Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Enver Dugolli,prisnim 17 main 1999 qe te lirohet Ukshin Hoti

 :: politika

Aller en bas

Enver Dugolli,prisnim 17 main 1999 qe te lirohet Ukshin Hoti Empty Enver Dugolli,prisnim 17 main 1999 qe te lirohet Ukshin Hoti

Message  Perparimi Mer 13 Aoû - 11:31

SHKRIMI
e mërkurë, 13 gusht 2014


ENVER DUGOLLI: PËRQËNDRIMI I TË BURGOSURVE SHQIPTARË NË KAMPIN E DUBRAVËS
Enver Dugolli,prisnim 17 main 1999 qe te lirohet Ukshin Hoti Lajmi_1337425277

(Pashtriku.org, 19. 05. 2012) - Të burgosurit pritnin me padurim ditën e 17 majit 1999, kur do t’i skadonte afati i burgut profesor Mr.Ukshin Hotit, ndërsa Ai do të merret nga burgu, pa pritur, një ditë më parë, më 16 maj 1999, “lirim” i pazakonshëm në praktikën e burgjeve serbo-sllave dhe veçanërisht për rrethanat e Luftës çlirimtare në Kosovë. Megjithatë, shpresohej se Bacin Ukë, siç e thirrnin Ukshinin bashkëvuajtësit në burgje, mund ta priste ndonjë përfaqësues i organizatave humanitare, siç mund të ishte Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, që do të kujdesej për sigurinë e jetës së tij. Pas marrjes dhe zhdukjes së Profesor Ukshin Hotit, zhvillimet e përgjakshme vazhduan rrugëtimin. Po atë ditë që u “lirua” Hoti, nga burgu u “lirua” edhe Rasim Plava nga Cërmjani i Gjakovës, i cili më vonë u gjet i vrarë në Vranoc të Pejës, të nesërmen u “lirua” Haki Z. Dinaj nga Raushi i Pejës dhe konsiderohet i zhdukur, kurse më 18 maj 1999, në mjediset e Burgut të Dubravës është ekzekutuar Shkëlzen Pepshi nga Juniku i Deçanit. Krimi i pashembullt, gjakderdhja e llahtarshme, do të ndodhë më 19 - 24 të majit të vitit 1999.

Fillimi i vitit 1997 në Kosovë nisi më një varg arrestimesh të shumta, por edhe me goditje të drejtpërdrejta në strukturat e UÇK-së. UDB-ja dhe ushtria jugosllave synonin që më këto goditje të dobësonin, apo të asgjësonin në tërësi forcën ushtarake dhe politike UÇK, e cila në programin politik dhe në doktrinën ushtarake kishte çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, me mjete të tjera nga ato që trumbetoheshin në ato vite nga partitë dhe lëvizjet pacifiste shqiptare të kohës. Burgjet hetuese në Kosovë thuajse ishin të stërmbushura nga këto arrestime dhe në çdo qeli të këtyre burgjeve kishte ,,terroristë’’ të pathyeshëm në rrugën jetësore çlirimtare të tyre.

Realisht, pas dënimit të tri grupeve, që u bë gjatë vitit 1997, pushteti serb sikur planifikonte që burgjet hetuese t’i mbushte prapë me ,,terroristë’’ të rinj, andaj ende pa u kthyer aktgjykimi nga shkalla e dytë filloi që një pjesë të të dënuarve t’i transferonte në Burgun e Dubravës. Transferi bëhej pasi që ky burg ishte i njohur për kapacitetin që posedonte në planin e infrastrukturës dhe të kushteve për mbajtjen e një numri shumë të madh të të burgosurve.

Në fillim të vitit 1998 nga Burgu Hetues i Qarkut të Prishtinës transferohet në Burgun e Dubravës një grup i të dënuarve: Avni Klinaku, Liburn Aliu, Dylber Beka, Enver Dugolli, Eqrem Kastrati dhe Jahja Lluka, që u soll nga Burgu i Pejës. Në shikim të parë dukej se nuk po ndodhte asgjë e jashtëzakonshme, mirëpo më vonë u kuptua se aty synohej një grumbullim i madh i të gjithë të burgosurve politikë me autoritet dhe me ndikim në radhët e masave shqiptare.
Lista e të burgosurve politikë që ndodhëshin asaj kohe në Burgun e Dubravës është kjo: Bajrush Xhemaili, Hajredin Hyseni, Xhelal Canziba, Ismet Mahmuti, Raif Çela, Avdi Mehmeti, Rexhep Oruqi, Sheremet Ahmeti, Blerim Olloni, Hajzer Hajzeraj, Reshat Maliqi, Fadil Hyseni, Sejfullah Sahatqiu, Shefqet Beqaj, Gani Mullabazi, Salih Sokoli, Esat Haxhijaha, Xhemajli Haxhimustafa, Remzi Tetrica, Naser Husaj dhe Naser Ndrecaj.

Përcjelljet e shumta që u bëheshin, jo vetëm atyre, por, po thuajse të gjithëve që ishin arrestuar ose dënuar për veprimtari patriotike, 



Se, vërtet po ndërronte diç në këtë drejtim, tregon fakti se të burgosurit e tjerë, siç janë Grupi i Nait Hasanit dhe Grupi i Besim Ramës, e që pritej se do t’i transferonin në këtë burg, nuk erdhën, nuk i sollën, pasi që lufta e UÇK-së po përhapej



Ky transferim fillimisht u bë në dy burgje, pikërisht në Kazamatin e Nishit dhe në Kazamatin e Mitrovicës së Sremit.
.....................................................................................
Në burgun e Mitrovicës së Sremit transferohen: 

Srem;
Bajrush Xhemaili, Avni Klinaku, Liburn Aliu, Dylber Beka, Enver Dugolli, Eqrem Kastrati, Raif Çela, Avdi Mehmeti, Hajzer Hajzeraj dhe Naser Husaj. Ndërsa në burgun e Nishit transferohen: Hajredin Hyseni, Ismet Mahmuti, Xhelal Canziba, Sheremet Ahmeti, Gani Mullabazi, Salih Sokoli, Remzi Tetrica dhe Naser Ndrecaj.të dënuar për vepra ordinere. Të gjithë u dërguan nëpër burgje të ndryshme të Serbisë, si në Kazamatin e Nishit, të Pozharevcit, të Mitrovicës së Sremit etj.

............................................................................................
Thjesht shqiptarët në burgjet serbe nuk ishin të burgosur, ishin pengje të luftës, dhe mbi ta ushtrohej dhuna serbe tradicionale 



Vizitat e shumta që ua bënin të burgosurve shqiptarë “personalitetet” serbe në kampin e Mitrovicës së Sremit e gjetkë, siç ishte edhe vizita e kriminelit Arkan, tregonte qartë se ndaj tyre po përgatitej diçka edhe më e keqe, 



Kur është fjala për Kazamatin e Mitrovicës së Sremit, pikërisht më 26 prill 1999, u urdhërohet të burgosurve politikë (më herët i kishin grumbulluar në një dhomë, ku e kishin sjellë edhe profesor Mr. Ukshin Hotin), që me nguti t’i bënin gati gjërat që kishin, sepse do t’i transferonin “diku tjetër…”!?!

Ishin gjithsej 45 veta të dënuar politikë,



në mes të fshatit Llapushnik dhe Arllat të Drenicës, goditet nga një aeroplan i NATO-s. Ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e pabesueshme! U shkatërrua autoblinda dhe u vranë ushtarët serbë që gjendeshin brenda. Sapo ndodhi ngjarja, ushtarë dhe paramilitarë serbë që kishin qenë në pozicione përreth rrugës, të tmerruar dhe të mllefosur për humbjet që pësoi makineria ushtarake serbe, tentuan që më çdo kusht të hakmerreshin më vrasjen e disa pengjeve shqiptarë që gjendeshin në autobusë të lidhur këmbë e duar.



Të burgosurit pritnin me padurim ditën e 17 majit 1999, kur do t’i skadonte afati i burgut profesor Mr.Ukshin Hotit, ndërsa Ai do të merret nga burgu, pa pritur, një ditë më parë, më 16 maj 1999, “lirim” i pazakonshëm .



Nuk e tregon ngjarjen siq ka ndodhur,as si i kan lutur te burgosurit se kush deshiron te dali ne fushe e te lozin futball  ?????

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum