Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

2 shkurti nenet e Ahtisarit per Kosoven

 :: sport

Aller en bas

2 shkurti nenet e Ahtisarit per Kosoven Empty 2 shkurti nenet e Ahtisarit per Kosoven

Message  Perparimi Ven 2 Fév - 10:06

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE


I. Të Përgjithshme

Synimi i Propozimit të Gjithanshëm për Marrëveshjen mbi Statusin e Kosovës është të përcaktojë kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që është e mundëshme, e mbështetëshme dhe e stabilizuar. Ai përfshin masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive the anëtarëve të tyre, decentralizimin efektiv të qeverisë dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare. Për më tepër, Marrëveshja përshkruan masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, të cilat së bashku synojnë të kontribuojnë në zhvillimin a një Kosove shumë-etnike, demokratike dhe të lulëzuar. Një element i rëndësishëm i Marrëveshjes është manadati që i jepet një prezence ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikqyrur zbatimin e Marrëveshjes dhe për të ndihmuar autoritetet kompetente Kosovare në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Kosovën. Dispozitat e Marrëveshjes do të kenë përparësi mbi të gjitha dispozitat e tjera ligjore në Kosovë.

II. Elementët e Marrëveshjes

Marrëveshja përfshin pjesën kryesore me katërmbëdhjetë nene që përbëjnë parimet e saj kyçe, dhe dymbëdhjetë Shtojca, të cilat zgjerojnë më tej këto parime:

Kosova do të jetë një shoqëri shumë-etnike, që e qeveris veten në mënyrë demokratike dhe me respekt të plotë për rendin ligjor, nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara nga bota ndërkombëtare, dhe që nxit ekzistencën paqësore dhe të lulëzuar të gjithë banorëve të saj.

Kosova do të miratojë një Kushtetutë për të mbrojtur këto parime. Ndërsa Marrëveshja nuk përshkruan një Kushtetutë të plotë, ajo përkufizon elementët kyç që duhet të bëjnë pjesë në Kushtetutë.

Kosova do të ketë të drejtë të diskutojë dhe të miratojë marëveshje ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën për të kërkuar anëtarësi në organizata ndërkombëtare.

Mbrojtja dhe përkrahja e të drejtave të anëtarëve të baskësive është një element qëndror i Marrëveshjes. Marrëveshja përcakton aspektet kyçe që do të mbrohen, duke përfshirë kulturën, gjuhën, edukimin dhe simbolet. Ajo gjithashtu përshkruan mekanizma specifike të përfaqësimit të anëtarëve të bashkësive jo-Shqiptare të Kosovës në institucionet publike kryesore për të ruajtur dhe përkrahur pjesëmarrjen e tyre efektive dhe aktive në jetën publike. Për të mbrojtur të drejtat e bashkësive Kosovare jo-Shqiptare në procesin legjislativ, Marrëveshja gjithashtu lejon që disa ligje të caktuara mund të hyjnë në fuqi vetëm nëse një shumicë e anëtarëve Kosovarë jo-Shqiptare të Asamblesë Kosovare janë dakord me miratimin e tyre.

Marrëveshja përmban një propozim me përmasa të gjëra për decentralizim, i cili është i një shkalle të zgjeruar dhe synon të përkrahë qeverisjen e mirë, transparencën dhe efikasitetin në shërbimin publik. Propozimi përqëndrohet në veçanti në nevojat e shqetësimet specifike të bashkësisë Kosovare Serbe, e cila do të ketë një shkallë të lartë kontrolli mbi punët e veta. Elementet e decentralizimit përfshijnë, inter alia, kompetenca të reja bashkiake për bashkësitë me shumicë Kosovare Serbe (si për shembull në fushat e shëndetësisë së shkallës së dytë dhe të arsimit të lartë); autonomi të zgjeruar bashkiake në çështjet financiare, duke përfshirë aftësinë për të pranuar fonde transparente nga Serbia për një diapazon të gjëre aktivitetesh e qëllimesh bashkiake; masa mbi aleanca mes bashkive dhe bashkëpunimin përmes kufijve me institucione Serbe; dhe krijimin e gjashtë bashkësive të reja ose mjaft të zgjeruara me shumicë Serbe (Gracanica, Novo Brdo, Klokott, Ranilug, Partes. Mitovica-Veriore).

Marrëveshja gjithashtu përcakton një sistem drejtësie në Kosovë i cili është i integruar, i pavarur, professional dhe i pa-anshëm, që i siguron drejtësi të gjithë personave në Kosovë. Ajo gjithashtu përcakton mekanizma për të siguruar që sistemi i drejtësisë është përfshirës dhe që shërbimi i tij gjyqësor dhe prokuror pasqyron karakterin shumë-etnik të Kosovës.

Elementet e Marrëveshjes për mbrojtjen dhe nxitjen e trashëgimisë fetare e kulturore do të sigurojnë ekzistenceën a papenguar e të patrazuar të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë. Më shumë se dyzet vende kyçe fetare e kulturore do të rrethohen nga Zona Mbrojtëse për të parandaluar zhvillime apo ndërtime të dëmshme tregtare dhe industriale, dhe për të ruajtur dinjitetin culturor të këtyre vendeve. Marrëveshja gjithashtu garanton sigurinë fizike të përforcuar për vende të zgjedhura. KOS the organizata e saj e brendshme do të njihen haptazi nga autoritetet Kosovare dhe do t’i njihet e drejta a paprekshmërisë së pronës, liria nga taksimi dhe prvilegje doganore. KOS në Kosovë gjithashtu do të jetë e lirë të mbajë lidhje me KOS në Beograd.

Të gjithë refugjatët dhe personat e shpërngulur brenda Kosovës do të kenë të drejtë të kthehen dhe të marrin sërish pasuritë dhe pronat e tyre personale. Marraveshja gjithashtu u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të bashkëpunojnë plotësisht me Komisionin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur.

Marrëveshja përfshin masa të veçanta që synojnë të nxisin e të ruajnë zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik në Kosovë. Ajo përshkruan procedura transparente për të zgjidhur mosmarrëveshje lidhur me pronat dhe për një proces privatizimi të vazhdueshëm, të dyja këto me një pjesëmarrje të konsiderueshme ndërkombëtare. Për më tepër, Marrëveshja përkufizon mekanizma për të përcaktuar pjesën e Kosovës në borxhin e huaj të Serbisë dhe për të zgjidhur çështjen e kthimit të pronave.

Marrëveshja gjithashtu parashikon një sektor sigurimi në Kosovë i cili është profesional, shumë-etnik, dhe demokratik, dhe inkurajon një përfshirje të rëndësishme lokale në zhvillimin e tij dhe në të njëjtën kohë ruan nivelin e mbikqyrjes ndërkombëtare të nevojshëm për suksesin përfundimtar në këtë fushë delikate. Forca Policore Kosovare do të ketë një varg komande të njësuar në mbarë Kosovën, ndërkohë që oficerët lokalë të policisë do të pasqyrojnë përbërjen etnike të bahkësisë në të cilën ata shërbejnë. Në bashkitë Kosovare me shumicë Serbe, Asambleja Bashkiake do të ketë kompetenca të avancuara në zgjedhjen e Komandantit të Stacionit lokal. Nje Forcë Kosovare Sigurimi (FKS) e re dhe shume-etnike to të krijohet brenda një viti. Do të ketë një maksimum prej 2,500 anëtarësh aktivë dhe 800 rezervistë. Marrëveshja kërkon që Korpusi i Mbrojtjes së Kosovës (KMK) që ekziston sot do të shpërndahet brenda një viti.

Duke pranuar faktin që përmbushja e përgjegjësive të Kosovës sipas Marrëveshjes kërkon një diapazon të gjërë aktivitetesh komplekse dhe të vështira, Marrëveshja përcakton një prani ndërkombëtare në të ardhmen për të mbikqyrur dhe përkrahur përpjekjet e duhura të autoriteteve Kosovare. Kjo prani përfshin tre komponentë kryesorë:

Një Përfaqësues Ndërkombëtar Civil (PNC), gjithashtu i njohur si Përfaqësuesi i Posaçëm i BE, do të emërohet nga një Grup Drejtues Ndërkombëtar (GDN), i cili përfshin aktorët kryesore ndërkombëtare. PCN do të ketë autoritetin më të lartë mbikqyrës mbi zbatimin e Marrëveshjes. PCN do të vishet me kompetenca të veçanta që do ta lejojnë atë të marrë veprimet e duhura për të mbikqyrur dhe siguruar zbatimin e suksesshëm të Marëveshjes. Këto kompetenca përfshijnë autoritetin për të anulluar vendime apo ligje të miratuara nga autoritetet Kosovare dhe për të ndëshkuar apo hequr nga pozita ata zyrtarë veprimet e të cilëve PNC gjykon që nuk pajtohen me frymën e Marrëveshjes. PNC gjithashtu do të jetë autoriteri vendimtar në Kosovë për sa i përket aspekteve civile të Marrëveshjes.
Një Mision i Politikës Europiane për Sigurinë e Mbrojtjen (PESM) do të vrojtojë, mësojë dhe këshillojë në të gjitha fushat e lidhura me shtetin ligjor. Veçanërisht, ai do të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e institucioneve policore, gjyqësore, e institucionet penale efikase, të paanëshme dhe përfshirëse, dhe do të ketë autoritetin për të marrë përsipër përgjegjësi të tjera për të siguruar ruajtjen dhe përkrahjen e shtetit ligjor, rendit publik dhe sigurisë.
Një Prani Ushtarake Ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO do të krijojë një mjedis të mbrojtur dhe të sigurtë në gjithë Kosovën, në bashkëpunim me PNC dhe në mbështetje të institucioneve të Kosovës deri sa të vijë koha kur këto institucione të jenë në gjendje të marrin përsipër të gjithë diapazonin e përgjegjësive të sigurisë.

· OSBE, me një prani të gjërë në terren në Kosovë, do të kërkohet të ndihmojë në mbikqyrjen e nevojshme për zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjes.

III. Zbatimi i Marrëveshjes

Sapo Marrëveshja të hyjë në fuqi, do të ketë një periudhë tranzicioni prej 120 ditësh, gjatë së cilës mandati eksistues i UNMIK-ut do të mbesë i pandryshuar. Megjithate, për të siguruar mbikqyrjen e menjëhershme të zbatimit të Marrëveshjes nga Kosova, PNC do të ketë autoritet për të monitoruar këtë zbatim dhe për të bërë rekomandime tek UNMIK për veprime që duhen marrë për të siguruar respektimin e Marrëveshjes.
Gjatë periudhës së tranzicionit, Asambleja Kosovare, në konsultime me PNC, do të ketë përgjegjësinë të aprovojë një Kushtetutë dhe legjislacionin e nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes. Kushtetuta dhe legjislacioni i ri do të hyjnë në fuqi menjëherë pas përfundimit të periudhës së tranzicionit.
Në përfundimin e periudhës së tranzicionit, mandati i UNMIK-ut do të mbarojë dhe i gjithë autoriteti legjislativ dhe ekzekutiv që UNMIK-u gëzon do t’i kalohet në tërësi autoriteteve të Kosovës, në përputhje me Marrëveshjen.
Brenda nëntë muajve nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes, zgjedhje të përgjitshme dhe lokale duhet të mbahen.
Mandati is PNC do të vazhdojë deri sa GDN të vendosë që Kosova ka zbatuar kushtet e Marrëveshjes.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum