Enveri Hoxha,nga e djathta i katerti si LIma
:: politika
Page 1 sur 1
Re: Enveri Hoxha,nga e djathta i katerti si LIma
Këta intelektualë nuk kishin bërë thirrje që të luftoheshin forcat komuniste, por të bashkoheshin me forcat nacionaliste, që Shqipëria të ishte pjesë e bllokut antifashist. 1939 pushkët e para ishin të nacionalistëve patriot shqiptar me në krye trimin Abaz Kupi , ku ushtaraku mbretëror Mujo Ulqinaku do të vadiste tokën shqiptare me gjakun e tij duke u bërë dëshmori i parë antifashistë në europë, Asnje komuniste nuk ishte në at luftë… e kur familjet monarkiste internoheshin nga fashizmi asnje komunist apo familje e tyre nuk e internonte fashizmi…Vrasja e organizuar nga forcat komuniste ishte një skenar tipik terrorist që të ekzekutoheshin këta intelektualë. Pushkatimet u bënë në vende të caktuara, si hotel “Bristol”, Sharrë, Tufinë, Dajt, Rruga e Dibrës, te shkolla “Kristoforidhi”, Rruga e Kavajës dhe brenda periudhës 24 tetor-17 nëntor 1944. Të gjitha ekzekutimet u bënë gjatë natës dhe në mëngjes herët. Disa të tjerë i vranë sapo i nxirrnin nga dera e shtëpisë. Tirana kryeqyteti 24 vjecar përgjakej me gjakun e intelektualëve të pafajshëm. Vërtetimi i këtyre vrasjeve dokumentohet në veprën e diktatorit Enver Hoxha, i cili shkruan: “Kur qeveria ishte në Berat, më vjen Sejfulla Malëshova (anëtar i udhëheqjes komuniste, por me pikëpamje liberale) dhe më thotë: Shoku Enver, po vriten intelektualë të pafajshëm në Tiranë, dhe kjo është terrorizëm! Enveri përgjigjet: “Ata janë borgjezë dhe me pikëpamje perëndimore, nuk i shërbejnë kauzës sonë të proletariatit, të komunizmit. Partizanët po kryejnë detyrën.” Njësitet guerile kan mandatin e komandantëve të tyre për të kryer këto pushkatime. Dhe mirë bëjnë. Veçojmë se skenari i ekzekutimit ishte dy planësh: e para, që intelektualët të mos ishin prezent në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, dhe forcat komuniste, e kishin më të lehtë marrjen e pushtetit; e dyta, me vrasjen e tyre të krijonin terror në popull, që të heshtej rreth krimit të tyre. Një ndër manipulimet më të rënda e dramatike që ka bërë historiografia komuniste është manipulimi me të ashtuquajturën Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, e cila ka prodhuar kaq shumë ngatërresa, përçarje e gjenocid mes shqiptarëve, saqë efekti i saj zor se po zhduket dhe pse faktori kohë po ecën gjate. Rishikimi i historisë së Shqipërisë në një masë të madhe është rishikimi i situatës që krijuan komunistët gjate kësaj lufte. Gjithsesi, pa i gjykuar ashpër të ashtuquajturit “dëshmorë të Luftës NÇL”. Mund të them me bindje se idealet e tyre u manipuluan dhimbshëm dhe sakrificat e tyre nuk u drejtuan në altarin e shenjtë të interesave kombëtarë. Dhe për këtë para gjyqit të historisë duhet të japin llogari komunistët, dhe historianët e tyre, qoftë dhe për partizanët e vrarë, të cilët, në vend që të vriteshin si luftëtarë të lirisë kundër okupatorit, u dërguan të vriteshin në një luftë të pamoralshme civile kundër vëllezërve të një gjaku e të një gjuhe. Verifikimi i të vërtetave që lidhen me Luftën Nacionalçlirimtare ka qene dhe eshte një mision i papërmbushur i demokracisë shqiptare. Shoqëria shqiptare ushqehet dhunshëm me një treg të zi informativ, duke stimuluar dhe edukuar pandërprerë një ndjeshmëri dhe sensibilitet kriminal, lexuesit dhe shikuesit të saj i tundën para syve qindra mijë faqe gazetash dhe ekranesh me ngjyra me portrete gjakatare të diktatorëve, gjeneratat e reja mësohen me përralla detektive për lavdinë e madhe të udhëheqësve komunistë. Por kurrë dhe asnjëherë në hapësirat e kësaj lirie të fjalës nuk u dëgjuan rënkimet e thella të plagëve tona - See more at: http://gazetadielli.com/mediat-televizive-fyen-pervjetorin-e-pushkatimit-te-intelektualeve-tiranas/#sthash.50MEKENF.dpuf
Sujets similaires
» Fatmir Lima e Fadil Vokrin,Rahovecit edhe Lima ja paska rras
» Enveri shpiun i shume fishte
» Enveri dialog me Azem Perllakun
» Enveri,i frigohet Nacionalisteve
» Enveri shpiun i shume fishte
» Enveri shpiun i shume fishte
» Enveri dialog me Azem Perllakun
» Enveri,i frigohet Nacionalisteve
» Enveri shpiun i shume fishte
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum