Hashim Thaqi po Pergaditet per kryetar te LDKes
:: sport
Page 1 sur 1

HASHIM THAQI MUSAFIR NE LOJEN E MADHE POKER TE PRETENDENTEVE PER KRYETAR TE LDK-se!
Xhevat Kryeziu,Cen Desku,Une Haxhiu,dhe Rrahim Buzhala,ne nje pajtim ne Baje te Malisheves,dhe foto e dyte _ mars 1997 ne promovimin e vepres:Eshte Prof Mejdi Elezi

Dernière édition par le Lun 19 Fév - 10:18, édité 1 fois
Re: Hashim Thaqi po Pergaditet per kryetar te LDKes
HASHIM THACI
Nese doni ju LDK te dini se cka eshte ka zihet ne trurin e Hashim Thaqit, KLIKO!

Hashim Thaci e meriton perkrahjen tone te udheheqe dhe te behet kryeminister i ardhshem i qeverise se Kosoves! Pikerisht ne kete faze, ne procesin e definimit te statusit te Kosoves, lideri i Partise Demokratike Per me shume kliko ketu...>>
Re: Hashim Thaqi po Pergaditet per kryetar te LDKes
MIRE SE ERDHET TE HASHIM THAÇI
Kjo është web faqja zyrtare e funcave të Hashim Thaqit në Diasporë. Këtu mund të gjeni të gjitha informacionet aktuale lidhur me aktivitetet e liderit dhe udhëheqësit të Partisë Demokratike të Kosovës. Web faqja jonë do të jetë e lidhur edhe me nyjet e web faqes zyrtare të PDK-se në Vendlindje. Aty ju do të njiheni me informacione më të reja me interes për qytatrët shqiptarë…

HASHIM THAQI I TAKON GJENERATES QE LUFTOI KUNDER USHTRISE ÇETNIKE ME MENCURI
Hashim Thaqi e meriton perkrahjen tone te udheheqe dhe te behet kryeminister i ardhshem i qeverise se Kosoves! Pikerisht ne kete faze, ne procesin e definimit te statusit te Kosoves, lideri i Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaqi do ta hap kapitullin e ri per njohjen nderkombetare te shtetit te Kosoves. Ne besojme ne pervojen e tij sikurse atehere kur ne i patem besuar atij qe te legjitimoje luften e shenjte te UCK-se para faktoreve nderkombetar.
Ose, se paku, ne fazen e ardhshme, Hashim Thaqi nuk do te shihet me voje te kuqe te endet korridoreve te Vatikanit dhe lulishteve te Parisit si Ibrahim Rugova. Kush perkrah Hashim Thaqin, pa dyshim, eshte kunder varferise shpirterore te konvertimeve allaRugovce, kunder mentaliteteve te vjetra neoLKJ-iste, eshte kunder atyre qe per te mbetur te paret cdohere ne oligarkine e pushtetit kosovar jane ne gjendje te lidhin pakt edhe nje here me djajte e Serbise.
Ne e mbeshtesim besimin tone te Nenshkrimi dhe DORA E BESES SE HASHIM THAQIT.
Hashim Thaqi nuk ia ka zgjatur doren Millosheviqit, nuk eshte lutur neper kisha katolike italiane si Ibrahim Rugova. Nuk ka lidhur pakt me kriminel-hajdute te cilet donin ne dem te Kosoves te investonin ne Serbi, por, perkundrazi, Nenshkrimi dhe Dora e tij, ne kohen e luftes se UCK-se, lidhi bese me gjeneralin amerikan Westley Clark, kurse ne betejat politike mbrojti politiken anglo-amerikane per liri dhe demokraci, u be aleate me Toni Blerin dhe Medlin Ollbrajt. Keto jane fakte qe Hashim Thaqi nuk eshte si Rugova...
Demokracia eshte sistem eliminimi, votimi, proces ku votuesit shqiptar zgjedhin lideret e tyre, percaktohen per ose kunder dikujt, eshte e vertete se elektorati shqiptar ka dilema ne Kosove, gjindet perballe shume sfidave, por gjithashtu edhe vetedija per ta kuptuar demokracine eshte ne rritje. Askush nuk ka te drejte te thote se Hashim Thaqi eshte ne politike aq gjate sa ka qene Ibrahim Rugova. Ose te thote se Hashim Thaqi ka qene kreator i politikes se qenies me mentalitet defitist. Hashim Thaqi ne skenen politike erdhi pikerisht atehere kur Kosova ishte ne lufte me ushtrine cetnike serbe. Atehere kur Kosova kishte nevoje me se shumti per Hashim Thaqin, per nje lider i cili do t'u dale zot sakrificave te shqiptareve te Kosoves, te coje deri ne fund kengen heroike te komandantit tone legjendar Adem Jashari.
Ata qe ende kane dilema dhe jane nen magjite mashtruese te propagandes LDK-iste, ose qe me pavetedije edhe kesaj radhe votuan per nje njeri-parti-rugova, ne fund le te kujtojne pyetjen tone:
Cili lider ne demokracine anglo-amerikane mbetet ne pushtet me shume se 8 vjete?
Kjo eshte, pervec tjerash, edhe arsyeja e vetme pse jemi per Hashim Thaqin te behet Kryeminister.
JU MUND TE KOMENTONI DUKE KLIKUAR KETU!

FATMIR LIMAJ: "KOSOVA DO TE JETE E PAVARUR NE CDO MILIMETER TE TOKES SE SAJ" KY ESHTE SELAMI I ZI PER CETNIKUN KOSHTUNICA! NEW
Re: Hashim Thaqi po Pergaditet per kryetar te LDKes
INTERVISTË PËRMES INTERNETIT
Në fillim, në emër të stafit të AlbaNurit, ju përshëndesim, zotëri Kryetar. Dhe kemi nderin që pranuat përmes internetit të ndani kohën për t’u përgjigjur në pyetjet tona:
AlbaNur: Ju me presidentin e ndjerë Rugova për disa vjet radhazi keni qenë politikanët më të kërkuar nga vizitorët e internetit në disa motorë kërkues siç janë Google, Yahoo, MSN, etj. Kurse tani diferenca e juaj me politikanët tjerë është shumë më e madhe. Jeni në dijeni për këtë dhe na tregoni sa ju premton koha që të vizitoni edhe ju internetin?
Hashim Thaçi: Interneti sot është një ndër burimet më të fuqishme dhe më të shpejta të informimit. Interneti i ka shfuqizuar distancat gjeografike dhe kohore në të gjithë pjesët e botës. Ai është simbol i zhvillimeve bashkëkohore. Një pjesë të konsiderueshme të informatave për të cilat jam i interesuar i siguroj përmes internetit. Për këtë arsye edhe përkundër angazhimeve të mëdha gjej gjithmonë kohë për të.
AlbaNur: Kohëve të fundit departamenti i juaj i informimit ka bërë një punë të mrekullueshme me lëshuarjen në rrjet të faqes zyrtare të PDK-së, ku shumë shqiptarë në diasporë dhe gjetiu tani informacionin rreth aktiviteteve të partisë suaj e marrin përmes internetit. Mendoni se kjo do të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen dhe informacionet nuk do të mungojnë në këto momente kyçe për statusin e Kosovës?
Hashim Thaçi: Është një punë e mirë, e cila natyrisht që do të vazhdoj. Ne sot po jetojmë trendet e shoqërive të informatizuara. Interneti është shembulli më i shquar i këtyre trendeve.
AlbaNur: Një kohë të gjatë fancat e AlbaNurit kanë pasur një prezentim tuajin në internet dhe në motorët kërkues linket e AlbaNurit janë të parat. Kurse tani faqja e jonë u mundëson vizitorëve shqiptarë të lidhen edhe me faqen e partisë suaj. Mendoni se kemi kaluar kufijtë dhe jemi përzier shumë në punët e partisë suaj?
Hashim Thaçi: Nuk do të thoja kështu. Koncepti i Partisë Demokratike të Kosovës është koncepti i shoqërisë së hapur, një koncept që për ditë e më shumë po kuptohet nga qytetarët si koncepti politik më realist dhe më bindës për të tashmen dhe perspektivën e tyre.
AlbaNur: Pasi partia e juaj është e hapur për të gjithë qytetarët dhe ju jeni tepër modest në përgjigjen e juaj, fancat e juaj në diasporë bashkë me stafin e AlbaNurit kanë vendosur që ju të keni edhe domainin e juaj www.hashimthaci.com Në valën e këtyre aktiviteteve, a mund të presim një ditë që kryetari i PDK-së, zoti Hashim Thaçi, të komunikojë me qytetarët shqiptar edhe përmes internetit?
Hashim Thaçi: Komunikimi i vazhdueshëm dhe i drejtpërdrejtë me qytetarët është pjesë e rëndësishme e konceptit tim politik. Unë përfaqësoj interesat e qytetarëve të Kosovës prandaj çdo formë e komunikimit që na ndihmon të ecim përpara duhet vlerësuar.
AlbaNur: Të kalojmë pak në politikë. Jemi në kohën e bisedimeve për statusin e Kosovës, a mendoni se ekipi negociator i Kosovës paraqet forcën reale të spektrit politik kosovar në këto bisedime, veçanërisht kur dihet se pas vdekjes së Rugovës, LDK nuk është më ajo që ishte më parë, në njërën anë dhe në anën tjetër, pakënaqësia e shqiptarëve të rinj të Kosovës po përfundon në organizime të lëvizjeve të reja politike?
Hashim Thaçi: Rinia e Kosovës ka arsye të jetë e pakënaqur, sepse ka shumë probleme të mëdha që e rëndojnë jetën dhe perspektivën e saj. Sidomos në 17 muajt e fundit vendi është duke përjetuar një qeverisje shumë të keqe nga koalicioni aktual, qeverisje e cila po e thellon krizën dhe po prodhon zhgënjim në mesin e qytetarëve. Ne si Parti Demokratike e Kosovës në vazhdimësi kemi ngritur zërin kundër këtij kursi negativ dhe kemi kërkuar ndryshime substanciale, të cilat i kërkojnë edhe vetë qytetarët e Kosovës. FATKEQËSISHT KA NDODHUR E KUNDËRTA. UNË BESOJ SE BRENDA SPEKTRIT POLITIK KA VULLNET DHE POTENCIAL PËR TË NXITUR NDRYSHIME POZITIVE QË I DUHEN VENDIT DHE PERSPEKTIVËS SË QYTETARËVE. SA i përket statusit Kosova është në vitin vendimtarë për zgjidhjen e statusit final që do të jetë një status në përputhje me vullnetin e qytetarëve për shtet të pavarur dhe sovran. Kjo është korniza dhe mandati i ekipit negociatorë, por çdo vendim që merret duhet ti kalohet instancës më të lartë në vend- Kuvendit të Kosovës.
AlbaNur: Disa intelektualë dhe politikanë kanë sugjeruar përmes deklaratave të tyre në mjetet e informimit se ekipi negociator Kosovar në këto bisedime Kosovës duhet t’ia lenë rrugën hapur për integrime tjera rajonale në proceset e ardhshme politike që mund të ndodhin në Kosovë. A ka ndonjë qëndrim në lidhje me këtë nga ana e ekipit negociator Kosovar?
Hashim Thaçi: Rruga nga po ecim është shumë e qartë. Procesi i ndërtimit të shtetit të pavarur dhe sovran është proces i pakthyeshëm. Ideja e jugosllavizmit dhe modifikimet e saj përfundimisht kanë vdekur. Kosova si shtet i pavarur dhe sovran pas konsolidimit ka vetëm një rrugë të integrimit : atë në strukturat politike dhe ushtarake të botës demokratike, pra në Bashkimin Evropian dhe në Nato. Ky është vizioni i qytetarëve të Kosovës. I gjithë angazhimi im është në funksion të këtij vizioni.
AlbaNur: z.Thaçi për gazetën Lajm keni deklaruar se qeveria e Kosovës është e zhytur në korrupsion, udhëhiqet nga parapolitika, krijon kriza artificiale, etj. A mendoni se parapoltika, nëse nuk ndalet sot, do të jetë pjesë e lojës edhe në të ardhmen, kështu që shqiptarët edhe në shtetin e Kosovës të mos kenë mundësinë t’i shfrytëzojnë vlerat e vërteta demokratike?
Hashim Thaçi: E thash më herët: Vendi është duke përjetuar një keqqeverisje sistematike. Qeveria aktuale ka përkeqësuar gjendjen në të gjitha segmentet e qeverisjes. Korrupsioni fragmentarë ka marrë përmasat e korrupsionit strukturorë që është e barabartë më krimin e organizuar. Kjo qeveri i ka përmbysur raportet. Aty ku është dashur të ketë rënie ka ngritje, e aty ku është dashur të ketë ngritje ka rënie. Me këtë dua të them se aty ku është dashur të ketë rënie të korrupsionit ka ngritje të tij, aty ku është dashur të ketë ngritje të nivelit të standardit jetësorë të qytetarëve të vendit ka rënie të këtij standardi. Në vend se të kemi ngritje të buxhetit kemi rënie të tij. Në vend se të kemi zhvillim, kemi më pak shkolla, më pak çerdhe, më pak rrugë të rregulluara, thjeshtë më pak investime publike.
AlbaNur: Kur ju akuzoni ndryshimet kozmetike në qeverinë e Kosovës, kemi vërejtur se alternativa e juaj është oferta për një qeveri teknike që do të forconte edhe ekipin negociator, a mendoni që në këtë qeveri teknike duhet të përfshihen edhe ata që sot nuk prezantohen në Parlamentin e Kosovës, por nga ana tjetër paraqesin forcë më të madhe se partia e Veton Surroit?
Hashim Thaçi: Qeveria teknike për momentin është një alternativë për të shpëtuar vendin nga kolapsi drejt të cilit po e qon qeveria aktuale. Kjo qeveri do duhej të kishte një bazë të fuqishme politike dhe konsensuale. Qytetarët e Kosovës meritojnë një qeverisje ndryshe.
AlbaNur: Ne e kemi traditë në pyetjen tonë të parafundit të pyesim politikanët për parashikime: Ku dhe si e sheh kryetari Hashim Thaçi vetën dhe Kosovën në vitin 2016?
Hashim Thaçi: Si një pjesë dinjitoze e familjes së madhe të demokracive evropiane.
AlbaNur: Pyetja e fundit, cili është mesazhi i juaj për vizitorët e web faqes shqiptare Albanur.Net?
Hashim Thaçi: Të punojmë të gjithë për një zhvillim të shpejtë ekonomik, politik, arsimorë e kulturorë. Nuk kemi kohë për të humbur. E kemi të gjitha shanset që të kapim ritmin modern të zhvillimit.
Zotëri Kryetar, vërtet kjo mënyrë e intervistimit përmes internetit ishte produktive. Ne ju falënderojmë për kohën dhe ju dëshirojmë suksese dhe fitore te reja me PDK-në dhe qytatrët e Kosovës.
NESE DONI TE KOMENTONI INTERVISTEN E LIDERIT TE PDK-SE HASHIM THAQI DHE TE POSTONI KOMENTIN E JUAJ, ATEHERE KLIKONI KETU!

Sujets similaires
» Hashim Thaqi
» Mesazh nga Hashim Thaqi 2007
» Leter nga Hashim Thaqi
» Hashim Thaqi me dy koka
» Hashim Thaqi une kam qen larg frontit te luftes
» Mesazh nga Hashim Thaqi 2007
» Leter nga Hashim Thaqi
» Hashim Thaqi me dy koka
» Hashim Thaqi une kam qen larg frontit te luftes
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum