Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ish ushtari;si e vrane Harun Aliun

 :: sport

Aller en bas

Ish ushtari;si e vrane Harun Aliun Empty Ish ushtari;si e vrane Harun Aliun

Message  Perparimi Dim 14 Juin - 16:13

Ish komandanti i UÇK-së: “Ja skenari si u vra Harun Aliu”
haruni-vrasja
in Maqedoni 16/02/2015
http://www.tetovasot.com/2015/02/ish-komandanti-i-uck-se-ja-skenari-si-u-vra-harun-aliu/
Në adresën elektronike të gazetës “Lajm” ka arritur email nga një ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me të cilin ai pretendon se e sqaron skenarin se si është ekzekutuar komandanti legjendar Harun Aliu, me shokët e tij. Në këtë email akuzohen funksionarë të lartë të BDI-së për involvim në vrasjen e Harun Aliut, mirëpo “Lajm” nuk do të publikojë emrat e tyre, për shkak se (ende) nuk posedojmë dëshmi materiale për diçka të tillë. Ish komandanti në fjalë (që na e ka dërguar emailin), thotë se informatat rreth asaj se si është ekzekutuar Harun Aliu me shokë, i ka marrë “nga protagonisti i vetëm i gjallë i kësaj ngjarje”, por emrin e tij nuk e ka përmendur. Ja si e përshkruan ai skenarin e likuidimit të Harun Aliut:
“Djemtë kanë qenë mysafir për pushim në shtëpinë e pa banuar të …. (përmendet emri i pronarit të shtëpisë) dhe tërë rrethimin e tyre e ka organizuar …. (përmendet emri i një funksionari të lartë të BDI-së), njeri i sigurimit të shtetit. Janë kapur dhe ekzekutuar prapa shtëpisë, janë futur në mikrobus dhe janë nxjerrë në rrugën Radushë- Nerasht gjoja se shkëmbyen zjarr me forcat sllave. Ky është realiteti”, shkruan komandanti në fjalë, duke shtuar se për krejt skenarin ka qenë i njoftuar kreu partiak i BDI-së. /Lajmpress/

Komento

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum