Fatos K.Remzi Hoxhen e vrau shiku breishes,shkak i Arkanit
:: politika
Page 1 sur 1

Fatos Klosi: Remzi Hoxha dinte shumë për lidhjet e Berishës me Arkanin, ai i ngeli në dorë SHIK-ut nga torturat e shumta
Ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, thotë se Remzi Hoxha i ka ngelur në dorë SHIK-ut nga torturat e shumta që iu bënë.
Ai thotë se Remzi Hoxha është torturuar, pasi dinte shumë për lidhjet e Berishës me Arkanin.
“Unë e di që i ka ngelur në dorë SHIK-ut. SHIK-u e mori Remzi Hoxhën dhe e torturoi. Me sa duket, ata që e torturuan, nuk kishin përgjegjësinë e masës dhe tani iu ngeli në dorë.
Të gjithë njerëzit që kishin lidhje me këtë ngjarje, me anë të pasaportave diplomatike para ’97, ikën jashtë. SHIK-u e kishte të qartë që kishte gabuar. I është dashur që ai të vdiste dhe me budallallëkun e tyre, me profesionalizmin e tyre, e kishin torturuar aq shumë saqë iu ngeli në dorë”, thotë ai për Sot.
“Dinte shumë në lidhje me marrëdhëniet e Berishës me Arkanin, pastaj me Millosheviçin. Atë e akuzuan për spiun të serbëve. Besoj se ishte e kundërta. Ai dinte disa gjëra që më mirë mos t’i dinte. Ata u përpoqën ta trembnin, duke e akuzuar për agjent të serbëve, në mënyrë që të dorëzohej. Por, siç duket, ai qëndroi burrërisht dhe përfundoi ashtu siç përfundoi”, vijon ai.
Ndërsa lidhur me pretendimet e Bujar Nishanit se atë po e përgjojnë, Klosi shprehet se nuk e kupton frikën e Nishanit, pasi ai nuk ka ndonjë sekret që mund të prishë punë për stabilitetin kombëtar.
“Presidenti Nishani e ka zakon të ankohet. Nuk e di se nga kush ankohet!? Nëse ai e di se kush e ka përgjuar, do të thosha ta denonconte si institucion. Pastaj, nuk e di pse ka frikë. Aq sa e njoh unë institucionin e Presidencës, nuk di të ketë sekrete të tilla që, po i mori vesh njeri i prish punë. Presidenti nuk nxjerr urdhra, nuk merr vendime. Nëse Nishani përgjohet, duhet të demaskojë përgjuesit nëse i di ata. Nëse një kryetar shteti është konform rregullave, nuk ka pse të frikësohet”, tha Klosi.

Shprendaje:Fatos K.
Re: Fatos K.Remzi Hoxhen e vrau shiku breishes,shkak i Arkanit
Izet Haxhia: Çfarë di për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës nga SHIK-u
Izet Haxhia ka filluar të flasë prej disa muajsh mbi ato që ka dëgjuar dhe ka parë gjatë periudhës që ka shërbyer si truprojë personale e Sali Berishës kur ai ishte President i Republikës së Shqipërisë në fillim të viteve ’90.
Daljet publike të Haxhiajt nxisin gjithnjë interesin e opinionit publik për shkak të intensitetit të zhvillimit të ngjarjeve në atë periudhë si edhe afërsisë me Berishën e plotfuqishëm të asaj kohe.
Haxhia ka dhënë sëfundmi një intervistë për gazetën “Dita” duke rrëfyer atë që di mbi rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha nga SHIK-u famëkeq i asaj periudhe nën drejtimin e Bashkim Gazidedes raporton portali Albeu.
“Di që Remzi Hoxha ka vdekur nga torturat në qelitë e SHIK, nga njerëzit e SHIK. Ka dy variante për vendndodhjen e trupit të tij. Njëri, që trupi është transportuar në det me lundër dhe e kanë hedhur atje. I dyti, që është transportuar diku pas malit të Dajtit, ku pasi është djegur, është varrosur. Ka disa njerëz që janë përfshirë në këtë krim. Por që arrestimi i Remzi Hoxhës është bërë me urdhër të Gazidedes, kjo është e sigurt. Nuk e di sa e vërtetë është që Remzi Hoxha ka filmuar një takim të Berishës, Gligorovit dhe Millosheviçit në vilën Viljana në Ohër. Që ka pasur një takim Berisha- Gligorov në atë vilë, kjo është e vërtetë zyrtare, por më ka bërë përshtypje se në atë takim asnjë nga shoqëruesit e Berishës apo delegacionit që e shoqëronte nuk është lejuar të futet në brendësi të asaj vile, gjë që nuk ndodhte në asnjë takim ndërkombëtar”.
Kjo është një dëshmi e re për atë ngjarje, e cila ka mbetur ende mister, ndërkohë që disa nga ata që kanë qenë përfshirë në të ose kanë ndërruar jetë ose janë jashtë Shqipërisë duke vështirësuar edhe më tej zbardhjen e saj.

Sujets similaires
» Shiku n ma vrau vellaun ????
» Kush Telin e vrau SH.P.me u.te Ali A.e Fatos Klosit
» Llapi,kush e vrau Zahir Pajazitin,e Edmond Hoxhen
» Zemaj i kërkon Fatos Klosit të tregoi së kush e vrau Ahmet K
» si ra në pritë Remzi Ademi
» Kush Telin e vrau SH.P.me u.te Ali A.e Fatos Klosit
» Llapi,kush e vrau Zahir Pajazitin,e Edmond Hoxhen
» Zemaj i kërkon Fatos Klosit të tregoi së kush e vrau Ahmet K
» si ra në pritë Remzi Ademi
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum