Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

gREQIJA LEJON TE KETHEHEN QAMET

 :: sport

Aller en bas

gREQIJA  LEJON TE KETHEHEN QAMET Empty gREQIJA LEJON TE KETHEHEN QAMET

Message  Perparimi Mer 31 Jan - 16:40

Doris Pak: Greqia të lejojë çamët të kthehen në vendlindje

Parlamenti Evropian hap diskutimin e çështjes çame

E.Baku

Për herë të parë pas 62 vjetësh, në institucionin më të rëndësishëm evropian, shtrohet për diskutim çështja e komunitetit çam. Madje, çështja çame mbylli dje raundin e 13-të të takimeve Bashkimi Evropian-Shqipëri. Në pikën e axhendës kushtuar minoriteteve, kërkesa e një deputeti greko-qipriot, Demetriu Panajotis, për respektimin e minoritetit grek në Shqipëri, hasi në reagimin e të gjithë deputetëve shqiptarë që replikuan, duke thënë se përkundër gjendjes shumë të kënaqshme të të drejtave të minoritetit grek, Greqia vazhdon të mos njohë të drejtat e çamëve. I pari ishte ish-kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili tha se përgjithësisht, minoriteti grek ka të njëjtat probleme që kanë dhe qytetarët shqiptarë, pra kryesisht të natyrës sociale dhe ekonomike, por Greqia duhet të zgjidhë çështjen e komunitetit çam. Ai u mbështet në këtë qëndrim dhe nga deputetët e tjerë shqiptarë, si Majlinda Bregu, Arian Madhi etj. Por surpriza në raundin e djeshëm që ishte kryesisht i përqendruar në problemet e demokracisë së brendshme në Shqipëri etj., ishte qëndrimi i deputetes gjermane, Doris Pak, kryetare e delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore. Doris Pak tha se Greqia duhet të lejojë përfaqësuesit e këtij komuniteti të vizitojnë atdheun e tyre dhe ky është një problem i madh njerëzor. Ajo tha se Greqia duhet të lejojë komunitetin çam të vizitojë dhe vendosë lule në varret e të parëve të tyre. Pak nënvizoi se tashmë, dosja e çamëve ka mbërritur në Evropë dhe kërkon zgjidhje demokratike. Më surprizë akoma ishte reagimi i deputetit greko-qipriot, Demetriu Panajotis, i cili tha se "Greqia si vend anëtar i Bashkimit Evropian duhet t‘i japë zgjidhje këtij problemi patjetër dhe duhet të respektojë të drejtat e njeriut dhe vlerat njerëzore". Parlamentin Evropian e vizituan për 4 ditë liderët kryesorë të Partisë për Demokraci dhe Integrim, PDI që përfaqëson interesat e komunitetit çam. Krerët e saj, Tahir Muhedini, Amos Dojaka dhe Galip Taho, kanë takuar eurodeputetë të nivelit të lartë dhe u kanë shtruar kërkesat e tyre, si dhe kanë prezantuar partinë e tyre si një parti që mbron interesat e këtij komuniteti në rrugë legale. Duket se paraqitja e kësaj partie, dosja e plotë me materiale kryesisht me origjinë ndërkombëtare, studiuesish, diplomatësh dha efektin e parë në këtë inkursion "çam" në Bashkimin Evropian.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum