Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Balli Kombetar

 :: politika

Aller en bas

Balli Kombetar Empty Balli Kombetar

Message  Perparimi Jeu 4 Déc - 13:00


ORGANIZATA BALLI KOMBËTAR
SEKRETARIATI KOORDINATOR NË MËRGIM
PRISHTINË, REPUBLIKA E KOSOVËS
28 NËNTOR 2014

INFORMACION ZYRTAR

Vizita e delegacionit të Sekretariatit Koordinator të Organizatës Balli Kombëtar në Mërgim (27 nëntor 2014 - 2 dhjetor 2014) dëshmoi edhe njëherë nevojën e një riorganizimi thelbësor dhe përfaqësimi adekuat të interesave qytetare dhe pa dallim etnie, besimi apo klase në Republikën e Kosovës. Ashtu siç i kemi paralajmëruar kryesitë e subjekteve që janë regjistruar në KQZ dhe bartin emrin Balli Kombëtar, Organizata në Mërgim nuk është aspak e kënaqur me punën e tyre në të kaluarën dhe sidomos nuk mund të jemi të kënaqur me ofertën aktuale politike e ekonomike për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ndihma disamujore e Sekretariatit Koordinator të Organizatës Balli Kombëtar në Mërgim, nxori në pah mungesën e vizionit, përgatitjes profesionale për dialog parimor, mungesën e vullnetit politik për reflektim pozitiv dhe mungesën totale të kuadrove implementuese të ndryshimeve të pashmangshme në Republikën e Kosovës.

Organizata Balli Kombëtar në Mërgim jep mbështetjen e saj të parezervë vetëm për Parti të Kompetencave e jo assesi për Parti të Parive (Bajraktarëve) parapolitike. Për rrjedhojë, duke parë nevojën e qytetarëve të Republikës së Kosovës për një alternativë të djathtë nacionaldemokratike, shqiptare, konservatore, euroatlantike dhe që bazat e sjelljes, punës, bashkpunimit por edhe bazat e kulturës politike i sheh të realizuara duke iu përmbajtur dhe shpërndarë në masat popullore vlerat e Dekalogut Moral dhe Dekalogut Politik, Organizata Balli Kombëtar në Mërgim rikonfirmon vullnetin e saj të shprehur disaherë në paralajmërimet tona dhe inicon formimin e një subjekti të ri politik në Republikën e Kosovës me emrin Balli Kombëtar Demokrat. Ftojmë të gjithë të interesuarit që dëshirojnë t'i bashkohen iniciativës tonë, të marrin kontakt me Këshillin Inicues për themelim në Republikën e Kosovës.

Për Sekretariatin Koordinator në Mërgim
Arbër Gashi, sekretar i përgjithshëm

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum