Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Dëshmitari A: Hashim Thaçi urdhëroi vrasjen e spiunëve

 :: politika

Aller en bas

Dëshmitari A: Hashim Thaçi urdhëroi vrasjen e spiunëve  Empty Dëshmitari A: Hashim Thaçi urdhëroi vrasjen e spiunëve

Message  Perparimi Lun 17 Nov - 15:34


http://www.albeu.com/kosove/deshmitari-a-hashim-thaci-urdheroi-vrasjen-e-spiuneve/177485/

Dëshmitari A: Hashim Thaçi urdhëroi vrasjen e spiunëve





Abonohu për lajmet me e-mail:

E-maili juaj: Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Dëshmitari A ka dhënë një deklaratë shokuese në gjyq në rastin e "Drenica 2", duke thënë se Hashim Thaçi ka urdhëruar Sylejman Selimin që të vriste spiunët.

Ai i ka thënë gjykatësit Guy Smith se Thaçi mësonte Selimin sesi të vepronte, shkruan Kallxo.com.

Dëshmitari, i pyetur nga kryetari i trupit gjykues Darius Silicki më pas përshkroi dhomën e qendrës së ndalimit në Likovc ku u keqtrajtua, duke thënë se aty në atë dhomë i pa dhjetë të akuzuarit e këtij procesi.

Ja çfarë rrëfeu në gjyq dëshmitari A

Në gjykimin për krime lufte të Grupit “Drenica 2”, “Dëshmitari A” duke iu përgjigjur pyetjeve të Gregory Guy Smithit, avokatit të Sylejman Selimit tha se katër pjesëtarë të UÇK-së i kanë thënë që Amerika i paguan ata për t’i vrarë spiunët.

Këtë deklaratë “Dëshmitari A” e kishte dhënë më 11 gusht. Gregory Guy Smith kërkoi të dijë nëse kjo është e vërtetë.
Këtu në gjykatë keni thënë se personat të cilët më rrihnin siç pretendoni ju në Likovc kanë thënë se janë të paguar nga Amerika për t’i vrarë spiunët. A keni thënë kështu?, pyeti avokati i Sylejmna Selimit.

“Po, zotëri”, u përgjigj shkurt dëshmitari.

Kush ua ka thënë këtë?, shtroi pyetjen e dytë për këtë çështje Gregory Guy Smith.

“M’i kanë thënë Sylejman Selimi, Hysni Thaçi, Zeqir Demaku dhe Jahir Demaku. Gjithashtu më kanë thënë se i marrin nga 500 marka gjermane në muaj për me i vra spiunët”, tha Dëshmitari A.

Dëshmitari tregoi se Sylejman Selimi dhe tre të tjerët e UÇK-së, i kanë thënë se për vete do të jenë të sigurt edhe nëse luftën e fiton Serbia, pasi në atë rast do t’i dërgonë për të jetuar në Gjenevë./albeu.com/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum