Si i pergjonte udba puntoret ne gjermani
:: politika
Page 1 sur 1

Kujtesa dhe trajtesa
Sipas vlerësimeve të publicistit Ismet Rashitit, njërit nga pjesëmarrësit aktiv dhe autor të një libri kushtuar ngjarjeve të bujshme, vit 1981, mërgatën shqiptare e kishte gjetur pothuaj krejtësisht të papërgatitur. Ja si i vlerësoi anë përmes një kumtese , por edhe veprës së tij në pika të shkurta këto ngjarje të bujshme:
-Pushteti i atëhershëm ish Jugosllav, përveç që i kishte degdisur anë e mbanë botës mijëra shqiptarë për ta siguruar kafshatën e gojës, njëherësh kishte marrë edhe masat për t’i përçarë e asimiluar ata. Krahas punëve të rënda që bënin nëpër « baushtelle », kanale, bujqësi e restorante, në çdo hap përcilleshin e përgjoheshin nga pjesëtarët dhe bashkëpunëtorët e UDB-së. Në vitet e 80-ta, shteti jugosllav nuk tregonte as interesimin më të vogël për t’i ndihmuar ata, siç bënte me punëtorët tjerë joshqiptarë nga hapësirat e ish Jugosllavisë. Ndaj shqiptarëve ndiqej një politikë perfide përçarëse me qëllim të nxitjes së vëllavrasjes e asimilimit. Si pjesëmarrës aktiv dhe dëshmitar pothuaj i të gjitha zhvillimeve politike që nga organizimi i demonstratës së parë të 11 prillit 1981 në Bernë, mund të konstatoj me përgjegjësi se ngjarjet e vitit 1981, mërgatën shqiptare në Zvicër, por edhe gjetiu në shtetet evroperëndimore e kishin gjetur të paorganizuar.
Në vitin 1981 përafërsisht 15- 20 mijë shqiptarë në Zvicër
Sipas disa të dhënave jozyrtare, në vitin 1981, në Zvicër jetonin dhe punonin përafërsisht 15.000 deri 20.000 mijë shqiptarë nga Kosova Maqedonia, Kosova Lindore dhe Mali i Zi. Ndonëse shqiptarët përbënin komunitetin më të madh pas italianëve, ishte komuniteti më i paorganizuar. Në vitin 1981 në Zvicër ekzistonin më se dyzet klube e shoqëri serbo-jugosllave dhe vetëm një klub dhe një seksion shqiptar: Klubi « Liria » në Sibnen dhe seksioni « Përparimi » në kuadër të klubit serb « Slloga » të Cyrihut. Për më tepër edhe ndaj këtyre dy vendtakimeve të shqiptarëve, përfaqësitë diplomatike jugosllave mbanin qëndrim shantazhesh. U pengonte fjala, kënga dhe tradita shqiptare, ndaj nuk lenin gurë pa lëvizur që këto vendtakime të shndërroheshin në çerdhe spiunazhi e diferencimi. Si të tillë, denoncoheshin para organeve zvicerane, që atë kohe u besonin ambasadave jugosllave dhe merrnin masa të ashpra për pengimin e veprimtarive tona me interes kombëtar. Një pjesë bukur e madhe e « nacionalistëve », « irredentistëve », « separatistëve » dhe « terroristëve », sipas kualifikimeve të diplomatëve të ish Jugosllavisë, pas kthimit në Kosovë, burgoseshin ose u merreshin pasaportat. Faji i i tyre pse donin ta ruanin gjuhën, kulturën dhe individualitetin kombëtar,apo pse lexonin ndonjë gazetë apo libër shqip. Punëtorët shqiptarë ishin të pabarabartë e të diskriminuar edhe në fushën e shkollimit të fëmijëve. Derisa për nxënësit joshqiptarë, përfaqësitë diplomatike krijonin kushte dhe mundësi për hapjen e paraleleve shkollore pothuaj në çdo komunë, për nxënësit shqiptar nuk ekzistonte një mundësi e tillë. Edhe ata pak mësues që kishin ardhur nga Kosova manipuloheshin tmerrësisht nga ambasadat jugosllave për qëllime politike e spiunazhi.
Edhe koncertet shndërroheshin në protesta
Pas demonstratave të vitit 1981, pas gjakderdhjes që shkaktuan policia dhe ushtria serbosllave dhe pas burgosjeve e diferencimeve të mëdha politike, mërgata shqiptare në Zvicër e udhëhequr nga Kadri Zeka edhe koncertet që organizoheshin këtu i shndërronin në protesta dhe në përkrahje të parullës, « Kosova Republikë » ! Në anën tjetër, përfaqësitë diplomatike ish jugosllave nuk i ndihmuan punëtorët shqiptarë pa « ryshfet » as në rastet e fatkeqësive familjare e as në rregullimin e dokumenteve. Ato kishin krijuar një rreth të vogël spiunësh shqiptarë të cilët kryenin punë me para apo kushtëzime politike dhe informonin për çdo lëvizje ilegale patriotike të shqiptarëve që kishte nisur nga viti 1978 nga një celulë e Organizatës Marksiste Leniniste të Kosovës (OMLK), e udhëhequr nga dëshmori, Kadri Zeka në përbërje Hasan Malaj, Kadri Avdullahu dhe Halil Malaj, e cila pastaj kishte dalë hapur në vitin 1981 me vendimin për organizimin e demonstratës së parë, të 11 prillit 1981 në Bernë të Zvicrës, që ishte në mbështetje të plotë të demonstratave në Kosovë . Atë e organizoi ideologu dhe udhëheqësi i lëvizjes ilegale, Kadri Zeka që përfaqësonte Organizatën Marksiste Leniniste të Kosovës (OMLK), bashkërisht me dëshmorët Jusuf e Bardhosh Gërvalla si përfaqësues të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare (LNÇKVSH) dhe Ibrahim Kelemendi në emër të Frontit të Kuq Popullor (FKP). Parullat për demonstratën e parë në St.Gallen i ka shkruar dhe përgatitur, Kadri Zeka, Kadri Avdullahu, Nexhmedin Ahmetaj dhe Aqif Krasniqi. Në Cyrih parullat e para në gjuhën shqipe i ka shkruar, Ismet Rashiti, ndërsa në gjuhen gjermane, Sarah Gretler. Në Gjenevë parullat e para në gjuhën shqipe dhe frenge janë shkruar nga Kadri Avdullahu, Jakup Halimi, Shyqeri Ukshini, Elfi Agushi e të tjerë. Në organizimin e demonstratës së parë në Bernë kanë ndihmuar edhe këta veprimtarë : Zijah Shemsiu, Rrustem Mahmutaj që njihej si flamurtari i demonstratave, Hasan Kadriu, Shahin Ajdini, Rexhep Halimi, Hasan Mala, Kadri Avdullahu, Nexhmedin Ahmetaj, Saime Isufi, Ismet Rashiti, Jakup Halimi, Qamil Isufi, Qamil e Januz Salihu, Elfi Agushi, Selman Kllokoçi, Arif Idrizi, Hevzi Thaçi, Ilaz Bajrami, Hajdin Daka, Rashit Rashiti, Hajdar e Adem Sadrija, Zahir Kamberi, Shefket Musliu, Ilaz Krasniqi, Aqif Krasniqi, Nazif Haziri, Saqip Zymberi, Ragip Rexhepi, Kadri Rexhepi, Gafurr Qalaj, Ejup Ahmeti, Enver dhe Zahide Avdullahu, Shyqeri Ukshini, Adem Islami, Shaban Qorri, Beat Schaffer, Kathrin Asal, Sarah Gretler e shumë të tjerë. Këtë demonstratë me pjesëmarrje në mënyrë të organizuar dhe me parulla e ndihmuan edhe veprimtarë nga Gjermania e Belgjika, kryesisht nga Shtudgardi, Dyzeldorfi, Frankfurdi dhe Brukseli.
Kërkesa për demonstratë në emër të miqve zviceran
Kërkesa për organizimin e demonstratës së parë ishte bërë me iniciativën e Kadri Zekës në emër të miqve zviceran, Beat Schafer e Kathrinë Asal dhe të veprimtarit Hajdar Sarija. Fjalimin para pjesëmarrësve të emocionuar e mbajti Kadri Zeka (Zeqa), ndërsa peticionin e parë drejtuar organeve më të larta shtetërore dhe partiake të ish Jugosllavisë, bashkë me Kadri Zekën e dorëzuan në ambasadën ish jugosllave Rashit Rashiti dhe Beat Schafer. Në demonstratën e parë ishin të pranishëm rreth 300 bashkatdhetarë. Ndërkaq, Kadri Zeka në vitin 1981, iu drejtua bashkatdhetarëve edhe me një letër të hapur, që në fakt ishte një program politik për mërgatën shqiptare.

Sujets similaires
» Konference per Ksoven ne Gjermani
» Noli,mirte pjes ne kongresin komunist ne gjermani
» UDBA e kosoves sot (nxirri gjak nga vetulla)
» Kerceva drinin ta thefsha kalin gjermani,
» Ramiz Lladrovci,ata qe ikin ne gjermani ,s'jan shqiptar,pisi
» Noli,mirte pjes ne kongresin komunist ne gjermani
» UDBA e kosoves sot (nxirri gjak nga vetulla)
» Kerceva drinin ta thefsha kalin gjermani,
» Ramiz Lladrovci,ata qe ikin ne gjermani ,s'jan shqiptar,pisi
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum