Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Enver Hoxha diktatori i 3 me radhe

 :: politika

Aller en bas

Enver Hoxha diktatori i 3 me radhe Empty Enver Hoxha diktatori i 3 me radhe

Message  Perparimi Mer 2 Juil - 10:10

http://www.zeri.info/artikulli/29721/thaci-e-kadri-veseli-ndaluan-protestat-e-99-kur-ndahej-mitrovica-video-foto

Diktatorët më të çmendur në botë, Enver Hoxha në vend të tretë
Publikuar: 27.06.2014 - 23:39
Komente (3) Publiko në:

Në Youtube ka marrë shume vizita një klasifikim i diktatorëve të të gjitha kohërave. Klasifikimi është bërë nga një televizion britanik i cili ka përmbledhur diktatorët më të çuditshëm në botë.

Kriter për këtë vlerësim, janë veprat e tyre të çuditshme që kanë kryer gjatë jetës së tyre. Vendin e tretë në këtë klasifikim e zë Enver Hoxha ish diktatori ynë konunist.

Sipas tyre, veprimi më i çmendur i tij është ndërtimi i 750 mijë bunkerëve, ndërkohë që popullsia ishte vetëm 3 milionë banorë. Edhe pas kaq kohësh, Enver Hoxha vazhdon të bëj të flas për veten, me cmendurite e tij që i kushtuan jo pak popullit tonë.Enver Hoxha diktatori i 3 me radhe Ballina%20e%20librit%20te%20Pean-1395829011

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Enver Hoxha diktatori i 3 me radhe Empty Hashim Thaçi, spiun i francezëve,bravo

Message  Perparimi Mer 2 Juil - 10:12

Enver Hoxha diktatori i 3 me radhe Ballina%20e%20librit%20te%20Pean-1395829011





BALLINA / DITARI / POLITIKË
Thaçi e Kadri Veseli ndaluan protestat e '99 kur ndahej Mitrovica (VIDEO + FOTO)
Artan M. Haraqija & Liridon Llapashtica
Publikuar: 26.03.2014 - 11:10
Komente (43) Publiko në:

Besfort Video M1, para pak ditësh ka publikuar një video në të cilën shihet se si forcat ushtarake franceze e dërgojnë me veturë të tyre në Mitrovicë, Hashim Thaçin, për të ndaluar protestën e stafit të Spitalit të Mitrovicës që donte të shkonte në vendin e tyre të punës.



Ky është një nga momentet me të cilën edhe fillon ndarja e qytetit të Mitrovicës.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, dërgohet dhe kthehet me makinë në të cilën shihet se shofer ishte një ushtar francez.


Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi largohet nga Mitrovica me veturë të KFOR-it francez

I shoqëruar nga Kadri Veseli, atëkohë Shefi i Shërbimit Informativ i Kosovës, tash nënkryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ju thoshte protestuesve që të besojnë te bashkësia ndërkombëtare. Së bashku me ta ishte edhe Rrahman Rama, tash me gradën e gjeneralit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Thaçi, i cili që më shumë se gjashtë vjet është kryeministër i Kosovës, derisa tentonte të qetësonte protestën, iu premtonte banorëve të Mitrovicës se të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Më shumë se dhjetë vjet pas kësaj proteste, Hashim Thaçi në pozitën e shefit të qeverisë së Kosovës, ka më shumë së një vit që negocion me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës, përfshi edhe jo pak çështje me veriun e vendit.


Kryeministri i Kosovës, Thaçi, shtrëngon duart me homologun serb, Ivica Daçiq

Stafi shqiptar i spitalit të Mitrovicës vazhdon të mos shkojë në vendet e tyre të punës, ndërsa banorët e Mitrovicës ende nuk kanë mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre.

Gjykatat në veri të këtij qyteti vazhdojnë të jenë “OFF LIMIT” për gjykatësit shqiptarë gjithashtu.

Hashim Thaçi, spiun i francezëve?

Kohë më parë, gazetari francez, Pierre Pean, autor i librit, “Kosova – lufta e drejtë, për një shtet mafioz”, kishte deklaruar se kryetari i PDK-së dhe shefi i qeverisë kosovare është trajnuar nga shërbimi inteligjent francez.


Gazetari francez, Pierre Pean

Në librin e tij Pean ka shkruar: “Shërbimi inteligjent, duke vepruar në mënyrë të fshehtë nga Ushtria e Francës, ka trajnuar anëtarë të UÇK-së, por duhet thënë se inteligjenca ushtarake, ishte e orientuar pro Serbisë”

Shërbimi i inteligjencës, sipas tij, ishte përgjegjës për Hashim Thaçin dhe kishte punuar për trajnimin e bashkëpunëtorëve të tij.

“Në të njëjtën kohë, stafi i Ushtrisë, nuk ishte në të njëjtën linjë. Ata sikurse ka ndodhur tradicionalisht, ishin në anën e serbëve, gjë të cilën e dëshmoi edhe me respektimin e përpiktë të marrëveshjes së Kumanovës dhe implementimin neutral të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara”, thotë Pean./Zëri

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum