Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Shkijet,apo shqiptaret

 :: politika

Aller en bas

Shkijet,apo shqiptaret Empty Shkijet,apo shqiptaret

Message  Perparimi Sam 30 Juil - 9:41

500 vite. Shqiptarët në kufi me sllavet nuk emigruan, por zgjodhën një alternative tjetër të pathënë më parë nga historianët tanë: u afruan pas Kishës sllave ortodokse, sepse ajo kishte imunitet. Kjo i shpëtoi ata nga reprezaljet. E këtu fillon transformimi. Nga arbër në shqiptarë. Arbërit ortodoksë të mbrojtur nga Kisha sllave – i quajtën arbërit e konvertuar myslimanë si Shqep-tarë, kurse arbërit orthodokse i quajtën si Shqije-Shqja-nga shizma (që do të thotë shkep, ndaj).
Fjala shqiptar u ngeli arbërve dhe epirotëve te konvertuar në myslimanë; arbërit ortodoksë që u bashkuan nga halli me sllavët u quajtën shkije; epirotët ortodoksë u quajtën arvanitas; ortodoksët që flisnin shqip në trojet shqiptare u quajtën shqiptare kaurrë. Sipas F.Xharra: “Viti 1637 për Gjakovën sipas misionarit fra Bonaventura da Palacula, nga 500 shtëpitë e kësaj kasabaje vetëm 20 ishin katolike të tjerat ‘ il resto tutti Turche et Scismatici’ ( të tjerët shqiptarë myslimanë dhe shqiptarë shkije )”

Shembull i pranisë të shqiptarëve ortodoksë është edhe ky, ku për Hasin (ndër bjeshkët e Pashtrikut, në luginë e Lumit Drin, në jug të Gjakovës), shkruhet (1837): i tërë rajoni është i banuar me serbë të albanizuar dhe me Shqiptarë (.tout le districkt habite par des Serbes allbanises et des Albanais).

Lufta për liri nxori në dritë më 28 nëntor 1912 një shtet të cunguar dhe plot probleme me veten, pra Shqipëria dukej si një i sëmurë që a jetuar në një spital psikiatrik, që doli në një realiteti të ri pa mundur të orientohet dhe pa e kuptuar se kush është.

Shqiptarët myslimanë, si më të privilegjuar në Perandorinë Osmane në këto toka u sollën shumë keq me shkiet dhe arvanitasit. Kështu e panë të pamundur të bashkëpunojnë. Kjo ishte ndarja. Ne lavdërojmë (Shqipëria dhe Kosova) dy gjëra: Lidhjen e Prizrenit dhe Ali Pashë Tepelenën. Te dyja, pavarësisht interpretimeve zyrtare, Lidhja e Prizrenit me Kahrarnamenë e saj sanksionoi pushtimin turk, sepse nuk parashikoi as një kryeqytet shqiptar, as një shtet shqiptar, as një gjuhë shqipe. Atëherë? Përse qenka Lidhja e shqiptarëve? Lidhja e shqiptarëve dhe bejlerëve pro-turq? Ky ishte dhe shkaku që askush nuk na përkrahu. Së dyti, Ali Pashë Tepelena: a është hero ky njeri apo nje kriminel që shkatërroi gjithë Toskërinë dhe Epirin, duke bërë ndarjen përfundimtare të të krishterëve shqiptarë (që në jug u quajtën ose “grekë” ose arvanitas) me myslimanët shqiptare. Kjo shkaktoi atë që arvanitasit u bashkuan me grekët (romanoi) dhe me ndihmën e anglo-rusëve çliruan tokat arbërore dhe jo-arbërore te jugut, por në fund të fundit pranuan të jetojnë nën një shtet që foli greqisht.

E njëjta gjë ndodhi dhe me sllavët: Me sllavët e veriut dhe të jugut, ata i pranuan shkiet -arbër (pra siç i quajmë sot arbrit ortodoksë për shkak të shizmës apo të “shkepjes” me vëllezërit e tyre myslimane), që të futen në ombrellën e tyre për t’i mbrojtur, por dhe për të përfituar nga ata.
 Emri shqiptar u identifikua pjesërisht me arbrin dhe epirotin e islamizuar. Megjithatë fjala ship mbeti fjalë e përdorur nga të gjitha aktorët. Gjendja ndryshoi pas 1878, dhe armiqësia u rëndua edhe më shumë sepse po këta shqipfolës krijuan shtetin grek, shtetin serb, kurse pas shek të XX u krijua Shqipëria e cunguar, dhe në shek e XXI, u krijua Kosova.Sot është koha për të njohur veten me ndihmën e integrimit.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Shkijet,apo shqiptaret Empty Re: Shkijet,apo shqiptaret

Message  Perparimi Dim 14 Jan - 12:25


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum