Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Kush eshte Florin Krasniqi

 :: sport

Aller en bas

kush e vrau jusuf gervallen - Kush eshte Florin Krasniqi Empty Kush eshte Florin Krasniqi

Message  Perparimi Ven 30 Mai - 13:17

Gogi Gogi nuk është në linjë
JUDO

Maska e Gogi Anëtarësuar
10-08-2008
Vendndodhja
Prishtinë
Postime
1,759
Faleminderit
2
9 falenderime në 8 postime
“Tarzani” i rrenave, apo fatkeqësia e Kosovës-Florin Krasniqi
“Tarzani” i rrenave, apo fatkeqësia e Kosovës
Po t'u besosh librave, intervistave, filmave, videove të paguara nga Florin Krasniqi për Florin Krasniqin, atëherë çdo naivi e injoranti do t'i krijohej përshtypja se ai është çlirimtari, shpëtimtari, heroi, vetë "Tarzani" i Kosovës. Cila është e vërteta? E vërteta është se kontributi i vetëm i "milionerit" Florin Krasniqi për lirinë e pavarësinë e Kosovës janë 400, katërqind, dollarë që ai ka dhënë për luftën për liri dhe popullin e Kosovës!?


Nga Alban DEGA, Nju-Jork

Postuar më, 14 korrik 2011

Rrenat dhe e vërteta
Po t'u besosh librave, intervistave, filmave, videove të paguara nga Florin Krasniqi për Florin Krasniqin, atëherë çdo naivi e injoranti do t'i krijohej përshtypja se ai është çlirimtari, shpëtimtari, heroi, vetë "Tarzani" i Kosovës. Cila është e vërteta?
E vërteta është se kontributi i vetëm i "milionerit" Florin Krasniqi për lirinë e pavarësinë e Kosovës janë 400, katërqind, dollarë që ai ka dhënë për luftën për liri dhe popullin e Kosovës!?
Aq sa mund të besohet se Kosova mund të çlirohej e shpëtohej me vetëm 400 dollarë amerikanë të Florin Krasniqit, aq mund të besohet se Florin Krasniqi është heroi, apo "Tarzani" i Kosovës.
E kam mik Florinin, por e kam me mik të vërtetën… Si qëndron e vërteta?
Çdo fjalë që Florin Krasniqi nxjerr nga goja është rrenë, thonë jo vetëm bashkëvendësit e tij në Vranoc.
Çdo fjal që shkruajnë të tjerët me pagesën e Florin Krasniqit për Florin Krasniqin është gënjeshër, thonë kolegeë, të njohur të tij në Bruklin.
Everything he tell and everything he pay others to write about him is a lie, pure lie, thonë amerikanët që e njohin.
"Unë jam gati të jap edhe jetën" kundër shqiptarëve llomotit ky llafazan kafenesh e kamerash, që nuk ofroi as jetën e as kuletën për lirinë e popullit të vet kundër terrorizmit e kolonializmit barbar serb. Të shesësh burrëri e trimëri mbas beteje është kollaj… Një rrenë më shumë e një rrenacaku të shumëfishtë!
Heroizmi i vetem i ketij antiheroi shqiptar eshte rrena, gënjeshtra, mashtrimi. "sa të gjejë hajvanë për t'i gënjyer unë jam mbreti i rrenës" thoshte babai i saj Nastradini.

Morali i rënë i një njeriu të rënë!
Më shumë e diskretiton vetveten se ia rrit vlerat me përrallat e tij serbe me salcë ruse. "Unë nuk ia kam rrëmbyer gruan shokut", thotë Florini për të na shitur "moralin e tij" dhe "besnikërinë" bashkëshortore. Por "unë kam një fëmijë të jashtëligjshëm, për çka e di edhe gruaja"
Pra, një burrë i martuar, me katër fëmijë, i kënaqur me bashkëshorten dhe besnik i saj, të shkojë me një femër tjetër dhe te ketë një fëmijë të jashtëligjshëm është e gjë e moralshme, ndoshta po, por vetëm sipas moralit të Florin Krasniqit. Plotësisht e besueshme nëse do t'u besonim përrallave të gjysheve kur ishim të vegjël se na kishin bërë me krrabza!
Sipas moralit qytetar jo vetëm midis shqiptarëve konservatorë, por kudo në botë ky lloj morali quhet kurvëri, tradhëti bashkëshortore, prostitucion.
Florin Krasniqi në " Kohën Ditore", e kudo ku shfaqet, ai analfabet lexon keq e më shumë gabime hartimet që ia thurin të tjerët më parë nga dora në dorë. Ai fleet hava, pa fakte, e pohon për gjoja bankrotimin e PDK-se në gjyq amerikan. I vetmi argument që ai sjell për këtë "bankrotim" të PDK-së është se Florin Krasniqi është shtetas amerikan, dhe si Tarzani, dhe, sipas logjikës s tij, ai me shpatën e pasaports amerikane ai mund të presë koka (mizash, krimbash..., sic!) ) para e mbrapa, majtas e djathtas, si Don Kishoti i Mançës.

Shpata e imunitetit dhe heroizmi i Florinit me mizat
Sipas tij, e vetmja gjë që i jep imunitet , që e mbron për rrenat, mashtrimet, për thirrjet e tij për vëllavrasje është të qenit shtetas amerikan.
Një rrenë më shume e një rrenacaku permanent, multirrenci. Janë me dhjetëra shqiptarë në Amerikë që kanë humbur shtetësinë amerikane vitet e fundit për mashtrime, narkotrafik dhe prirje fundamentaliste, të cilët ende dergjen në burg të përjetshëm.
Shtetësia amerikane, qoftë edhe për shtetas amerikanë të lindur në SHBA, e jo të natyralizuar , pra me shtetësi të fituar mbi bazën e statuseve të ndryshme, nuk mbron askënd përballë shkeljeve të rënda ligjore. Janë mbi 10 raste që presidenti amerikan ua ka hequr shtetësinë edhe amerikanëve të lindur natyrisht në SHBA qysh prej akteve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.
Është respektimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, respektimi i normave demokratike, respektimi i stilit amerikan dhe i kushtetutës amerikane… e jo shkelja e tyre, jo raketimi ( venia e gjobave), ekstorsioni ( shterngimi financiar, ekonomik, politik apo human) mashtrimi, kërcënimi i çfarëdolloj natyre që përdor Florin Krasniqi edhe në këtë intervistë me gazetën sponsorizuese të tij dhe të Nazim Bllaces "Koha Ditore", që ka për detyrë shtetasi amerikan që në momentin që betohet.

Florin aga, gjeje një avokat tepër të fortë, sepse...
Nëse qëndrojnë qoftë edhe vetëm çereku i akuzave që bën PDK-ja në deklaratën e saj për Florin Krasniqin , ai duhet të përgatitet mirë dhe të gjejë një avokat shumë të mirë. Përveç problemeve me EULEX-in, ai do të këtë përplasje të forta edhe me ligjin amerikan, me të cilin ai është përplasur jo një, por dhjetëra herë.
Mos të mendojë se shtetësia amerikane e mbron këtë "tarzan" të rrenave. Perkundrazi ka shume rrezik që ai ta humbë atë shtetësi vetëm me kërcënimet publike dhe thirrjet për vëllavrasje e luftë civile para kamerave televizive kosovare. Këto kërcënime dhe akuza janë një shembull tipik i extorsionit politik dhe ekonomik të Florin Krasniqit për të mbrojtur asetet e siguruara në rruge kriminale, me raketing dhe mashtrim ( fraud ) prej tij në kurriz e në dëm të popullit e shtetit të Kosovës.
Ato janë shembull i qartë i korrupsionit që mbart në çdo qelizë e hap të tij Florin Krasniqi. Te mos harrojë Florin Krasniqi se jo një shtetas i thjeshtë, por edhe kongresmen amerikan, si trafikant, të cilin e ka financuar edhe Florini,…. hëngrën deri tetë e më shumë vjet burg për mashtrime financiare - ekonomike. Aq me tepër kur dosjet e tij të vjetra me drejtësinë amerikane akoma nuk janë mbyllur.

Gabimi foshnjarak i PDK-së
Me deklaratën e saj naive PDK -ja bëri gati hero një mashtrues ordiner. Sindroma e delirit të madhështisë dhe injoranca politike e këshilltarëve politikë e juridik të liderëve të saj, i çoi ata në një gabim foshnjarak. Ishte koha për të bërë padi ligjore e jo deklaratë politike për një askush si Florin Krasniqi. Ajo deklaratë ishte një gabim foshnjarak që ul prestigjin e partisë me të votuar nga populli i Kosovës. Rruga e drejtë ishte padia penale me shumë akuza për autorin e vetëdenoncuar para kamerave me dhjetëra herë, ose heshtja ndaj tij, dënimi me injorim.
Si është e mundur që partia e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës, partia qeverisëse e Kosovës të bjerë në nivelin e një mashtruesi ordiner, të një kurrkushi!?
Vallë, pse u dashka që një parti qeverisëse të bëjë padi tek EULEX-i, ose FBI-ja amerikane për një shtetas të saj që ka kryer krime të rrezikshme dhe dënueshme nga ligjet e Kosovës, të BE-se dhe SHBA-ve njëkohësisht ?
Për çfarë është Ministria e Punëve të Brendshme, dhe policia e Kosovës!?
Çfarë i pengon ta arrestojnë dhe ta vënë në bankën e të akuzuarit këtë shkelës ligji për krimet e kryera që i shtoi edhe disa akuza të mirëfillta me gojën e vet e në sytë e krejt popullit të Kosovës duke nxitur trazira, prishje të rendit e qetësisë publike me thirrjet e tij për luftë civile e vëllavrasje në Kosovë!?

Fatkeqësia e "Vetëvendosjes"
Është fatkeqësi për "Vetëvendosjen" dhe liderin e saj idealist e trim në kohë të vështira, Albin Kurtin, që nuk e uli, por e mbajti fort lart kokën përballë bajonetave e autoblindave serbe, që nuk e uli, por ngriti lart armët përballë tankeve e avionëve luftarakë serbë në kohën e gazepit, të detyrohet te ule kokën përballe deklaratave te pakontrolluara, përballë rrenave pa hesap, përballë mashtrimeve të një "Tarzani" të vetëdemaskuar të rrenave e të moralit të kurvërisë si Florin Krasniqi.
Është koha që "Vetëvendosja" dhe lideri i saj të ngrënë kokën e t'ia tregojnë vendin cilitdo që me rrena e me dollarë, me shantazh e raketing, me mashtrime e imoralitet nuk mund te blejë parti që nuk janë shitur e nuk janë për shitje as për Florinin e shkaut, e aq më pak për një Florin "shqiptar"të bërë milioner me asetet, me mundin e djersën, me gjakun e sakrificat të popullit hero të Kosovës, për lirinë e pavarësinë e se cilës "mulitmilioneri" i "Brooklyn Conection" ka dhënë gjithsej 400 dollarë, e në sajë të të cilave ka bërë dhjetëra milionë në rrugë e me mjete kriminale, për çka do të thotë fjalën e fundit drejtësia dhe ligji i shtetit të Kosovës.
"Ne e bëjmë paranë dhe jo paraja neve" thonë amerikanët. Aq më tepër kur kjo para e Florinit mban erë korrupsioni, raketing, gjobe, shtrëngim, krim.
E di dhe e kuptoj se "Vetëvendosja" ka nevojë për para, sponsorizime për zgjedhje. Por shpëtimi i saj nuk është paraja e dyshimtë dhe milionat qe mbajne ere te Florin Krasniqit. Nëse jep një milionë dollarë për "Vetëvendosjen" ,a cilindo parti politike në Kosovë sot, të bëra nga asetetet e grabitura ose të reketuara të Kosovës, Florini e milionerë të tjerë si ai i japin që të përfitojnë edhe pushtetin politik , me te cilin synojnë të bëjnë dhejtra milionë nesër me korrupsionin në kurriz e në dëm të Kosovës e popullit të saj, jo për bamirësi as për të mirën e tyre. Pra korrupsioni fillon qe sot.
Është në nderin jo vetëm të "Vetëvendosjes" ,por edhe të çdo partie politike në Kosovë që të mos e korruptojnë votën, sepse kështu korruptojnë edhe votën dhe te ardhmen e këtij shteti të ri dhe popullit te saj.
Vetë fakti që as 24 orë pas deklaratave vëllavrsëse dhe reketuese të Florin Krasniqit në shumë faqe interneti shfaqet thirrja e sponsorizuar prej tij "Florin Kransiqi për kryeministër!" është tregues i këtij korruptimi paraprak dhe fatkeqësie për " Vetëvendosjen" e të ardhmen e Kosovës. Ajo tregon se i vetmi qellim i tij është t'i shërbejë xhepit..

Vota e milionerit dhe vota e lypsarit
Ka shembuj plot jo vetëm nga Kosova, por edhe nga bota.
Lirinë e pavarësinë Kosovës nuk e sollën ndihmat e çeqeve multimilionësh të mbi 250 milionerëve të Kosovës në SHBA e Evropë. E sollën me se shumti për te mos thënë krejt çeqet e atdhetarëve të vërtetë të saj që e hiqnin nga goja e fëmijëve te vet për ta ndarë me vëllezërit e motrat e vet në Kosovë.
E jo siç ndodh me Florin Krasniqin, që ka si synim të vetëm e kryesor që me çdo mjet, sado kriminal qoftë, siç është mashtrimi, reketimi, përvetësimi i pasurive dhe aseteve te popullit te Kosovës, te shtoje milionat e tij dhe te klanit te tij si dhe te fuse në dorë sa me shumë pushtet politik ne shërbim te vet e jo te popullit e shtetit të Kosovës. Si i tillë më shumë se " Tarzani" i rrenave dhe mashtrimeve Florin Krasniqi është fatkeqësia jo vetëm e "Vetëvendosjes", por edhe e krejt Kosovës, nese ato nuk ua ndalin hovin rrenave, mashtrimeve, reketingut, gjobave dhe thirrjeve të tij për vëllavrasje e luftë civile.
Ku ishte dje kur Kosova ishte e pushtuar , ky rrugaçë, që mburret se do t'ia thyejë dhembet kryeministtrit te zgjedhur në mënyrë demorkatike të Kosovës dhe kryeçlirimtarit e babait te pavarësise se saj, Hashim Thaçi.
Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

kush e vrau jusuf gervallen - Kush eshte Florin Krasniqi Empty Re: Kush eshte Florin Krasniqi

Message  Perparimi Ven 30 Mai - 13:20


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

kush e vrau jusuf gervallen - Kush eshte Florin Krasniqi Empty Re: Kush eshte Florin Krasniqi

Message  Perparimi Ven 30 Mai - 13:39

Mesazhi juaj Alban Dega
Anëtar # Postuar më: 17 Nëntor 2010 17:03 - Modifikuar nga: Alban Dega
Citat

Tarzani i rrenave apo fatkeqesia e Kosoves - Florin Krasniqi
- Nga Alban Dega, Nju Jork

Rrenat dhe e verteta

Po tu besosh librave, intervistave, filmave, videove te paguara nga Florin Krasniqi per Florin Krasniqin, atehere cdo naivi e injoranti do ti krijohej pershtypja se ai eshte clirimtari, shpetimtari, heroi, vete Tarzani i Kosoves. Cila eshte e verteta!?


Florin Krasniqi

E verteta eshte se kontributi i vetem i "milionerit"Florin Krasniqi per lirine e pavaresine Kosoves jane 400, katerqind, dollare qe ai ka dhene per luften per liri dhe popullin e Kosoves!?
Aq sa mund te besohet se Kosova mund te clirohej e shpetohej me vetem 400 dollare amerikane te Florin Krasniqit, aq mund te besohet se Florin Krasniqi eshte heroi apo Tarzani i Kosoves.
E kam mik Florinin, por e kam me mik te verteten... Si qendron e verteta!?
Cdo fjale qe Florin Krasniqi nxjerr nga goja eshte rrene, thone jo vetem bashkevendasit e tij ne Vranoc.
Cdo fjale qe shkruajne te tjeret me pagesen e Florin Krasniqit per Florin Krasniqin eshte genjeshter, thone kolege, te njohur te tij ne Bruklin.
Everything he tell and everything he pay others to write about him is a lie, pure lie, thone amerikanet qe e njohin.

"Une jam gati te jap edhe jeten" kunder shqiptareve llomotit ky llafazan kafenesh e kamerash, qe nuk ofroi as jeten e as kuleten per lirine e popullit te vet kunder terrorizmit e kolonializmit barbar serb. Te shesish burrni mba kuvendit e trimeri mbas beteje eshte kollaj... Nje rrene me shume e nje rrenci te shumfishte!
Heroizmi i vetem i ketij antiheroi shqiptar eshte rrena, genjeshtra, mashtrimi. "sa te gjeje hajvana per ti genjeyer une jam mbreti i rrenes" thoshte babai i saj Nastradini

Morali i kurverise apo kurveria e moralit?

Me shume e diskretiton vetveten se ia rrit vlerat me perrallat e tij serbe me salce ruse. "Une nuk ia kam rrembyer gruan shokut", thote Florimi per te na shitur moralin e tij te larte dhe besnikerine bashkeshortore. Por "une kam nje femije te jashteligjshem per cka e di edhe gruaja"
Pra, qe nje burre i martuar, me kater femije, i kenaqur me bashkeshorten dhe besnik i saj, te shkoje me nje femer tjeter dhe te kete nje femije te jashteligjshem eshte e moralshme, sipas moralit te Florinit. Plotesisht e besueshme nese do tu besonim perrallave te gjysheve kur ishim te vegjel se na kishin ba me krrabza!
Sipas moralit qytetar jo vetem midis shqiptareve konservatore por kudo ne Bote ky lloj morali quhet kurveri, tradheti bashkeshortore, prostitucion. Deklarata e Florinit ne fakt e vetdemaskojn, ia nxjerr kallajin Florinit,
Perseri e perseri, Florin Krasniqi ne " Kohen Ditore" e kudo ku shfaqet apo lexon keq e meshume gabime hartimet qe ia thurin te tjeret me pare ne dore perdor shantazhin, mashtrimin, kercenimin per gjoja bankrotimin e PDK-se ne gjyq amerikan. I vetmi argument qe ai sjell per kete banakrotim te PDK-se eshte se Florin Krasniqi eshte shtetas amerikan dhe si Tarzani. vecse jo me shpate prej verteti, por me shpaten e pasaportes amerikane ai mund te prese koka ( mizash e sternicash ) para e mbrapa, majtas e djathtas si Don Kishoti i Mances dikur.

Shpata e imunitetit dhe heroizmi i Florinit me mizat

Sipas tij e vetmja gje qe i jep imunitet , qe e mbron per rrenat , per mashtrimet, per thirrjet e tij per vellavrasje eshte qenia shtetas amerikan.
Nje rrene me shume e nje rrenci permanent dhe te shumanshem, pra multirrenci. Jane me dhjetra shqiptaret ne Amerike qe kane humbur shtetetesine amerikane vitet e fundit per mashtrime, human trafik, narkotrafik dhe prirje fundamentaliste dhe dergjen deri edhe ne burg perjete ne SHBA.
Shtetesia amerikane, qofte edhe per shtetas amerikane te lindur ne SHBA, e jo te natyralizuar , pra me shtetesi te fituar mbi bazen e statuseve te ndryshme, nuk mbron askend perballe shkeljeve te renda ligjore. Jane mbi 10 raste qe Presidenti amerikan ua ka hequr shtetesine edhe amerikaneve te lindur natyrisht ne SHBA qysh prej akteve terroriste te 11 shtatorit te vitit 2001.
Eshte respektimi i ligjit, respektimi i te drejtave te njeriut, respektimi i normave demokratike, respektimi i stilit amerikan dhe kushtetutes amerikane... e jo shkelja e tyre, jo raketimi ( venia e gjobave), ekstorsioni ( shterngimi financiar, ekonomik, politik apo human) mashtrimi, kercenimi i cfaredolloj natyre qe perdor Florin Krasniqi edhe ne kete interviste me gazeten sponsorizuese te tij dhe te Nazim Bllaces "Koha Ditore", qe ka per detyre shtetasi amerikan qe ne momentin qe betohet.

Ligji amerikan ndeshkon rende edhe Kongresmenet

Shtetesia amerikane te jep te gjitha privilegjet e favoret qe permban ligji e Kushtetuta amerikane, por jo imunitet, impunitet- pandeshkueshmeri per shkelje ligji, kushdo qofte ai , qofte edhe nje prej 250 000 pullazxhive te SHBA-se. Vetem ne Nju Jork behen rreth 250 pullazxhi shqiptare.
Nese qendrojne qofte edhe vetem cereku i akuzave qe ben PDK-ja ne deklaraten e saj per Florin Krasniqin , ai duhet te pergatitet mire dhe te gjej nje avokat shume te mire. Pervec problemeve me EULEX-in ai do te kete perplasje te forta edhe me ligjin amerikan, me te cilin ai eshte perplasur jo nje por dhjetera here.
Mos te mendoje se shtetesia amerikane e mbron kete Tarzan te rrenave. Perkundrazi ka shume rrezik qe ai ta humbe ate shtetesi vetem me kercenimet publike the thirrjet per vellavrasje e lufte civile para kamerave qe beri kunder partive politike te Kosoves. Keto kercenime dhe akuza jane nje shembull tipik i extorsionit politik dhe ekonomk te Florin Krasniqit per te mbrojtur asetet e siguruara ne rruge kriminale, me raketing dhe mashtrim ( fraud ) prej tij ne kurriz e ne dem te popullit e shtetit te Kosoves.
Ato jane shembull i qarte i korrupsionit qe mbart ne cdo qelize e hap te tij Florin Krasniqi. Te mos harroje Florin Krasniqi se jo nje shtetas i thjeshte, por edhe kongresmene amerikane si Trafikant, te cilin e ka financuar edhe Florini,.... hengren deri tete e me shume vjet burg per mashtrime financiare - ekonomike. Aq me teper kur dosjet e tij te vjetra me drejtesine amerikane akoma nuk jane mbyllur.

Vetakuzuesi kryesor i Florin Krasniqit

Do te ishte ne te miren e Florin Krasniqit qe te heqi dore nga protagonizmi dhe karaduzlleku, nga pozat e te fortit e heroit te vetsajuar. Te ulet me zuze ne Toke. Te mesoje se cfare eshte politika fillimisht, pastaj te hidhet ne politike. Te mesoje te lexoje cfare i shkruajn te tjeret kutpohet kundrejht pagesave nga Florini, pastaj te filloje te recitoje si nje nxenes i keq permendesh. Ti kerkoje falje popullit dhe partive politike te Kosoves per deklaratat e tij luftenxitese.
Kercenimet, shantazhet, raketingu politik qe vazhdon te beje deri edhe para kamerave televizive, vecse e rendon poziten e tij. Me shume se shenje force e fuqie ai eshte shenje frike, paniku, tmerri qe e ka kapur e qe po e zhyt perdite e me shume ne akuza te reja, qe u shtohen akuzave te vjetra .
Keshtu Florin Krasniqi po behet perdite e me shume vetakuzuesi kryesor i vetvetes qe nuk ka avokat qe mundet ta mbroje sepse jane pohime te tija te incizuara apo me shkrim, te botuara ne libra e filma te financuar si duket me ato 30 milione dollaret e armeve dhe pajsijeve ushtarake te sofistikuara per UCK- ne dhe popullin e Kosoves qe i paska pervetesuar per vete meqe asnje cent prej tyre nuk ka shkuar ne Kosove.
Po ashtu ato po behen nje bumerang edhe per partine e re, pa eksperience politike te heroit dhe idealistit atdhetar Albin Kurti "Vetevendosjes" duke demtuar imazhin e saj pa u hedhur mire ne tregun politik te Kosoves. Padi ligjore e jo deklarata politike kunde rnje hici

Gabimi foshnjarak i PDK-se

Me deklaraten e saj naive PDK i beri gati hero nje mashtrues ordiner. Sindroma e delirit te madheshtise dhe injoranca politike e keshilltareve politike e juridike te liderve te saj, i coi ata ne kete gabime foshnjarak. Ishte koha per te bere padi ligjore e jo deklarate politike per nje askush si Florin Krasniqi. Ajo deklarate ishte nje gabim foshnjarak qe ul prestigjin e partise me te votuar nga populli i Kosoves. Rruga e drejte ishte padia penale me shume akuza per autorin e vetdenoncuar para kamerave me dhjetra here ose heshtja ndaj tij, denimi me injorim.

Si eshte e mundur qe partia e lirise dhe pavaresise se Kosoves, partia qeverisese e Kosoves te bjere ne nivelin e nje mashtruesi ordiner, te nje kurrkushi!?
Pse u dashka qe nje parti qeverisese te beje padi tek EULEX-i ose FBI-ja amerikane per nje shtetas te saj qe ka kryer krime te rrezikshme dhe denueshme rende nga ligjet e Kosoves, te BE-se dhe SHBA-se njekohesisht ?

Per cfare eshte Ministria e Brendshme dhe policia e Kosoves!?

Cfare i pengon ta arrestojne dhe vene ne bankon e te akuzuarit kete shkeles ligji per krimet e kryera qe i shtoi edhe disa akuza te mirefillta me gojen e vete e ne syte e krejt popullit te Kosoves duke nxitur trazira, prishje te rendit e qetesise publike me thirrjet e tij acik per lufte civile e vellavrasje ne Kosove!?

Cili ligj i jep te drejte atij tu permend Dubraven liderve legjitime, te zgjedhur ne rruge e menyre demokratike nga populli i Kosoves. Cfare emri pervec ekstorsionit, shterngimit politik mund ti vihet kercenimeve te tilla te kunderligjshme!?

Alban Dega
Anëtar # Postuar më: 17 Nëntor 2010 17:04
Citat

Fatkeqesia e "Vetvendosjes"

Eshte fatkeqesi per "Vetvendosjen" dhe liderin e saj idealist e trim ne kohe te veshtira Albin Kurtin, qe nuk e uli por e mbajti fort lart koken perballe bajonetave e autoblindave serbe, qe nuk e uli por ngriti lart armet perballe tankeve e avioneve luftarake serbe ne kohen e gazepit, te detyrohet te ule koken perballe deklaratave te pakontrolluara, perballe rrenave pa hesap, perballe mashtrimeve te nje "Tarzani" te vetdemaskuar te rrenave e moralit te kurverise si Florin Krasniqi.
Eshte koha qe "Vetvendosja" dhe lideri i saj heroik te ngrene koken e ti tregojne vendin cilitdo qe me rrena e me dollare, me shantazh e raketing, me mashtrime e imoralitet nuk mund te bleje parti qe nuk jane shitur e nuk jane per shitje as per floririn e shkaut e aq me pak per nje Florin te bere milioner me asetet, me mundin e djersen, me gjakun e sakriificat te popullit hero te Kosoves, per lirine e pavaresine e se ciles "mulitmilioneri" i "Brooklyn Conection" ka dhene gjithsejt 400 dollare, e ne saje te te cilave ka bere dhjetera miliona ne rruge e me mjete kriminale, per cka do te thote fjalen e fundit drejtesia dhe ligji i shtetit te Kosoves.

"Florin Krasniqi per kryeminister!" e Florin Krasniqit

"Ne e bejme parane dhe jo paraja neve" thone amerikanet. Aq me teper kur kjo para e Florinit mban ere korrupsion, raketing, gjobe, shterngim, krim.
E di dhe e kuptoj se "Vetvendosja" ka nevoje per para, sponsorizime per zgjedhjet qe jane ne prag. Por shpetimi i saj nuk eshte paraja e dyshimte dhe milionat qe mbajne ere te Florin Krasniqit. Nese jep nje milione dollare per "Vetvendosjen" a cilindo parti politike ne Kosoves sot, te bera nga asetetet e grabitura ose te raketuara te Kosoves, Florini e milionere te tjere si ai i japin qe te perfitojne edhe pushtetin politik , me te cilin synojne te bejne dhejtra miliona neser me korrupsionin ne kurriz e ne dem te Kosoves e popullit te saj, jo per bamiresi as per te miren e tyre. Pra korrupsioni fillon qe sot.

Eshte ne nderin jo vetem te "vetvendosjes" por edhe te cdo partie politike ne Kosove qe te mos e korruptojne voten, sepse keshtu korruptojne edhe voten dhe te ardhmen e ketij shteti te ri dhe popullit te saj.

Vete fakti qe as 24 ore pas deklaratave vellavrsese dhe raketuese te Florin Krasniqit ne shume faqe interneti shfaqet thirrja e sponsorizuar prej tij "Florin Kransiqi per kryeminister!" eshte tregues i ketij korruptimi paraprak dhe fatkeqesie per " Vetvendosjen" e te ardhmen e Kosoves. Ajo tregon se i vetmi qellim i tij eshte ti sherbej xhepit, rybes mashtruese e kriminale te Florin Krasniqit.

Vota e milionerit dhe vota e lypsarit

Ka shembuj plot jo vetem nga Kosova por edhe nga Bota.
Lirine e pavaresine Kosoves nuk e sollen ndihmat e cekat multimilionesh te mbi 250 milionerave te Kosoves ne SHBA e Evrope. E sollen me se shumti per te mos thene krejt cekat e atdhetareve te vertete te saj qe e hiqnin nga goja e femijeve te vet per ta ndare me vellezerit e motrat e vete ne Kosove.
Fitoren e Presidentit Barack Obama ne zgjedhjet e vitit 2008 nuk ia sollen ceqet as kontributet multimilioneshe te milionereve apo miliardereve te Uoll Stritit qe u derdhen lume kunder tij e partise se tij edhe ne zgjedhjet e fundit, por 1, 2, 5, 10 dollareshat e miliona amerikaneve dhe votat e Main Streetit, popullit amerikan .
E solli fuqia e popullit dhe votes se tij. Pse!? Sepse ne fund te fundit si vota e multimiliarderit Bill Gejts edhe e nje lypsari te Harlemit ne demokraci ka te njejten vlere. E ai qe te jep nje dollarshin me garanti te jep edhe voten sepse shpreson se do ti permiresosh jeten e jo se do ta besh milioner apo multimilioner.

E jo sic ndodh me Florin Krasniqin qe ka si synim te vetem e kryesor qe me cdo mjet, sado kriminal qofte sic eshte mashtrimi, raketimi, pervetesimi i pasurive dhe aseteve te popullit te Kosoves, te shtoje milionat e tij dhe te klanit te tij si dhe te fuse ne dore sa me shume pushtet politik ne sherbim te vet e jo te popullit e shtetit te Kosoves.

Si i tille me shume se " Tarzani" i rrenave dhe mashtrimeve Florin Krasniqi eshte fatkeqesia jo vetem e "Vetvendosjes", por edhe e krejt Kosoves, nese ato nuk ua ndalin hovin rrenave, mashtrimeve, raketingut, gjobave dhe thirrjeve te tij per vellavrasje e lufte civile.
- See more at: http://bord.gazetakritika.net/diskutim//index.php?action=vthread&forum=1&topic=403#sthash.NC9Fa6Np.dpuf

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

kush e vrau jusuf gervallen - Kush eshte Florin Krasniqi Empty Re: Kush eshte Florin Krasniqi

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum