Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Bajram Hoti

 :: sport

Aller en bas

Bajram Hoti Empty Bajram Hoti

Message  Perparimi Jeu 29 Mai - 5:00

il y a 4 heures
Bajram Hoti
Shume mutin pe han bre...edhe ne ty te njohim...Do vije dita o kopuk
Po çka po ha mut bre qen i flliqet,çka te lendova na trego e shkruaj haptas nese je i pastert nga kush po frigohesh.Per çfare dite e ke fjalen.Kopukllakun mbaje per vete.Fole ku e mizen?
shkruaj se po te presi.
il y a 3 heures
Bajram Hoti
pidhu qen i arkanit

ti ja rrofsh koqet avdi ibrahimit

ai zv komandant e ti dezertore

qepe se na kelbe me rrena
il y a 4 minutes
Haxhiu
Ja rrofsh karin Avdi Ibrahimit,ti nuk e ke ma shume se une Avdiun shok.Pidhu e ta shtifte qeni ne bire.Ti ma se pari nik din çka dmth fjala dezertor !Dezertor eshte ai qe ik nga fronit,une skam qen le uçk.Une kam thene vetem te verteten dhe e verteta ua ka qelbosur shpirtin se me qelbesira nuk jetohet.

Bajram Hoti
Udbash Kurre ske qen edhe msheli bethen me lesh
Fin de la conversation
Envoyé depuis un mobile

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Bajram Hoti Empty Re: Bajram Hoti

Message  Perparimi Ven 30 Mai - 10:33

Bajram Hoti
a partagé un lien.
27 mai
Shoke te FB dhe miq te vjeter...UDB-ja ka nise fushate kunder fam.se Ukshin Hotit,kete fushate e udheheqe Kujtim Kurti nga Prizreni i derguar special i Isa Mustafes.
Tendenca te njollose femijet e U.Hotit....paramendoni sa large mendon UDBA,ata nuk deshirojnn e qe pasardhesit e patritave te kombit mos te arrijne ne karriere politike.Kujtim Kurti nuk ngurron ta quaje vajzen e Prof Hotit prostitute.
Imagjinata e UDBBse eshte duke vepruar ashper ne Kosove,por mos te harrojne zagaret e tipit te K.Kurtit se do te reagojme edhe me Padi edhe ne formen e Kanunit...do ta paguan shtrejte kete fyerje!
Ky eshte postimi i Udbashit Kurti!
Reagoni o njerez,bllokone dhe injrone kete idiot!

fbcdn-sphotos-h-a.akamaihd.net
fbcdn-sphotos-h-a.akamaihd.net

Selami Hajrullaga
ky - kujtim - kurti e perkrah komentet te - haxhi kuqit - per burgun e dubraves dhe masakrat te bere gjat muajit maj - pikerisht kur esht zhdukur - dr - ukshin hoti - - ky haxhi kuqi esht kon dora e djatht e arkanit ne kosoven e 98 dhe 99 - e posaqarisht ne masakrat te bera ne dugagjin mbas 16 maji-t - te 99
25 mai, 08:10 · 1

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Bajram Hoti Empty Deshtim i PDK

Message  Perparimi Ven 30 Mai - 13:10

DËSHTIMI I MADH I HASHIM THAQIT

January 30, 2013 Opinion No comments
ShareThis

“Gruas dhe kombit nuk u falet të bien viktimë e aventurierit të parë”.

– Marks -

Nga IDRIZ ZEQIRAJ



Idriz Zeqiraj
Në rast festave, sidomos në përmbyllje të vitit, do të donim të thonim fjalë të mira, përlavdëruese. Por, është e vështirë, në mos e pamundur, të gjejsh diçka që, vërtet, ja vlen të lavdërohet në qeverisjen e sotme, sa korruptive, aq edhe kriminale. Është e dhimbshme, madje skajmërisht fatale që Kosova të dështojë, kaq trishtëm e mjerueshëm, si shoqëri dhe si shtet. Vërtet, 13 vite më parë bota demokratike, e prirë nga Amerika dhe Anglia, na çliroi nga pushtuesi serb, por jo edhe nga bandat kriminale vendore, të ideologjisë të kuqe staliniste, të grupuara në LPK-në e tyre, të cilat, me krimet e tyre seriale dhe makabre, (si vrasja dhe djegia e trupit të kryetarit të LDK-së të Istogut, Shaban Manaj), u ngrinë buzëqeshjen e lirisë Shqiptarëve të Kosovës.


UNMIK-u, një organizatë burokratike, por në rastin e Kosovës i kalon përmasat e burokracisë, sepse krimi i organizuar ekonomik dhe politik, avancoi shpengueshëm. Dhe, këtu hidhet dyshimi i bazuar se dikush mendonte dhe vepronte ta pengonte ndërtimin e një shteti ligjor, si premisë e konsolidimit të shtetit të brishtë të Kosovës. Mikja dhe shefja ime e emergjencës të luftës, oficerja e zgjuar dhe trime, Sabahate Tolaj, në prillin e vitit 2004, ke varrazat e dëshmorëve në Koshare, më thoshte: “Kam shumë rezerva për UNMIK-un. Si hetuese speciale në Policinë e Kosovës, unë me shokë përgadisim lëndën, kompletojmë dosjen, për një krim të rëndë, të caktuar, me prova e fakte të bazuara. UNMIK-u na e merr nga duartë, e mbyllë dosjen në kasafortë, duke na thënë: ” Vazhdoni me përgaditjen e dosjes tjetër! Por, ne nuk shohim as të arrestuar, as të gjykuar dhe as të dënuar”!!! Ajo arriti të mësojë shumë për krimet dhe kriminelët e bandave të Dukagjinit, të cilat udhëhiqeshin nga një shtab politik, që bënte përzgjedhjen e viktimave për ekzekutim. Në përpjekjet e saj hetuese e zbuluese, u vra pikërisht nga këto banda, me porosi pokitike partiake, sëbashku me kolegun e saj të luftës dhe të punës, Isuf Haklaj.


Pluralizmi politik hapi dhe hopi cilësor për shqiptarët

Pluralizmi politk në vitet `90-a ishte hapi dhe hopi cilësor që bënë shqiptarët në përgjithësi dhe për ata të Kosovës në veçanti. Themelimi i partisë të parë alternative në Kosovë, LDK-së, e cila ishte Lëvizja kombëtare më e organizuar dhe më masive në historinë shqiptare të të gjitha kohërave, e udhëhequr me urtësi dhe qartësi nga dr. Ibrahim Rugova, ishte një shans i pritur drejt lirisë.

Krijimi i institucioneve paralele, mosbindja gjithëqytetare ndaj pushtuesit, çuan në një luftë të pashmangshme, por edhe krejt të pabarabartë. Ndërkohë, njeriu i mençur Rugovë, përgjatë dekadës paqësore, kishte rifituar miqësitë e dikurshme, të rrënuara, për hatër të Rusisë, nga lakeu ruso-sllav Enver Hoxha, si dhe kishte përfituar miq të rinj, dikur miq të armiqëve tanë, nga qendrat e vendosjes, si Anglia, Franca…

Pavarësisht mangësive tona, për t`u përballur me një pushtues të koracuar me armë dhe përgaditje profesionale sipërore, lufta jonë mund të ishte më dinjitoze. Por, pushtuesi kishte punuar shumë për llogaritë e veta dhe në Mërgatë i kishte rekrutuar njerëzit e vet, të cilët kishin kapur kupolën e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), pas vrasjes të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Për afro një dekadë, agjituan shumë për të penguar dhe sabotuar financimin për mbijetesën e popullit të Kosovës si dhe luftën.


Evoluimi i LPK-së nga lëvizje revolucionare, në lëvizje kriminale

Në Shqipëri, komunistët e përmbysur, por jo edhe të goditur, u sulën, si hiena, kundër demokracisë të brishtë shqiptare dhe e përtokën atë me forcën e armëve, në vitin 1997. Komunistët shqiptarë kanë qenë dhe mbetën miq e vëllezër me komunistët serbo-sllavë. Ata donin që në Kosovë të sundojë e majta staliniste-enveriste e Kosovës, e organizuar në LPK-në, qoftë edhe me një autonomi si ajo e 1974-ës. Udhëheqja e komunistëve shqiptarë, e konvertuar në socialistë, emëroi komisarin politik dhe zëdhënësin e të ashtuquajturës “UÇK-e”, e cila, realisht, ishte inekzistente. Njëkohësisht, instruktoi dhe aktivizoi organizatën vrastare, kriminale SHIK-un, si avangardë për marrjen e pushtetit me dhunë, jo nga pushtuesi, por nga LDK-ja!!

Institucionet e Kosovës kishin organizuar grupet guerile në tërë hapësirën e Kosovës. Në krye të gueriles ishin vënë djemtë atdhetarë e zemërzjarrë, të cilët, dr. Ibrahim Rugova, në koordinim me prof. Fehmi Aganin, juristin Sali Çekaj, kryetarin e LDK-së në Gjermani dhe të Kolegjiumit në Diasporë, Hafiz Gagica dhe, në marrëveshje me presidentin shqiptar, Ramiz Alia, kishin bërë ushtrimet e nevojshme ushtarake në fshatin Surel të Tiranës. Ndërkohë, LPK-ja, në bashkëpunim me Sigurimin Shqiptar, organizoi vrasjen e ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit, të shefit të emergjencës të luftës, Ilir Konushevcit, të kontraktorit të ushtrimores të Kalimashit, njëherësh edhe furnizuesit me armatime për luftëtarët e Kosovës, Rushit Elezit, kukësjan, për të vazhduar me vrasjet e oficerëve dhe të ushtarakëve të tjerë, duke uzurpuar pikat ushtrimore, të hapura nga ministri Krasniqi. Për vrasjet në Veriun e Shqipërisë, një ndihmesë të madhe ka dhënë edhe gjenerali kodosh, Kudusi Lame, të cilit, dhunuesit e televizionit “publik”, RTK-së, po i japin hapësirë enorme, për të denigruar luftëtarët e mirëfilltë, sot Heronj të Kosovës dhe për të sajuar trima e heronj fiktivë, të rremë, nga sera e komunistëve!

Në Kosovë, kuadrotë e LPK-së, në vend që të luftonin pushtuesin, ashtu siç vepronin forcat ushtarake institucionale të Presidentit Rugova, ata hapnin fshat e burg për kundërshtarët politikë. Kështu, LPK-ja, e krijuar si një lëvizje revolucionare për liri, tani u kthye në një lëvizje kriminale, në shërbim të pushtuesit.

Luftën në terren, në Kosovë e dështoi LPK-ja. Kosova u mund dhe u boshatis me aksionin me emërtesën cinike “Patkoi” dhe rezistenca e vetme mbeti Kosharja, e cila edhe legjitimoi luftën në Kosovë. Dështimi, mosnënshkrimi i marrëveshjes në Konferencën e Rambujesë nga Serbia, u ndëshkua me bombardimet e apaçëve në objektet vitale në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.

Më 12 qershor 1999, Serbia kapitullon para forcave të NATO-paktit dhe tërheq forcat pushtuese nga Kosova. Në Tiranë presidenti Mejdani, kryeministri Nano me shokë kishin kompozuar Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës, kryesisht, me militantë partiakë të LPK-së. Ata uzurpuan ish-zyrat e pushtetit dhe filluan qeverisjen e dhunshme, para syve të UNMIK-ut. Vetëm brenda pak muajve vranë 600 kundërshtarë politikë, kryesisht, ushtarakë luftëbërës dhe veprimtarë të LDK-së. Krimet mbetën të pandëshkuara!!!

LPK-ja, për sjelljet brutale, uzurpimin e pasurisë shtetërore e shoqërore, vjeljes të reketit dhe të hajnisë zyrtare, u ndëshkua nga elektorati me humbjen katastrofale të zgjedhjeve. Të tërbuar nga injorimi dhe përçmimi popullor, të prekur në sedër për rrenën e madhe që kishin lansuar, sikur ata bënë luftën, vazhduan vrasjet e organizuara politike, vrasje këto të listuara në SHP të LPK-së, të konvertuar në PDK-e dhe të zbatuara nga organizata ilegale, SHIK-u kriminal.

LDK-ja e prirë nga kryetari Rugova, i fitoi zgjedhjet bindshëm, por ndërkombëtarët imponuan koalicionin e gjerë. Shuarja e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova, shantazhi e terrori i kuq, kërbaçi e kulaçi, mposhtën disa figura nga kupola e LDK-së, duke e ndarë atë, për të hypur në fron kuqaloshët e PDK-së, në koalicion me minoritetet e Kosovës dhe ndoca partiza të majta, bishtra të PDK-së.

Tashmë, njerëzit e rrugëve të mërgimit, të diskotekave e drogës, hafije të hershëm dhe të rinj të Serbisë, filluan dështimin edhe të asaj ekonomie të pakët, të mbetur nga dhunimi i pushtuesit. Shitja e pasurive shtetërore, privatizimi i egër, me çmime simbolkike, duke përfituar pushtetarët shuma të majme; dhënia e tendereve me çmime të larta dhe punime të dobëta, sidomos në asfaltimin e rrugëve, një hajni zyrtare, e thënë në gjuhë internacionale – korrupsion.


Hashim kryeministri dështoi në të gjithë parametrat

E gjithë kjo maskaradë: e vjedhjes të shtetit nga pushtetarët; e pasurimit të shpejt, që konkurron sheikët arabë të naftës; e shpërdorimit të parasë publike në udhëtimet me delegacione të fryra e krejt të panevojshme; me lluksin e tepëruar, që nga makinat blindazhë, sepse i ndjekë hija e krimeve seriale, të cilat llogaritën tej shifrës 1.500 viktimave, është zhgënjim i madh si për ne, idealistët e hershëm, por edhe për brezat më të rinj, që varfëria i ka pllakosur dhe kërkojnë rrugë për të ikur nga Atdheu, me mallkimin e përsëritur për pushtetarët e babëzitur, korruptivë, mafiozë dhe të implikuar në hartimnin e listave vrastare dhe urdhërdhënës të ekzekutimeve makabre.

Dështimi politik i Hashim Thaçit dhe i qeverisë së tij është i madh, mal. Parlamenti, opozita, madje edhe shumë kuadro të pozitës, kanë kundërshtuar bisedimet me Serbinë për Veriun e Mitrovicës. Kryeministri, Presidentja, banda e zv.kryeministrave, ministrat dhe shpura servile e marroqe, në veçanti, lëvriçka Editë Editë, çirreshin se bisedimet janë kryekëput teknike. Por mashtrimi i turpshën doli sheshit dhe se rezultuan në bisedime tërësisht politike! Dhe, kujt i duhet një kryeministër, një qeveri e tërë që gënjen jo vetëm popullin e vet, por edhe veten?! Turpi nuk ka brirë!

Moszbatimi i marrëveshjeve të nëshkruara, përmbushja në heshtje e 6 pikëshit të Baki Munit, plani aktual i Serbisë për enklavat e kudondodhura në Kosovë, kërkesa për statusin special në Veri, dëshmojnë më shumë se dështimin, tradhtinë.

Premtimi për serinë e njohjeve të shpejta të pavarësisë të Kosovës, doli bllof. Rivaliteti i ministrit të jashtëm Hoxhaj, servil e panegjerik, deri në neveri, i shefit të tij – Thaçi dhe zv.kryeministrit të rrëmujshëm Pacolli, është skandaloz. Si i pari, ashtu edhe i dyti më parë preferojnë një mosnjohje nga ndonjë shtet qoshak, se sa ta bëjë i pari para të dytit dhe anasjelltas. Nuk janë ezauruar, në masën e duhur, mundësitë e lobimit, me shtete ndërmjetëse, tek pesë vendet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën. Dhe, këto mosnjohje peshojnë shumë, në raport me disa shtete të pazëshme, të cilat, përveç numrit, nuk lozin ndonjë rol të dytë.

”Udhëtimet pa viza do t`i realizoj unë brenda vitit 2012″, – zotohej kryeministri Thaçi. Kjo rezultoi gënjeshtër e pastër. Madje, së fundi, zonja Lunaçek kërcënoi se “nuk ka heqje të vizave, pa luftuar korrupsionin”. Dhe, kush do ta luftojë atë?! Mungon ligji për sekuestrim të pasurisë të paligjshme!! Pse? Kompromisi kriminal në Parlament: Ligji i sekuestrimit të filloj prej tash, pa forcë vepruese për pasurinë e paligjshme, vjedhjet zyrtare te deritanishme! Një pisllëk i tmerrshëm! Çfarë bënë institucioni ligjbërës, Parlamenti?! Por, a mund të luftojë njeriu kundër vetes?!?

Broçkullat qeveritare për favorizimin e ekonomisë vendore, të bujqësisë dhe të blegtorisë, demantohen lehtas nga një informacion doganor. Brenda një jave “reciprociteti” i shkëmbimeve tregtare me Serbinë ishte: 1.000 (njëmijë) mauna (kamionë të tonazhit të madh) të hyra nga Serbia, ndërkohë, vetëm 3 (tri) mauna të dalura nga Kosova!!! Arsyeja e këtij raporti të pashembulltë në botë, janë vjelja e parasë nga doganat, për ta mbajtur administratën e stërfryrë, qeverinë më të keqe “prej si ka mbi lisi”! Politika e punësimit të partisë në pushtet, është në shërbim të shtimit të elektoratit, duke e shfrytëzuar varfërinë e fundme në Kosovë, gjithnjë me synimin e vetëm për të mbetur në pushtet.


Grabitja e turpshme e mërgimtarëve

Nuk është diçka e re kur themi se Kosova mbijetoi dje dhe vazhdon të mbijetojë edhe sot, kur përqindja e papunësisë është nga më të lartat jo vetëm në Evropë, por, ndoshta, edhe në botë. Mërgata shqiptare ndikoi dhe mundësoi padëgjueshmërinë e qytetarëve të Kosovës, ndaj pushtuesit serbo-sllav, duke zgjidhur problemi bazë, jetik: kafshatën e bukës. Por, Hashim Thaçi, duke u bërë përfituese edhe familja e tij, sepse i vëllai, Ganiu qe caktuar “rastësisht” për menaxhimin e Shoqatës të Sigurimeve të Kosovës, e cila mbledh haraç nga mërgimtarët, nga ngulimet në pikat kufitare të kompanive të sigurimeve rreth e rreth Kosovës. Qëllimshëm nuk ua njeh sigurimin bazë mërgimtarëve, i pranuar me standartet e Evropës! Një grabitje të tillë, sa të turpshme, aq edhe kriminale, nuk e meritojnë mërgimtarët tanë, të cilët, për dekada rradhazi, derdhin valutat e tyre në familje dhe në shoqërinë e Kosovës.

Me qëllim të vjeljes të parave nga mërgimtarët, qeveria e Hashimit ndërroi dhe përshtati ligjet, duke zgjatur vitet e vjetërsisë të prodhimit të makinave, duke vënë doganë, e cila, në shumë raste, kalon edhe vlerën e blerjes të saj, makinës!


Uni i Hashimit është bërë proverbial

Kryeministri i Kosovës flet vetëm në veten e parë: “Unë e udhëhoqa luftën”! “Unë e bëra luftën”! “Unë e çlirova Kosovën”! “Unë e kryesova delegacionin shqiptar në Rambuje”! “Unë e bëra Kosovën shtet”! “Unë e shpalla Pavarësinë e Kosovës”! Dhe, vazhdon në pambarim “uni” i Hashimit, tashmë, i bërë proverbial!

Edhe për çështjet më kardinale shtetërore, ai nuk pyet dhe nuk përfillë as Presidentin e vendit, as Parlamentin, as opozitën, por as partinë e tij dhe as popullin e Kosovës. Kompetencat e tij pushtetare mund të krahasohen vetëm me mbretërit e Mesjetës.

1.- Hashim Thaçi nuk e ka udhëhequr luftën, sepse nuk kishte si ta bënte këtë shërbim, ndërkohë që ai nuk ka jetuar në Kosovë përgjatë luftës.

2.- Hashim Thaçi nuk ka luftuar në Kosovë, nuk është pjesë e luftës dhe në asnjë mënyrë nuk përfaqëson UÇK-në. Dhe, këtë e kanë bërë të qartë pjesëtarët e një grupi gueril, të grupit të tij, publikisht, me gojë dhe me shkrim, të ngulitur në fshatin Likoc të Drenicës, të cilët thonë se Thaçi ësht larguar nga kjo pikë, në prill të vitit 1998, për të mos u kthyer më si luftëtarë në Kosovë. Por, pa mohuar se ka hyrë në zona, relativisht, të sigurta, për instruktime të SHIK-ut, për shumë dhjetra burgje të hapura nëpër fshatrat e Kosovës. Gradimin komisar politik të “UÇK-së” ia kanë bërë Mejdani e Nano me shokë, në Bllokun namkeq të Tiranës.

3.- Kosovën nuk e ka çliruar Hashim Thaçi dhe as “UÇK-ja”. Grupet luftarake, kryesisht, guerile në Kosovë, që kurrë nuk arritën të organizohen në nivelin për t`u bërë ushtri, UÇK-e, u munden në fushëbetejë nga Serbia. Pamundësia për ta bërë ushtrinë e mirëfilltë të Kosovës, i faturohet LPK-së, pra, Thaçit me shokët e tij, disa syrësh hafije të Serbisë, të cilët, me vrasjen e ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi dhe të kuadrove të tjerë politikë dhe ushtrarakë, me përçarjen e faktorit ushtarak, të aprovuar edhe nga krerët soci-komunistë të Tiranës zyrtare, sabotuan luftën në Kosovë. Nëse, vërtet, Thaçi me shokë “çliroi” Kosovën, atëherë, perse duhej intervenimi ushtarak i NATO-s?!? Por, kjo nuk i ulë vlerat e të gjithë atyre, të cilët vullnetshëm dhe pa hile luftuan për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Disa syrësh humbën jetën dhe ata do të mbesin, përjetësisht, në mendjet dhe zemrat e popullit tonë si dhe do të përkujtohen me respekt të veçantë nga brezat shqiptarë.

Presidenti Klinton, i bezdisur, tej mase, nga përlavdërimet e përsëritura, deri në rrugaçëri, të Hashimit me shokë, do të thoshte, madje me zë të lartë, në takimin me fëmijtë e Kosovës, në Ferizaj: “Luftën e fituam ne, ju fitoni paqen”! Kjo demanton prerazi të gjithë përralltarët e LPK-së staliniste-enveriste. NATO nuk ndihmoi çlirimin e Kosovës, siç thonë falsifikatorët komunistë të historisë, por, ajo e çliroi Kosovën. Përkujtimet e çlirimit të qyteteve të Kosovës, veç e veç, në datat nga 11 deri 15 qershor 1999, janë promovim i “komandantëve” plazhistë të Durrësit. Për çudi, kësaj maskarade përkujtimore po i shërben edhe Krryesia Qendrore e LDK-së! Kosova ka vetëm një ditë çlirimi: 12 qershor 1999.

4.- Hashim Thaçi nuk ka qenë kryetar i delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë. Ai nuk ka pasur mandat për ta përfaqësuar as atë grupin, kinse, përfaqësues të “UÇK-së”, sepse asnjëri syrësh nuk ishte pjesë e luftës, nuk kishin konsultuar për asgjë Shtabin. Disa prej tyre, që jetonin në Mërgatë, Shtabi nuk e dinte fare që janë anëtarë të tij! Disa të tjerë, në mes tyre edhe Hashimin, nuk i njihte më për anëtarë, sepse ishin larguar nga Kosova qysh në fillim të luftës, duke i humbur edhe lidhjet me Shtabin!

Sipas nivelit të përfaqësimit në Konferencë, kryesimi i takonte Presidentit Rugova. Por, ndërkombëtarët, duke parë fodullëkun e “komandantëve” pa ushtarë dhe ushtri, por me badiguardë të shumtë, e heshtën çështjen e kryetarit dhe pala shqiptare nuk pati fare kryesues. Partia e akademik Rexhep Qosjes nuk ishte votuar asnjëherë, prandaj Qosja me të vetët, nuk përfaqësonte askënd, ishte i paligjshëm, kontrabandë. Të ligjshëm ishin vetëm Shoqëria Civile dhe delegacioni i LDK-së, i prirë nga Presidenti Rugova, meqë kishte institucionet paralele shtetërore: kryeministrin me qeverinë, Parlamentin dhe Forcat luftarake në Kosovë. Marrëzinë se Hashim Thaçi ishte komisar politik i “UÇK-së” dhe kryesues i delegacionit të Kosovës në Rambuje, e përsëritën edhe krerët e PD të Shqipërisë, tre vjet më parë! Realisht, vite më vonë Thaçi do të vetëshpallej si i tillë, duke menduar në mbamendjen e dobët të të pranishmëve!

5.- Vetëlavdërimi, mungea e modestisë, shtrembërimi i historisë, kulmon me pohimin publik të Hashimit se “unë e bëra Kosovën shtet”!?. Mësimi i alfabetit, gërmat, shkrim – leximin fillestarët shkollarë e mësojnë në gjysmëvjetorin e parë. Prandaj leximi i një deklarate, edhe atë dhunshëm, nuk mund të quhet bërje e Kosovës shtet!

Kur po bëhej Shqipëria shtet, Hasan Prishtina nuk ishte as në Vlorë dhe as në Shqipëri. Megjithatë, ai ishte ideatori dhe projektuesi i pavarësisë të Shqipërisë, i shtetit shqiptar, paçka se dikush tjetër do ta lexonte deklaratën, duke e proklamuar Shqipërinë të mosvarme dhe sovrane.

Rrjedhimisht, dr. Ibrahim Rugova ideoi, projektoi dhe realizoi shtetin e Kosovës. Këtë të vërtetë absolute askush nuk mund ta vë në dyshim, aq më pak ta mohojë. Kosova në vitet `90-a po rrezikohej, aq sa edhe Çamërisa në fund Luftën e Dytë Botërore. Boshatisja e territorit, përzënia e dhunshme e popullatës nga një vend, akti i kryer, është dëshmia faktike se i ka lënë njerëzit pa atdhe. “Tanku digjet me një shishe benzinë”,- përralliste një shtef – shteti ballkanik, ndërkohë që plane të tjera kishte bërë me Millosheviçin. “Po donë më ma nisë luftën para kohe do pisa”, – dhe i thoshte me emër Adem Jashari. Dhe, urtaku Rugovë kishte punuar një dekadë, për t`i bindur Të Fortët e botës, se Kosova meriton lirinë. Koha edhi dhe porosia sintezë e Presidentit Rugova u dha: “Të mbrohet pragu i shtëpisë”.

Heshtja e qëllimshme, “harresa” e Presidentit Rugova, madje në të dy shtetet shqiptare, përgjatë festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë, ishte irrituese e provokuese për popullin e Kosovës. Nga banda vendore (e Kosovës) ishte normale, madje e pritshme kjo heshtje e turpshme. Por, befasuan shefat e Shqipërisë londineze. Madje, as që u tha arsyeja e kësaj heshtjeje hiç fisnike.

6.- Vetëm kjo është e vërtetë se Hashim Thaçi ka lexuar deklaratën e shpalljes të pavarësisë. Ky lexim ka qenë sa i dhunshëm, po aq i turpshëm dhe provokativ. Më 17 shkurt 2008, nuk po shpallej e pavarur qeveria, por shteti i pavarur i Kosovës. Prandaj, në asnjë rrethanë, akti formal i leximit të deklaratës të shpalljes të pavarësisë nuk i takonte kryeministrit, por Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiut dhe në mungesë të tij kryetarit të Parlamentit. Për çudë, zoti Sejdiu nuk shquhet për modesti, ai intrigoi shumë, sëbashku me cinikun anti-Rugovë, Eqrem Kryeziun, që për turpin e Kryesisë Qendrore të LDK-së, vazhdon ta shkatërrojë edhe Degën e LDK-së në Prizren, nuk pranoi ofërtën e akademik Dacit për bashkëpunim, ndërkohë që iu dorëzua, si pulë e lagur, aventurierit karrierist, Hashim Thaçit. Pjesën e turpit e ndajnë edhe deputetët e LDK-së, në atë seancë të Parlamentit, të cilët, në shenjë proteste, për mujshinë e njeriut të dyshuar për shumëçka dhe, i cili don të hyjë dhunshëm në histori edhe përmes leximit të kësaj deklarate, duhej ta kushtëzonin: deklaratën ta lexojë atij që i takon, Presidenti, pëndryshe e lëshojmë sallën.


Koalicioni i bandave të Drenicës dhe të Dukagjinit

Dy partitë e ekstremit të majtë stalinist – enverist, PDK-ja dhe AAK-ja, me pompë e bujë, po flirtojnë për një koalicion të mundshëm, për t`i pëballuar, gjoja, bisedimet me Serbinë. Të dy partitë janë fort të dyshuara për krim të organizuar ekonomik dhe politik, për reket dhe përvehtësim të pasurisë shtetërore dhe asaj private, përfshi këtu edhe eshtrat, varret e dëshmorëve të Kosovës!!!

Populli i Kosovës, i lodhur me krimet numerike për 14 vjet rradhazi, i frikësohet një koalicioni të tillë, i cili veç dajakut dhe hajnisë zyrtare, nuk i sjell asgjë të mirë vendit, përkundrazi e ngulfatë atë. Bashkohen bandat e Drenicës dhe të Dukagjinit, për të sunduar pa rivalitet. Thonë se kur shkërryhen buajtë, e pësojnë bretkocat. Dhe, opozita merr fund. Nëse një shefi të partisë i dënohen 12 truproje, në kohëzgjatje brenda një dekade, si vrasës, grabitës e banditë, është krejt logjike që edhe shefi i tyre të jetë kryebandit.


Akuzat e bëra në adresë të AAK-së, me theks për kreun e saj, nga shefi i grupit parlamentar, Adem Grabovci, madje në një seancë parlamentare, për reket (gjobvënie), hajni zyrtare, krime dhe terror në Dukagjin, kishin bazë faktike për ndjekje penale. Por, kush ta bëjë këtë?! Një prokuror servil e hiç, i cili konkurron në mburrje me shefin e tij Hashimin, por që, deri më tani, nuk ka hetuar, nuk ka zbuluar dhe nuk ka dënuar asnjë bandë, asnjë bandit me peshë krimi. Ndërkohë që Kosova është e bollshme me bosa krimesh ekonomike dhe politike.

Shtrohet pyetja: Çfarë të mirash do t`i vinin Kosovës nga garuesit aktualë për kreun e ekzekutivit?! Cila është përgaditja e tyre profesionale dhe intelektuale, për drejtimin e vendit?! Cili është morali i tyre për të qenë në kupolë të qeverisë?! Çfarë do t`u thonë vartësve të tyre që të mos korruptohen, të mos vjedhin shtetin e vet, kur ata, personalisht dhe familjarisht, kanë shtresuar pasuri marramendëse, të patundshme dhe të tundshme, të cilat, me të ardhurat e tyre ligjore, nuk arrinin t`i bënin as përgjatë disa shekujve!!! Nuliteti i përgaditjes intelektuale, morali i përtokur i garuesëve, me një mal akuzash gjithëfarëshe, shumë syrësh fort të bazuara, nuk premton asnjë zgjidhje fatlume për popullin, Kosovën. Njerëzit e shantazhuar nuk mund të jenë kurrë sovran, të pavarur në vendime dhe veprime. Mjerisht, garuesit tanë për ekzekutivin e vendit këtë fat kanë pasur dhe janë rrast të bllokuar në integritetin e tyre, ndërkohë që pozita pretenduese e tyre kërkon të kundërtën, pra, integritet të plotë.


Hashim Thaçi peng i krimit dhe i kriminelëve

Opinioni shqiptar është i informuar se Kadri Veseli ishte (është) shef i SHIK-ut. Tashmë, dihet botërisht se PDK-ja ka ardhur në pushtet përmes SHIK-ut dhe, po të ishte zoti Veseli shef i SHIK-ut, do të ishte kryeministër ai dhe jo Thaçi. Pra, shef i SHIK-ut ka qenë (është) dora vet – kryeministri Hashim Thaçi. Dhe, nëse Thaçi synon postin e presidentit, logjikisht, Kadri Veseli do të ulet në karrikën e kryeministrit, sepse ai, vërtet, është zëvendës – shef i SHIK-ut.

Pse Hashim Thaçi është peng i krimit dhe i kriminelëve? Për vite me rradhë kuadrotë e SHIK-ut ishin lënë në hije, me pushtetin e nëntokës, por jo edhe atë të tribunës. Dalja publike e ish-SHIK-asit Nazim Bllaca, denoncimi i krimeve me një qartësi dhe vërtetësi absolute, lakoi edhe disa emra në hierarkinë e SHIK-ut. Për t`u mbrojtur nga arrestimi i EULEX-it, jo vetëm të lakuarit, por edhe të rrezikuarit e tjerë, përshkak të bagazhit të krimeve të bëra, në kuadrin e SHIK-ut, trysnuan kryeshefin e tyre, kryetar i PDK-së dhe kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçin, t`i mbrojë ata, meqë ai, më shumë se askush tjetër, gëzonte frutin e krimeve të SHIK-ut, duke i koracuar me imunitetin e deputetit dhe ofiçe të tjera pushtetare. Dhe, vërtet, zëri i tyre u dëgjua, kërkesa e tyre u plotësua nga shefi i parë i tyre, Hashim kryeministri.

Lista e SHIK-asëve u votua e tëra mjaftueshëm. Këtë votim e favorizonte përcaktimi i Kosovës me një zonë zgjedhore. Një turp dhe krim i madh, sepse deputeti i zgjedhur, në këtë mënyrë, nuk merr asnjë përgjegjësi nga askush. U shënua një relord vjedhjesh dhe manipulimesh, duke u shtuar një risi zgjedhjeve: vjedhje brenda llojit, brenda subjektit të PDK-së, sepse Hashimi duhej t`u bënte vend në Parlament, patjetër, vartësve të tij SHIK-as. Dhe, ky lloj votimi siguron vota për shefat e partive dhe të preferuarit e tyre. Prandaj, heshtazi dhe, pothuajse, fshehurazi manipulohet me, kinse, votën e “popullit”, pavarësisht se votohet për njerëz të panjohur, për mjedise të ndryshme. Shembulli i Istogut e fakton më se miri këtë horrllëk: LDK-ja fituese bindëse e zgjedhjeve në Istog, por zv.kryetari i saj në rreth nuk arrin kuotën e deputetit. Ndërkohë që mesazhet nga larg i kanë thithur votat e qytetarëve vendorë.

Grupi i LLapit, “komandantët” e Llapit, pjesë e SHIK-ut, u dënuan për vrasje e tortura, përgjatë luftës, kryesisht, të shqiptarëve. Enver Sekiraça, ish i burgosur i SHIK-ut, rrëfen: “Ishim katër veta të prangosur, tre meshkuj dhe një femër. Në hapje e sipër të varrit të përbashkët, duke përfituar nga errësira, unë ika. Krismat i dëgjova, por plumbat nuk më zunë. Më vonë kemi shkuar me KFOR-in, është rihapur gropa-varr dhe janë identifikuar tri kufomat, në bazë të rrobave”. Dy prej “komandantëve” të Llapit kanë vuajtur burgun, njëri syrësh tani ësht deputet i PDK-së, ndërsa i pari i “komandantëve” të Llapit, edhepse i dënuar nga gjykata, jo vetëm që nuk vajti në burg, ashtu siç po i bishtnon burgut edhe ish-kryetari i Kaçanikut, Zharku dhe ai ishi i Ferizajit, Xhemajli, por Hashimi e futi në Parlament, duke e bërë edhe kryetar të Komisionit për Siguri, i cili do të bllokonte të gjitha nismat për hetim krimesh nga një Komision Parlamentar!!!


Dekorimi i kryebandave të Kosovës në Shqipëri

Ndër shekuj dekorimet janë bërë për vepra trimërie, fisnikërie, shërbime cilësore për njerëzimin, siç janë zbulimet, të arriturat në lëmin e shkencës, krijimet e veprave artistike dhe të tjera. Edhe një medalje, edhe një mirënjohje me disa rrjeshta, të vëna në një letër të formatit A4, edhe sot e gjithë ditën, konsiderohet vlerë, nderim i lartë për atë që e gëzon. Ta shpallësh dikë – Qytetar Nderi – të një komune, të një rrethi, të një qyteti, personi i nderuar duhet të jetë figurë e pastër qehlibar- siç thotë populli dhe asesi i përgjakur deri në bërryla me gjakun e njerëzve të pafajshëm shqiptarë.

Mjerisht, ndodhi ajo që nuk pritej. Zyrtarët e djathtë qendrorë dhe ata të majtë lokalë në Shqipëri, dekoruan e nderuan bosët e krimit, krerët e bandave të Kosovës. Nuk u mjaftuan me lavdërimet e hymnizimet orale të bëra në rast pritjeje të zyrtarëve bandë të Kosovës në Shqipëri, apo në rastin e vizitave të shefave të Tiranës në Kosovë, të cilat kanë qenë paushalle dhe nën çdo nivel, por, nga të thëna gojore, tani kaluan në të bëra faktike, me letra e zyrtarizime protokolare.

Dekorimet e shefave të bandave të Kosovës për shqiptarët e Shqipërisë, mund të mos kenë zgjuar ndonjë habi apo interes të veçantë, sepse nuk kanë përjetuar të bëmat e të dekoruarëve, nuk e kanë parë e ndjerë përgjakjen e të paktën 1500 atdhetarëve shqiptarë, përgjatë dhe pas luftës dhe zinë e shumë mijëra familjeve që i lidh gjaku, fisi, miqësia e dashamirësia me viktimat politike të ekzekutuara në mal e fushë, në rrugë e oborr të shtëpisë. Janë krime që kanë tejkaluar edhe Sigurimet famëkeqe të armiqëve tanë. Dhe, e keqja e madhe e Kosovës, këto krime edhepse janë qartësisht të zbuluara, mbetën ende të pa ndëshkuara. Por, tani kulmon se në vend të dënimit, shpërblehen me dekorimin!?

Dy herë rradhazi është provua atentatimi i Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova; është ekzekutuar në mes të Tiranës ministri i mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi si dhe oficerë të tjerë dhe Tirana zyrtare hesht për 14 vjet rradhazi, sikur nuk ka ndodhur asgjë!!? Janë ekzekutuar komandantët, të cilët bënë luftën si kolonel Tahir Zemaj, Ekrem Rexha, Smajl Hajdaraj, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, 4 oficerët e brigadës “Mërgimi”, luftëtarë të Kosharës; kryekomunarë dhe kuadro të LDK-së: Shaban Manaj, Ismet Rraci; Ukë Bytyçi; bashkëpunëtorët e Presidentit Rugova: Enver Maloku, Xhemail Mustafa e tjerë; gazetarët Ali Ukaj, Shefki Popova, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti; Janë plagosur rëndë njerëzit e Rugovës: akademik Sabri Hamiti, Fetah Rudi, Gani Geci, Agim Veliu e tjerë; janë zhdukur pa gjurmë, duke qenë në duart e SHIK-ut: Idriz Rrecaj, prof. Bardhyl Çaushi, Ismet Jashari-Kumanova, Muhedin Hallaçi dhe shumë të tjerë. Janë ekzekutuar shumë qindra veprimtarë, aktivistë dhe anëtarë të LDK-së!

Dhe, këta djemë dhe burra të Kosovës “nuk i kanë vrarë jashtëtoksorët”,- qe shprehur publikisht ish-presidenti Fatmir Sejdiu. Kjo akuzë me autorë urdhërdhënës dhe vrastarë preku ata që e kanë “mizën pas veshit” dhe filloi procedura e “paligjshmërisë” të Presidentit, edhepse kishte një marrëveshje për ta vazhduar detyrën, pavarësisht postit partiak. Dhe, reagimi nga ata të “mizës pas veshit” nuk mungoi as atëherë kur kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa tha se “SHIK-asit po i zënë gjaku i krimeve të tyre”. Këtë herë, ata që e kanë “mizën pas veshit” u identifikuan, dertuan, si atëhere kur hartonin – listat e vdekjes -, para, gjatë dhe pas luftës, në “kruzhokët” (rrethet) leniniste, reaguan kolektivisht, si kryesi e partisë, madje duke kërcënuar, me porosinë e prerë, për tërheqjen e deklaratës sintezë të kreut të LDK-së!!!

Njerëzit në Kosovë vazhdojnë të pyesin: Pse zyrtarët shqiptarë nuk dekorojnë kryebanditët e vetë si zaniçaushët e lulberishët me shokë, para se të dekoronin kryebandat në Kosovë?! Të tjerët përgjigjen me cinizëm se ka rradhë edhe në dekorime, sipas meritave, sepse në Kosovë është bërë kërdia, nami, janë vrarë luftë bërësit e Kosovës, janë ekzekutuar kuadrotë, veprimtarët e LDK-së, janë eliminuar fizikisht kundërshtarët politikë. Shifra është marramendëse, tej 1.500 personave të përzgjedhur nga shtabet e vdekjes, nga skuadrat ekzekutive vrastare, të cilat i përshkruan në seancat gjyqësore ish-SHIK-asi i penduar, Nazmi Bllaca, i cili ka vendosur të bëjë diçka, që varet nga ai, të denoncojë krimin politik, në përmasat objektive, pa shtuar asgjë, vetëm atë që ka ndodhur realisht, ditën për diell dhe natën për hanë dhe pa të fare, në errësirë, besnikërisht, duke larë një pjesë të fajit, një pjesë të krimit, njëherësh, duke i bërë një shërbim të madh popullit të tij, Atdheut tonë, Kosovës të përgjakur dyfish, nga pushtuesi dhe nga veglat e tij shqipfolëse, të cilët, cinikisht vazhdojnë të na vrasin edhe sot, me pushtetin e tyre kriminal.

”Na u dha urdhëri i prerë: duhet të vritet ish i burgosuri politik Adem Salihaj, kryetar i suksesshëm i komunës të Ferizajit, sepse pa e vrarë atë, nuk mund ta fitojmë pushtetin në këtë komunë. Dhe, ne filluam aksionin e përgjimit, të ndjekjes, të ndarë në dy skuadra dhe si ditë e përshtatshme u zgjodh 12 qershori 1999, pikërisht, dita e çlirimit të Kosovës nga NATO-pakti, por, rastësisht dështuam”,- dëshmon bindshëm ish-anëtari i SHIK-ut, njëri nga pjesëtarët e skuadrës ekzekutuese, vrastare, arsimtari i gjeografisë nga Ribari i Madh, Nazim Bllaca.

Populli i Kosovës ka nevojë të ndihmohet nga zyrtarët e shtetit amë, Shqipërisë. Padyshim, shteti shqiptar e ka hisen e vet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Dhe, këtë nuk guxon ta mohojë askush. Tashmë, nuk është ndonjë sekret, kryeqendra e krimeve në Kosovë është Tirana, janë pikërisht disa nga krerët e Partisë Socialiste, të cilët e kishin themeluar me kohë Sigurimin Informativ të Kosovës (SHIK), e kishin instruktuar, madje angazhuan oficerët e Sigurimit të Enver Hoxhës, si guidë për veprimet fillestare dhe, e hodhën në veprim, në kohën e zgjedhur nga ata, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë. Veprimet e individëve dhe të grupeve të caktuara në instruktimin dhe ndihmën direkte të dhënë, për ta marrë pushtetin me dhunë, pas çlirimit në Kosovë, nuk duhet përgjithësuar, populli dhe anëtarësia nuk duhet fajësuar. Ai është një kapitull i errët, që duhet denoncuar, ashtu siç ka ndodhur realisht, madje me emër.

Falja është akt moral, individual, por edhe gruporë. Është fisnikëri të falësh për dëmin, dhimbjen personale që të ka shkaktuar dikush ose ka mbetur në tentativë. Por, të rehabilitosh krimin dhe kriminelët, të cilët i kanë sjellur aq mynxyrë e torturë popullit të Kosovës, duke ia ekzekutuar bijtë më të mirë, kjo është e pakonceptueshme për mendjet e shëndosha, është faj, është krim, sepse i rivret të vrarët, lëndon shpirtërat e trazuar të familjeve për humbjet e bijëve të tyre.

Veprimet, tashmë, të bëra, do të kujtohen, do të mbesin, si një njollë e zezë, në fillimin e shekullit të ri, do të kujtohen për të gjallë të të gjithë atyre që përjetuan maskaradën e lavdërimeve dhe të dekorimeve të kryebandave të Kosovës, duke u bartur si kujtim i hidhur, errëtak edhe tek brezat gjithëshqiptarë që do vijnë.

Premtimi i bujshëm për rishikimin e historisë ende nuk u realizua as për së afërmi. Ndërkohë, po shtresohen shtrembërime e falsifikime të reja, sidomos për luftën e Kosovës dhe protagonistët e saj. Me keqardhje, dhimbje e pezmë duhet pranuar dhe pohuar se zhgënjimi i shqiptarëve është i madh, bjeshkë! Një urtësi e popullit fqinj thotë: “Çdo çudi zgjatë tri ditë”. Por, kjo, çudia e përlavdërimit dhe e dekorimit të kryebandave të Kosovës, për vet mesazhin katastrofal, se sa më shumë krime të bëjsh, aq më i madh do të jetë lavdimi dhe dekorata, do të zgjatë shumë, madje do të kujtohet, për të keq, për vite e dekada. Edhe brezat që do vijnë do të mbesin gojëhapur për marrëzitë e paraardhësve të tyre.

Në kohën moderne, në kohën e internetit, në epokën tonë, rreziqet janë shtuar për njerëzimin. Vërtet, janë perfeksionuar metodat për zbulimin e krimeve, por është relativizuar mbrojtja e njeriut, sepse ndëshkimet, dënimet janë bërë simbolike për kriminelët. Korrupsioni në organet e gjyqësorit, në drejtësi, është bërë normalitet, modë. Heqja e dënimit me vdekje për krimet e rënda, paramenduese e të ngeshme, ka dëmtuar tej mase, duke i trimëruar bandat dhe banditët.

Shembull të keq i dha njerëzimit Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, me procesin kundër kriminelit Millosheviç si dhe procese të tjera të rradhës. Dëshmitë rrënqethëse nga frontet e luftës 1990 – 1999, nga dëshmitarë okularë në ish-Jugosllavi, “ranë në ujë” dhe kjo palo “gjykatë” përgaditi aktin e pafajësisë dhe të lirimit të Millosheviçit!!! Por, këtë akt të shëmtuar e ndërpreu Zoti, duke e përcjellur në botën tjetër njeriun e terrorit – Millosheviçin. Që atëherë kjo “gjykatë” paçavure dhe e kushtueshme, ka humbur besimin dhe njerëzimi ndjehet i zhgënjyer dhe pa një mbrojtje faktike nga kriminelë të kalibrit ballkanas, të dëshmuar për egërsi dhe terror gjatë shpërbërjes të ish-Jugosllavisë.

Është fakt se paramilitarët, bandat serbe, kinse, jashtë kontrollit gjatë luftës, kishin një qendër komanduese. Qëllimi ishte që krimet t`u faturohen bandave dhe jo policisë dhe ushtrisë së rregulltë. Po kët metodë ka praktikuar edhe SHIK-u, duke lëshuar dy lloj librezash: një për anëtarë rezidentë, të cilët janë hartues të listave të vdekjes, urdhërdhënës të ekzekutimeve, ndërsa librezat për skuadrat ekzekutuese, janë të kamufluara, që në rast zbulimi, të mos jetë i implikuar SHIK-u.

Bandat janë rrezik për shoqërinë, vendin, shtetin. Prandaj, Serbia, për krimet e bëra në Kosovë, ka dënuar me mijëra vjet burg anëtarët e bandave. Dhe, jo pse gjykatave të sotme, shtetit serb i dhimbsen viktimat numerike në Kosovë, të shkaktuara nga këto banda, por rrezikshmëria e tyre është varrosje e lirisë dhe e demokracisë për qytetarin, shtetin. Një popull që pret me lule lirimin nga burgjet të banditëve, një shoqëri që proteston kundër arrestimit të banditëve, ai popull, ajo shoqëri nuk njeh demokracinë, është skllav dhe nuk meriton as lirinë dhe as shtetin.


Zëri i mëkur i LDK-së, i opozitës

Kryetari Isa Mustafa, i ardhur në krye të LDK-së me premtimin e madh të reformave, nuk e pëmbushi atë. Kompromiset, hiç parimore, të bëra në Kuvendin e 7-të të LDK-së, duke i futur në listën zgjedhore të Këshillit të Përgjithshëm, edhe ata që e kishin braktisur, madje qëllimshëm, vizionin e Presidentit Rugova dhe e kishin rrënuar LDK-në, bilëz pa i votuar fare me fshehtësinë e votës e, prej andej në Kryesinë Qendrore, pamundësuan reformat e premtuara.

Vite më parë, personalisht dhe kolektivisht me Kryesinë e Nëndegës të LDK-së për Rheinland Pfalz, i kemi kërkuar Kryesisë Qendrore në Prishtinë, ta krijojë Institucionin e Përgjegjësisë, i cili, në rast të shkeljes të statutit të LDK-së, të dëmtimit të partisë, do t`i ndëshkonte individët dhe grupet, duke ua ngushtuar hapësirat dhe mundësitë për keqbërje të mëtejme partisë.

Tashmë, nuk ka dyshim se disa nga kuadrotë e vjetër të LDK-së u thyen para presionit apo mitosjes të PDK-së, siç janë edhe punësimi dhe akomodimi i njerëzve të tyre, duke marrë obligime dhe duke i bërë shërbime Hashim Thaçit, gjithnjë në dëm të LDK-së. Koalicioni i LDK-së me PDK-në dëmtoi rëndë LDK-në, e cila u bë shërbyese servile e Hashimit.

LDK-ja nuk po e lozë, as për së afërmi, rolin e një opozite aktive. Kosova sot ka elemente të bollshme të fashizmit. Bandat e pandëshkuara të dy partive, të cilat, sot flirtojnë për koalicion, mbesin gjithnjë aktive. Ato nuk mund t`i mposhtë as LDK-ja dhe as ndonjë parti tjetër. Edhe EULEX-i dështoi në vendosjen e drejtësisë, sundimin e ligjit, zbulimin dhe ndëshkimin e bandave vendore dhe të atyre në Veriun e Mitrovicës. Mundësitë i ka, por mungon vullneti i mirë i qendrave ndërkombëtare të vendosjes, sepse shqiptarët e Kosovës, përkatësisht, ekstremi i majtë partiak, me ndoca kuadro të infiltruar nga Serbia, po e dështon shtetin e Kosovës qëllimshëm dhe imazhi i vendit, në sytë e tyre, është katastrofal. Hajnia zyrtare e organizuar, bandat e kudondodhura në Kosovë vazhdojnë të jenë gjithnjë aktive, të cilat, veprojnë e vendosin për ekonomi, politikë, bëjnë ligjin e xhunglës!

Për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të brishtë dhe të prishtë të Kosovës, vendit tonë i duhet një protektorat krejt tjetër, protektorat jo i shteteve konglomerate, por të një shteti të vetëm, një forcë madhore, një shtet i fortë ekonomik e politik, një shtet ligjor. Një Amerikë, një Angli, një Gjermani…, e cila njeh statusin e Kosovës, angazhohet për mbrojtjen dhe paprekshmërinë e kufijve të saj, që merr përgjegjësinë e rendit, të ligjit dhe të zhvillimit. Dhe, LDK-ja duhej të ishte e para në këtë kërkesë, për të mirën e Kosovës.

Vërtet, Hashim Thaçi është një deshtak në rënie, madje pa shpresë këndelljeje, rehabilitimi dhe ngritjeje. Prandaj është në kërkim të patericave, nga sivëllezërit e tij ideologjik. Për habi, edhe shoqëria dhe populli i Kosovës vazhdon të vegjetojë i përgjumur, duke mos administruar as vullnetin e tij, të drejtën e tij, votën e lirë! Kjo gjendje apatie, më se miri mund të shprehet me anekdotën e veshëgjatit, edhe atëherë kur po i ikte gjysma e së pasmes, thoshte: “Ishalla jam në ëndërr”!?

- See more at: http://tribunashqiptare.net/?p=13360#sthash.9NH4YUyS.dpuf

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Bajram Hoti Empty Re: Bajram Hoti

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum