Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Rusia nuk lejon qe Hyseni te flase si minister i Jashtem i K

 :: sport

Aller en bas

Rusia nuk lejon qe Hyseni te flase si minister i Jashtem i K Empty Rusia nuk lejon qe Hyseni te flase si minister i Jashtem i K

Message  Perparimi Mar 3 Aoû - 9:16

Rusia nuk lejon qe Hyseni te flase si minister i Jashtem i Kosoves



Gjatë 24 orëve, ju do të pranoni vetem një e-mail me 10 lajmet e fundit

03.08.2010
Mbledhja e sotshme e Këshillit të Sigurimit të KB do të jetë e para në Kombet e Bashkuara me temë Kosovën, pas publikimit të Mendimit të GJND-së dhe në një farë mënyre paraqet testim të qëndrimit të bashkësisë ...
... ndërkombëtare për rrethanat e reja, citon agjencia serbe e lajmeve Tanjug, Vuk Jeremiqin, ministrin e jashtëm të Serbisë, shkruan në numrin e sotëm Koha Ditore.

“Krahas shqyrtimit në raportin e rregullt të UNMIK-ut dhe të situatës shumë të vështirë”, siç është shprehur Jeremiq, “në të cilën gjendet popullata serbe dhe joshqiptare në Kosovë, do të shfrytëzojmë rastin që në këtë mbledhje të paraqesim qëndrimet shtetërore, të cilat janë miratuar javën e shkuar në Kuvendin Popullor të Serbisë”, ka thënë Jeremiq.

“Do të kërkojmë mbështetje ndërkombëtare për rifillimin e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit, i cili do të mundësojë gjetjen e zgjidhjes për kompromis me Kosovën”, ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe.

Ministri Jeremiq ka theksuar se shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk mund të jetë bazë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet serbëve e shqiptarëve, ashtu siç asnjë përpjekje për shkëputjen në historinë e KB nuk ka çuar në vendosjen e shtetësisë të çfarëdo territori në botë.

“Është me rëndësi vendimtare që të ruhet paqja e stabiliteti në gjithë territorin e Kosovës, për çka rol vendimtar vazhdon të luajë Këshilli i Sigurimit të KB”, ka shtuar Jeremiq.

Për mbledhjen e sotshme të Këshillit të Sigurimit ka një interesim të jashtëzakonshëm për këtë periudhë kohe: mbi 40 vende janë paraqitur të marrin pjesë në shqyrtim, meqë pritet debat i ashpër.

Tanjug njofton se në Këshillin e Sigurimit ka arritur edhe letra e Skënder Hysenit, ministër i jashtëm i Kosovës, me të cilën kërkon që t’i drejtohet këtij organi të KB në cilësinë e ministrit të jashtëm të shtetit të pavarur.

Federata ruse, e cila kryeson gjatë këtij muaji Këshillin e Sigurimit të KB, sipas kësaj agjencia këtë kërkesë e ka refuzuar si jo legale dhe ka marrë qëndrim që Hyseni mund të flasë, por vetëm si person privat, si çdo herë tjetër, siç thotë Tanjug.
< -- kthehu | shko lart

http://albeu.com/lajme/lajmi.php?subaction=showfull&id=1280827756&archive=&start_from=&ucat=1

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rusia nuk lejon qe Hyseni te flase si minister i Jashtem i K Empty Re: Rusia nuk lejon qe Hyseni te flase si minister i Jashtem i K

Message  Perparimi Mar 3 Aoû - 9:17

O Hyesn a ndryshuan qeshtjet apaaaa

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum