Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Marte Tunaj deklarone qe e ka dhunue Millosh Jokiq

 :: sport

Aller en bas

 Marte Tunaj deklarone qe e ka dhunue Millosh Jokiq Empty Marte Tunaj deklarone qe e ka dhunue Millosh Jokiq

Message  Perparimi Dim 12 Oct - 10:47

E dhunuara Marte Tunaj: Bota duhet ta dijë se çka ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë
E dhunuara Marte Tunaj: Bota duhet ta dijë se çka ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë 100GAZETAEXPRESS E diel, 12 Tetor 2014 15:54 Marte Tunaj është gruaja e vetme në Kosovë që ka dëshmuar për dhunimin e kryer gjatë kohës së luftës. Ajo tani është në moshë të shtyrë dhe merr një ndihmë prej 96 eurove. Marte Tunaj ka një porosi për femrat dhe gratë e dhunuara gjatë luftës, tani në kohën kur po bëhet identifikimi i tyre dhe kur shteti po mundohet tua sigurojë një pagë dinjitoze atyre. Rrëfeni dhe vetëm rrëfeni dhe tregoni botës se çka ndodhi me ne është porosia e saj.
Marte Tunaj ndryshe e njohur si burrnesha e Kosovës ende ka kujtime të hidhura e të rënda gjatë kohës së luftës së fundit. Ajo ishte e dhunuar nga serbët dhe është e vetmja grua kosave që në Gjykatë dëshmoj publikisht dhe nuk hezitoj të tregojë barbarinë e paramilitarëve serb, raporton rajonipress.

Tuna tani ka një moshë të shtyrë dhe merr vetëm 96 euro ndihmë nga shteti. Thotë se shpreson shumë që kjo kategori do të sistemohet dhe do të përkrahet edhe më shumë në të ardhmen. “Kam dëgjuar se tani gratë e dhunuara po identifikohen në tërë Kosovën, por janë plotë gra që nuk duan të dëshmojnë. Unë mendoj se ato gabojnë shumë rëndë nëse nuk rrëfehen. Bota duhet të dijë se çfarë ndodhi me ne dhe ne duhet të rrëfejmë. Unë kam rrëfyer publikisht sepse kisha përkrahjen edhe të familjes, edhe gratë e tjera duhet rrëfejnë. Apeli im për të gjitha femrat dhe gratë e dhunuara gjatë luftës është : “Rrëfeni, rrëfeni” porositë Marte Tunaj.

Marte Tunaj me prejardhje nga Gjakova është e martuar në Verban të Vitisë dhe ka një histori interesante. Ajo më 30 maj të vitit 1999 ishte maltretuar, keqtrajtuar dhe përdhunuar nga paramilitari Millosh Jokiq ndaj të cilit më 25 shkurt të vitit 2000 ishte ngritur aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile në Viti. Në veçanti deklarata e Marte Tunajt se ishte dhunuar nga Jokiqi ishte aq e guximshme dhe trimëruese saqë Jokiq urgjentisht nga forcat e KFOR-it ishte arrestuar.

Por nuk përfundon këtu historia e Marte Tunajt. Ajo e kishte shumë të vështirë që pas luftës t`i rrëfente familjes dhe burrit për tërë atë që i kishte ndodhur me Jokiqin. “E mora guximin dhe i dhashë vetës detyrë që ta denoncoja në polici Jokiqin. E bëra këtë për hir të shumë nënave e grave shtatzëna që ishin keqtrajtuar nga Jokiqi. Burri im e mori vesh tek pasi u bë gjyqi dhe i jam shumë mirënjohës që më përkrahu deri në fund” rrëfen ajo për rajonipress.

Tunaj thotë se guximin për të dëshmuar si grua shqiptare ia fala Kosovës, djalit tim Sherifit i cili ishte pjesëtar i UÇK-së dhe ishte i vetmi i mitur në tërë rajonin e Vitisë.

Ajo së bashku me burrin e saj Vebih Selmanin dhe djemtë ishte pjesëmarrëse e luftës së fundit. Lufta me të mirat e me të këqijat asaj i solli një ngjarje tronditëse. Për shkak të aktivitetit në UÇK të burrit të saj dhe djemve ajo dhunohet nga paramilitarët serb.

Ajo thotë se gjatë luftës së fundit e ka fituar diabetin dhe vetëm për një muaj shpenzon mbi 80 euro vetëm për barna.”Nuk jam pishman që u kam dhënë bukë pjesëtarëve të UÇK-së dhe u kam qepur edhe rrobat. E kam bërë me vullnet e dëshirë , por nuk mund të pajtohem me faktin se Qeveria e përkohshme më përzuri nga vendi i punës dhe askush kurrë nuk është përkujdesur për mua” thotë ajo e revoltuar.

Martja thotë se e ka guximin të flas në emër të të gjitha grave të dhunuara që shteti të mendoj dhe të bëjë të pamundurën që tua mundësojë një pagesë dinjitoze. “Është gjynah që femrat e dhunuara të mbesin nën mëshirën e lëmoshës. Ato kanë nevojë për përkujdesje e tretmane të ndryshme mjekësore” shprehet ajo.

Ndryshe Marte Tunaj është femra e vetme në Kosovë që ka dëshmuar publikisht për dhunimin e kryer nga ana e Millosh Jokiqit. Tunaj ka dëshmuar në prezencë të burrit dhe publikut në sallë dhe si rezultat i rrëfimit të saj rrëqethës Jokiq ishte dënuar me 20 vite burgim.

Në gjykimin kundër Millosh Jokiqit patën dëshmuar 40 dëshmitarë në mesin e tyre edhe Marte Tunaj nga Verbani i Vitisë. Tunaj me dëshmi rrëqethëse pati prezantuar para trupit gjykues që udhëhiqej nga Patrice de Charette, shumë fakte dhe prova bindëse.

Millosh Jokiq sipas Marte Tunajt më 30 maj 1999 nën kërcënimin e thikës ka kryer marrëdhënie seksuale. Jokiqi ishte i armatosur deri në dhëmbë./rajonipress/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum