Titulli: Re: Per Mehe Uken Rexhep Selimi e Agim Barja(Reshat Badallaj) Today at 6:49 | |
| Mjerisht as vet Resmija nuk i din cilët ishin apo me kë ishte Meha ditën e vrasjes së tij. MemphiSx 28-12-07, 23:41 Ne kete intervist te Rexhep Selimit dhene Gazetes Qlirimi si organ i LKQK-s,shihen disa perqarje dhe jon disa elemente te atentateve qe kan ndodh nga ky klan qe e mori ne dor UCK-n,dmth eliminoi udheheqesit kryesor te UCK-s,per t'u futur ne Kosove Hashim Thaqi pas marsi te vitit 98,ose pas Vrasjes(atentatit te pergatitut nga po kta njerz) se Adem Jasharit.
Lexoni eshte shum interesante,ka gjasa se edhe Mehe Ukes i eshte pergatitur atentat!!
DOSSIER Intervisë me Rexhep Selimin Idealistët (unë) krijojnë njerëz të mëdhenj (Hashim Thaçin) dhe shpeshherë janë viktima të tyre Intervistuar nga Shkëlzen Gashi Kur kanë filluar saktësisht negociatat për arritjen e marrëveshjes mes UÇK-së dhe LKÇK-së? nuk më lejon t’i quaj negociata, por do t’i quaj përpjekje për t’u bashkuar njerëzit në luftën që e kishte nisur UÇK-ja. Kjo ka ndodhur fillimisht në fundin e vitit 1996. Kanë qenë disa rrethana të caktuara që kanë bërë që unë të jem protagonist i kësaj ngjarjeje. Në tetor të vitit 1996, pas shumë aktiviteteve si pjesëtar i UÇK-së, më është dashur të kaloj në arrati sepse për mua është lëshuar fletarrest nga Serbia. Prej asaj kohe kam qenë në zona të ndryshme, kryesisht në Prekaz dhe kam pasur kontakte të përhershme me Adem e Hamëz Jasharin, por edhe me Sahit Jasharin dhe shokët tjerë. Sahit Jashari më ka njoftuar se ka ardhur një njeri nga LKÇK-ja në një fshat në afërsi të Skenderajt, në fshatin Klinë. Me këtë njeri Sahit Jashari kishte lidhje familjare. Ky njeri ishte Mehë Uka. Mehë Uka kishte ardhur që të bie në kontakt me dikë nga UÇK-ja për të biseduar me ne për një çështje të madhe. Ne jemi dakorduar që të kontaktojmë dhe unë mezi s’kam pritur që të takohemi me LKÇK-në dhe atë për dy arsye: e para, sepse kemi dashur që të bashkohemi në mënyrë që lufta jonë të ketë përmasa më të mëdha dhe të jetë më e organizuar dhe, e dyta, të sqarohemi rreth qëndrimit të LKÇK-së për luftën dhe organizimin e UÇK-së, të cilin qëndrim ata e patën shprehur në një numër të jashtëzakonshëm të gazetës “Çlirimi”, i cili shkrim nuk më është dukur me vend... Në kontaktin e parë me Mehën jemi dakorduar që të dy që të bisedojmë se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen. Meha është prezantuar si i dërguari i Këshillit të Përgjithshëm të LKÇK-së për të bërë një takim të nivelit të lartë mes UÇK-së dhe LKÇK-s dhe ky takim të ketë karakter të një bashkëveprimi në terren kundër forcave të okupatorit serb. Jemi dakorduar pa asnjë rezervë dhe menjëherë kemi filluar të diskutojmë se ku dhe kur duhet të takohemi. Takimi më i lehtë do të ishte në një zonë të lirë, pra në Prekaz sepse Prekazi që nga viti 1992 ka qenë zonë e lirë ngase ne kemi vepruar dhe qëndruar hapur në Prekaz dhe ka mundur që shumë lehtë ta zhvillojmë këtë takim në Prekaz. Po-ja ime në këtë rast, kuptohet me mandatin e shokëve të mi, ka qenë ‘po’ pa rezervë. Kemi pasur nevojë për njerëz dhe lufta jonë ka pasur nevojë që të zhvillohet edhe më tutje. Pra, ky ka qenë takimi i parë me Mehë Ukën, do të thotë në nëntor të vitit 1996. I kam thënë Mehë Ukës se ne jemi të gatshëm që t’ju presim në Prekaz. Pas një jave ai është kthyer me shumë entuziazëm prapë tek ne dhe na ka thënë që shokët e LKÇK-së kanë kërkuar që takimi të mbahet diku tjetër, por jo në Prekaz. Ne jemi çuditur pse diku tjetër, e pse jo në Prekaz. Dhe pas disa takimeve duke u përpjekur që ta ndërrojnë vendin e takimit, Meha vjen sërish në Prekaz dhe thotë: a mund të takohemi në Mitrovicë. Unë jam habitur dhe kam thënë pse duhet të takohemi në Mitrovicë dhe të kemi shqetësim sigurinë tonë gjatë takimit, kur një takim të tillë mund ta mbajmë në Prekaz. Por, për shkak të rëndësisë së takimit, pas konsultimit me shokë jemi dakorduar, pra kemi thënë po, ndonëse nuk kemi menduar se ka qenë forma më e mirë që takimi të zhvillohet në Mitrovicë përkatësisht në Shipol. LKÇK-ja nuk na tha vendin saktë se ku duhet të takohemi, me siguri për shkak të konspiracionit, por, ata e morrën përsipër sigurinë tonë. Ka qenë shumë rrezik sepse atë kohë unë kam qenë njëri ndër njerëzit më të kërkuar nga Serbia. Ne e planifikuam sigurinë tonë gjatë rrugës. Më 29 dhjetor 1996, në ora 18:00, Mehë Uka vjen te shkolla në Prekaz të Epërm. Ka qenë e paraparë që unë dhe Sahit Jashari të jemi në veturën e Mehë Ukës, kurse një veturë tjetër me shokët tonë të jetë para ose pas nesh, ku ka qenë paraparë të jetë Sylejman Selimi, Mujë Krasniqi dhe Musa Jashari. Ka qenë dimër dhe ka pasur shumë borë. Diku rreth orës 15:00 Sahit Jashari përafërsisht 2-3 kilometra larg shtëpisë së tij plagoset aksidentalisht shumë rëndë nga një shok i tij, i cili tash nuk jeton më. Pra, plagoset në këmbë dhe nga ajo plagë që ka marrë atëherë vuan edhe sot. Unë kam qenë në shtëpinë e Sahit Jasharit. Më thërrasin përmes radio lidhjes që të shkojë te Sahit Jashari (diku 2-3 km larg shtëpisë së tij). Kemi shkuar dhe e kemi parë Sahit Jasharin të plagosur shumë rëndë nga qiftja do të thotë arma e gjuetisë. Ka qenë i plagosur në këmbë dhe njërin asht të këmbës e ka të këputur. Është dashur që ta dërgojmë menjëherë në shtëpi, t’ia japim ndihmën e parë dhe ta kërkojmë mjekun. Jemi angazhuar që të gjithë – Ademi, Hamza, unë dhe të tjerët – rreth Sahit Jasharit duke ia lidhur këmbën ngase ka pasur gjakderdhje jashtëzakonisht të madhe. Në ndërkohë kemi marrë masat për ta gjetur një mjek. Sylejman Selimi dhe Asllan Selimi e kanë gjetur mjekun në Mitrovicë, dr. Bajram Rexhepin. Derisa këta e kanë kërkuar mjekun, unë kam kërkuar prej Mujë Krasniqit dhe Bashkim Jasharit që të dalin në Prekaz në ora 18:00 te shkolla dhe të takohem me një njeri me syza dhe t’i thuhet se për rrethana të caktuara nuk mund të takohemi sonte ngase Xhema (ky ka qenë pseudonimi im para Mehë Ukës) ka një problem, pra nuk kam dashur t’i them se Sahiti ka problem për shkak të afërsisë familjare që Mehë Uka ka pasur me Sahit Jasharin. Pse nuk ke shkuar në takim?! Ju mjek nuk keni qenë?! Mjek nuk kam qenë, por meqenëqë është shtyrë tri-katër herë takimi nuk prishë punë që të shtyhet edhe një herë. Kjo ishte hera e parë që ne kërkonim të shtyhej takimi. Dhe, në fund të fundit, roli im ka qenë vendimtar sepse po të mos isha unë ndoshta nuk do të gjendej mjeku. Sidoqoftë, Mujë Krasniqi dhe Bashkim Jashari janë takuar me të dhe i kanë përcjellë porosinë. Meha ka thënë se nuk prishë punë. Takohemi ndonjëherë tjetër. Pastaj ka ardhur Bajram Rexhepi dhe është bërë sanimi i plagës dhe ka sugjeruar që të operohet. Cfarë ka ndodhur tash?! Atë natë ne nuk kemi marrë vesh asgjë. Të nesërmen kemi marrë vesh se Mehë Uka duke u kthyer për në Mitrovicë është vrarë. Shokët që i kemi pasur në Prekaz të Epërm na tregojnë se diçka e madhe ka ndodhur ngase në rrugën Broboniq-Shipol ka pasur lëvizje të mëdha të forcave serbe dhe ka pasur fishekzjarrë. Bile-bile, thonë ata, kemi shkuar në vend të ngjarjes dhe kemi gjetur këto mjete ushtarake: bomba, gryka të trombllonit, lloj gazi helmues (prodhim i ushtrisë jugosllave apo ruse) dhe pastaj edhe vetë banorët e fshatit Lushtë dhe Shipol kanë dëshmuar se ka pasur forca të mëdha. Makina me të cilën është kthyer Mehë Uka nuk ka qenë e dëmtuar sikur të ketë pasur aksident trafiku sepse vetëm në derë e ka pasur një vijë nga një makinë për pastrimin e borës. Sido që të jetë, unë kam pritur javën e parë, por edhe javën e dytë që të vijë dikush në Prekaz dhe të pyes se çka nuk është në rregull, dhe të pyesin se si është vrarë shoku i tyre, ..................................................................................................
agim__barja agim__barja
Join Date: 14-10-08 Location: veriu i shqiperise etnike Posts: 54
| Titulli: Kush ishte Mehë Uka
[size]
[size]
[size]Agim Barja(Reshat Badallaj) edhe diqka perse u shty takimi ne prekaze ate nate kur shkoji MEHE UKA perse nuk dolen te ja thojn ata te cilet u deshte te bisedojn perse doli krejt tjeter kush e i tha MEHE UKESE se nuk ka mundesi takimi te mbahet sot ku ishin ata me te cilet eshte deshte MEHE UKA te kontaktoje refuzimi i takimit ishte te nje dyqan ne prekaz aty kan dal dhe i kane thene se per disa arsye qe MEHESE nuk ja kane then nuk ka mundesi te zhvillohet ky takim perse bashe ne te kthyer MEHA vritet po mos harro se edhe Bajram Rexhepi diqka dine kush ishin ata tre persona ne stom rruge ne lushte me maska qe e priten MEHEN sa ka pasure te shtena e dijn krejt ata qe i kan pas shtepit afer vendengjarejes dhe sot ata diqka dijn te thojne dhe nuk do rrijn te heshtur ketu ka vende per te thene se ju ka be MEHE UKES PUSI NE DIJMI MUNDEMI DHE DO JA DALIM ATA NJE DITE DO E MARRIN CMIMIN E MERITUARE[/size][/size][/size] |
|
|