Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Gjermanet;Shqiptaret pa ryshfet nuk kane jete

 :: politika

Aller en bas

Gjermanet;Shqiptaret pa ryshfet nuk kane jete Empty Gjermanet;Shqiptaret pa ryshfet nuk kane jete

Message  Perparimi Dim 28 Juin - 15:04

http://www.albeu.com/shqiperi/gazeta-gjermane-per-shqiperine-pa-rryshfet-nuk-ka-jete/203403/

Gazeta gjermane për Shqipërinë: Pa rryshfet nuk ka jetë!
Gjermanet;Shqiptaret pa ryshfet nuk kane jete Rama_merkel5


Gjermanet;Shqiptaret pa ryshfet nuk kane jete Albeu_pelqej
Pëlqej
0
 


Abonohu për lajmet me e-mail:

E-maili juaj:     Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!

Gazeta gjermane Handelsblatt përmes një shkrimi të redaktorit të saj Ozan Demircan përshkruan se sa e pamundur është në Shqipëri të sigurosh një leje pune.

Që në titull autori shkruan “paryshfet, nuk ke leje”, që ne e shqipërojmë “pa ryshfet nuk ke jetë”, sepse puna është ajo që të jep të drejtën për një jetë me dinjitet. Kur vjen puna të japëshryshfet për të fituar një të drejtë të mohuar, atëhere ti që kërkon punën nuk je njeri por skllav

Redaktori tregon historinë e një kompanie gjermane logjistike e cila nuk pranoi të paguante ryshfet dhe e pësoi. Kompaninë nuk e ndihmoi as ndërhyrja e Ambasadorit Gjerman, por ndofta e ndihmon fakti se muajin e ardhshëm kancelarja Merkel e viziton Shqipërinë, shkruan VoA.

Shkrimi i gazetës gjermane

Për shkak se një ndërmarrës gjerman i logjistikës nuk pranonte të paguajëryshfet, skelen e tij e kanë zënë punëtorët e një firme tjetër. Pikante: Shqipëria dëshiron të bëhet vend kandidat i UE-së, ndërsa muajin e ardhshëm vendin e viziton kancelarja gjermane Merkel.

Skena të papara zhvillohen në portin shqiptar të Durrësit. 

Video me celular tregojnë se si duzina burrash me veshje pune ngjiten në kodrat e mineralit. 50 burra, gjithsej, janë renditur në majë dhe qëndrojnë me orë të tëra aty.

Një maqinë e rëndë, «Stapler», merr hov në drejtim të njërës prej këtyre majave dhe i ngjitet përpjetë kodrës së gurtë. Punëtorëve të ndërmarrjes gjermane të logjistikës EMS-Fehn, i cili operon në atë areal, nuk u mbetet tjetër vetëm se ta fiksojnë skenën me celularët e tyre. Ata e kanë të qartë: Punishtja e tyre po uzurpohet.

Pushtuesi është një firmë konkurrente e grupit EMS-Fehn nga Leer-i i Niedersachsen-it. Drejtorin e e firmës, Manfred Muller, skenat e lënë pa fjalë. «Kjo është një provë eklatante për ta rrëmbyer një ndërmarrje, e cila u përmbahet me përpikmëri të gjitha ligjeve shqiptare», nevrikoset ai. Ai supozon: Për shkak se firma e tij nuk dëshiron të paguaj më ryshfet, turren autoritetet e portit dhe konkurrentët në sheshin e tij kryesor të punës.

EMS-Fehn është një shërbyes special transporti, cili bart mallëra të rëndë a të ndishëm me kamion, aeroplan dhe anije nga pika A në B. Së fundmi, për shembull, ai ka transportuar transormatorë të një centrali nga Gjermania në Turqi. Për shkak se malli në kësi rastesh shpesh duhet të bartet nga anija në kamionë, firma mori me qira tre sheshe në terminalin lindor të portit të Durrësit.

Por, prej disa muajsh autoritetet shtetërore janë duke i penguar punëtorët e saj në mënyrë sistematike, rrëfen Muller: Kështu drejtori i autoritetit të portit ka caktuar disa herë ndalim paketimi dhe ngarkimi. Javën e kaluar autoriteti e kishte ndërprerë shkarkimin e vagonëve të hekurit në terminalin e firmës logjistikës. Ndërsa të mërkurën sheshit të EMS-Fehn-it iu sulën punëtorët e konkurrentëve. Njëkohësisht drejtori i autoritetit të portit u kishte prezentuar një urdhëresë me shkrim, ku kërkonte ndalimin e menjëhershëm të të gjitha aktiviteteve. «Ne e thirrëm policinë për t’i larguar të gjithë personat e pautorizuar nga sheshi», thotëMuller

Policia ishte mjaftuar me përgjigjigjen se nuk është kompetente për këtë.

«Ne nuk kemi bërë asgjë të gabuar», thotë i sigurtë Muller, «përveç se kemi refuzuar të paguajmë ryshfet». Korrupsioni në vendet e Ballkanit është përditshmëri. 

Një studim i institutit amerikan për hulumtimin e opinionit Gallup erdhi në përfundimin që ryshfeti ndërmjet Austrisë dhe Turqisë është gati i vetkuptueshëm. Shqipëria, sipas anketës, e zë vendim e parë në gadishull. Ai është sidomos i përhapur në sistemin e drejtësisë, pastaj vjen enti i financave, autoritetet e licencave, habitati, dogana dhe sistemi shkollor. Shumë bartës funksionesh profesionin e tyre e shohin si një biznes privat, me të cilin mund të pasurohen.

Kryeministri Edi Rama, i zgjedhur në fund të 2013-tës, në fushatën zgjedhore kishte paralajmëruar se do ta luftonte me vendosmëri korrupsionin. «Për mendimin tim, korrupsioni është rezultat i një sistemi të prishur», të cilin – kishte thënë ai atëherë – se do ta luftonte edhe për shkak të një aplikimi eventual të vendit për anëtar të ardhshëm të UE-së.

«Pushtimi i sheshit deri tani është kulminacioni i një fushate disamujore të autoriteteve shtetërore të portit», mendon drejtori i EMS-it, Muller. Kështu ai vuri në funksion ultima ratio-n: Muller e thirri ambasadorin gjerman. Ai u desh të fliste me kryeministrin Rama, i cili urdhëroi tërheqjen e pushtuesve.

Gjermanët kishin një as në mëngë, i cili ua hapi sytë politikanëve: Muajin e ardhshëm për vizitë në Shqipëri vjen kancelarja gjermane Merkel, ajo dëshiron të njihet me vendin, përpara se UE-ja të vendosë për një pranim eventual të Shqipërisë. 

Pushtimi i shesheve të portit të ndërmarrjeve gjermane përbën një argument të keq politik. Prandaj Muller shpreson që pushtuesit do të shporren së shpejti. Të premten në mëngjes, njerëzit e tij megjithatë ende nuk kanë mundur të ngarkojnë ndonjë porosi të tyre. /albeu.com/


Shtuar më 20/06/2015, ora 19:26


Tage: gjermane ryshfet muller portit punetoret
minitarantini
e Shtunë 20 Qershor 2015, Ora 19:41
vaya, per shqiptaret ka humbe turpi, le ma qe ka munges te sjelljes po korrektsia nuk ekziston ne vendin e shqipes,e mos te flasim per gjera tjera
GONI
e Shtunë 20 Qershor 2015, Ora 23:39
Turp i madh Shqiptaret tallen edhe me biznesmen Gjerman 
Por ajo i kushton Shqiperis dhe Shqiptareve shum 
Ndoshta jo shum kryeshefit Rama 
qe akoma len korrupcionin te lir e ne rritje

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum