Nuk ika nga shkijet por nga shpiunat shqiptar
:: sport
Page 1 sur 1

uk ika nga policia, por nga tradhëtitë
Publikuar/modifikuar 06/09/2010 08:11:00
Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha në luftën e vitit 2001 në Maqedoni nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në një intervistë ekskluzive për “Lajm” ka njoftuar popullin shqiptar se pas tre vite e gjysmë është larguar nga Tanusha. Fshatin që ai e mbante të rrethuar me forcat e veta, ku policia maqedonase përkundër shumë përpjekjeve nuk arriti të shkelë në zonën e lirë, ka vendosur ta braktisë për disa arsye shumë të forta.
LAJM: Ju nuk jeni më në Tanushë. Pse jeni larguar nga vendlindja juaj që me vite e mbronit me jetë?
Shaqiri: Është e vërtetë se ka disa javë që unë jam larguar nga Tanusha dhe për këtë i kam njoftuar organet përgjegjëse, faktorin ndërkombëtar dhe të tjerë. Arsyet për largimin tim janë të shumta. E pashë se politikanët shqiptarë si Ali Ahmeti edhe Menduh Thaçi nuk u bashkuan dhe duke e shfrytëzuar Hoxhën ose Tanushën t’i lëvizin çështjet e shqiptarëve të Maqedonisë, që të implementohet Marrëveshja e Ohrit etj. Ne për këtë kohë treguam se Nikolla Gruevski është i dobët, pasi një grup njerëzish, një fshat i vogël, i bënë rezistencë tre vjet e gjysmë. Nuk kemi mundësi më tepër me mbajt atë vend sepse kemi pasur sulme të njëpasnjëshme si të Menduh Thaçit, Ali Ahmetit etj. Ma shumë sulme kemi pasur në çdo aspekt prej shqiptarëve, prej BDI-së dhe PDSH-së se sa prej maqedonasve. Ata disa herë tentuan me ushtri e me polici me u futë në Tanushë, por ka dashtë Zoti na i kemi zmbrapsë, i kemi kthyer pas me forcat tona, por fjalët dhe urdhrat e shqiptarëve na kanë bërë shumë më shumë dëm.
LAJM: Cili ishte rezultati i qëndrimit tuaj në Tanushë për këto vite?
Shaqiri: Edhe një herë e realizova një prej obligimeve të idealeve të mia kombëtare për formimin e shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, ndihmova në mbylljen e problemeve rreth demarkacionit të kufirit me Maqedoninë, e cila ishte parakusht për pranimin e Kosovës nga Maqedonia. Gjithashtu, u vendosën marrëdhënie diplomatike dhe Maqedonia mbështeti vendimin e GJND-së në lidhje me pavarësinë e Kosovës. Si rrjedhojë e këtij angazhimi Maqedonia për herë të parë do t'i thotë jo Serbisë dhe do ta mbështetë Kosovën. I bëra këta pasi BDI-ja dhe PDSH-ja nuk ishin në gjendje ta detyrojnë Gruevskin ta njohë Kosovën e pavarur duke iu dhënë ai si kusht demarkacionin. Pasi asnjëra palë nuk i bënin ballë kësaj pune, mu drejtuan mua. Atëherë u deshtë të dalim në teren dhe ta bëjmë demarkacionin e kufirit. Para dy vitesh patën ardhur katër ministri të qeverisë së Maqedonisë, ndër ata edhe dy ministrat shqiptarë Musa Xhaferi dhe Bujar Osmani, pastaj përfaqësues nga MPJ-ja , nga ministria e bujqësisë dhe përfaqësuesi i Piter Fejtit, të BE-së etj. Ne nuk kemi dashur të hyjmë në këtë kurth që ta respektojmë Marrëveshjen e vitit 2001, ndërmjet Beogradit dhe Shkupit ku u bë padrejtësisht kjo marrëveshje në dëm të shqiptarëve, duke ia marrë Kosovës 2700 hektarë tokë.
Ne kemi pranuar që demarkacioni i kufirit të bëhet aty ku ka qenë. Deshi Zoti që ne ta shkatërrojmë këtë marrëveshje të 2001-shit. Edhe pse parlamenti i Kosovës, nëpërmjet pakos së Ahtisarit ishte pajtuar për këtë marrëveshje serbi-Maqedoni ne nuk e lejuam këtë, dolëm vetë në terren dhe i vendosëm 39 kilometra vijë ajrore prej në Bllacë e deri kufirin me Serbinë i kemi vendosur ata gurë. Çka është më e mira e kësaj pune se vetë ne kemi qenë ata të cilët , edhe pse se kam thënë tjera herë, i kemi dhënë tokës Kosovës edhe territor të Maqedonisë. Si pasojë e kësaj Maqedonia e njohu Kosovën , vendosi marrëdhënie demokratike, sot fatkeqësisht Ali Ahmeti del e mbron Gruevskin kur edhe fëmijët e shohin se çfarë sulem po ju bën shqiptarëve.
Tani Ali Ahmeti del e lavdërohet se e ka njohur Kosovën. Ai as që ka dal kurr në terren dhe nuk ka mbajt asnjë premtim. Na kemi incizime të zotimeve të çdo ministri që ka dhënë për Tanushën. Musa Xhaferri ka dhënë premtim se do ta rregullojë rrugën për në Tanushë, me hapë kufi, Bujar Osmani me e ndërtuar ambulancën, edhe pse është bë një përpjekje e vogël prej tij. Ministrat tjerë asgjë s’kanë bërë.
LAJM: Çka më tutje?
Shaqiri: Një gjë e di se deri sa të jenë në skenë politike Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti, shqiptarët në Maqedoni do të jenë të dëshpëruar, nënçmuar, nuk ka asgjë prej Marrëveshjes së Ohrit se atë e kanë varros, ajo ka ngel në vend, tani sllavo-maqedonët bëjnë përpjekje shumë të këqija, më të fëlliqura ndaj shqiptarëve.
LAJM: Si e shihni pozitën e shqiptarëve në Maqedoni?
Shaqiri: Gjendja e shqiptarëve është e mjerueshme, pasi shqiptarët, banorët e rëndomtë ndjehen të pasigurt në shtëpinë e tyre, ose në rrugë nga policia sllavo-maqedone. Policët shqiptarë, funksionarë shqiptarë ose të tjerë janë të margjinalizuar pasi ata që janë në pushtet nuk bëjnë asgjë për me ndryshuar gjendjen e shqiptarëve.
LAJM: Kur do të ktheheni në Tanushë?
Shaqiri: Tanusha është vendlindja ime dhe sa herë që dua kthehem. Askush këtë të drejtë s’mundet me ma ndalu përveç krijuesit të Gjithësisë, ai bën çfarë do.
LAJM: Si e shihni politikën e Gruevskit?
Shaqiri: Gruevski ka plane ta eliminojë komplet Marrëveshjen e Ohrit, një hap i tillë do ta shihni se do të bëjnë hile me regjistrimin e popullatës, ku shqiptarët rrezikojnë të bien nën 20 për qind, ku do të minohet Marrëveshja e Ohrit. Unë po ju jap vetëm disa detaje se kur është bërë regjistrimi i popullatës në vitin 2002 aktivistë të PDSH-së, diku rreth 16 mijë shqiptarë të lagjes Dizhon, Orizare e epërme dhe Vizbeg nuk kanë shkuar t’i regjistrojnë, duke zbatuar kështu urdhrat e sllavo-maqedonve për ta ulë përqindjen e shqiptarëve. Tani edhe aktivistë të BDI-së do të punojnë në këtë drejtim. Do të duhet të ndryshohet propozim ligji për regjistrimin e popullatës që të regjistrohen gjithë shqiptarët ku jetojnë dhe jo vetëm ata që janë prezent. Po ju kap disa fakte. Vetëm banorët e Tanushës, Malinës, Brezës janë të shpërndarë nëpër Haraçinë, Hasanbeg, Vizbeg etj., kurse në letërnjoftime kanë adresa të Tanushës. Të gjithë nuk do t’i regjistrojnë se ata nuk jetojnë në Tanushë.
Maqedonasit do ta shtojën përqindjen e tyre, pasi kanë letërnjoftime me nga dy adresa, një për shembull në Shkup dhe tjetrën në Strumicë ose Shtip prej nga ka ardhur.
LAJM: Ku reflektohet kjo lojë e maqedonasve?
Shaqiri: Në sundimin e komunave dhe pushtetit qendror. Si mundet që Çairi t’i ketë 6 këshilltarë maqedonas, të cilët asnjëri nuk ka adresë që jeton në Çair, kurse Buteli me po aq shqiptarë sa ka maqedonas në Çair, të ketë dy këshilltarë shqiptar. Vijnë votojnë ka dy herë maqedonasit në dy qendra votimi.
LAJM: Çka mendoni për çështjen e emrit të Maqedonisë?
Shaqiri: Në kontekstin me Emrin e Greqisë, e shohim se faktori ndërkombëtar e ka vështirë ta zgjedhë këtë çështje. Së fundmi po shohim një afrim të politikës sllavo-maqedonase me politikën ruse, duke dashur të tregojnë se në Ballkan sundon politika sllave. Gruevski mendoj se nuk do të bëjë kompromis dhe Maqedonia do të jetë me një udhëkryq shumë të rrezikshëm. Këto pyetje duhet t’i shohin ndërkombëtarët pasi ky shtet nuk po shkon në drejtim të duhur.
LAJM: Ku gjendet tani komandant Hoxha?
Shaqiri: Toka e krijuesit të gjithësisë është e madhe dhe është e lirë edhe për mua. Aty ku do të jetë më së miri edhe për mua, unë do të jem aty.
Hoxha: Maqedoninë e udhëheq shteti i serb
“Duke pasur parasysh se në Maqedoni nuk udhëheqë kryeministri por udhëheqin disa organe të DBK-së (shërbimi sekret maqedonas) që janë të dirigjuar kryesisht prej UDBS-së së Serbisë. Lirisht mund të themi se Maqedoninë e udhëheqë Serbia me një politikë të ashpër anti-shqiptare. DBK-ja është shtet në shtetin Maqedonisë. Politika serbe për momentin është e interesuar të bëjë aq shumë trazira në Kosovë dhe Maqedoni për t’u arsyetuar para botës se faktorë destabilizues janë shqiptarët. Unë nuk kamë dashur të jem pjesë e kësaj loje dhe për këtë arsye jemi larguar të mos bëjmë ndonjë gabim, ose të mos përfitojë ndonjë forcë anti-shqiptare”, tha Xhezair Shaqiri – Hoxha.
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/5717.html

Sujets similaires
» uçk duke e mbrojtur popullin shqiptar nga shkijet
» Une per shqiptar e shqiptaret kundra meje sikur shkijet.
» uçk duke mbrojtur vajzat shqiptare nga shkijet
» shpiunat e kosoves
» Shkijet,apo shqiptaret
» Une per shqiptar e shqiptaret kundra meje sikur shkijet.
» uçk duke mbrojtur vajzat shqiptare nga shkijet
» shpiunat e kosoves
» Shkijet,apo shqiptaret
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum