Ukshin Hoti çkururezohet dy here nga grat e tija
:: politika
Page 1 sur 1
Ukshin Hoti çkururezohet dy here nga grat e tija
Ukshin Hoti çkururezohet dy here nga grat e tija
Ukshin Hoti mbrojti në Katedrën e Filozofisë demonstratat e studentëve në 1981. Në këtë ditë e arrestuoi shërbimi sekret i UDB-së jugosllave. Fillojnë torturat në burg. Montohet gjyqi dhe e ndajnë nga gruaja. Pas disa vitesh burg, lirohet.
Duke ndërtuar një rrjedhë kronologjike të historisë së tij, duke shtuar herë pas here detaje që rrjedhin nga dëshmi të reja, Pasha tregon se arrestimi i dytë iu bë në mars të 1993, sepse një vit më parë kishte organizuar një homazh masiv për martirët e demokracisë në Brestovc. Në gjyqin që iu bë Ukshin Hotit nga Gjykata e Qarkut në Prizren më 29 shtator 1994, i lidhur këmbë e duar me zinxhir do t’i drejtohej Prokurorit publik të Republikës së Serbisë në Prizren, Dobrivoje Periç dhe gjykatëses serbe Nada Haxhi-Periq, të cilët i lexuan aktakuzën duke iu kundërpërgjigjur: “Kryeqytet i shtetit të bashkuar shqiptar mendoj se duhet të jetë Prizreni. Kjo i takon historikisht këtij qyteti, ndërsa i përgjigjet edhe gjeografikisht, pasi gjendet në qendër të trojeve shqiptare”.
Për herë të tretë dënohet më 17 maj të vitit 1994. Shkon në pallatin e Shtypit në Prishtinë për të vizituar grevën e urisë të Adem Demaçit. “Në kthim, në Gllogoc e kap policia serbe, i thyen të gjitha brinjët, madje thuhet se koloneli urdhëron që t’i hiqen organet gjenitale. Prishet edhe kurora me gruan e dytë, me të cilën kishte djalin Andinin dhe vajzën Brisilda. Ndërsa nga martesa e parë kishte vajzën Erleta. Nuk mundi kurrë t’u qëndronte pranë”, thekson Pasha.
..........................................................
Nëpërmjet dokumenteve të pakontestueshme, mësohet se ditën e diel, në orën dhjetë, të datës 16 maj 1999 drejtori i burgut të Dubravës, afër Istogut, Aleksandar Rakoqeviç e nxjerr nga burgu filozofin e Krushës, Ukshin Hotin. Këtë e pranon dhe vetë Rakoqeviç. Natyrshëm vijnë disa pyetje: Përse drejtori e ka nxjerrë nga burgu Ukshin Hotin ditën e diel, kur nuk punonte fare administrata? Kush e urdhëroi të shkelë ligjin? Përse drejtori i burgut nuk ia ka kontrolluar fare tre çantat e zeza me tesha, libra e dokumente që ka pasur në qeli Ukshin Hoti? Cilët qenë ata që e prisnin në makinë para burgut të Istogut? Kush e shoqëroi që nga qelia e gjer në makinën gri? –
.................................................................
Babanë e vëllanë ia vranë po ashtu.
................................................
Kisha vënë re se të burgosurit e rëndomtë serbë, sado që pretendonin të dukeshin apolitikë, nuk e ‘gëlltisnin’ shpjegimin se vetëm pushteti i Serbisë ishte fajtor për burgosjen time. Këmbëngulin në tezën, që nga fillimi, se një gjë e tille nuk ishte e mundur pa ‘pjesëmarrjen e shqiptarëve’. Me ‘shqiptarët’ mendonin pushtetin paralel shqiptar, por këtë nuk e thoshin. Këtë ata e ‘ruanin’ në vete si në fshehtësi”, shkruan Ukshin Hoti. E ndërsa hamendjet për fatin e tij janë të shumta, e motra, Myrveti, është kthyer në një Doruntinë. Rend ku dëgjon që hapet një varr apo gjendet një trup. “Hamendjet janë të shumta. Mendohet se e mbajnë peng. Ka të tjerë që thonë se është në një burg privat, ku i shërbejnë dy shurdh memecë, që të mos dalë sekreti. Thuhet gjithashtu se do të vijë një orë që serbët do kërkojnë mijëra dollarë për rikthimin e tij
..............................................
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/08/08/zhdukja-e-mistershme-a-mbahet-i-burgosur-ukshin-hoti/
Sujets similaires
» Profeti Muhamed;grat e tija dhe mosha
» Erleta Hoti,Ukshin Hoti eshte varrosur ne pereferi te Pejes
» Ukshin Hoti t
» Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy
» Ukshin Hoti gjalle
» Erleta Hoti,Ukshin Hoti eshte varrosur ne pereferi te Pejes
» Ukshin Hoti t
» Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy
» Ukshin Hoti gjalle
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum