Veton Suroi,marveshjen e ohrit
:: sport
Page 1 sur 1
Veton Suroi,marveshjen e ohrit
http://www.tiranaobserver.al/v1/veton-surroi-jeta-ime-si-djale-i-nje-ambasadori-jugosllav-ne-meksike-dhe-bolivi/
Veton Surroi: Jeta ime si djalë i një ambasadori jugosllav në Meksikë dhe Bolivi
10 April, 2012Politikë0295
Veton Surroi ka rrëfyer mbrëmë jetën e tij në një intervistë me Aleksandër Furxhi në “PRIZËM” në Albanian Screen. Ai sjell dëshmi se si u arrit paqja në Maqedoni më 2001. Rinia dhe edukimi si djalë ambasadori jugosllav në Meksikë dhe Bolivi. Përballja me Milosheviçin në gjykatën e Hagës. Dhe përse është kundër marrëveshjes së fundit mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Libri i Fluturave” është i fokusuar tek ngjarjet e vitit 2001 në Maqedoni, kur vendi u përfshi nga lufta mes forcave te armatosura të shtetit dhe faktorit ushtarak shqiptar me emrin Ushtria Çlirimtare Kombëtare. A është ky libër një kronike e asaj periudhe në Maqedoni?
Më shumë është një përfshirje përshtypjesh të mia, përshtypjesh natyrisht nga prizmi i një individi i cili aksidentalisht përfshihet në këtë ngjarje dhe përshkruan dhe natyrisht pas 10 vjetësh ka mundësinë e të analizuarit të atyre ngjarjeve.
“Përfshirje aksidentale në një luftë të padëshiruar” kështu shpreheni edhe në shënimin në hyrje të librit drejtuar lexuesve. Përse e quani të tillë ?
Po ishte një luftë e padëshiruar, unë nuk isha i përfshirë drejtpërsëdrejti, unë nuk jam qytetar i Maqedonisë, nuk kisha ndonjë motivacion tjetër të përfshirjes. Në një moment isha ftuar nga prijësi i Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare që të ndihmoja në arritjen e një formulimi paqësor. Isha ftuar nga ana e ndërmjetësit ndërkombëtar atë kohë, dhe kisha miqësinë e vjetër me zotin Arbën Xhaferri, kështu që ishin elementë që më ftuan siç thashë aksidentalisht sepse nuk isha i përfshirë në këtë luftë, nuk isha lufta ime.
Në atë kohë ka qenë faktori politik mjaft me peshë në ato treva,në një anë Arbën Xhaferrin dhe në anën tjetër prijësi siç e përmendet edhe ju i UÇK-së Ali Ahmeti. Ju njihet merita se i ulët bashkë, i pajtuat në një kohë që ky dukej një mision i pamundur. Koha ju ka dhënë sot të drejtë. Por nuk e di sa keni pasur besim atëherë se mund t’ia arrinit qëllimit?
Unë kisha besim në atë që ofroja, qëllimet e mia të sinqerta, nuk kisha ndonjë motiv tjetër, prapa involvimit tim nuk kishte ndonjë nevojë ndërhyrje të ndonjë faktori të jashtëm, nuk kisha nevojë të inkuadrohesha në jetën politike në Maqedoni, pra do të thotë që nuk kisha ndonjë motivacion pasardhës në këtë ndërhyrje. Kisha besim përsa i përket sinqeritetit të zotit Xhaferri të cilin e njihja isha mik me të prej kohësh, fitova një besim tek zoti Ahmeti, e pashë që ideja e tij themeltare ishte e sinqertë, nuk kishte ndonjë motivacion tjetër dhe mendova se njeriu në atë moment duhet të ofroj atë çka mund të ofroj, dhe nëse ka sukses mirë, nëse nuk ka sukses atëherë duhet të japë pak më shumë. Në thelb njeriu nuk duhet të mendoj për dështim sepse është irrelevante nuk është punë karriere, nuk është punë vaniteti në këtë drejtim por është punë e shpëtimit të jetëve të njerëzve sepse lufta konsumon njerëz, dhe sa më shpejt të përfundoj lufta dhe të filloj paqja, dhe të filloj një proces politik aq më shumë jetë njerëzish shpëtohen.
Sujets similaires
» Jam i pari qe e kam kritikue marveshjen e arsimit ndermjet R
» Zv Kryeministri Driton Selmani deklaron per marveshjen
» Haxhi Kuçi,analizon marveshjen Daqiq_Thaqi
» Reshat Udbashi tregon kush ka qen Veton Surroi
» Veton Sorra i ngrit permendore Spirr Kapetanit
» Zv Kryeministri Driton Selmani deklaron per marveshjen
» Haxhi Kuçi,analizon marveshjen Daqiq_Thaqi
» Reshat Udbashi tregon kush ka qen Veton Surroi
» Veton Sorra i ngrit permendore Spirr Kapetanit
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum