Lima,kurr Malisheve ne duart e shkaut
:: sport
Page 1 sur 1
Lima,kurr Malisheve ne duart e shkaut
Sinan Kastrati
“Njerëzit” më të ”pushtetshëm” nga kjo anë ishin:
Gani Krasniqi nga fshati Carrallukë, një ish i burgosur politik i vitit 1981. Në fillim Ganiu ishte nënkryetar i LDK-së kurse gjatë kohës së “luftës” ishte Drejtor Politik i UÇK-së për Malishevë ndërsa pas “luftës”, u bë anëtar i PDK-së, “i pavarur” e tash në ”Vetëvendosje”. Ganiu ishte dy herë kryetar i komunës së Malishevës, si kandidat i PDK-së dhe si kandidat i “Pavarur” dhe një herë si kryetar i dhunshëm, si “sulltan”, herën e parë, më 1999 kur e ”çliruan” Malishevën.
I dyti, për nga “fuqia” ishte “Çeliku” nofkë që e mbajti gjatë gjithë kohës së “luftës” alias Fatmir Lima nga fshati Bajë e Malishevës. Ky ishte një “ushtarak” i papërvojë, por me diktat e “autoritet” të “hekurt” u ngrit mbi të tjerët “me shpatën e Aliut e fjalët e Kadiut”.
Ishte “besnik” i madh i Hashimit dhe PDK-së, por edhe ky u tradhtua apo i tradhtoi dhe tash ia ka “nis” që nga fillimi, me një parti tjetër, sa për me mbet “gjallë” me “Nismën” që ende nuk ka ndonjë shenjë e shpresë se a do të rritet apo do të mbetet jetim për shkak të “sëmundjes” së rriqrave që në komunën e Malishevës, kjo sëmundje ka bërë kërdinë.
“Çeliku” apo hekuri në një takim, në mes të dy ofensivave serbe, më 1998 i pyetur nga disa vendas se çka do të bëhet me Malishevën pasi që pjesa më e madhe e Kosovës ishte “pushtuar” nga Serbia do të përgjigjet:
“Mali me mal mund të bashkohet, por Malisheva kurrë nuk ka me ra në duar të shkaut”!
E vërteta është se Fatmiri, hiq s`e ka prit shkaun në Malishevë. Ushtria e policia serbe kanë shkua ku kanë dashtë.
Në zgjedhjet e fundit lokale, para tri viteve kur edhe e ”fitoi” Malishevën ”nisma”, Fatmiri shkon në Bubël, për me i marr ”kokrrat”. Bubli është fshati më i largët në perëndim të Malishevës, në kufi me Sferkën e Gashit, komuna e Klinës. Në odë ku shkon Fatmiri me sejmenët e vet, kishte qenë vjerr në muri një fotografi e njërit nga djemtë e të zotit të shtëpisë që kish vdek. Kur e pau Fatmiri “fotografinë”, i dolën lotët dhe tha: si sot më kujtohet ky djalë. Ky ka vdek në duart e mia. I zoti i shtëpisë ia ktheu: Fatmir ky ka vdek në fatkeqësi komunikacioni!
Të tjerët, më pak të rëndësishëm ishin:
Isni Kilaj, ish kryetar i LDK-së, PDK-së dhe dy mandate kryetar i komunës së Malishevës,
Gani (Gjemë) Paqarizi nga Lubizhda, “ushtarak”,
Sokol Bashota nga Ceroviki, tash kryetar komune në Klinë,
Selim A. Krasniqi, djali i Avdyl Krasniqit, mësues dhe vëllai i Xhevë Lladrofcit, nga Vll. Drenofci,
Habib Nezir Zogaj nga Turjaka, “ushtarak”, gazetar i radio “Kosova e Lire”, aktivist i “devotshëm”,
Nexhmi Krasniqi, ish shofer autobusi, tash komandant i policisë për “pashallëkun” e Prizrenit,
Bislim Zyrapi, ushtarak, ish epror i APJ-së, për të cilin është fol shumë, si spiun jugosllavë, bashkëpunëtor i SHSSH-së SHSSH- Shërbimi i Sigurimit Shtetëror) në ish APJ-në.
(Çka thotë Agim Mehmeti për Bislim Zyrapin? A ishte Bislim Zyrapi bashkëpunëtor i UDB-së?
Bislim Zyrapi me profesion ishte ushtarak i “karrierës”. Ai kishte të kryer “akademinë” ushtarake (?) në ish Jugosllavi. Agim Mehmeti, ish zv. Ministri i Mbrojtjes, zëvendësi i kolonel Ahmet Krasniqit për Bislim Zyrapin thotë:
“… Më 7 shkurt 1989, në mëngjes, gjatë revistës ushtarake që u bëhej kadetëve, në pistën e kazermës, e vërejta ish kadetin tim, Bislim Zyrapin, i cili në cilësinë e dëshmitarit kishte dëshmuar rrejshëm për mua dhe … si “dhuratë” për atë dëshmi dhe bashkëpunim me organet e UDB-së dhe të sigurimit ushtarak, Bislimin dhe disa të tjerë, i kishin regjistruar në akademinë njëvjeçare!…
“Fatkeqësisht”, thotë autori, “disa nga këta persona sot gjenden në vende të rëndësishme të pushtetit aktual të Kosovës, sigurisht, me frikë, por të kujdesshëm që të mos zbulohet ish veprimtaria e tyre e fëlliqur!’ (Libri “E vërteta për FARK-un”, fq. 12.)
Isniu nuk kishte ndonjë autoritet e as pushtet në krahasim me Gani Krasniqin që kishte ardhur nga burgu me një bagazh “meritash” e as si Fatmir Lima që “autoritetin” e pushtetin e fitoi me “luftë”. Isniu “jetonte” nën hijen e të tjerëve. Ishte djalë shumë i dëgjueshëm dhe punët i nuhaste me kohë. Ai ”famën” e fitoi vetëm atëherë kur e humbi “pushtetin”, në zgjedhjet komunale si kandidat i PDK-së për kryetar komune kundër Ragip Begajt të “Nismës”. Kur i humbi zgjedhjet, ai mori ”guximin” dhe e quajti Fatmir Limën “komandant pamuki” çka nuk ishte e lehtë as atëherë e as tash nuk është e lehtë me i thënë Fatmirit “pamuk” (“Byth pamuki, po i qet hapat bash si uki”, këngë pop. kur dikush ik nga ”lufta”).
“Shuaje LDK-në se ti shti dy kamtë me ni këpucë!”
Gani (Gjemë) Paqarizi ishte gjithashtu një djalë i ri i frymosur me ide të mykura të LPK-së. Kishte jetuar një kohë në Zvicër dhe atje si duket ishte brumos me frymë “revolucionare” të Volterit e të Rusoit. Ai erdhi si “ushtarak” dhe menjëherë i përvjeli duart deri ne bërryla. E para gjë që e bëri Ganiu, më 1998, pasi veshi uniformën ushtarake me “emblemë” e kapuç dhe i mbathi çizmet ushtarake e u armatos, u “ba rrush” filloi jetën e re “ushtarake”. Duke menduar se lufta është si në filmat francezë që i kishte parë në televizor kolor në perëndim, nisi të gjahtoi. Pastaj u vu në “kërkim” deri sa e “gjeti” mësuesin e vetë Jakup Kastratit, kryetar i LDK-së dhe i tha: “Shuaje LDK-në se ti shti dy kamtë me ni këpuc!”.
Ganiu, mjerisht ishte edhe nxënës i imi, më 1977/78, kur punoja si mësues i letërsisë shqipe në shkollën ”Migjeni” në Lubozhdë, në shkollën ku edhe vetë kam qenë nxënës, i gjeneratës së parë bashkë me Jakupin. Edhe Isniu edhe Ganiu ishin edhe nxënës të Jakup Kastratit. Vijon
LAJM CO18/09/2016, 21:12 0 56Tradhetaret dhe kriminelat
http://lajm.co/?s=kush+tradhtoi

Sujets similaires
» Fatmir Lima e Fadil Vokrin,Rahovecit edhe Lima ja paska rras
» Ma mire qeni shkaut e biznismen se trim per shqiptari
» Si LDK si PDK jan pjella e shkaut
» Agron Popaj,uçk sna ka mbrojt prej shkaut
» Avni Zogjani,shurra e shkaut,nuk e deshiron te verteten !

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum