Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Astrit Haraqija mirrje me viza e deviza

 :: politika

Aller en bas

Astrit Haraqija  mirrje me viza e deviza Empty Astrit Haraqija mirrje me viza e deviza

Message  Perparimi Lun 4 Juil - 12:37

Astrit Haraqija pranon se rregulloi 40-80 viza Italiane


Të gjithë Ministrat e zëvendës Ministrat e Kosovës ndërmjetësojnë për viza.

Ish ministri i kulturës Astrit Haraqia i cili po akuzohet se siguroi klientë për viza për grupin e Ukë Rugovës ka pranuar se është marrë me rregullimin e vizave për simpatizantë e anëtarë të partisë së tij. Në një bisedë Haraqia ka pranuar se ka lehtësuar viza.

“Pas arrestimit e kam thënë edhe publikisht se kemi bërë diku 40 deri në 80 viza njerëzve të Gjakovës, raste qoftë humanitare, për shembull çështje shëndetësore ose ekonomike, i kam përkrah për viza edhe nuk mu ka dukur asgjë tmerr për arsye se ne kemi suportuar njerëz nga viti 1995, nuk ka qenë diçka e re për mu”, thotë Haraqia.

Haraqia mohon pretendimet e prokurorisë se veprimtaria e tij ishte ilegale madje pretendon se të gjithë Ministrat e zëvendës Ministrat e Kosovës ndërmjetësojnë për viza.

“Edhe sot unë nuk e di cili ministër ose zëvendës ministër nuk e suporton dikë nëpër ambasada për me marrë një vizë. Edhe unë nuk jam pishman për atë që e kam bërë edhe jam mëse i sigurt që kush 1 euro nuk ma ka dhënë”, shton ai.

Ish ministri i Kulturës përballet me aktakuzë të prokurorisë që nga java e kaluar prokuroria pretendon se roli i Haraqisë në grupin e Ukë Rugovës ishte për të siguruar klientë për grupin. Siç shkruhet në aktakuzë, dëshmitarë të shumtë kanë dhënë prova se ai ishte duke rregulluar viza Italiane për ta,raporton kallxo,com

http://www.kosova-sot.info/lajme/104896/astrit-haraqija-pranon-se-rregulloi-40-80-viza-italiane/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum