Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Koço Danaj)Ahtisari «i hap rrugen» Shqiperise Natyrale

 :: sport

Aller en bas

Koço Danaj)Ahtisari «i hap rrugen» Shqiperise Natyrale Empty Koço Danaj)Ahtisari «i hap rrugen» Shqiperise Natyrale

Message  Perparimi Lun 5 Fév - 2:29

Ahtisari «i hap rrugen» Shqiperise Natyrale (Analize nga Koço Danaj)

Si mund ta beje Ahtisari nje gje te tille-mund te pyese dikush apo disa-ai nuk do te na jape as pavarsine e plote, si mund te arrije tek Shqiperia Natyrale?
Pyetja eshte e drejte. Por eshte e drejte per ata qe pavarsine e presin nga jashte, per ata qe shtetin e presin nga jashte. Atyre mund qe tju ngelet qejfi nga Propozimet e Ahtisarit. Sepse kjo shtrese eshte e mbeshtetur tek meshira apo lemosha. Kjo shtrese asnjehere nuk merr pjese as ne lufte, as ne proteste, as ne demonstrate. Por eshte shtresa qe pasi mbaron lufta, pasi mbaron protesta, di qe me mire nga te gjithe ti shkruaje etapat e luftes apo te protestes. Sepse duke qene shtrese pa histori, kerkon ti beje vehtes tradite.

Por le ta leme kete shtrese dhe te perpiqemi per ti dhene pergjigje reale titullit te siperthene : Perse Ahtisari do ti hape rruge Shqiperise Natyrale ?
Po te perpiqeshim te jepnim pergjigje fare shkurt do te thoshnim se : Ahtisari ne propozimet e tij nuk flet per ndarje te Kosoves, por legalizon ndarjen faktike te Kosoves. Ahtisari me krijimin e komunave serbe mbi baza etnike ka legalizuar ndarjen e Kosoves. Sepse kur mungon shteti ; decentralizim do te thote teritorializim. Ahtisari propozon modelin boshnjak per Kosoven. Por model boshnjak per Kosoven do te thote te pranosh qe veç etnise shqiptare paska edhe etni te tjera. Ne Bosnje ato njihen dhe jane etnia serbe, ajo boshnjake dhe ajo kroate. Ndersa ne Kosove, duke pranuar modelin boshnjak sot, synohen te shpiken neser, etnite e tjera.

(Jo rastesisht, nje gazete ne Prishtine qe eshte e afert me ate qe quhet Grup i Unitetit shkruante me germa te medha : «Ahtisaari e paraqet bazën për shtetin e Kosovës». Ja vlen te ndalesh ne prapaskenen e titullit. Ja vlen te ndalesh jo rastesisht, por vetem per shkak te nentekstit qe mbart ne vetvehte. Perse valle ? Po sepse shqiptaret ne Kosove kane pasur shtet edhe ne Kohen e Stojadinoviçit, edhe ne Kohen e Titos, edhe ne Kohen e Milosheviçit. Dhe duhet thene se kane pasur goxha shtet ! Por lufta e UCK apo bombardimet e urdheruara nga Presidenti Klinton nuk synon vetem dhe thjesht shtetin e Kosoves. Por me shume se kaq, shume here me teper se kaq : Synonin mevetesine e Kosoves. Synonin pavaresimin e saj. Dhe pas pavaresise vjen edhe shteti qe e mban gjalle kete pavarsi dhe i jep kuptim asaj. Sepse po i dhe perparesi shtetit para pavarsise, atehere nuk ke asnje dallim nga ajo qe u mesonte shqiptareve ne Kosove, Gjoko Pajkoviçi: «Kjo eshte liria ime. …Une mundem me qene serb, turk, amerikan e ku ta di une» (Pajkoviç ka qene sekretari LKK ne fundin e viteve 60-te te shekullit te kaluar)
Ka edhe me shume ne propozimet e Ahtisarit. Por edhe sa u thane mjaftojne per te dale ne konkluzionin se : Duket se Ahtisari i nisur nga ajo qe e konsideroi bashkeekzistence paqesore ne Kosove ne fjalen e mbajtur para KE, pra paqe me çdo kusht, pa dashur i ka hapur rruge krijimit te Shqiperise Natyrale. Para se ta them une kete perfundim, ka qene nje politikan i shquar shqiptar ne Prishtine qe e artikuloi. Nait Hasani, udheheqes i PDK, nje nga udheheqesit e UCK dhe deputet i Kuvendit te Kosoves ne nje interviste te tij midis te tjerash pohon se : «Një ndarje e tillë ne Kosove është shumë e rrezikshme dhe do të thotë një luftë e re në Kosovë, një luftë e re në Ballkan, një luftë e re në rajon dhe një ndarje e tillë do të hapte rishikim të kufjeve dhe ndërrimin e kufijve që janë me pasoja të mëdha për tërë rajonin në këtë fazë. Për mua ndërrimi i kufijve do të thotë dhe fazë për krijimin e Shqipërisë Natyrale, për të cilën dhe duhet të qitet në tavolinat e bashkësisë ndërkombëtare.»

Dhe Nait Hasani ka te drejte ; Ahtisari do te propozoje, pavarsi per Kosoven sipas modelit boshnjak, pra me ndarje te saj brenda. Ahtisari do te propozoje autonomi per serbet e Kosoves, pra ndarje te Kosoves.

Dhe ndarje e Kosoves do te thote rruge e hapur per Shqiperine Natyrale.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Koço Danaj)Ahtisari «i hap rrugen» Shqiperise Natyrale Empty Re: Koço Danaj)Ahtisari «i hap rrugen» Shqiperise Natyrale

Message  Perparimi Lun 5 Fév - 2:35

PERGJIGJE nga HAXHI L KUçI


Ahtisa ri
Ky njeri i nxitur nga nderkombetaret qe kosoves mos tja pranoi pavaresin sepse lufta nuk eshte zhvillue ashtu siq e keron kodi i OKB i KS,dhe per nje gje te tille,lufta duhet te perseritet dhe ta arrije efektin e saj.
Pra lufta e UçKes nuk ka qen unike por e perqar dhe naras ne tabore per interesa shkamesh....
Pakoja e zotris se Ahtisarit ka per qellim qe tu tregoi ketije popullit shqiptar pergaditunu per nje lufte te reje,por me kusht qe te luftoni armikun e jo atedhetaret qe e deshirojne LIRIN(beshkim te kombit)

http://web.ukonline.co.uk/shqip/albania.html

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Koço Danaj)Ahtisari «i hap rrugen» Shqiperise Natyrale Empty Re: Koço Danaj)Ahtisari «i hap rrugen» Shqiperise Natyrale

Message  Perparimi Lun 5 Fév - 2:39


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Koço Danaj)Ahtisari «i hap rrugen» Shqiperise Natyrale Empty Re: Koço Danaj)Ahtisari «i hap rrugen» Shqiperise Natyrale

Message  Perparimi Lun 5 Fév - 2:42

http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=8795

Një vajzë që ka përjetuar tmerrin

Ishim mëse 150 persona që ishim strehuar gjithandej në fshat. Vetëm dy katunde më larg zhvillohej një luftë çuditëse. Krismat e armëve dëgjoheshin aq mirë dhe aq afër sa që ta merrte mednja se vetëm një livadh mëtej po zhvillohet kjo luftë. Kishim kaluar katër ditë në atë vend pak sa më të sigurtë nga të tjerët. Fshati ishte buzë malit dhe ne mendonim se mund të iknim më lehtë. Une isha vetë e katërta motër, me babain dhe nënen time. Ishin edhe të afërmit e tjerë aty. Kishte nga katunde të ndryshme që ishin strehuar në të njëjtin vend. Më parë ishim në një fshat tjetër të strehuar, por kur morrëm vesh se serbët kishin mësyerë atë fshatë për ta sulmuar, plaçkitur dhe djegur vendosëm që të largohemi edhe pse kishim qëndruar aty pothuajse që nga fillimi i luftës. U larguam disa fshtara më larg. Menduam se jemi më të sigurtë. Por siguria jonë ishte vetëm katër ditë. Tri ditë më vonë filloi një betejë e cila vazhdoi disa ditë. Shpërthimet që dëgjoheshin afër, por nuk na trembnin. Ishim mësuar me ato krisma, ishim mësuar të vuajmë... Rreth orës 20 në mbrëmje erdhën disa fëmijë, dhe na treguan pak më larg nga ne vëreheshin disa persona, që duket se nuk janë shqiptarë. S’dinim se çka të bëjmë. S’dinim kah të mbajmë. Vendosëm të gjithë që të rrijmë aty. U pëshendetëm me njëri-tjetrin. U përshednetëm për së gjalli. Ish vështirë, shumë vështirë të përshendetësh me motra, me nënën, me babain e me të tjerët, për së gjalli. E dinim se jemi të vdekur. Të gjtihë. Pak më vonë arritën paramilitarët. Kishte edhe rusë. Dhe kishte edhe disa që flisnin shqip, por nuk mundeshim të vërejmë se kush ishin ata dhe se a ishin shqiptarë, sepse bartnin edhe maskat. Na nxorën në oborr dhe na ndanë të gjithëve. Burrat me një anë. Vajzat me një anë. Gratë me një anë dhe fëmijët e pleqtë me një anë. Pasi na ndanë atëherë kërkuan nga të gjithë që të japim çdo gjë që kishim me vlerë. Kemi dhënë gjithë çka patëm. Njëra nga vajzat që ishte në rendin tonë që na ndanë, hezitoi të jipte një shenjë që kishte në qafë. I thanë hiqe. Ajo kundërshtoi. Tha, më vritni se nuk e heq këtë. Ne pakëz çuditeshim me vendosmërinë e saj. Njëri nga paramilitarët ia hoqi me zor nga qafa atë shenjë dhe ajo përsëri ia mori nga dora: "Këtë shenjë për sa të jam gjallë nuk e merrni dot!". Një tjetër paramilitar nuk hezitoi që ta vrasë në sy të të gjithëve. Ne u stepëm dhe nuk guxonim të lëviznim as kokën. Ai që e vrau atë vajzë më parë i tha diçka në vesh atij tjetrit dhe pastaj e vrau. Pasi e vrau e tërhoqi zvarrë mëtutje, e zhveshi dhe e preu me thikë, këtu ndërpret rrëfimin e saj kjo vajzë duke marrur frymë thellë dhe shton: "Tmerr....i mbyllë sytë për një kohë të gjatë dhe pastaj vazhdon me lotët e saj që ia mbushin faqet përplot... edhe babain ma kanë vrarë, thotë ajo dhe vazhdon... na lanë ashtu për katër orë. Nuk guxonim as të uleshim dhe as të lëviznim. Gjatë kohës kur ne qëndronim në këmbë ata i vranë burrat. Ma vranë babain... vranë fëmijët... Në sytë e kësaj vajze vërehej pasiguria... vërehëshin ende traumat që kishte dhe për këtë arsye ndërpret rrëfimin e saj përsëri për disa minuta... pastaj vazhdon përsëri me këto fjalë: "Jo vetëm të rriturit që i vrisnin, e i shkruanin në trup shenjën e tyre me katër "S" për së vdekuri, por edhe fëmijët dhe nënat që ishin aty... përsëri ndërpret rrëfimin e saj dhe ngritet në këmbë...

Muret e përgjakura
Gjatë rrëfimit të saj ndërhyra dhe e pyeta se ç’ndodhi më pastaj me ata njerëz që u ndanë në grupe të ndryshme? -Çka pat të bëhet... u bë më e keqja, dhunuan, masakruan, vranë, prenë, varën nëpër litare... s’lan gjë pa bërë.!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Koço Danaj)Ahtisari «i hap rrugen» Shqiperise Natyrale Empty Re: Koço Danaj)Ahtisari «i hap rrugen» Shqiperise Natyrale

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum