Naser Rugova demanton lidhjene Rugovistave me Xhavit Halitin
:: politika
Page 1 sur 1
Naser Rugova demanton lidhjene Rugovistave me Xhavit Halitin
Dr.Ibrahim Rugova - Na Mungon a partagé l’article de Naser Rugova.
18 juillet 2012 ·
Xhavit Haiti thotë: Qe ka pas miqesi me presidentin legjendar Ibrahim Rugoven,dhe kinse kerkon zbardhjen e vrasjeve te pas-luftes!
Naser Rugova, Reagon dhe thotë: Vrasjet e pas-luftes duhen te fillojne nga ti dhe partia jote.
Po ashtu edhe në fund thotë Naser Rugova,qe kurr në jetë sa ka qen gjallë presidenti Rugova nuk ka pas kurfare miqesie as afermiteti më ju i nderuar Xhavit Haliti..!
Kete po e ben Xhavit Haliti te fshehet pas gjithe te zezave,por nuk do te ia arrin!
Adm:Tosi..!
Naser Rugova a publié un article.
18 juillet 2012 ·
Letër e hapur deputetit z. Xhavit Haliti
I nderuari deputet Haliti,
Pas fjalës suaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku ju i referoheni vrasjeve politike para, gjatë dhe pas luftës, e deklaroni miqësinë me disa zyrtarë të LDK-së si dhe e përmendni edhe një miqësi me familjen Rugova, kam pritur që dikush të reagojë në fjalën tuaj, por pasi që kjo deri tani nuk ka ndodhur e ndiej veten të obliguar, që si qytetar, deputet i legjislacionit të pavarësisë dhe politikan t’i them disa gjëra. Kjo për hir të korrektësisë ndaj qytetarit të Kosovës sepse, duke marrë parasysh se ju jeni një politikan i profilit të lart, fjala juaj padyshim se ka ngjallur huti te qytetarët.
Fillimisht, më gëzon fakti se më në fund e keni thyer heshtjen në lidhje me përfoljet e shumta të cilat kanë qarkulluar që sa vite. Edhe pse përfoljet nuk janë barometër i vlerësimit, dosido veprimi juaj është më se i mirëseardhur. Kosova nuk mund të ec përpara, dhe shoqëria jonë nuk do të mund asnjëherë ta përqafojë një demokraci të vërtetë, përderisa nuk mbyllen plagët e së kaluarës dhe nuk zbardhen rastet që i përmendni edhe ju. Populli i Kosovës ka të drejtë ta dijë se kush është prapa vrasjes së Ahmet Krasniqit, Ali Ukës, Enver Malokut, Ilir Konushevcit, Xhemajl Mustafës, Ismet Rracit, Smajl Hajdarit, Tahir Zemajt... dhe tentim atentatet ndaj Presidentit Rugova. Të gjitha këto janë plagë që ende kullojnë dhe e pengojnë pajtimin e brendshëm dhe njëherësh janë njolla në pedigren e shtetit tonë.
I nderuari deputet Haliti,
Flas në emër të një numri të konsiderueshëm të qytetarëve të brengosur, të cilët edhe më kanë kërkuar që ta shkruaj këtë letër, kur them se hetimet e mirëfillta janë më se të domosdoshme. Megjithatë, për hir të korrektësisë, fjala juaj nuk duhet të ngelë në nivel të një akrobacioni politik të bërë, ndoshta rastësisht, në seancën e fundit të sesionit pranveror.
Padyshim se ju jeni një nga njerëzit më të informuar në Kosovë, dhe në mënyrë që e vërteta të dal në shesh, zbërthimi i së vërtetës duhet të fillojë mu nga ju.
Si shoqëri ne kemi nevojë për një të vërtetë të pastër dhe jo për justifikime në stilin “nuk ka dëshmi”, siç rëndom flasin disa, sepse kjo sentencë indirekt nuk e mohon fajin.
Mendoj se familjet e viktimave, e po ashtu edhe familjet e atyre që fajësohen për këto vepra, kanë nevojë për të vërtetën, për drejtësi dhe jo edhe për një cikël të ri thashethemesh. Kjo është jetike sepse nuk ka nevojë që njerëzit në rrugë ta shikojnë njëri tjetrin me dyshim dhe frikë.
I nderuari deputet Haliti,
Si zyrtar me ndikim i partisë suaj, si një nga protagonistët kryesor në lëvizjen e krahut tuaj politik para, gjatë dhe pas luftës, ju keni obligim qytetar dhe politik që të ndikoni edhe të zyrtarët tjerë të partisë suaj, por edhe më gjërë, që këto raste të dhimbshme të hetohen si duhet dhe të mbyllen njëherë e përgjithmonë.
Sa i përket deklarimit të një miqësie me familjen Rugova duhet cekur, dhe këtë e dini edhe ju, se për të gjallë të Presidentit Rugova, ju nuk keni pasur kurrfarë raporti me Presidentin Rugova!
Familja Rugova, nga Cërrca e Istogut, numëron mbi 30 shtëpi. Miqësia e mundshme, e krijuar së voni, si rezultat i akrobacioneve politike dhe afariste, me ndonjë individ (kushëri tonin) nuk ua jep të drejtën ta deklaroni miqësinë me familjen Rugova sepse kështu shkaktoni huti në opinion si dhe në raportet brenda familjare.
Në këtë pikë nuk ka hapësirë për mjegullime dhe mistifikime. Shpresoj se nuk do të më keqkuptoni në këtë pikë!
Në fund dua të inkurajojë të gjithë ata që janë në dijeni të fakteve që ta thyejnë heshtjen dhe të dalin publikisht.
Njëherësh e ftoj lidershipin e LDK-së që të jetë më aktiv dhe këmbëngulës në domosdoshmërinë që e vërteta për vrasjet e kokave më të ndritura të LDK-së më në fund të dal në shesh.
Sinqerisht,
Dr. Naser Rugova
(botuar në Koha Ditore me 18 Korrik 2012, mos hezitoni ta bëni SHARE)
J’aimeAfficher plus de réactions
Commenter
Partager
6867
Commentaires
Salih Kelmendi ska more asi bura qe dalin e i dalin kunder xh.halitit se jon bo edhe me pdk-ne edhe disa koka te LDK-se se kahere ish duft mu zbardh po e verteta vonohet por del ne shesh sa do qe te jet von .
18 juillet 2012, 17:46 · J’aime · 4
Sujets similaires
» Pyetje per xhavit halitin
» Kujtim Kurti,pse se pergjojne xhavit halitin
» Ibush Kllokoqi donte ta vriste Xhavit Halitin
» Kujtim Kurti;Xhevat Rexhaj e Naser Rugova e perkrahin Thaqin
» Naser Islami
» Kujtim Kurti,pse se pergjojne xhavit halitin
» Ibush Kllokoqi donte ta vriste Xhavit Halitin
» Kujtim Kurti;Xhevat Rexhaj e Naser Rugova e perkrahin Thaqin
» Naser Islami
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum