Bija e Sami Lushtakut behet Mininstreshe e shendetsise
:: politika
Page 1 sur 1
Bija e Sami Lushtakut behet Mininstreshe e shendetsise
13°C
[size=60]Sami Lushtaku punëson të bijën në Qeveri (FOTO)
[/size][size=66]1146[/size]
SHPËRNDARJE
[size]
Alban Selimi • 25 Shtator 2015 • 08:08 •
E bija e Sami Lushtakut, Qëndresa, është radhitur e para në listën prej 9 kandidatëve për pozitën “Zyrtare e Depos” të Ministrisë së Shëndetësisë. Raporti i rekrutimit është miratuar nga sekretari i përgjithshëm i MSH-së, por Gani Shabani thotë se ai nuk është në dijeni për punësimin e Qëndresa Lushtakut
Vajza e Sami Lushtakut, Qëndresa Lushtaku-Geci, është punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo ka ndodhur me miratimin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj Ministrie, Gani Shabani, bashkëvendës i Lushtakut.
Sipas dëshmive të siguruara nga gazeta “Zëri”, Qëndresa Lushtaku-Geci është punësuar si zyrtare e depos në Ministri të Shëndetësisë.
Kjo bëhet e ditur nga një njoftim i Divizionit të Burimeve Njerëzore të Ministrisë së Shëndetësisë, të datës 23 shtator 2015, që e posedon “Zëri”.
“Pas intervistave të zhvilluara dhe bazuar në raportin final të rekomandimit të Komisionit Rekrutues, të datës 15.09.2015, si dhe pas miratimit të këtij raporti nga sekretari i përgjithshëm i MSH-së, shpallet rezultati përfundimtar për pozitën e punës ‘Zyrtar i Depos’, për pranimin e kandidatit”, thuhet në shkresën zyrtare, të nënshkruar nga Jahë Gecaj, udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky Divizion, thuhet në dokument, do të njoftojë të punësuarën Qëndresa Lushtaku-Geci për procedurat e mëtejme.
Gani Shabani: Na i kemi nga 8, 9 e 10 fëmijë…
Qëndresës në listën e të punësuarve në MSH nuk i figuron fare mbiemri Geci, i marrë nga martesa.
Në një listë tjetër, që e posedon “Zëri”, ku paraqiten pikët sipas renditjes, Lushtaku del të jetë e para nga 9 kandidatët që kishin synuar këtë detyrë.
Vënia në krye të listës së bijës së ish-komandantit dhe kryetarit të dënuar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ndodhur pas intervistave me shkrim dhe me gojë të bëra në këtë Ministri, përmes procedurave të rregullta të konkursit.
Kështu, Lushtaku ka marrë 372.5 pikë, duke lënë mbrapa tetë kandidatë tjerë.
Këta të fundit kanë të drejtë ankese edhe 30 ditë në Komisionin e Ankesave të Ministrisë së Shëndetësisë, në qoftë se janë të pakënaqur me rezultatet.
Por, ndonëse në shkresë thuhet se rekomandimi i Komisionit Rekrutues për punësimin e Qëndresa Lushtakut është bërë nga sekretari i përgjithshëm, Gani Shabani, ky i fundit në një prononcim për “Zërin” ka thënë se nuk është në dijeni për këtë.
“Këtë duhet ta merrni në Administratë dhe në informim. Unë prej 28 gushtit kam qenë në pushim dhe dje jam kthyer. Kështu që, nuk mund të jap të dhëna”, ka thënë sekretari i përgjithshëm, Gani Shabani.
“Nëse u pranua çika e Sami Lushtakut, sigurisht se kanë qenë kriteret dhe kush i ka plotësuar kushtet është pranuar. Aty në Komision janë pesë veta. Unë sot e mora informatën prej juve dhe unë ende nuk kam informatë”.
I pyetur me afërsinë me Lushtakun Shabani ka thënë se po të jetë ashtu qe katër vjet i kishin punësuar ata fëmijë.
“Na i kemi nga tetë fëmijë, nëntë e dhjetë e… Të gjithë nga 25 vjet e përpjetë”, ka thënë sekretari Shabani.
Ai ka shtuar se ende atij nuk i ka shkuar njoftimi për këtë punësim. “Unë besoj që ka fituar më i miri. Sigurisht ato dokumente kanë nënshkrime”, ka thënë Shabani, duke pyetur se për çfarë pozite është punësuar e bija e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku. “Nëse është zyrtar i depos aty është zëvendësim, pasi ka marrë pa pagesë zyrtari i depos”.
Ministri Rrahmani thotë se nuk ka interferuar në konkurs
Më tutje sekretari i përgjithshëm, Gani Shabani, ka thënë se fjalia e paraqitur në atë dokument është një formular i zakonshëm që duhet të shkruhet.
“Asnjë pranim i stafit civil nuk mund të bëhet pa miratim të sekretarit. Ai formular, të cilin thotë, pas miratimit nga sekretari i përhershëm bëhet fuqiplotë. Mirëpo, sekretari i përgjithshëm ka qenë në pushim dhe sigurisht zëvendësi i Zyrës që e ka kryer punën e ka analizuar këtë çështje dhe ka bërë në bazë të panelit”, ka thënë Shabani. Ai ka shtuar se as që ka parë listën dhe as që ka pyetur se kur është marrë ky vendim.
Ndërkohë, Imet Rrahmani, ministër i Shëndetësisë së Kosovës, ka thënë se ka qenë në dijeni për hapjen e konkursit dhe nevojën e pranimit të një punëtori për vendin e cekur. Por, ai ka thënë se vendosja ka qenë e Komisionit. “Komisioni ka vendosur ndoshta për personin që e theksoni ju. Ne nuk kemi interferuar në konkurs…”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, në një përgjigje për “Zërin”.
Gazeta ka provuar të kontaktojë edhe me Qëndresa Lushtaku-Gecin, të bijën e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, e sapopunësuar si zyrtare e depos në Ministri të Shëndetësisë. Por ajo nuk është përgjigjur në pyetjet e bëra nga gazeta në lidhje me punësimin e saj.
Ndryshe, ky ishte muaj me fat sa i përket punësimeve të fëmijëve të Sami Lushtakut. Një javë më parë Mërgim Lushtaku, i vëllai i Qëndresës, është emëruar nga Qeveria e Kosovës anëtar i Bordit të “Ibër Lepencit”.
37.2 pikë ka marrë Qëndresa Lushtaku, e bija e Sami Lushtakut, për t’u radhitur e para nga nëntë kandidatët që kishin aplikuar për pozitën “Zyrtar i Depos”, në Ministri të Shëndetësisë.
[/size]
Sujets similaires
» Sami Lushtakut ja ka pergaditur burgun Reshat Badallaj
» Eleonorës, e bija e politikanit Mehmet Hoxha dhe Boshko Jov
» Nder Shqiptar ndodh qe bija te lind foshnje me baban !!!
» Kancelarja Angela Merkel, bija reputacion i Adolf Hitlerit
» Sami Lushtaku me PDK
» Eleonorës, e bija e politikanit Mehmet Hoxha dhe Boshko Jov
» Nder Shqiptar ndodh qe bija te lind foshnje me baban !!!
» Kancelarja Angela Merkel, bija reputacion i Adolf Hitlerit
» Sami Lushtaku me PDK
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum