Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Deshmi,pse u tradhetue Fehmi Agani,nga kush

 :: sport

Aller en bas

kush e vrau jusuf gervallen - Deshmi,pse u tradhetue Fehmi Agani,nga kush Empty Deshmi,pse u tradhetue Fehmi Agani,nga kush

Message  Perparimi Jeu 28 Aoû - 4:24

Pershendetje Nehat Shaqiri.

Ju lutemi nje pyetje lidhur me vrasjen e profesor Fehmi Aganit;A keni bisedue me bashkshorten e te ndjerit Sadijen dhe djalin e tij Mentorin.Ne tren a e moren policet serb,apo civil dhe a e shihnin ka e qonin te ndjerin. Kaq

Sinqerisht
Haxhiu
il y a 2 heures

Pershendetje z.Kuçi! Asnjehere nuk kemi biseduar me gruan apo djalin e z.Aganit.

Ja nje shkrim qe e kam bere per z.Aganin.

Pse treni në të cilin ishte Fehmi Agani u rikthye nga Shkupi, pa lejuar të zbrazej!?

A ishte tradhti vrasja e Fehmi Aganit!?

“Ne telefonuam tek zyrtarët e kohës, kishte edhe ndërhyrje nga të tjerët, premtimet i morëm, por pse nuk u realizuan, mbetet ende çështje e pazbardhur”, i thotë gazetës ky burim.


Nehat SHAQIRI

Një prej mistereve më të mëdha të luftës ende nuk është zbardhur. Madje më së paku është zënë në gojë edhe nga mediat. Dilema qendrore është se nëse Fehmi Agani dhe treni në të cilin ishte duke udhëtuar me shqiptarët e tjerë drejt Shkupit, pse u bllokua dhe nuk u lejua që të dilnin të gjithë shqiptarët e dëbuar, e veçmas Fehmi Agani, i cili ishte më i rrezikuari.
Burime të gazetës “Bota sot” 15 vjet pas flasin për një komplot, në të cilin përveç ndikimit të regjimit të Milosheviqit, ishin të përzier edhe figura politike shqiptare. Njëri prej tyre tashmë ka shkuar nga kjo jetë, ndoshta bashkë me mëkatin se pse nuk bëri gjënë e duhur për ta shpëtuar akad.Fehmi Aganin, i cili konsiderohej si dora e djathtë e presidenti Rugova.
Profesor Agani ishte edhe bartës i organizimit ushtarak institucional. Ai kishte lidhje të vazhdueshme me Sali Çekajn, dhe me persona të tjerë të strukturës organizuese.
Profesor Agani ishte nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai është vrarë me 6 maj të vitit 1999, nga forcat paramilitare serbe. Në vitin 1999, forcat serbe, kishin dëbuar rreth një milionë shqiptarë nga Kosova për në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi më pak.
Sipas versionit zyrtar profesori Agani, i cili ishte në trenin që po udhëtonte drejt Maqedonisë, me të kuptuar këtë forcat serbe, trenin e kthyen mbrapsht nga kufiri i Maqedonisë, ku policia serbe e ndaloi trenin dhe kishin marr dr. Aganin për ta vrarë. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit.
Por, sipas informacioneve të siguruara nga gazeta, kishte pasur një tentativë serioze nga shqiptarët në Maqedoni, që të siguronin jetën e Aganit, duke mos lejuar kthimin e trenit, por që një politikan shqiptar, tashmë i vdekur në vend se të reagonte shpejt dhe me kohë, ka gjasa që të ketë marrë pjesë në zvarritjen e ndërhyrjes dhe të paktën nxjerrjen e profesor Aganit nga treni dhe të familjes së ngushtë.
“Ne telefonuam tek zyrtarët e kohës, kishte edhe ndërhyrje nga të tjerët, premtimet i morëm, por pse nuk u realizuan, mbetet ende çështje e pazbardhur”, i thotë gazetës ky burim.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me kryesinë e tij, ka bërë homazhe në nderim të figurës së lartë të Fehmi Aganit. Agani u vlerësua, nga i pari i LDK-së, Isa Mustafa, si një njeri i cili ka bartur proceset më të rëndësishme të transformimit të këtij vendi nga një shoqëri demokratike.
“Ne vlerësojmë se një figurë e tillë, do ti nevojitej përherë dhe LDK-së, si frymëzim i punës, i demokracisë, urtësisë e dijes, por po ashtu edhe shtetit të Kosovës, pasi që zoti Agani së bashku me zotin Ibrahim Rugova, kanë qenë dy figurat kyçe, të cilët kanë bartur proceset më të rëndësishme të transformimit të këtij vendi nga një shoqërie demokratike”, tha ai.

“Koka kryesore teorike”

Publicisti dhe analisti politik, Skënder Zogaj, thekson për Gazetën “Bota sot” se, rreth vrasjes së Fehmi Aganit gjithçka është enigmë, gjithçka është e panjohur, dhe se gjithçka që mund të flitet kot është keq.
“Në fakt e rëndësishme është se z. Agani ka qenë personi kyç në Kosovë. Ibrahim Rugova, Fehmi Aganin e kishte një motor të Lëvizjes, dorë e djathtë, e kishte kokën kryesore teorike në Kosovë. Qytetarët e Kosovës kanë pasur besim të jashtëzakonshëm të profesori Agani. Tentimet e tij kanë qenë gjithmonë të qëlluara dhe në vendin e duhur në mënyrën e duhur, kështu që akti i vrasjes së tij del shumë i arsyeshëm sepse për ta ndaluar Ibrahim Rugovën është bërë ky veprim që të hiqet Fehmi Agani, dhe vrasja e Aganit ka të bëjë direkt me dobësimin e Lëvizjes Demokratike të Kosovës”, thotë Zogaj.
Ai thekson se enigma është se ende nuk dihet se kush e ka ndalur, sepse, ai dihet se është nxjerr nga treni me rastin e largimit nga Kosova, ku i dërgonin shqiptarët në Maqedoni, në rrugë e sipër është ndal, është marr e është pushkatuar.
“Gjithçka rreth figurës së Fehmi Aganit, rreth ditës së fundit të vrasjes së tij, është e paqartë dhe në thellësi e panjohur, sepse, ka pasur variante nga më të ndryshme pasluftës, mirëpo të gjitha janë jo zyrtare. E vërteta është që, ndaj Fehmi Aganit do duhej të ketë qenë i organizuar nj aksion i veçantë për të eliminuar njërin nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Kosovës”, thekson Zogiani.
Ai shton se, nuk është e rastësishme elikfidim i profesor Aganit dhe pasojat e atij likuidimi kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha, sepse pas vrasjes së Fehmi Aganit, gjithçka kalon vetëm të Ibrahim Rugova dhe realisht gjysma e Ibrahim Rugovës eliminohet me këtë vrasje të Aganit.
“Të gjitha këto elemente e bëjnë me dije dhe sinjalizojnë se vrasja e Aganit, nuk ka qenë e rastësishme siç pretendohej nga disa njerëz oponent të ndryshëm, jo vrasja është organizuar e qëllimshme dhe faktikisht e dëshiruar për ta penguar zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës, të luftës në Kosovë, të demokracisë dhe zhvillimeve të mëvonshme. Mungesa e Fehmi Aganit në këto vite të pasluftës në Kosovë janë tepër të ndjeshme sepse, një prezencë e tij, në këto zhvillime do të kishte një ndikim të jashtëzakonshëm për rezultatet e tjera që do ti kishim sot”, thotë analisti Skënder Zogaj.

Luftohej edhe nga struktura të vetëquajtura të UÇK-së

Ndërsa, analisti politik, Gazmend Islami, thotë për Gazetën “Bota sot” se, prof. dr. Fehmi Agani ishte njeri ndër figurat më të ndritura që ka pas vendi ynë, dhe se ai ishte gjenerator i lëvizjeve politike në Kosovë që gjatë gjithë jetës së tij pati një rol të rëndësishëm në çlirimin e vendit.
“Profesori luftohej nga shteti serb, si dhe nga disa struktura të vetëquajtura të UÇK-së. Gjatë luftës luajti rolin e ndërlidhësit mes ilegales edhe legales ishte përkrahës edhe ideator i luftës çlirimtare, prandaj me plot gojën mund të themi se ai do të mbetet në historinë e Kosovës një mendimtar, çlirimtar, filozofe, atdhetar. Vrasje e tij nga pushteti i Serbisë nuk është për tu çuditur, sepse ara vrisnin se pari trurin e një populli që kërkonte liri”, thotë Islami.
Kurse, Nijazi Muhamedi thotë për Gazetën “Bota sot” se, me profesor Fehmi Aganin dhe me Ibrahim Rugovën është takuar disa herë. “Por, më gjatë me ta kam ndenjur në prag të Konferencës së Rambujesë, para se të nisej”.
Ai thekson se në cilësinë e zëvendës-drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Maqedonisë, bashkë me redaktorin e debateve televizive politike, të ndjerin Osman Shala i patën bërë ftesë që të merrte pjesë në emision, të cilën e mirëpriti dhe erdhi një ditë para se të nisej për në Rambuje.
Ai thekson se, ishte një emision gati dyorësh, pas emisionit, “në hotelin që e pata rezervuar për të dhe ku sigurova edhe nja dy veta roje shqiptare për, ti qëndruar pranë, ndenjëm gjatë dhe biseduam gjatë. Kolegët me të cilët ishim bashkë në këtë takim me prof. Aganin, simpatizantë atëherë e sot të LDK-së, gjithë kohën i bënin pyetje shtesë prej asaj që thanë në emision, të cilat kishin të bëjnë me situatën në Kosovë dhe se çka mund të sjellë Rambujeja”.
“Më kujtohet një rast kur na tha që në takimet me diplomatët e huaj kërkohet saktësi, përqendrim dhe fjalë të pakta, se për një shprehje jo aq të kuptuar qartësisht,ose jo aq qartësisht të përkthyer, nga takim me ambasadorin amerikan, Kristofer Hill del një problem i vogël që ka mundur të fuste konfuzion në veprimin e tij në relacionin Prishtinë-Beograd, por prof. Agani kish ndërhyrë me shpejtësi për t’i bërë një rishpjegim dhe qartësim të pozicionit të shprehur nga ana e LDK-së”, thotë Muhamedi.

Kërcënohej vazhdimisht, shqip e serbisht
Ai thekson se, kur, mes tjerash, i ka bërë një pyetje, se pse gjithherë ecën vetë, pa njerëz që do t’i bënin roje, Agani ishte përgjigjur se po të “merrja roje, atëherë më shpejtë do më kishin vrarë”, se do të gjenin mënyra për të mos e marrë përgjegjësinë pushteti serb, ndërsa kështu, çfarëdo që të më ndodhë, gishti i pushtetit serb nuk mund të fshihet.
“Ndërsa, në pyetjen time se, a merr kërcënime, më tha që merr vazhdimisht, përmes telefonit, në shqip e serbisht dhe nga shqiptarë që më thonë se nuk kam ku t’i iki vdekjes prej tyre, si “njerëz të UÇK-së më paraqiten disa”, po kjo nuk më frikon, më thoshte. E shoh se më përcjellin në kohë të caktuar, në mbrëmje, kur ngjitem gjithnjë vetë pjerrëtinës për të shtëpia ku e kam dhe nisin të cingërojnë paraqitjet e tyre kanosëse, mandej pushojnë dhe dikur vonë paraqitën prapë, sigurisht me qëllim që të frikojnë edhe familjen time duke dëgjuar kanosjet e tyre…! “Po unë, fare nuk i frikohem vdekjes, ngado që të më vijë nga këta dy palë kanosësish..!!,-më pat thënë shumë me fjalë të një qetësie burrnore prof Agani”, thotë Muhamedi.
Për nder të profesor Fehmi Aganit, tashmë është ngritur përmendorja e tij në oborrin e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë. Profesor Agani nga koleget e tij (Akademisë së Kosovës) merrej për demokrat i cili kishte për qëllim demokratizimi e shoqërisë shqiptare në të gjitha lëmit e jetës. Që nga vitet 60-ta kur ishe paraqitur me argumentim e së drejtës së Republikës së Kosovës e deri me vrasjen e tij, Agani e kishte vënë gjithë krijimtarinë e tij në shërbim të projektimit, të argumentimit dhe të realizimit të këtij qëllimi. Kështu ai ishte pjesëmarrës aktiv në politiken e Kosovës.
Duke pas studiuar për filozofi, specializuar në shkencat sociologjike dhe politike, doktoruar në këto shkenca, F. Agani, pas një përvoje si arsimtar i filozofisë dhe i lëndëve të afërta në shkollat e mesme të Prishtinës, kishte vazhduar si gazetar dhe komentator i politikës së jashtme në gazetën Rilindja, për t’iu kthyer sërish arsimit - tani në rrafshin universitar si ligjërues, docent e profesor i sociologjisë dhe i sociologjisë politike, po edhe i lëndëve të afërta me to, duke u bërë njëherësh dhe themelues i Degës së Filozofisë e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, po edhe një nga ndërtuesit kryesorë të Universitetit në tërësi.

Box

“Më kujtohet një rast kur na tha që në takimet me diplomatët e huaj kërkohet saktësi, përqendrim dhe fjalë të pakta, se për një shprehje jo aq të kuptuar qartësisht,ose jo aq qartësisht të përkthyer, nga takim me ambasadorin amerikan, Kristofer Hill del një problem i vogël që ka mundur të fuste konfuzion në veprimin e tij në relacionin Prishtinë-Beograd, por prof. Agani kish ndërhyrë me shpejtësi për t’i bërë një rishpjegim dhe qartësim të pozicionit të shprehur nga ana e LDK-së”, thotë Muhamedi.
Fin de la conversation


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum