e morines e dominuar nga nacionalistët maqedonas, kanosej me një “zgjidhje ushtarake”. Me sa shihej, mund të zgjaste edhe ca javë dhe të shpërthente lufta e katërt ballkanike.
.....................................
Më pas erdhi deri te një shpërthim zjarresh disa mujore, disa beteja, gjatë së cilave për çudi askush nuk u lëndua, si dhe deri te vrasja e policëve dhe patrullave ushtarake. Mirpo luftë nuk pati. Evropa mundi të merrte frymë lirisht. Politikani i jashtëm i Unionit Europian, Havier Solana, tamam pas një gjysmë viti pas të shtënave të para, ia arriti qëllimit të një marrëveshjeje paqësore, Unioni festoi për suksesin e “politikës së tij të jashtme dhe të sigurisë”. Ai kish dëshmuar se, edhe pa ndihmën amerikane dhe pa intervenimin ushtarak të NATO-s, mund të zgjidhte konflikt etnik në Evropën Juglindore. Mjeti i tyre ishte, kuptohet pas shkathtësisë negociuese të Solanës''((sa her solona vizitonte rajonet me tu larguar ja shtinte fitilin luftes jo te mirefillte)), para së gjithash joshja që një Maqedoni paqësore, për një kohë jo tamam të definuar, mirpo jo shumë të largët, mund të bëhej anëtare e Bashkisë Evropiane. Kanosja nga lufta ende mbizotëronte në vend, kur Unioni në prill të 2001-shit me qeverinë e Maqedonisë bëri shpejt e shpejt një marrëveshje “stabilizimi” dhe asoccimi”.Dhe kur akademia e maqedonise iu ofroi shqiptareve nje ndarje Areber e ali ahmeti e kundershtuan dhe pranuan nje jete si te tashme qe te jetojn nere sundimin maqedonas,marri marri............. Pjesë përbërëse e marrëveshjes paqësore mes partive maqedone dhe shqiptare, e cila u nënshkruajt në gusht në qytetin e vogël piktoresk në jugperëndim të vendit që quhet Ohër, ishte edhe një konferencë ndërkombëtare për republikën, e cila do të sillte donacione bamirësie. Trupa paqësore, e cila kishte për detyrë mbikqyrjen e çarmatosjes të kryengritjes sipas marrëveshjes së arritur, përbëhej nga shtetet evropiane që bënin pjesë në NATO dhe ishte nën komandën gjermane. Dhe ne kete kohe te mallkuar qeveria gjermane i dha nje ndihme qeverise se maqedonise nje shume preje 16 milion marka qe qeveria e maqedonise te bleje helikoptr luftarak qe te beje masakra mbi shqiptarEvropa e bashkuar për herë të parë ishte dëshmuar në juglindje të kontinentit.
.................................

Megjithatë nuk pati një happyend*, sepse fundi i pajtuesit nuk e mbylli edhe konfliktin ndëretnik-ashtu si në një film me kauboj kur në fund nuk xhirohet shoëdoën-i i madh mes sherifit dhe gangësterit, por me dy artistë të roleve dytësore. Fillimi dhe fundi nuk përkonin me njëri tjetrin. Dyshimet e para në bindshmërinë e shtjellimit të dramës filluan të lindnin kur dihet që në Tetovë kurrë nuk u hodh një granatë.Njesije sikurse ne Malisheven e kosoves qe te gjithe uçkeja iku dhe e la popullin nen meshiren e armeve serbovase,ku ne Pagarushe nana e ushtarit Shyqes i tha;pse paske ik bir?A nuk po e sheh se popullin e pasket nene nere meshiren e serbeve e me mire zoti ta marrt shpirtin.... Publiku u bë edhe më skeptik kur në qershor kryengritësit e lëshuan pa luftë kalanë mbi qytet. A thua në realitet të jetë luajtur një pjesë teatrale krejt tjetër?Edhe ne kosove trupat akterore te Uçkes benin çfaqje duke e emituar Adem Jasharin komandantin legjendar ,ku vete keta ja pergaditen vrasjen dhe masakrat ne familjen e ketije dhe ku i kishte tjeret?dhe gjere sa emitonin ne çfaqje Ademin ne anen tjzetetr forcat serbe banin gerdi mbi civil shqiptar duke edhe i plaqkitur..............................................


Të “moderuar” dhe “radikalë” nuk ka më

Ende nuk është sqaruar gjeneza e luftës së çuditshme, mirëpo pak e nga pak dolën në dritë, të paktën pjesë të së vërtetës. Figurat kyçe të luftës së rreme në Maqedoni ishin njerëz që quheshin “Leka”, “Roki”, “Kuksi” ose “Ilir”, bosa gangsterash nga Tetova dhe rrethina, e kosova te udhehequra nga bosi Misha shka nga komuna e sr.të cilët kontrollonin kanalet e kontrabandës për në Kosovë. A kanë mundur që të veprojnë në qejf të vet për vite me radhë. Mirëpo, pas vitit 1998 ata kishin rënë në konflikt të fshehtë me kryetarin e fshehtë të partisë së “moderuar” shqiptare Menduh Thaçin. “Partia Demokratike Shqiptare” PDSH, ga jashtë e përfaqësuar nga vizionari inteligjent, Arben Xhaferri, gjatë zgjedhjeve parlamentare, ua kishte marrë fronin partive shqiptare deri më atëherë në pushtet dhe kishte hyrë në koalicion me partinë nacionaliste maqedonase VMRO. Menduh Thaçi, me mbiemër të njëtë me udhëheqësin e UÇK së Kosovës, Hashim Thaçi, madje i lidhur ngushtë dhe në punë biznesesh me të, mirëpo jofamiljarisht, ishte shefi kadrovik i PDSH-së së “moderuar”. Thaçi në Tetovë ka luajtur gjihnjë e më tepër rolin e një kombare mafoz. Ai për partinë e tij, pa e fshehur fare këtë, u vuri taksa shumë ndrmarrjve shqiptare në qytet, kishte oste dhe sas nevojës shkëmbente ndonjë pushkë me famniljet që refuznin të paguanin. Kur ai mund ta hmangte uftën e bënte këtë. Në kulmin e luftës Thaçi u bleu kryengritësve, kalanë mbi qytet, për tetë milionë marka gjermane. Korrespondentët në Tetovë, sipas asaj që shihnin, i fusnin në kaegoritë e mirënjohura “radikalë” dhe versus të “moderuar”. Saluan dy javë, e ata kuptuan që kjo ndarje në aktegori, ndihmonte shumë pak në sqarimin e konfliktit. Në fund modeli u shkatërrua i tëri. Udhëheqësi radika i kryengritësve Ahmeti, pas marrëveshjes paqësore në gusht 2001, i befasoi të gjithë me retorikën e tij pajtimtare. Ai e quajti veten socialdemokrat dhe e pranoi Maqedoninë, si shtetin e përbashkët për ë gjithë. Për zëvëndëskryetar të partisë së tij të re Ahmeti emëroi një intelektuale e cila ishte doktoruar si shqitarja e parë në Universitetin maqedonas të Shkupit dhe veprimi politik së cilës deri më atëherë kishte qenë në shërbim të pajtimit ndëretnik Teuta Arifi. Përfundimisht e përfunduar që monstra, kur tre fgura në veçanti mediokre të “Ushtrisë Çlirimtare”, kaluan në partinë e Thaçit dhe Xhaferrit. Shefi i shërbimit sekret të UÇK Ruzhdi Matoshi, u bë tek të “moderuarit” e PDSH, sekrear gjeneral. I riu komandant “Valoni” së bashku me prjësin më radikal, nga të gjithë të UÇK, Lekën, mori seksionin e Tetovës, të partisë së Thaçit. M emrn e tij të vërtetë Daut Rexhepi, Leka edhe më tej mund të kontrollonte rrugën nga Tetova për në Kosovë. 36-vjeçari mjekrosh njihej si zotëruesi i bordeleve të ndryshme të rrethinës Në njërin nga bordelet e tij, njëherë ishte gjetur e vdekur një nënshtetase e Ukranës. Që ai ndërmjetëson “kërcimare striptizi” në Zvicër këtë e pranon pa iu dridhur qerpiku. Pas marrëveshjes paqësore që u arrit me shumë trysni dhe pas aranzhimeve të çuditshme, spektatorët në galeri i brente një ndërgjegje e tmerrshme. Objekt i konfliktit në Maqedoni, nuk kishin qenë të drejtat e pakicave, por gjithçka rrotullohej rreth pagesës së haraçit dhe kush do të kishte më shumë pushtet në zona të caktuara. Aktori nuk ishte populli i nënshtruar, apo qoftë vetë i indinjuar, por nëntoka e zvarrtur në dritë.
dhe pas marveshjes se ohrit,as nje ligj nuk po miratohet as ne favor te shqiptareve,pos atyre maqedoneve.................................

Nesër do të lexoni

Lëvizjet çlirimitare shndërrohen në oganizata kriminale
9:48 PM - 2/27/2006

--------------------------------------------------------------------------------
Last Page Next Page
Description
ALBANIAN - a place to post/comment the lastest news about Albania, Dardania, and the worldwide Albanian diaspora.
--------------------------------------------------------------------------------
Home
User Profile
Archives
Friends
Kosova
Trepca
Forumi Shqiptar
Forumi Dardania
--------------------------------------------------------------------------------
Recent Entries
- Autor i shkrimit eshte Ramush Tahiri, keshilltari politik i Dacit. Eshte marre nga gazeta "Java".
- Kosova: a land of plenty or a wasteland?
- Mafia e Balkanit: Shtetet në duart e krimit, një rrezik për Evropën
- Nje muaj pa Presidentin Rugova
- GNK: Pavaresi per Kosoven




POWERED BY FREEBLOGNETWORK.com

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Lufta e pergaditur ne Maqedoni  si ne Kosove me vra shqiptar Empty Re: Lufta e pergaditur ne Maqedoni si ne Kosove me vra shqiptar

Message  Perparimi Mar 31 Juil - 12:49

Lufta e pergaditur ne Maqedoni  si ne Kosove me vra shqiptar SCITECHphotoTN

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Lufta e pergaditur ne Maqedoni  si ne Kosove me vra shqiptar Empty Re: Lufta e pergaditur ne Maqedoni si ne Kosove me vra shqiptar

Message  Perparimi Mar 31 Juil - 12:53


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Lufta e pergaditur ne Maqedoni  si ne Kosove me vra shqiptar Empty Re: Lufta e pergaditur ne Maqedoni si ne Kosove me vra shqiptar

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum