Mitet Enveriste shkatrruan kombin shqipetar
:: politika
Page 1 sur 1
Mitet Enveriste shkatrruan kombin shqipetar
Sistemet totalitare kishin mënyrën e njëjtë të veprimit dhe të sundimit, kudo që ishin, ngase kishin burimin e njëjtë ideologjik dhe frymëzues. Për ta mbajtur postin pa të drejt, ata përdorin mjeshtëritë perfide, siç ishte kontrolli mbi gjithçka, e në veçanti mbi artet e letërsinë, e cila u shërbente për programin, qoftë të ideologjisë komuniste të personaliteteve pushtetore. Ata për t’i pasur nën zap, përdornin frikën, dhunën deri edhe asgjësimin. Që më 1945 filluan aksionet kundër krijuesve kombëtarë, e disa edhe pse nuk ishin më ndër të gjallët, i kishin mallkuar zyrtarisht dhe as ata as veprat e tyre nuk guxonin të ziheshin ngoje. Fatkeqësia kombëtare ishte e madhe, ngase të gjithë ata ishin krijues të temave të mëdha kombëtare dhe që e kishin mbajtur gjallë kombëtarizimin brenda e jashtë atdheut politik të shqiptarëve. Kur anatemohej “Lahuta e Malcis” ne shpirtërisht varfëroheshim, e kombëtarisht shkonim deri në zvetënim. U dënua liriku i përjetshëm Vinçenc Prenushi, u shpall i padëshirueshëm Arshi Pipa, u fye në dinjitet Ernest Koliqi, iu nënshtrua ikjes Martin Camaj, la kantierin e dhunës shtypëse Bilal Xhaferi, e qindra të tjerë, deri në ditët e demokracisë, u mbuluan nga terri i propagandës komuniste. Autorët nuk kishin parasysh vlerat dhe veprimtarinë kombëtare të tyre, po kërkesë e përgjithshme ishte: ideologjia mbi gjithçka dhe shteti kontroll fizik e shpirtëror i njeriut, madje edhe i krijuesit. Kjo bëri që për pesë dekada mos ta njohim historinë tonë të vërtetë, krijuesit tonë madhorë, traditën tonë të lavdishme. Fatkeqësisht të vërtetat e fatit tonë, po i njohim me vonesa të mëdha dhe hutimi para personaliteteve të imponuara, po na ngadalësojnë ecjen tonë përpara.
Sujets similaires
» Enver qen Hoxha ja vrau djemt e Ismail Qemailit,ja enveriste
» Kombin Shqiptar e Krijoj Perandoria Osmane
» Shqipetar apo kosovar
» Mark Kuzhnini nje poezi "Kosova"
» Egzodi qe do perseritet,kujdes atdhetar,shpetone kombin
» Kombin Shqiptar e Krijoj Perandoria Osmane
» Shqipetar apo kosovar
» Mark Kuzhnini nje poezi "Kosova"
» Egzodi qe do perseritet,kujdes atdhetar,shpetone kombin
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum