Hashim Thaqi i i involvuar ne krime bashk me Ali Ahmetin e
:: sport
Page 1 sur 1
Hashim Thaqi i i involvuar ne krime bashk me Ali Ahmetin e
Pse përmendet Hashim Thaçi lidhur me një atentat në Maqedoni?
Sep 10, 2015 [size=12]Zëri i Kosovës Politike 0[/size]Në një pjesë të dëshmisë së ish shefit të policisë sekrete maqedonase lidhur me aferën “Telekom”, që ka dhënë paraa përfaqësuesve të Gjykatës së Nju Jorkut ku si të involvuar ka përmendur edhe Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin, përmendet edhe zëvendëskryeministri aktual në Qeverinë e Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi përmendet në pjesën e dëshmisë që ka të bëjë me atentatin ndaj Abdylhalim Kasamit, njeriut për të cilin Bogoevski thotë se ndërmjetësoi mes grekëve dhe krerëve të BDI-së në transferimin e miliona eurove ryshfet.
Sipas dëshmisë së Bogoevskit, Hashim Thaçi nuk përmendet si i involvuar në këtë rast, por se Abdylhalim KAsami e ka pyetur atë (Bogoevskin) nëse njihet me Thaçin, për t’i siguruar informacione se kush ja ka kryer atentatin në vitin 2005.
“Abdilhalim Kasami u sulmua, pas një keqkuptimi në lidhje me paratë. Nuk dihej se a do të mbijetonte. Megjithatë ai mbijetoi dhe kur u përmirësua, ai dërgoi nipin e tij, ambasadorin e atëhershëm të Maqedonisë në Danimarkë, të vinte në shtëpinë time, të kërkonte nga unë të shkonim në një takim sepse ai nuk udhëtonte dot. Çka është më me rëndësi, ai kërkoi nga unë t’i tregoja informacione se a dija diçka në lidhje me personat që e kanë qëlluar. Ai pretendoi se ekzekutuesit ishin nga Kosova, dhe ai më pyeti nëse e njihja Hashim Thaçin, kryeministrin e Kosovës, ish liderin e UÇK-së, sepse po ta pyesja atë do të mund të siguroja informacione në lidhje me ekzekutorët. Për çdo rast ai ishte i bindur se urdhri për ekzekutimin e tij ishte nga Musa Xhaferi, se ai ishte organizatori dhe personi që e ka urdhëruar atë. Ai ishte personalisht i bindur”, ka thënë Bogoevski, raporton “lajm”.
NË dëshminë e tij ai megjithatë nuk bën të ditur nëse e ka njohur Hashim Thaçin dhe nëse ka biseduar me të lidhur me atentatin ndaj Kasamit, kurse për këtë çështje nuk e kanë pyetur as përfaqësuesit e gjykatës së Nju Jorkut.
Ndryshe, opinioni shqiptar është mirë i njohur me raportet e afërta mes Hashim Thaçit dhe krerëve të BDI-së, që akuzohen se kanë marrë miliona euro për të vazhduar monopolin e “Telekomit” në Maqedoni, me çka është krijuar konkurrencë jolojale.
Sujets similaires
» Mesazh nga Hashim Thaqi 2007
» Hashim Thaqi
» Hashim Thaqi me dy koka
» Leter nga Hashim Thaqi
» Hashim Thaqi don ti qesi udbashat e uçk es
» Hashim Thaqi
» Hashim Thaqi me dy koka
» Leter nga Hashim Thaqi
» Hashim Thaqi don ti qesi udbashat e uçk es
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum