Behxhet Shala,Adem Demaqi,me shtetesi kroate
:: bota
Page 1 sur 1

Adem Demaçi është bërë kinez i Vranjevcit!
HALAHULAT NË DIPLOMACI DHE KOMBËTARËT NË KOSOVË-SHQIPËRI!
KROACIA, KOSOVA DHE SHQIPËRIA
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA- Prishtinë, 04. 10. 2009
Adem Demaçi, për lirinë e shqiptarisë i kaloi mbi 28 vjet burg
ADEM DEMAÇI ËSHTË BËRË KINEZ I VRANJEVCIT!
Javën e kaluar më rastisi të shkoj një një vizitë zyrtare në Kroaci së bashku me Adem Demaçin apo Bacën siç e quajnë sinqerisht idealistët dhe bacën siç e quajnë ata që nuk janë idealistë por realistë e që kinse merren me politikë! Duke e ditur të kaluarën e Bacës mendova se është i paisur me pasaporta diplomatike, së paku të Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës. Jo se këto pasaporta kanë ndonjë vlerë dhe se të garantojnë lëvizje pa iu nënshtruar regjimit të vizave në numrin më të madh të shteteve, por se më shumë e kanë një vlerë simbolike. Për habi, në kontrollin e aeroportit të Zagrebit, Adem Demaçi, i cili për lirinë e shqiptarisë dhe popujve të robëruar anekënd botës i kaloi mbi 28 vjet në burgjet e ish’Jugosllavisë u identifikua me pasaportën kroate, shtet ky ku i kaloi mbi 14 vjet burg të rëndë përkatësisht në kampin e shndërruar në burg të Stara Gradishkës. Kroacia e cila ishte republikë në përbërje të ish’Jugosllavisë e vlerësoi sakrificën e Adem Demaçit duke ia njohur shtetësinë kroate dhe pasaportën kroate, me procedurë të përshpejtuar dhe duke mënjanuar të gjitha pengesat burokratike.
· Po çka bëri në këtë drejtim Nëna Shqipëri për Adem Demaçin?
Asgjë, krahasuar me Kroacinë u turpërua fare! Bamir Topi nuk e di adresën ku jeton Adem Demaçi në Shqipëri ndonëse edhe zogjët e dinë se Baca, për vite me radhë thuaja gjysmën e vitit e kalon në Sarandë. Kryetari i Kroacisë, Stipe Mesiq duket se nuk ka pasur probleme të natyrës të Bamir Topit sa i përket adresave të banimit sepse tërë Kroacinë e ka shndërruar në adresë banimi për Adem Demaçin! Në vitin 1991, Nëna Shqipëri e Sali Berishës e pati paisur Adem Demaçin me një pasaportë! Mirëpo trajtimi që atëhere iu bë Bacës Adem nga Sali Berisha është i ngjashëm me trajtimin që u bënë UNMIK-u klandestinëve kinezë që kanë hapur biznese në Kosovë! Ua lejon dokumentet e udhëtimit por ua mohon shtetësinë! Imagjinojeni situatën kur Adem Demaçi në vitin 1991 e ka pasur pasaportën e Shqipërisë së Sali Berishës dhe shtetësinë jugosllave! Sikur sot kur kinezët e ish Vranjevcit, Kodrës së Trimave të Prishtinës janë të paisur me pasaportat e Republikës së Kosovës ndërkaq që e kanë nënshtetësinë e Republikës së Kinës! Pra, Adem Demaçi është bërë kinez i Vranjevcit! Me një dallim të vogël se i mungon nënshtetësia kineze!
· Po ku qëndron në këtë hallakamë shteti më i ri ( axhami) në botë, Republika e Kosovës?!
Pas shpalljes së pavarësisë, qytetarët e Kosovës u bënë me identitet, pasaportat e saj. U lëshuan tri lloje të pasaportave, diplomatike për oligarkët, zyrtare për turistët politikë dhe ato të zakonshme, për popullin! Është bërë antologjike beteja e deputetëve të Parlamentit më parazit në këtë pjesë të Evropës, pra atij të Kosovës që edhe ata të paisen me pasaporta diplomatike, të shndërrohen në mikrooligarkë! Ende nuk kanë hequr dorë nga kjo kërkesë dhe besoni se mund ta realizojnë ngase të gjitha privilegjet e kërkuara po i realizojnë, pa bërë zhurmë të madhe! Po e përdorin taktikën e kancerit malinj; për t’u forcuar vet po e gërryejnë organizmin (popullin) pa e manifestuar as mëshirën më të vogël! Në çdo shtet normal, njeriu i parë që do të paisej me pasaportë diplomatike do të ishte Adem Demaçi, qoftë edhe në emër të simbolikës! Natyrisht, nëse do ta kishin një të kaluar si të Bacës! Adem Demaçi, jo që nuk u paisë me pasaportë diplomatike por as me ate zyrtare! Edhe për atë pasaportën popullore ( sociale) priti në radhë! Shtetet tjera që janë shumë më të forta se Republika e Kosovës i shpallin ambasadorë nderi personalitetet e shquara publike edhe nëse nuk janë shtetas të saj ndërkaq që Kosovës nuk i duhet një Adem Demaç! E pabesueshme por jo edhe e papritur!
TRËNDAFILI ME GJEMBA
Shefi i Kosovës multietnike
Pieter Faith zyrtarisht i mbanë dy poste në Kosovë;
· është i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian ( EUSR ) dhe
· Përfaqësues Civil Ndërkombëtar ( ICR).
Pra, është bartës i dy posteve ndonëse askush nga vendorët nuk ka votuar për te! Realisht është bartës i posteve kryesore në Republikën e Kosovës, atij të presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentarit! Në Kosovë nuk ka asnjë kufizim, vepron si dëshiron vet dhe e ka votën deliberative (vendosëse ) për çdo gjë që ka të bëjë me të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës! Të kaluarën e ka fshirë nga kujtesa kombëtare! Në bazë së të kaluarës po na imponon të ardhmën! Për shkak të rrethanave të krijuara bashkësia ndërkombëtare mund t’i marr njërin post z. Feith që nuk është ndonjë humbje fort e madhe për te! E kompenson në planin lokal! Përveç posteve që i ka aktualisht, ka gjasa reale ta fitojë edhe një tjetër, ate të drejtorit general të RTK’së. Sa për fillim!
ZGJEDHJET LOKALE DHE SHËRBIMI KORREKTUES I KOSOVËS
Harmbashët e Kosovës!
Fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë ka filluar para afatit të paraparë. Tashmë i kemi fotot e politikanëve që synojnë t’i fitojnë këto zgjedhje. Nuk më kujtohet se Ramush Haradinaj dhe Blerim Shala kanë kandiduar për ndonjë komunë por, më duhet të pranoj se kanë bërë shumë mirë që nuk kanë kandiduar! Me këtë foto që e kanë vendosur në hapësirat reklamuese nuk do t’i fitonin as votat e Naim Malokut dhe Et’hem Çekut. Kjo foto edhe po të dilte nga studioja e dr. Frankeshtajnit do të dukej më bukur! Për Ramushin do të ishte shumë më e leverdishme po të fotografohej midis Bajram Kosumit dhe Bujar Dugollit. Do të fitonte shumë në planin estetiko-artistik por as me vota nuk do të ndahej keq! Edhe një bilbord ma ka zgjuar kurreshtjen! Aty duket Astrit Salihu, kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës. Në stilin e një zhigolos, me duar në xhepa, i shkujdesur kërkon votën! Vetëm Astriti dhe Zoti e dijnë se çka është duke bërë me duart e tij në xhepa kur deklaron se Isa Mustafa është njeri i mirë! Ma merr mendja se ate që është duke e bërë tani me duar në xhepa do ta bëjë edhe pas zgjedhjeve lokale! Tash pritet që në bilborda të fotografohen së bashku:
· Hashim Thaçi me Agim Zatriqin,
· Fatmir Sejdiu me Azem Bejtën,
· Behgjet Pacolli me Mimoza Kusarin,
· Rexhep Osmani me Isa Mustafën dhe
· Nexhat Daci me Eqrem Kryeziun.
PDK, pa dyshim do të dali fituese e zgjedhjeve lokale. Duket se nuk do të rrezikohet seriozisht nga asnjë subjekt politik. Po të vendoste të garonte në këto zgjedhje Shërbimi Korrektues i Kosovës do të mund ta sfidonte PDK-në! Ka kandidatë shumë serioz duke i falenderuar UNMIK-ut dhe EULEX-it!
MAÇOIZMI DHE MAKROIZMI NË RTK
Agim Zatriqi - Ish’drejtor gjeneral i RTK’së
Para dy muajve, z. Feith, në një vizitë RTK-së i ka lënë drejtorit general, Agim Zatriqit, dhuratën e Sulltanit (kanapin e mëndafshit) që ky i fundit ta bëjë vetekzekutimin! Por Agim Zatriqi nuk është samuraj! Në fund të fundit, ma tregoni se cili prej politikanëve kosovarë u soll si samuraj për shkak të dështimeve. Me përgjegjësi e them se vetëm Agim Zatriqi ka mundur ta udhëheq RTK-në deri me sot! Kur ka pasur hapësirë është sjellë si maço, kur e kanë detyruar është sjellë si makro! Sjellje tipike për një shtëpi publike e cila padyshim ka gjasa të shndërrohet në shtëpi PUBLIKE! Dhe të legalizohet si e tillë! Andaj shtrohet pyetja, a po fillon legalizimi i shtëpive publike në Kosovë? Nëse po, atëhere do të legalizohet edhe prostitucioni, qoftë edhe ai medial! Në shtetin prej nga vjen z.Feith është legalizuar prostitucioni seksual por rreptësisht ndalohet prostitucioni medial! Ndërkaq në Kosovë bëhet e kundërta, legalizohet prostitucioni medial dhe ndalohet prostitucioni seksual! Pse, kështu, zoti Feith?!
· Autori i shkrimit është drejtor ekzekutiv i KMDLNJ’së. Pikëpamjet në këtë shkrim janë personale.
KMDLNJ: Në vend të parave - përgjegjësi penale për kriminelët!
http://pashtriku.beepworld.de/files/Kosova_09/tetor09/behxhet_shala_ademdemai_kinezivranjevcit_5.10.09.htm

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum