Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

SURROI KA BASHKËPUNUAR BRENDA STRUKTURËS SË UÇK-SË KUNDËR RU

 :: sport

Aller en bas

SURROI KA BASHKËPUNUAR BRENDA STRUKTURËS SË UÇK-SË KUNDËR RU Empty SURROI KA BASHKËPUNUAR BRENDA STRUKTURËS SË UÇK-SË KUNDËR RU

Message  Perparimi Lun 26 Déc - 19:38


SURROI KA BASHKËPUNUAR NGUSHTË ME DISA INDIVIDË BRENDA STRUKTURËS SË UÇK-SË KUNDËR RUGOVËS

Hipoteza e ngritur së fundmi nga publicisti Veton Surroi se UÇK-ja është një organizatë, e cila nuk ka kapur armët vetëm ndaj Serbisë, por edhe ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe grupit e tij politik, ka zgjuar reagime të shumta kundër dhe pro tij

Valon Rogova

Dikur luftëtarë i UÇK-së, tani deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e partisë Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, tha se një mendim i këtillë nuk është i saktë. Berisha, për Infopress tha se mund të ketë pasur individ që nuk janë pajtuar me politikat e Rugovës, por ama s’do të thotë kjo që lufta është nisur jo vetëm ndaj Serbisë por edhe ndaj LDK-së dhe Rugovës. “Nuk mendoj që z. Surroi mendon kështu. Ai, nuk është edhe aq i pa mençur sa mos ta dijë se si janë zhvilluar ngjarjet në atë kohë. Gazeta që ai ka qenë botues, e pasqyronte luftën e pastër të UÇK-së”, u shpreh Berisha. Deputeti Berisha tha se tendenca që luftën për liri ta paraqesin si luftë vëllavrasëse është e pa pranueshme. “UÇK-ja ka luftuar kundër regjimit fashist të Millosheviçit, dhe ju garantoj për këtë, ngase kam qenë pjesë e saj”, tha Berisha.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Besa Gaxherri, nuk e mohon se ka pasur grupe të orkestruara nga SHIK-u, duke përjashtuar FARK-un, që kanë luftuar kundër Rugovës dhe LDK-së, dhe se qëllimi i tyre ishte marrja e pushtetit. “Surroi është vonuar për ta thënë të vërtetën, sepse ai një kohë ishte krahu i djathtë i Hashim Thaçit dhe ishte shumë i zëshëm për ta diskredituar Rugovën dhe LDK-në, sidomos kur formoi edhe partin e tij Ora. Kjo parti ishte instrumenti i Thaçit për ta dobësuar apo për ta ndarë LDK-në, e që fatkeqësisht pas vdekjes së presidentit Rugova ky skenar u realizua. Sidoqoftë e vlerësoj guximin qytetar te z.Surroi që të deklarojë të vërtetat që janë të shumta, të cilat ai i di nëse do të deklarojë”, u shpreh Gaxherri.

Po ashtu edhe analisti Skender Zogaj, tha se është fakt se disa individë dhe grupe të caktuara iu kanë veshur UÇK-së për ta penguar luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës për çlirimin dhe lirinë e vendit. “Armët i kanë kapur jo kundër Serbisë, por kundër çlirimtarëve të vërtetë dhe liderit shpirtëror, Presidentit Ibrahim Rugova dhe LDK-s”, tha Zogaj. Më tej, Zogaj, shtoi se kjo ka lënë pasoja tepër të rënda, sepse janë vrarë veprimtarët dhe luftëtarët më të mirë dhe për pasojë, sot e 17 vjet Kosova, nuk po mund të merr vetën si shtet dhe jeton në liri dhe pavarësi të kufizuar. “Veton Surroi e di të vërtetën, pak që të mos them asgjë nuk ka bërë për t’i dal zot të vërtetës, bile- bile ka bërë të pamundurën kundër Ibrahim Rugovës dhe LDK-s. Krejt kjo për qëllime pushteti dhe përfitimesh materiale, që kundërshtarët e Rugovës edhe i kanë realizuar, por shpresa është se nuk do t’ i gëzojnë”, përfundoi Zogaj.

Ndërkaq analisti për çështje politikë, Leon Duhanaj, në një prononcim për gazetën Infopress, tha se kur e trajtojmë çështjen shqiptare respektivisht të Kosovës nga fundi i viteve të tetëdhjeta e këndej, por edhe më herët përgjatë historisë, ashtu si edhe sot e kësaj dite, kemi një problem shumë serioz si shoqëri dhe si komb.

Duhanaj theksoi se deklarata e Veton Surroit, që janë zhvilluar luftë në dy fronte, njërin kundër Serbisë e tjetrin kundër Rugovës nuk është i vërtetë. “ Ky mendim përpos që nuk është i saktë, është edhe skandaloz, pasi që vjen ne një kohë kur imazhi i UÇK-së është goxha i nëpërkëmbur. Nga njëra anë nga keqpërdorues të emrit UÇK dhe nga tjetra anë nga armiqtë e shqiptarëve dhe Kosovës. Natyrisht që ka pasur dhe ka individë edhe atëherë edhe sot, të cilët UÇK-në e kanë keqpërdorur për përçarje dhe pasurim personal. Dhe nëse individë të tillë, me të vërtete kanë zhvilluar front të dyfishtë, kjo nuk mund dhe nuk guxon t’i atribuohet UÇK-së si tërësi. Në anën tjetër kur rikujtojmë të kaluarën, atëherë dëshmitë tregojnë se z. Surroi, ka bashkëpunuar ngushtë me disa individë brenda strukturës së UÇK-së kundër Rugovës, për shkak të cilëve ai tash fajëson UÇK-në si tërësi. Nëse është kështu dhe, nëse ka ekzistuar ky front, atëherë pjesë e këtij në cilësinë e një lojtari të rëndësishëm ka qenë edhe vet z.Surroi”, është shprehur ai.

Duhanaj thotë se UÇK-ja u keqpërdor për interesa personale. “Keqpërdorimi i UÇK-së, për qërim hesapesh dhe interesa individuale është një kriminalitet ne vete. Një keqpërdorim të tillë e kanë dëshmuar shumë individë, qoftë nga jashtë si rasti në fjalë apo edhe nga brenda vet UÇK-së nga figura të ndryshme. UÇK, si organizatë duhet të mbetet e pastër dhe e paprekshme, ashtu siç e meriton dhe siç vërtet ka qenë. Qëllimi dhe misioni i saj ka qenë i qartë, liria e Kosovës. Ndërsa, aventurat të cilat disa njerëz i kanë bërë në emër të UÇK-së, apo edhe kundër UÇK-së, për teke e inate e interesa personale janë të pa pranueshme dhe të pamoralshme dhe antikombëtare”, përfundoi Duhanaj.
http://lajm.co/surroi-ka-bashkepunuar-ngushte-disa-individe-brenda-struktures-se-uck-se-kunder-rugoves/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum