Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Hydajet Hyseni,Adem Demaqi shpiuna te KGB

 :: sport

Aller en bas

Hydajet Hyseni,Adem Demaqi shpiuna te KGB Empty Hydajet Hyseni,Adem Demaqi shpiuna te KGB

Message  Perparimi Jeu 30 Juin - 13:12

Shkruan: Gani Mehmetaj
Rastësisht e takova rrugës Ali Lajçin, ish i burgosur politik, me të cilin shkuam në selinë e LDK-së që të takonim Hidajet Hysenin, liderin e pashpallur të të burgosurve politikë. Me sinqeritetin tim mbështetës i tregova se Bakalli kishte një shkrim fyes kundër tyre, është mirë t’i përgjigjeni, i thashë, sepse mendoja se Bakalli po u hynte në hak. Edhe Lajçi shprehu mllefin për atë shkrim. Por Hidajeti me atë qëndrimin e tij të rrëshqitshëm si peshku më tha: “S’duam përçarje, nuk do t’i përgjigjemi!” Unë me Aliun e shikuam si ta shikonim ndonjë qenie jashtëtokësore. Pastaj, ai nisi kinse të arsyetonte se si edhe ai dikur mendonte t’ia hidhte bombën Bakallit, por tash rrethanat ndryshonin. Më la gojëhapur. Ku mund t’ia ketë zënë bishtin me derë Bakalli atij e të burgosurve të tjerë, derisa nuk guxonin t’i përgjigjeshin. Nuk e kuptoja si nuk do ta përgënjeshtronte një akuzë aq të rëndë, që ia zhvlerësonte burgun, sakrificën, patriotizmin, që e nxirrte në pah si spiun të KGB-së, agjencisë më të urryer antishqiptare.  Ai sikur të mos kishte ndodhur asgjë më tha se s’kishte kush që fuste  pyka në mes tyre, pra të burgosurve politikë dhe grupit të  Bakallit. Lihej të kuptohej se unë isha ajo pyka e jo shkrimi i M. Bakallit.
Dola sepse nuk e duroja dot dyfytyrësinë e H. Hysenit.  A. Lajçi na shihte herë mua, herë atë. Kisha krijuar miqësi me të pas daljes nga burgu, megjithëse asnjëherë nuk pajtoheshim në çështjet politike.
Të nesërmen në gazetën “Bujku”, që u bë zëvendësim i gazetës “Rilindja”, të cilën qeveria serbe e ndaloi, shkrova një koment kritik kundër M. Bakallit, që s’kishte konsiderata, por i fyente të burgosurit politikë, viktima të tyre. Natyrisht isha kritik edhe ndaj të burgosurve politikë që heshtnin si peshku, në vend se të përgënjeshtronin akuzat e rënda. Prandaj e shtroja pyetjen: janë a s’janë spiunë të KGB-së e të shërbimit të fshehtë bullgar të burgosurit politikë? H. Hyseni në vend se të më mbështeste, sepse unë në mbrojtje të të burgosurve politikë dola, më akuzoi sikur mua më ka paguar armiku që të bëj përçarje në mes të shqiptarëve! Ai nuk e thoshte asnjë fjalë për akuzat e ish-kreut të Komitetit Krahinor, i cili shkruante se sipas shërbimit të fshehtë të Kosovës, i cili i raportonte Bakallit, marksistët-leninistët e Kosovës punonin për Moskën e Beogradin, e që Bakalli, skilja e vjetër i zuri ngushtë, ai i pati në grusht, sepse citonte situata e veprime të caktuara. Ai tha se të gjithë këtë dokumentacion ua dërgoi me kohë amerikanëve.
Të burgosurit politikë dhe Adem Demaçi gjatë gjithë kohës mbanin lidhje me këtë kastë politike, por e luftonin nën rrogoz me egërsi Ibrahim Rugovën e LDK-në, megjithëse e pushtuan kështjellën nga brenda, sikurse flisnin në mbledhjet e fshehta.
Por pas ndonjë viti Rugova do t’i përjashtojë nga partia një nga një.
Pati edhe një paradoks tjetër. Ishte e çuditshme marrëdhënia e të majtëve shqiptarë (marksistë-leninistë) në Zvicër, emigrantë me të burgosurit politikë të të njëjtit përcaktim politik. Të parët pretendonin se janë njerëz të aksionit, rrjedhimisht të dobishëm për çështjen shqiptare, kurse të dytët rrihnin gjoks se kanë merita me vitet e burgut. Në debate majtistët e aksionit u përgjigjeshin: Kush u ka faj që e pranuat burgun e jo rezistencën, gjë që nënkuptonte sakrificën. Në vend se të luftonit deri në vdekje, u dorëzuat, shpëtuat kokën.  Qëndrimi i tyre dukej mizor, ata nuk e vlerësonin jetën e njeriut, ndërsa synonin të udhëhiqnin frontin e rezistencës nga diaspora, ata i shihnin me përbuzje vuajtjet e tyre, meqë vetë ia mbathën kah sytë këmbët.
Mbi këtë logjikë të ashpër dalëngadalë i hoqën të burgosurit politik nga pushteti, megjithëse në fillim të veprimtarisë politike e shfrytëzuan përvojën e tyre më emrin që e gëzonin në opinion.
Krahinorizmi luajti rol vendimtar në shuarjen e ndikimit të të burgosurve politikë, sepse ata vinin kryesisht nga Anamorava, Rrafshi i Kosovës e Llapi. Majtistët e tjerë u rigrupuan nga rajoni i Drenicës.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum