Per Mehe Uken Rexhep Selimi e Agim Barja
:: bota
Page 1 sur 1

Murgesha
28-12-07, 21:01
Për Dilaverin,
Nëse kërko informata për Mehë Ukën, mund të gjesh në një libër të shkruar nga Reshat Badallaj, ku përshkruhet e tërë jeta e tij!
Kam pas rastin te lexoj monografinë e Reshat Badallaj kushtuar Mehë Ukës.
Këtë monografi e bajnë të plotë Kujtimet e shoqes së Mehës, Resmije Badallaj.
Ajo që kam kuptuar nga kjo monografi është se në te Meha paraqitet si veprimtar i madh i çështjes kombëtare, por që mjerisht lihet të nënkuptohet; Meha u vra nga policia serbe por ishte ose ishin shoku/ët e tij që e hodhën në pritë të tyre. Mjerisht as vet Resmija nuk i din cilët ishin apo me kë ishte Meha ditën e vrasjes së tij.
MemphiSx
28-12-07, 23:41
Ne kete intervist te Rexhep Selimit dhene Gazetes Qlirimi si organ i LKQK-s,shihen disa perqarje dhe jon disa elemente te atentateve qe kan ndodh nga ky klan qe e mori ne dor UCK-n,dmth eliminoi udheheqesit kryesor te UCK-s,per t'u futur ne Kosove Hashim Thaqi pas marsi te vitit 98,ose pas Vrasjes(atentatit te pergatitut nga po kta njerz) se Adem Jasharit.
Lexoni eshte shum interesante,ka gjasa se edhe Mehe Ukes i eshte pergatitur atentat!!
DOSSIER
Intervisë me Rexhep Selimin
Idealistët (unë) krijojnë njerëz të mëdhenj (Hashim Thaçin) dhe shpeshherë janë viktima të tyre
Intervistuar nga Shkëlzen Gashi
Kur kanë filluar saktësisht negociatat për arritjen e marrëveshjes mes UÇK-së dhe LKÇK-së?
Ndonëse kanë shkuar dhjetë vite kjo nuk do të thotë se janë harruar ngjarjet. Unë nuk dua t’i quaj negociata sepse natyra e punës që kemi bërë nuk më lejon t’i quaj negociata, por do t’i quaj përpjekje për t’u bashkuar njerëzit në luftën që e kishte nisur UÇK-ja. Kjo ka ndodhur fillimisht në fundin e vitit 1996. Kanë qenë disa rrethana të caktuara që kanë bërë që unë të jem protagonist i kësaj ngjarjeje. Në tetor të vitit 1996, pas shumë aktiviteteve si pjesëtar i UÇK-së, më është dashur të kaloj në arrati sepse për mua është lëshuar fletarrest nga Serbia. Prej asaj kohe kam qenë në zona të ndryshme, kryesisht në Prekaz dhe kam pasur kontakte të përhershme me Adem e Hamëz Jasharin, por edhe me Sahit Jasharin dhe shokët tjerë. Sahit Jashari më ka njoftuar se ka ardhur një njeri nga LKÇK-ja në një fshat në afërsi të Skenderajt, në fshatin Klinë. Me këtë njeri Sahit Jashari kishte lidhje familjare. Ky njeri ishte Mehë Uka. Mehë Uka kishte ardhur që të bie në kontakt me dikë nga UÇK-ja për të biseduar me ne për një çështje të madhe. Ne jemi dakorduar që të kontaktojmë dhe unë mezi s’kam pritur që të takohemi me LKÇK-në dhe atë për dy arsye: e para, sepse kemi dashur që të bashkohemi në mënyrë që lufta jonë të ketë përmasa më të mëdha dhe të jetë më e organizuar dhe, e dyta, të sqarohemi rreth qëndrimit të LKÇK-së për luftën dhe organizimin e UÇK-së, të cilin qëndrim ata e patën shprehur në një numër të jashtëzakonshëm të gazetës “Çlirimi”, i cili shkrim nuk më është dukur me vend...
Ky shkrim për të cilin po flisni ju nuk është botuar në këtë kohë sepse “Çlirimi” i jashtëzakonshëm është botuar më vonë...
Në atë kohë është botuar sepse unë po flas për fundin e vitit 1996...
Po pra! E “Çlirimi” i jashtëzakonshëm është botuar në janar të vitit 1997, kurse ju keni bërë përpjekje që të bashkoheni në fund të vitit 1996...
Ndoshta nuk ka qenë ashtu. Mund të gabohem. Sidoqoftë, shkrime të vazhdueshme në Çlirim ka pasur. Në kontaktin e parë me Mehën jemi dakorduar që të dy që të bisedojmë se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen. Meha është prezantuar si i dërguari i Këshillit të Përgjithshëm të LKÇK-së për të bërë një takim të nivelit të lartë mes UÇK-së dhe LKÇK-s dhe ky takim të ketë karakter të një bashkëveprimi në terren kundër forcave të okupatorit serb. Jemi dakorduar pa asnjë rezervë dhe menjëherë kemi filluar të diskutojmë se ku dhe kur duhet të takohemi. Takimi më i lehtë do të ishte në një zonë të lirë, pra në Prekaz sepse Prekazi që nga viti 1992 ka qenë zonë e lirë ngase ne kemi vepruar dhe qëndruar hapur në Prekaz dhe ka mundur që shumë lehtë ta zhvillojmë këtë takim në Prekaz. Po-ja ime në këtë rast, kuptohet me mandatin e shokëve të mi, ka qenë ‘po’ pa rezervë. Kemi pasur nevojë për njerëz dhe lufta jonë ka pasur nevojë që të zhvillohet edhe më tutje. Pra, ky ka qenë takimi i parë me Mehë Ukën, do të thotë në nëntor të vitit 1996. I kam thënë Mehë Ukës se ne jemi të gatshëm që t’ju presim në Prekaz. Pas një jave ai është kthyer me shumë entuziazëm prapë tek ne dhe na ka thënë që shokët e LKÇK-së kanë kërkuar që takimi të mbahet diku tjetër, por jo në Prekaz. Ne jemi çuditur pse diku tjetër, e pse jo në Prekaz. Dhe pas disa takimeve duke u përpjekur që ta ndërrojnë vendin e takimit, Meha vjen sërish në Prekaz dhe thotë: a mund të takohemi në Mitrovicë. Unë jam habitur dhe kam thënë pse duhet të takohemi në Mitrovicë dhe të kemi shqetësim sigurinë tonë gjatë takimit, kur një takim të tillë mund ta mbajmë në Prekaz. Por, për shkak të rëndësisë së takimit, pas konsultimit me shokë jemi dakorduar, pra kemi thënë po, ndonëse nuk kemi menduar se ka qenë forma më e mirë që takimi të zhvillohet në Mitrovicë përkatësisht në Shipol. LKÇK-ja nuk na tha vendin saktë se ku duhet të takohemi, me siguri për shkak të konspiracionit, por, ata e morrën përsipër sigurinë tonë. Ka qenë shumë rrezik sepse atë kohë unë kam qenë njëri ndër njerëzit më të kërkuar nga Serbia. Ne e planifikuam sigurinë tonë gjatë rrugës. Më 29 dhjetor 1996, në ora 18:00, Mehë Uka vjen te shkolla në Prekaz të Epërm. Ka qenë e paraparë që unë dhe Sahit Jashari të jemi në veturën e Mehë Ukës, kurse një veturë tjetër me shokët tonë të jetë para ose pas nesh, ku ka qenë paraparë të jetë Sylejman Selimi, Mujë Krasniqi dhe Musa Jashari. Ka qenë dimër dhe ka pasur shumë borë. Diku rreth orës 15:00 Sahit Jashari përafërsisht 2-3 kilometra larg shtëpisë së tij plagoset aksidentalisht shumë rëndë nga një shok i tij, i cili tash nuk jeton më. Pra, plagoset në këmbë dhe nga ajo plagë që ka marrë atëherë vuan edhe sot. Unë kam qenë në shtëpinë e Sahit Jasharit. Më thërrasin përmes radio lidhjes që të shkojë te Sahit Jashari (diku 2-3 km larg shtëpisë së tij). Kemi shkuar dhe e kemi parë Sahit Jasharin të plagosur shumë rëndë nga qiftja do të thotë arma e gjuetisë. Ka qenë i plagosur në këmbë dhe njërin asht të këmbës e ka të këputur. Është dashur që ta dërgojmë menjëherë në shtëpi, t’ia japim ndihmën e parë dhe ta kërkojmë mjekun. Jemi angazhuar që të gjithë – Ademi, Hamza, unë dhe të tjerët – rreth Sahit Jasharit duke ia lidhur këmbën ngase ka pasur gjakderdhje jashtëzakonisht të madhe. Në ndërkohë kemi marrë masat për ta gjetur një mjek. Sylejman Selimi dhe Asllan Selimi e kanë gjetur mjekun në Mitrovicë, dr. Bajram Rexhepin. Derisa këta e kanë kërkuar mjekun, unë kam kërkuar prej Mujë Krasniqit dhe Bashkim Jasharit që të dalin në Prekaz në ora 18:00 te shkolla dhe të takohem me një njeri me syza dhe t’i thuhet se për rrethana të caktuara nuk mund të takohemi sonte ngase Xhema (ky ka qenë pseudonimi im para Mehë Ukës) ka një problem, pra nuk kam dashur t’i them se Sahiti ka problem për shkak të afërsisë familjare që Mehë Uka ka pasur me Sahit Jasharin.
Pse nuk ke shkuar në takim?! Ju mjek nuk keni qenë?!
Mjek nuk kam qenë, por meqenëqë është shtyrë tri-katër herë takimi nuk prishë punë që të shtyhet edhe një herë. Kjo ishte hera e parë që ne kërkonim të shtyhej takimi. Dhe, në fund të fundit, roli im ka qenë vendimtar sepse po të mos isha unë ndoshta nuk do të gjendej mjeku. Sidoqoftë, Mujë Krasniqi dhe Bashkim Jashari janë takuar me të dhe i kanë përcjellë porosinë. Meha ka thënë se nuk prishë punë. Takohemi ndonjëherë tjetër. Pastaj ka ardhur Bajram Rexhepi dhe është bërë sanimi i plagës dhe ka sugjeruar që të operohet. Cfarë ka ndodhur tash?! Atë natë ne nuk kemi marrë vesh asgjë. Të nesërmen kemi marrë vesh se Mehë Uka duke u kthyer për në Mitrovicë është vrarë. Lajmi i parë te ne ka ardhur se është vrarë, kurse te familja ka shkuar lajmi se ka pasur aksident dhe është vrarë. Pas vrasjes së Mehë Ukës, një kontakt indirekt, e më vonë edhe direkt, e ka mbajtur motra e Mehë Ukës, në shtëpinë e së cilës, siç e kam marrë vesh më vonë, ka qenë e paraparë të mbahet takimi. Pas disa ditëve, prej familjes së Mehë Ukës kemi marrë vesh se është vrarë Mehë Uka. Shokët që i kemi pasur në Prekaz të Epërm na tregojnë se diçka e madhe ka ndodhur ngase në rrugën Broboniq-Shipol ka pasur lëvizje të mëdha të forcave serbe dhe ka pasur fishekzjarrë. Bile-bile, thonë ata, kemi shkuar në vend të ngjarjes dhe kemi gjetur këto mjete ushtarake: bomba, gryka të trombllonit, lloj gazi helmues (prodhim i ushtrisë jugosllave apo ruse) dhe pastaj edhe vetë banorët e fshatit Lushtë dhe Shipol kanë dëshmuar se ka pasur forca të mëdha. Makina me të cilën është kthyer Mehë Uka nuk ka qenë e dëmtuar sikur të ketë pasur aksident trafiku sepse vetëm në derë e ka pasur një vijë nga një makinë për pastrimin e borës. Sido që të jetë, unë kam pritur javën e parë, por edhe javën e dytë që të vijë dikush në Prekaz dhe të pyes se çka nuk është në rregull, dhe të pyesin se si është vrarë shoku i tyre, në çfarë rrethana ka ngjarë një gjë e tillë dhe deri ku kanë shkuar punët rreth takimit e kështu me radhë. Kjo jo që nuk ka ndodhur atëherë, por, çuditërisht, një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë. Këtë ngjarje jam përpjekur ta lë të shkruar edhe gjatë luftës që së paku të dihet se çfarë ka ndodhur me vrasjen e Mehë Ukës, ndonëse atë kohë është konsideruar si vrasje enigmatike. Këtu nuk ka asnjë pikë enigme. Ne jemi takuar me motrën e Mehë Ukës më pas, e cila e kishte ditur se ne do të shkojmë në shtëpinë e saj dhe që kemi pasur të takohemi me krerët e LKÇK-së. Prapëseprapë kam bërë përpjekje qoftë edhe përmes saj të takohem me dikë të LKÇK-së dhe t’ia shpjegoj se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur dhe të vazhdojmë kontaktet për bashkimin tonë. Deri në prill të vitit 1998 nuk ka pasur ndonjë shenjë për të vazhduar përpjekjet për bashkimin tonë. Gjatë kësaj periudhe UÇK-ja është rritur shumë.
Në këtë kohë, pra në mes të vitit 1998, UÇK nuk ka qenë më e madhe se LKÇK-ja...
Nuk e di! E di se ne në vitin 1998 jemi rritur shumë. Në maj kemi rënë në kontakt – me iniciativën e tyre - me krerët e LKÇK-së. Jemi takuar në maj të vitit 1998 në fshatin Açarevë. Qëndrimi i LKÇK-së ka qenë qëndrim parimor. Shumë korrekt. Ju pata thënë se ata është dashtë ta mbështesin UÇK-në të parët. LPK-ja veç e kishte mbështetur UÇK-në...
Vazhdon....
MemphiSx
28-12-07, 23:44
Pse nuk ka pasur përpjekje më herët për t’u bërë bashkë, pra pas 30 dhjetorit të vitit 1996 dhe para 11 majit të vitit 1998...?!
Nuk dua t’i shmangem pyetjes, por mbase këtë pyetje është më mirë t’ia shtroni atyre ngase ata e kanë ditur se ku është adresa e UÇK-së, ndërsa unë nuk e kam ditur se ku është adresa e LKÇK-së...
A mos ka ndikuar “Çlirimi” i jashtëzakonshëm që ju të mos afroheni?!
Tek unë dhe te bashkëluftëtarët e mi “Çlirimi” i jashtëzakonshëm nuk ka pasur as ndikimin më të vogël. Kemi bërë punë të madhe që numri i “Çlirimi”-t të jashtëzakonshëm të mos ketë ndikim. Mua nuk më ka pëlqyer ajo që është shkruar në “Çlirimi”-n e jashtëzakonshëm.
Pse s’t’ka pëlqyer?
Nuk mund të them se është dënuar lufta e UÇK-së, por nuk është pranuar forma e veprimit të UÇK-së dhe është quajtur formë terroriste...
Ju mendoni se nuk ka qenë terroriste forma e veprimit të UÇK-së në fillim?!
Pse ju mendoni që ka qenë terroriste?
Unë po ju pyes juve: mendoni se nuk ka qenë terroriste forma e veprimit të UÇK-së në fillim?!
Të them të drejtën unë nuk kam nevojë ta arsyetoj se a ka qenë terroriste a jo. Objektivi i UÇK-së dhe forma e veprimit nuk ka pasur të bëjë asgjë me terrorizëm. Ti ndoshta nuk e kupton se çka do të thotë terrorizëm. Objektivi i UÇK-së kanë qenë forcat policore dhe ushtarake të Serbisë.
Objektivi ka qenë në rregull, por, s’mund të thuhet se edhe forma ka qenë në rregull...
Edhe forma ka qenë në rregull. Ma thuaj ti një veprim që s’ka qenë në rregull!
Ka pasur raste kur ju keni sulmuar objekte që e keni ditur se janë me civilë...
A është varrë ndonjë civil?!
Kjo nuk është me rëndësi! Me rëndësi është që ju keni sulmuar dhe ka mundur të vritet ndonjë civil...
Raste të tilla ka pasur! Në fakt, nuk ka pasur!
Për shembull, aksioni në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë, të cilin aksion UÇK-ja e ka marrë përsipër dhe dihet fare mirë se aty ka pasur vetëm civilë të nacionalitetit serb...
Ne e kemi marrë përsipër atë aksion dhe ne e kemi bërë atë aksion. Në oborr të shkollës nuk ka pasur asnjë njeri, pra bomba është hedhur në oborrin e shkollës dhe nëse iu kujtohet komunikata që ka nxjerrë UÇK-ja ka qenë një mesazh për kolonët serbë që janë kthyer nga një luftë në një luftë tjetër. Ky nuk ka qenë akt terrorist, por një manifestim politik. Këto gjëra ndodhin...
A e keni ditur ju që në atë objekt ka pasur vetëm civilë dhe a e keni ditur se në bazë të Konventës së Gjenevës të vitit 1949 nuk keni të drejtë të sulmoni në një objekt ku ka civilë...
Mua më ka interesuar liria ime. Dhe më ka interesuar që të përdor mjetet dhe format më të mira dhe prapëseprapë mendoj se e kemi bërë punën më të duhur. A është terrorizëm pse ata e kanë dëgjuar një krismë?
Ju e keni ditur se aty ka civilë dhe keni hedhur bombë! I keni shqetësuar! I keni terrorizuar!
Punë e madhe nëse janë shqetësuar! Ata njerëz kanë ardhur nga një luftë, pra nga Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina dhe një krismë më shumë për ta nuk është asgjë.
Më e rëndësishme është liria jonë! S’ka rëndësi se a e terrorizojmë dikë për ta arritur lirinë?!
Po pra!
MemphiSx
28-12-07, 23:45
Ok, kthehemi te 11 maji i vitit 1998! Çfarë është bërë më 11 maj?! Çfarë keni nënshkruar?!
Në takimin e Shtabit të Përgjithshëm që është mbajtur në Likoc disa ditë para se të arrihet marrëveshja UÇK-LKÇK, e kam njoftuar SHP për idenë e LKÇK-së që të bashkohemi. E kam marrë mandatin e tyre që të takohem me LKÇK-në – në atë kohë unë kam qenë shef i drejtorisë operative – dhe në përputhje me detyrën time e kemi bërë marrëveshjen, e cila, në fakt, ka qenë marrëveshje teknike. Kjo marrëveshje më vonë do të implementohet në aspektin operativ, pra në aspektin ushtarak. LKÇK-ja ka insistuar që të bëjë një marrëveshje në dy segmente: në aspektin ushtarak dhe në aspektin politik. Jemi dakorduar dhe kemi bërë një marrëveshje, të cilën unë nuk e kam sepse në atë kohë e kam dorëzuar në SHP, pra në G1, do të thotë në arkivat e UÇK-së. Pra kemi bërë marrëveshje vetëm në aspektin ushtarak dhe i jemi përmbajtur plotësisht të dyja palët. Kurse në aspektin politik unë s’kam pranuar të bisedoj ngase nuk ka qenë lëmi imja. Kemi lënë rrugët e hapura që ata t’i vazhdojnë bisedimet me Drejtorinë Politike për arritjen e marrëveshjes në aspektin politik. Në aspektin ushtarak marrëveshja është realizuar plotësisht. Aty shkruan fare qartë se të gjitha efektivat që ka LKÇK-ja i bashkëngjiten njësiteve më të afërta të UÇK-së dhe futen nën komandën e UÇK-së.
Çka ka përmbajtur pika e dytë, pra aspekti politik?
Afërsisht ka qenë ndërtimi i një përfaqësimi politik mes UÇK dhe LKÇK-së. Në atë kohë kjo s’m’pat pëlqyer, por si formë ka mundur që të bëhemi bashkë...
Ju keni nënshkruar se do ta bëni pra Frontin Politik Çlirimtar?!
Nuk është e nënshkruar. Ne kemi nënshkruar për aspektin operativ dhe këtë e kemi realizuar. Në marrëveshje thuhet se do të hapet rrugë për realizimin e përfaqësimit politik. Pjesën time të marrëveshjes e kam realizuar.
Vetëm pak: marrëveshja ka dy pika: aspektin ushtarak dhe aspektin politik. Është nënshkruar nga të dyja palët, pra nga Rexhep Selimi në emër të UÇK-së dhe nga Sabit Gashi në emër të LKÇK-së. Pika e dytë e marrëveshjes po thotë se duhet krijuar Frontin Politik të Luftës, i cili do të angazhohet në mënyrë intensive për bërjen e politikës së luftës dhe se rreth çështjes së Frontit Politik të Luftës u vendos që të punohet intensivisht nga të dy palët për të realizuar sa më parë këtë objektiv prioritar të luftës sonë të përbashkët. Pse nuk është realizuar pika e dytë?! Ju keni nënshkruar se duhet bërë Frontin Politik!
Aty po thuhet u vendos që të punohet intensivisht nga të dy palët për të realizuar sa më parë këtë objektiv prioritar të luftës sonë të përbashkët. E tash a është punuar intensivisht apo jo nuk dua të paragjykoj. Kjo nuk i përket lëmisë sime. Të sugjeroj që në intervistat tjera t’u drejtohesh atyre që kanë qenë përgjegjës për politikë në UÇK.
Ti nuk mban përgjegjësi për pikën e dytë të marrëveshjes?!
Absolutisht jo!
Dhe po pajtohesh që kjo pikë nuk është realizuar fare?!
Pika e dytë nuk është plotësuar!
Pse nuk është plotësuar?!
Nuk e di, por e di se prej kur është nënshkruar marrëveshja mes UÇK-së dhe LKÇK e deri në Konferencën e Rambujesë ka pasur kontakte mes këtyre dy subjekteve për realizimin e pikës së dytë të marrëveshjes...
Prej kur është nënshkruar marrëveshja mes UÇK-së dhe LKÇK e deri në Konferencën e Rambujesë, Drejtoria Politike nuk është takuar asnjëherë me përfaqësuesit e LKÇK-së edhe përkundër përpjekjeve të këtyre të fundit...
Kjo nuk është e vërtetë!
MemphiSx
28-12-07, 23:46
Kështu po thonë të gjithë anëtarët e LKÇK-së që kam intervistuar për këtë problem: Fatmir Humolli, Sabit Gashi, Agim Kuleta...
Kështu po thotë Fatmir Humolli?!

Dernière édition par Perparimi le Mar 19 Avr - 17:30, édité 1 fois
Re: Per Mehe Uken Rexhep Selimi e Agim Barja
Mjerisht as vet Resmija nuk i din cilët ishin apo me kë ishte Meha ditën e vrasjes së tij.
MemphiSx
28-12-07, 23:41
Ne kete intervist te Rexhep Selimit dhene Gazetes Qlirimi si organ i LKQK-s,shihen disa perqarje dhe jon disa elemente te atentateve qe kan ndodh nga ky klan qe e mori ne dor UCK-n,dmth eliminoi udheheqesit kryesor te UCK-s,per t'u futur ne Kosove Hashim Thaqi pas marsi te vitit 98,ose pas Vrasjes(atentatit te pergatitut nga po kta njerz) se Adem Jasharit.
Lexoni eshte shum interesante,ka gjasa se edhe Mehe Ukes i eshte pergatitur atentat!!
DOSSIER
Intervisë me Rexhep Selimin
Idealistët (unë) krijojnë njerëz të mëdhenj (Hashim Thaçin) dhe shpeshherë janë viktima të tyre
Intervistuar nga Shkëlzen Gashi
Kur kanë filluar saktësisht negociatat për arritjen e marrëveshjes mes UÇK-së dhe LKÇK-së?
nuk më lejon t’i quaj negociata, por do t’i quaj përpjekje për t’u bashkuar njerëzit në luftën që e kishte nisur UÇK-ja. Kjo ka ndodhur fillimisht në fundin e vitit 1996. Kanë qenë disa rrethana të caktuara që kanë bërë që unë të jem protagonist i kësaj ngjarjeje. Në tetor të vitit 1996, pas shumë aktiviteteve si pjesëtar i UÇK-së, më është dashur të kaloj në arrati sepse për mua është lëshuar fletarrest nga Serbia. Prej asaj kohe kam qenë në zona të ndryshme, kryesisht në Prekaz dhe kam pasur kontakte të përhershme me Adem e Hamëz Jasharin, por edhe me Sahit Jasharin dhe shokët tjerë. Sahit Jashari më ka njoftuar se ka ardhur një njeri nga LKÇK-ja në një fshat në afërsi të Skenderajt, në fshatin Klinë. Me këtë njeri Sahit Jashari kishte lidhje familjare. Ky njeri ishte Mehë Uka. Mehë Uka kishte ardhur që të bie në kontakt me dikë nga UÇK-ja për të biseduar me ne për një çështje të madhe. Ne jemi dakorduar që të kontaktojmë dhe unë mezi s’kam pritur që të takohemi me LKÇK-në dhe atë për dy arsye: e para, sepse kemi dashur që të bashkohemi në mënyrë që lufta jonë të ketë përmasa më të mëdha dhe të jetë më e organizuar dhe, e dyta, të sqarohemi rreth qëndrimit të LKÇK-së për luftën dhe organizimin e UÇK-së, të cilin qëndrim ata e patën shprehur në një numër të jashtëzakonshëm të gazetës “Çlirimi”, i cili shkrim nuk më është dukur me vend...
Në kontaktin e parë me Mehën jemi dakorduar që të dy që të bisedojmë se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen. Meha është prezantuar si i dërguari i Këshillit të Përgjithshëm të LKÇK-së për të bërë një takim të nivelit të lartë mes UÇK-së dhe LKÇK-s dhe ky takim të ketë karakter të një bashkëveprimi në terren kundër forcave të okupatorit serb. Jemi dakorduar pa asnjë rezervë dhe menjëherë kemi filluar të diskutojmë se ku dhe kur duhet të takohemi. Takimi më i lehtë do të ishte në një zonë të lirë, pra në Prekaz sepse Prekazi që nga viti 1992 ka qenë zonë e lirë ngase ne kemi vepruar dhe qëndruar hapur në Prekaz dhe ka mundur që shumë lehtë ta zhvillojmë këtë takim në Prekaz. Po-ja ime në këtë rast, kuptohet me mandatin e shokëve të mi, ka qenë ‘po’ pa rezervë. Kemi pasur nevojë për njerëz dhe lufta jonë ka pasur nevojë që të zhvillohet edhe më tutje. Pra, ky ka qenë takimi i parë me Mehë Ukën, do të thotë në nëntor të vitit 1996. I kam thënë Mehë Ukës se ne jemi të gatshëm që t’ju presim në Prekaz. Pas një jave ai është kthyer me shumë entuziazëm prapë tek ne dhe na ka thënë që shokët e LKÇK-së kanë kërkuar që takimi të mbahet diku tjetër, por jo në Prekaz. Ne jemi çuditur pse diku tjetër, e pse jo në Prekaz. Dhe pas disa takimeve duke u përpjekur që ta ndërrojnë vendin e takimit, Meha vjen sërish në Prekaz dhe thotë: a mund të takohemi në Mitrovicë. Unë jam habitur dhe kam thënë pse duhet të takohemi në Mitrovicë dhe të kemi shqetësim sigurinë tonë gjatë takimit, kur një takim të tillë mund ta mbajmë në Prekaz. Por, për shkak të rëndësisë së takimit, pas konsultimit me shokë jemi dakorduar, pra kemi thënë po, ndonëse nuk kemi menduar se ka qenë forma më e mirë që takimi të zhvillohet në Mitrovicë përkatësisht në Shipol. LKÇK-ja nuk na tha vendin saktë se ku duhet të takohemi, me siguri për shkak të konspiracionit, por, ata e morrën përsipër sigurinë tonë. Ka qenë shumë rrezik sepse atë kohë unë kam qenë njëri ndër njerëzit më të kërkuar nga Serbia. Ne e planifikuam sigurinë tonë gjatë rrugës. Më 29 dhjetor 1996, në ora 18:00, Mehë Uka vjen te shkolla në Prekaz të Epërm. Ka qenë e paraparë që unë dhe Sahit Jashari të jemi në veturën e Mehë Ukës, kurse një veturë tjetër me shokët tonë të jetë para ose pas nesh, ku ka qenë paraparë të jetë Sylejman Selimi, Mujë Krasniqi dhe Musa Jashari. Ka qenë dimër dhe ka pasur shumë borë. Diku rreth orës 15:00 Sahit Jashari përafërsisht 2-3 kilometra larg shtëpisë së tij plagoset aksidentalisht shumë rëndë nga një shok i tij, i cili tash nuk jeton më. Pra, plagoset në këmbë dhe nga ajo plagë që ka marrë atëherë vuan edhe sot. Unë kam qenë në shtëpinë e Sahit Jasharit. Më thërrasin përmes radio lidhjes që të shkojë te Sahit Jashari (diku 2-3 km larg shtëpisë së tij). Kemi shkuar dhe e kemi parë Sahit Jasharin të plagosur shumë rëndë nga qiftja do të thotë arma e gjuetisë. Ka qenë i plagosur në këmbë dhe njërin asht të këmbës e ka të këputur. Është dashur që ta dërgojmë menjëherë në shtëpi, t’ia japim ndihmën e parë dhe ta kërkojmë mjekun. Jemi angazhuar që të gjithë – Ademi, Hamza, unë dhe të tjerët – rreth Sahit Jasharit duke ia lidhur këmbën ngase ka pasur gjakderdhje jashtëzakonisht të madhe. Në ndërkohë kemi marrë masat për ta gjetur një mjek. Sylejman Selimi dhe Asllan Selimi e kanë gjetur mjekun në Mitrovicë, dr. Bajram Rexhepin. Derisa këta e kanë kërkuar mjekun, unë kam kërkuar prej Mujë Krasniqit dhe Bashkim Jasharit që të dalin në Prekaz në ora 18:00 te shkolla dhe të takohem me një njeri me syza dhe t’i thuhet se për rrethana të caktuara nuk mund të takohemi sonte ngase Xhema (ky ka qenë pseudonimi im para Mehë Ukës) ka një problem, pra nuk kam dashur t’i them se Sahiti ka problem për shkak të afërsisë familjare që Mehë Uka ka pasur me Sahit Jasharin.
Pse nuk ke shkuar në takim?! Ju mjek nuk keni qenë?!
Mjek nuk kam qenë, por meqenëqë është shtyrë tri-katër herë takimi nuk prishë punë që të shtyhet edhe një herë. Kjo ishte hera e parë që ne kërkonim të shtyhej takimi. Dhe, në fund të fundit, roli im ka qenë vendimtar sepse po të mos isha unë ndoshta nuk do të gjendej mjeku. Sidoqoftë, Mujë Krasniqi dhe Bashkim Jashari janë takuar me të dhe i kanë përcjellë porosinë. Meha ka thënë se nuk prishë punë. Takohemi ndonjëherë tjetër. Pastaj ka ardhur Bajram Rexhepi dhe është bërë sanimi i plagës dhe ka sugjeruar që të operohet. Cfarë ka ndodhur tash?! Atë natë ne nuk kemi marrë vesh asgjë. Të nesërmen kemi marrë vesh se Mehë Uka duke u kthyer për në Mitrovicë është vrarë.
Shokët që i kemi pasur në Prekaz të Epërm na tregojnë se diçka e madhe ka ndodhur ngase në rrugën Broboniq-Shipol ka pasur lëvizje të mëdha të forcave serbe dhe ka pasur fishekzjarrë. Bile-bile, thonë ata, kemi shkuar në vend të ngjarjes dhe kemi gjetur këto mjete ushtarake: bomba, gryka të trombllonit, lloj gazi helmues (prodhim i ushtrisë jugosllave apo ruse) dhe pastaj edhe vetë banorët e fshatit Lushtë dhe Shipol kanë dëshmuar se ka pasur forca të mëdha. Makina me të cilën është kthyer Mehë Uka nuk ka qenë e dëmtuar sikur të ketë pasur aksident trafiku sepse vetëm në derë e ka pasur një vijë nga një makinë për pastrimin e borës. Sido që të jetë, unë kam pritur javën e parë, por edhe javën e dytë që të vijë dikush në Prekaz dhe të pyes se çka nuk është në rregull, dhe të pyesin se si është vrarë shoku i tyre,
..................................................................................................

agim__barja agim__barja Join Date: 14-10-08 Location: veriu i shqiperise etnike Posts: 54 | Titulli: Kush ishte Mehë Uka [size] [size]Agim Barja(Reshat Badallaj) edhe diqka perse u shty takimi ne prekaze ate nate kur shkoji MEHE UKA perse nuk dolen te ja thojn ata te cilet u deshte te bisedojn perse doli krejt tjeter kush e i tha MEHE UKESE se nuk ka mundesi takimi te mbahet sot ku ishin ata me te cilet eshte deshte MEHE UKA te kontaktoje refuzimi i takimit ishte te nje dyqan ne prekaz aty kan dal dhe i kane thene se per disa arsye qe MEHESE nuk ja kane then nuk ka mundesi te zhvillohet ky takim perse bashe ne te kthyer MEHA vritet po mos harro se edhe Bajram Rexhepi diqka dine kush ishin ata tre persona ne stom rruge ne lushte me maska qe e priten MEHEN sa ka pasure te shtena e dijn krejt ata qe i kan pas shtepit afer vendengjarejes dhe sot ata diqka dijn te thojne dhe nuk do rrijn te heshtur ketu ka vende per te thene se ju ka be MEHE UKES PUSI NE DIJMI MUNDEMI DHE DO JA DALIM ATA NJE DITE DO E MARRIN CMIMIN E MERITUARE[/size][/size] |
Sujets similaires
» Para se te formohet uçk i liruan patriotet e serbise
» Kush eshte njeriu i udbes Mehe Uka e agim barja
» Agim Barja(udbashi)i shpifet Xhavit Dalloshit)Mehe Uka
» çka deklaron Rexhep Selimi e çka Reshat Badallaj per Mehe Uk
» Ja çka shkruain per Mehe Uken

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum