Në Kumanovë, ushtari s‘e njohu komandantin e tij
:: sport
Page 1 sur 1
Në Kumanovë, ushtari s‘e njohu komandantin e tij
Në Kumanovë, ushtari s‘e njohu komandantin e tij
http://tetov1.com/2015/05/20/ne-kumanove-ushtari-se-njohu-komandantin-e-tij/?t1=201505202337Kategoria: Opinione Postuar më: Wed, May 20, 2015 |
Gjergj Berisha
Sulmet në Kumanovë në kuptimin e fillimit të një konflikti apo sulmi të inskenuar
Ushtarët po mblidheshin në një lagje të qytetit. Disa ishin me veshje ushtarake, disa me xhinse e me të mbathura sporti. Disa kishin nga një armë në duar, e disa të tjerë duarthatë. Ishte natë dhe ushtarët po prisnin furnizimet e nevojshme dhe urdhërat nga eprori i tyre. Por eprori nuk po lajmërohej, sepse ai kishte plane më madhore dhe gjendja e të rekrutuarve të tij vullnetar ishte jo shumë relevante. Mbase nuk kishte as kohë të interesohej për ushtarët e tij, për shkak të angazhimeve të shumta dhe presionit të bosëve të tij për të shtyer procese përpara. Në vend të paraqitjes së komandantit, u paraqiten forcat e armikut dhe në atë moment filloj konflikti.
U përsërit edhe një herë historia e përjetuar pak dekada më përpara. Ushtarët vullnetar nuk kishin njohuri se për kë dhe përse po luftonin me forcat shtetërore të armikut, e as forcat shtetërore nuk kishin njohuri se me kend dhe përse po luftonin dhe vrisnin e vriteshin. Gjithandej flitej se disa persona nga administrata shtetërore me para të shtetit Maqedon kishin financuar ushtarët vullnetar dhe organizimin e sulmeve, mu ashtu siq financonte banda gangsterësh Greqia dhe Jugosllavia e pushtuar nga Serbia në fillim vitet e 90-ta për shkatrrimin e Republikës së Shqipërisë, para të cilat u kanalizuan shkëlqyeshëm për ngritjen e sektorit të varfër privat të asaj kohe në Shqipëri, dhe shpërbërjen e Jugosllavisë dhe futjen e Greqisë në një krizë të thellë.
Sulmet në Maqedoni zunë në gjumë komplet institucionet e shtetit Maqedonas dhe institucionet e Shqiptarëve të Kosovës, e pjesërishtë edhe ato të Shqipërisë e Serbisë. Po ashtu në gjumë u zunë edhe shumë analist politikë e koka të zgjuara balkanase duke menduar se sulmet u organizuan nga adoleshenca politike e Kryeministrit Maqedonas. Kryediplomati i Kosovës i cili mbahet si politikan me përvojë u shpreh se ushtarët vullnetar që sulmuan në Kumanovë janë armiqë të shqiptarëve dhe Balkanit, ashtu si dikur ish shefi i politikës shqipëtare në Kosovë Ibrahim Rugova, në mungesë te informacioneve për UÇK-në deklarohej se mund të jenë dorë e zgjatur e Serbisë, sepse UÇK nuk ishte pjesë e formacioneve ushtarake që ishte themeluar nga politika e asaj kohe që udhëhiqej nga Ibrahim Rugova.
Po pse ndodhi sulmi në Kumanovë? Përgjigja e shkurtë është për të hapur një front të ri lufte. Pas këputjes së zingjirit të bllokut komunist, filloj një epokë e re politike në gjithë Evropën. Shumë shtete integrohen në organizatën ushtarake perëndimore (NATO), dhe shumë të tjera në Unionin Evropian. Shtete nga ish Bashkimi Sovjetik sot janë anëtar të NATO-s dhe Unionit Evropian, gjithashtu edhe ish- Jugosllavia shpërbëhet me luftë. Të gjitha këto shpien te poshtërimi i politikës Ruse, dhe acarimi i marrdhënieve politike në mes të perëndimit të prirë nga SHBA-të dhe Rusisë. Sidemos situata eskalon pas përpjekjes së NATO-s për zgjërim në drejtim të Ukrainës dhe Gjeorgjisë, sa që erdhi deri te hapja e frontit të luftës në lindje të Evropës, përkatësisht në Gjeorgji e Ukrainë. Tash politika Ruse insiston në destabilizimin e shteteve të gadishullit Baltik, përkatsisht synon hyrjen e trupave Ruse në Letoni me qëllim të përkrahjes së popullsisë Ruse në atë republikë e cila nuk gëzon asnjë të drejtë elementare të pakicave. Mirëpo politika e perëndimit për dekoncentrimin e politikës Ruse synon hapjen e një fronti të ri pikërisht në gadishullin Balkanik për të ruajtur Baltikun stabil si pjesë e Unionit Evropian.
Në lidhje me konfliktin në Balkan e tëra filloj me fluturimin e një posteri të najlont mbi një stadium të Beogradit, ku Ekipi Nacional Serb ishte nikoqir i Ekipit Kombëtar Shqipëtar. Fluturimi i posterit u mundësua nga “dora e padukshme” dhe autoritetet shtetërore Serbe nuk munden deri më sot të hetojnë apo arrestojnë ndonjë person në lidhje me fluturaken. Mesazhi i posterit ishte i qartë: “Shqipëtarët autokton duhet të rifillojn zgjërimin territorial”! Gjithashtu edhe një test i rëndësishëm i’u bë popullit shqipëtar përmes një eksodi masiv që ngjante me tregimet biblike. Populli Shqipëtar ne fund të vitit 2014 dha shenja se është në gjendje të niset pa e ditur se ku, madje edhe në dimër kur ti pëshpërit në vesh “zoti”!
Dhe sot kemi mbërri deri në këtë gjendje ku hallka më e dobët e zingjirit politik balkanik (Republika e Maqedonisë) është gati të këputet, këputje e cila fillimisht do të përdredhte edhe Republikën e pakonsoliduar të Kosovës, dhe Republikën gjysmë të shkatërruar të Serbisë, për të vazhduar më tej në shtetet tjera balkanike, ku intensiteti dhe zgjërimi i konfliktit do të varet nga përmasat dhe kohëzgjatja e rivalitetit të Politikës Ruse ndaj asaj të Perëndimit.
Në Operën e Vjenës, popujt e Evropës Qendrore do të kënaqen me tingujt e Flautës duke ndjekur kryevepren e Mozard-it “Flauta magjike” , do ti pëshpërisin njëri tjetrit për çmendorinë e popujve luftarak balkanik, dhe do të ushqehen me frikën e ndërprerjes së gazit rus dhe mbetjes pazier të groshës nëpër amvisërit dhe industritë e tyre. Ndërsa populli shqipëtar duhet të jetoj nën tingujt e krismës së armëve, të thur mite për personat luftarak, dhe të ushqehet me shpresen për kthimin e ndonjë cope territori të grabitur rrethë njëqind vjetë më parë. Zgjuarsi balkanike do të ishte mos grabitja e territoreve para njëqind vjetëve. Por atëherë nuk u tregua as mençuri e as mirëkuptim. E tash jetojm në hasmëri njëqind vjeqare për njëri tjetrin.
Gjergj Berisha
Vjenë, 18 maj 2015
Sujets similaires
» Republika e Palaut,njohu pavaresin e kosoves
» Ja si lufton ushtari i uçk ne kembe
» Ata qe luftuan ne Kumanove ishin bandita
» Ushtari çlirimtar pa buke,shetit si qen
» Ish ushtari;si e vrane Harun Aliun
» Ja si lufton ushtari i uçk ne kembe
» Ata qe luftuan ne Kumanove ishin bandita
» Ushtari çlirimtar pa buke,shetit si qen
» Ish ushtari;si e vrane Harun Aliun
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum