Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Fadil Syloviqi,dhe Ramiz Lladrovci vrasetar

 :: politika

Aller en bas

Fadil Syloviqi,dhe Ramiz Lladrovci vrasetar Empty Fadil Syloviqi,dhe Ramiz Lladrovci vrasetar

Message  Perparimi Lun 16 Fév - 16:57


http://www.kosovaonline.info/?page=1,3,25915

28.03.2013/16:39 - E EnjteShpërndaje19Lladrovci: Fadil Syleviqi është vrasës
PRISHTINË - Deputeti i PDK-së Ramiz Lladrovci i është kthyer edhe një herë rastit “Kiqina” në Kuvendin e Kosovës. Ai ka akuzuar hetuesin e Policisë së Kosovës Fadil Syleviq se është vrasës dhe pjesëmarrës në shumë procese të montuara gjyqësore.

“Dua të adresoj para jush një shqetësim, për mua tronditës, lidhur me një informacion që mora dy ditë me parë nga një familjar i të dënuarve të rastit Kiqina. Z. Fadil Syleviqi, nyja e këtij procesi të montuar dhe i shumë proceseve të tjera në Kosovë, i kishte kërkuar takim një familjari të këtij rasti”, ka thënë Lladrovci në fjalimin e tij para deputetëve.

"Në takimin e parë dhe të dytë z. Syleviq, synojë të arsyetojë veten e tij, duke provuar ta motivojë, familjarin e të dënuarve kundër ndërkombëtareve, se gjoja ata e kanë montuar atë proces. Në takimi e tretë ai kishte zbuluar qëllimin e tij të vërtet, duke tentuar t’i inkriminoj ata realisht, me propozim zgjidhje makabre: “Po të isha unë, në vendin e vëllezërve tuaj do të ikja nga burgu, do të armatosesha mirë dhe do të hyja në një shkollë fillore, do i merrja peng nxënësit e saj, dhe do veja kushtin që lënda të kthehej në rigjykim”, ka shtuar Lladrovci.

Ndërkohë Lladrovci ka vazhduar të denoncojë Syleviqin edhe për vrasje. “Ende është i pandriçuar rasti vrasjes së ushtarit të UÇK-së, nga Zona Operative e Llapit ne lagjen Matiçani të Prishtinës, edhe pse dihet që vrasësi i tij është z. Syleviqi, i cili edhe e kishte djegur kufomën e tij të mbështjellur në tepihun e shtëpisë. Njëjtë, ky “hero” i krimit, menjëherë pas çlirimit të Kosovës, kishte vrarë publikisht një oficer të policisë serbe, koleg të deri atëhershëm të tij. Vrasjen e kishte bërë afër pompës së benzinës të Qafa”, ka thënë ai./express/
Komente 4
drenica11.07.2013/03:11vllezrit kiqina kan me dal te pa fajshem jemi gjall po kta njerz qe kan punu per udb kan em shku en serbi me jetu e atje kan me qel kanalla me kaci per 2 euro e vllezrit kiqina jan te pa fajshem krejt kosova e din ata jan legjend e gjall fadil syleviqi vet mbi emri tina tregon se qka asht sllav asht syleviCarsimi07.04.2013/18:24ramiz lladrofci le ti sqaroj raportet e ti me ajet istogun ,ishe puntor i udb .te sqaroje arsyjet e verteta lidhur me vrasjen e familjes hajra.a eshte e vertet se halil hajra e dinte se ramiz lladrofci ishte bashkpuntor i udb.pes u ba atentat ndaj syleviqit ditet e para pas inicimit te zbulimit te doktorit shala .a ka dore ne zhdukjen e doktorit vet zoti lladrofci.a te kujtohet zoti lladrofci ne vitet 90 kishim marre disa fishek te ju je jemi detyruar nga ju qe ti kthejm nga llapi.ka edhe shum por...baci31.03.2013/22:14o hajmeet po ja mur ftyren vllaut te vet bre po ky krejt budall koka ky as qe e njeh fadilin po fadili ka faj qe nuk del e me ju kallzu taman kush u kan i udbes seVERTETA28.03.2013/20:30PO DUHET EDHE ME SHUME ME INICU KETE QESHTJE SEPSE EDHE NDERKOMBETARETE DUHET TE INFORMOHEN ME TE BEMAT E UMNIKUT EDHE SHQIPFOLESEVE TE CILE E MONTUAN KETE RAST TE KLICINES EDHE SA TE TJERA JAN TE LILLA NE KOKOVEN E PAS LUFTES ANDAJ E INKURAJOJ ZOTIN LLADROCI QE MOS TE NDERPRAJ KET RAST DHE TE VAZHDOJ DERI NE FUND

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum