Skenderbeu histori
:: politika
Page 1 sur 1
Skenderbeu histori
Engjell Buxhaku
5 mars, 19:47 ·
Burimi kryesor, që studiuesit janë mbështetur për zotërimet e hershme të Kastriotëve, mbeten memoriet e fisnikut shqiptar Gjon Muzaka, i cili thotë:
“ Sappiate com’ l’avo del Signor Scanderbeg se chiamo Signor Paulo Castrioto, e non hebbe piu de due casali nominati Signa e Gardi-i postesi.
(Ta dini se gjyshi i zotit Skenderbej është quajtur Pal Kastrioti dhe nuk pati më shumë se dy fshatra të quajtura Sinja dhe Gardhi i Poshtëm) ”. (fshatra ne Diber)
J’aimeAfficher plus de réactions
Commenter
Partager
38Xhelal Selmani Toplana et 37 autres personnes
Commentaires
Ben Oroshi Prape po te kundershtoj!Memoriet e Gjon Muzakes jane aq te paqarta dhe te pasakta sa ska ku te shkoje ma!Pyet historianët!Gjon Muzaka ishte armik i Kastrioteve dhe ka trillime te shumta ne shenimet qe la,,,,!
J’aime · Répondre · 2 · 5 mars, 19:50
Engjell Buxhaku Gjon Muzaka ka pas mospajtushmëri me Skënderbeun për shkak se Zanfina Muzaka,e cila si e divorcuar që ishte prej Karl Muzak Topisë, kërkonte të hakmerrej kundër Skënderbeut, që i dha Karl Topisë të motrën, Mamica Kastrioti. Dhe në këtë pikëpamje Gjon Muzaka duket që ka pas tendenca të minimizojë zotërimet e Kastriotëve, që i numëron vetëm dy fshatra,Sinën dhe Gardhin e Poshtëm,që dokumentohen si zotërime të Pal Kastriotit që vitin 1383, por dhe famën dhe meritat e tyre. Shkurt, Gjon Muzaka ka dashur të shfryjë kundër Kastriotëve, duke lënë të nënkuptohet se Pali, Gjoni dhe Skënderbeu nuk ishin të fisëm dhe se u pasuruan duke konfiskuar e shpronësuar me forcë territore të tëra të princave shqiptarë. Gjon Muzaka le të kuptohet se Pal Kastrioti mund të quhej e shumta një qefali i fshatrave Sinë dhe Gardh i Poshtëm, duke e larguar nga qenia e një feudali provincial. Sipas Defterit osman të vitit 1467 katundi Sinjë (Sinjë e Epërme dhe Sinjë e Poshtme) kishin gjashtë shtëpi, me kryefamiljar: Gjon Vlashi, Gjon Niqifori, Vlash Bilashi, Dimitri Kastrijoti, Pal Piroviqi dhe Kol Prifti. Dhe Gardhi i Poshtëm me 9 shtëpi, me kryefamiljar: Pavël (Vajmadhi) Damjani, Bogdan (Vajmadhi) Damjani, Martini-djali i Reçit, Llazari-djali i Nikollës dhe Gjini, Llazari, Andrea-djemtë të Bashtës. Pra,15 shtëpi,që duke i shumëzuar me numrin shtatë, shifër e pranuar për llogari të përafërta, del 105 banorë në vitin 1467. Normalisht, po të kthehemi te viti 1383, fshati Sinjë dhe Gardh i Poshtëm nuk duhet të kenë kanë pasur më shumë se 2-3 shtëpi. Pra, 20 banorë. Pas gjashtë viteve, nga 1383, në betejën e Fushë-Kosovës 1389, del një Kastriot, që jep dhe mendim në këshillin e aleancës së krishterë për të sulmuar ushtrinë osmane natën. Pra, ky Kastriot, që na rezulton se është Gjon Kastrioti, si zor të besohet se ishte një princ me 2-3 shtëpi. Kastriotët duhet të kenë pas nën sundimin e tyre të gjithë Dibrën e Poshtme, përfshi dhe disa fshatra si Radostushën dhe Trebishtin e Rekës, në Dibër të Epërme, të cilët në këtë kohë hynin në Vilajetin e Gollobordës. Këto fshatra Gjoni i mori në vitin 1411, kur ishte afruar me komandantin osman të Shkupit, Bajazitin, aq sa mund të komandonte edhe 300 kalorës osmanë, e dhënë kjo që lejon të supozohet se ai mund të ketë qenë së paku në postin e subashit të Tetovës. Siç do të shohim dhe më poshtë, në Dibër të Poshtme, tradicionalisht hyjnë dhe tre fshatra të Rekës: Grekaj, Tanushaj dhe Zhirovnica. Gjon Kastrioti futi nën zotërim dhe fshatra të tjera më thellë në viset e Dibrës së Epërme, fshatra që kishin qenë nën zotërimin e Moisiut të Dibrës, siç mund të pohohet për fshatin Homesh.
Homeshi është një ndër 22 fshatrat e Grykës së Vogël, i cili nuk mund të merret i shkëputur në të gjithë qenien e tij politike, shoqërore, zakonore nga fshatrat e tjerë të kësaj krahine. Duke pasur një pozitë gjeostrategjike të favorshme, përmendet në dokumente që në Antikitet. Historishkruesi i Justinianit,Prokopi i Cezarez,duke bërë fjalë mbi ndërtimet që bëri komandanti i Justinianit, Belizari shënon në vitin 554 dhe një kështjellë që e quan Homonoia , që lokalizohet aty ku sot ne e quajmë Kalaja e Homeshit. Një autor tjetër i antikitetit Ravena Anonimus i cili në veprën e tij “Cosmografia”(Përshkrimi i botës ), aty nga fillimi i shek.VIII, duke përshkruar rrjetin rrugor në Iliri, shënon një stacion rrugor me emërin Humago (Humazho).Termin “ Homesh” e gjejmë në disa forma si Omezh, në vitin 1467 , Homizh në vitin 1583 Homzhe, Hovesh në vitin 1560 dhe Homez në vitin 1836.
Por dhe Omiz e umiz. Edhe sot pleqtë nga Dibra e Madhe, por dhe gjithë Fusha e Shehrit deri në Qenok nuk e nxjerrin germën H të fortë e për rrjedhojë e shqiptojnë Omesh.Në gjuhën shqipe germa H bie dhe ngrihet lehtë. Kështu, p.sh emrat Halit, Hazis, hoshaf, hashure, hibrid, Helena, hua lexohen lirshëm dhe pa germën h si: Alit, Azis, oshaf, ashure, ibrid, Elena, uha. Para 40 vjetëve kur mblidhja të dhëna për Grykën e Vogël,në bisedë me Salë Shehun e Topojanit e pyeta për hidrotoponimet e Grykës së Vogël. Ndërmjet të tjerave ai më tha se ujit që del nga Gurra e Leke e që kalon nëpër Homesh e derdhet në Drinin e Zi, i kanë pas thanë ujmejsht.
“- Po pse i kanë thanë ujmejsht, a e ke ndigjue se si e ka marrë këtë emër”, - e pyeta përsëri Salën.
“-Po. Kam nigjue se para se të fillonte meshën prajfti i Kodër Kajshës, asht kodra mbi fshatin Kovashajcë, besimtarët i çonin ujë prej këtu, se në kodër kajsh nuk ka ujë.”
Pohimi i Salës jo vetëm nuk duhet hedhur poshtë, por duhet të merret në konsideratë. Nëse hamendësojmë se duke shqiptuar shpesh ujë meshe, ujë meshe,me kalimin e kohës është transformuar në ujmejsht. Historishkruesit romakë,bile dhe Barleti ynë, fjalën e përbërë Ujëmisht e latinizuan Vumenestie.Henrik Lacaj, kur përktheu “Historinë e Skënderbeut” të Barletit nga latinishja në shqip Vumenestien e shqipëroi ujë i bardhë. Nisur nga ky përkthim, studiuesit nisën ta kërkojnë Vumenestien, Ujmejshtin, që na jep tradita popullore, në Milot. Më vonë hoqën dorë nga ky lokalizim dhe e kërkuan dhe e pranuan në Ujëmisht të Kukësit. Në vazhdim të argumentit tonë mund të përmendim dhe një detaj të rëndësishëm: Homeshit në gjuhën persiane i thonë vend i bardhë,vend i ndritshëm, çka do të thotë se e përligj hipotezën tonë rreth toponimit bardhë. Si përfundim, mund të themi se Homeshi i sotëm është Vumenestia (Ujëmishti) mesjetar i Barletit.
Barletit thotë se Skënderbeu i rimori tokat që kishte humbur i ati,Gjoni. Dhe më vonë i rimori Skënderbeu ndër ta dhe Vumenestien. Dibrën në Mesjetë e sundonin ose ishte e ndarë në tri principata, Kastriotët në Dibër të Poshtme, Golemajt dhe Gropajt në Dibër të Epërme. Por në vitin 1426 Reka ishte nën zotërimet e Kastriotit, sepse po këtë vit Gjon Kastrioti ia dhuroi Radostushën dhe Trebishtin manastirit të Hilandrit.Kjo do të thoshte se kufijtë e principatave nuk shin ata që kishin qenë para vitit 1420. Pra, Ujmishti-Homeshi,që nuk dihet se në ç’kushte e rrethana qe humbur nga Gjon Kastrioti, e rimori Skënderbeu më vonë. Në një dokument del një konflikt ndërmjet Gjon Kastriotit dhe golemajve për fshatin Topojan. Dhe sot në Topojan ka një toponim që quhet arat e goleme.
K.Frashëri duke iu referuar historianit turk Halil Inalçi thotë se Gjon Kastrioti “mori pjesë në betejën e Ankaras, 1402, ku turqit nën udhëheqjen e sulltan Bajazitit I,u mundën nga mongolët dhe vetë Bajaziti u zu rob nga Timurlengu.” Kjo tregon se Gjon Kastrioti jo vetëm që ishte një pronar që zotëronte feude në Dibër të Poshtme,por merrte pjesë dhe në fushata ushtarake të mëdha. Pas betejës së Ankarasë zotërimet e Gjon Kastriotit u shtrinë në verilindje të Dibrës deri në Prizren e Tetovë dhe në perendim deri në brigjet e Adriatikut. Gjon Kastrioti u bë feudali më i fuqishëm në Arbëri.Republika e Venedikut në një letër që i drejtonte Gjon Kastrioti në vitin 1407 e quante “dominus satis potensin partibus Albanie” (zot shumë i fuqishëm në viset e Shqipërisë).
Në historinë e Kastriotëve betejat e Skënderbeut zënë vendin kryesor dhe më të rëndësishëm. Në këtë libër do të ndalemi vetëm në lokalizimin e betejave të Skenderbeut në Dibër, të cilat kanë ngrënë dhe vazhdojnë të hanë diskutime.(Moisi Murra )
Je n’aime plus · Répondre · 9 · 5 mars, 19:56 · Modifié
Kuçi Kuçi Haxhi Engjell Buxhaku Me kete shkrim po del se Skenderbeu,e paska ndare gruan Zafina Muzaken prej burrit ,Karl Muzak Topisdhe ja paska dhene per grua;motrën, Mamica Kastriotin.Ky paska qen nje perqares i poshter,i paska bashkue mire shqiptaret.Por enver mutat dijne keta serbifila me ngrite se jane vete fare e serbeve.Kopila serb.Familja e skenderbeut çenka bere e madhe duke i plaqkite shqiptaret.Lazareviqin Skenderi e kishte mik te shtepise,se djali i skenderit e kishte vajzen e tij,dhe miqet shkojne bashk ska dert qe ishte serb Llazari i shkret.Por nuk ja shoh per te madhe Enxhellit,se ky e paska permbledhe me pakes fjale historikun e familjes se kastriotave.Ne kohen kur skenderberu u shkpute nga porta e preandorise Osmane cilat qytete i kishte ne dore Skenderbeu ? Dhe kush e din ku eshte e varrosur gruaja e Skenderbeut?
J’aime · Répondre · 25 min
Engjell Buxhaku Kuçi Kuçi Haxhi..jo jo gabim je ...Zanfina Muzaka ka qene e divorcuar prej Karl Topise...motra e Skenderbeut martohet me Karl Topine....Skenderbeu i ka bashkuar shqiptaret, nuk i ka ndarre
Je n’aime plus · Répondre · 1 · 14 min
Kuçi Kuçi Haxhi Engjell Buxhaku Gabim e paskna marr ne temen e siperfolur.Paska qen e divorcuar kjo,e pse me ju hakmarr ?Pas shkputjes se Skenderbeut nga perendoria osmane cilat teritore,apo qytete i kishte te çliruara Skenderbeu.Se shume po perzihen dikush thote keshtu e dikush ndryshe.Apo ka qen i strehum neper male ku ska mujt me shkel kemba e osmanlive.Sa ishte nen komanden e sulltanit po e dim.Tokat i kish marr me force nga pasaniket shqiptar,ishalla as ketu nuk gabova.
J’aime · Répondre · 8 min
Votre réponse...
Teddy Medolli Nuk ke shkruajte qe Kastrioti Gjon morri pjese ne betejen e Ankarase me Lazareviqin e Serbise dhe ishte vasall i tij.
Je n’aime plus · Répondre · 1 · 5 mars, 20:19 · Modifié
Teddy Medolli a répondu · 14 réponses
Neki Hysa Pavarësisht pasaktësive, ka dhe manipulime,shtrembërime dhe denigrim të Historisë ngjarjeve dhe origjinës Tyre. Edhe nga ky dokument del që dy fshatrat, Sinja dhe Gardhi Poshtëm, janë zotërime; e theksoj çiflig i Kastriotëve dhe jo vendorigjina. Vendorigjina e Tyre është "Troja, ish lagje e çpopulluar e Kastriotit". Shumica e shtrembërojnë duke aluduar se është "gabim shkrimi apo përkthimi" dhe aludohet për Krujën. Këtu nuk ka në fakt asnjë gabim apo keq përkthim. Është TROJA ,vendi ku ndodhen edhe sot gërmadhat e Kullës dhe Kalasë Gjonit.
J’aime · Répondre · 2 · 5 mars, 21:49

Sujets similaires
» Histori e viteve 1868
» Histori e hidhur
» histori e skenderbeut
» Histori me Avdi Ibrahimin
» Histori e shqiptareve me film italishte.
» Histori e hidhur
» histori e skenderbeut
» Histori me Avdi Ibrahimin
» Histori e shqiptareve me film italishte.
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum