Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

SHIKU ishte pjella e nderkombetareve

 :: politika

Aller en bas

SHIKU ishte pjella e nderkombetareve Empty SHIKU ishte pjella e nderkombetareve

Message  Perparimi Mar 27 Mai - 17:37

Kryeministrit turk ia dha Zoti dhe e fitoi mandatin e katërt gjatë kohës kur mediat ia zbuluan video-skandalet ku shihet Erdogan, së bashku me të birin e tij, duke kërkuar rrugëdalje për t’ua bërë çaren milionave të vjedhur!

E fiton mandatin e katërt në kohën kur i mbylli rrjetet sociale, twitter- in e you-tube-n, dhe kur pas 90 vitesh ndalese, lejoi shaminë në institucione dhe e ktheu në modë dhe në stil të jetesës turke, e ngjalli nostalgjinë turke për kohën e Perandorinë Osmane.

Pra, sa më i papëlqyer e antipatik u bë për Evropën, aq më simpatik u bë Erdogan për popullin e tij.

2. Edhe Hashim Thaçi duket i ‘bombarduar’ nga të katër anët e partive politike.
LDK e ka tipizuar si njeri i urryer për gjermanët, ndërsa
gjuha e fushatës zgjedhore kundër tij është lëshuar aq shumë, sa që një ish deputete e LDK-së e quajti Kryeministrin lider ‘i pistë’!
Më i rëndë është cilësori ‘i pistë’ sesa cilësori ‘kriminel’.
Dhe, le të dihet se nga ky cilësor ‘përfiton viktima’, jo ‘sulmuesi.

Kryeministri po ‘sulmohet’ edhe nga toka, koha ditore po ia reprizon raportin kundër SHIK-ut, raport ky që thirret në emër të KFOR-it, dhe ribotohet sa herë që ka zgjedhje në Kosovë.

Sikur ky ‘raport’ të shkruhej edhe nga ‘perenditë’ nuk do ta ‘pastronte’ skenën politike, duke e larguar në mënyrë ‘të dhunshme’ ansamblin e SHIK-ut nga skena.
Raporti përcillet brez pas brezi, fushatë pas fushate, gojë pas goje, si legjendë, si përrallë, që asnjë prokuror mbi këtë tokë nuk e merr seriozisht!

Kujt i raportonte SHIK- u?
KFOR-it?
Apo shqiptarëve të Drenicës!
Qysh është e mundur që populli i di ‘krimet’ e SHIK- ut më mirë se KFOR- i që ka ‘raporte’ dhd nuk bëzan.

Nëse Kosova është ‘parajsë për kriminelët’, të tillë e mundësoi të bëhet UNMIU-u (OKB), sepse siguria e Kosovës ishte në dorë të UNMIK-ut!

Pa përkrahjen e UNMIK-ur, SHIK-u nuk të mund të ishte ai që ishte, kushdo që ishte!

Kadri Veseli ka thënë se Shërbimi Informativ i Kosovës zyrtarisht u mbyll më 14 qershor 2008 dhe se për krijimin e SHIK-ut, ishin pajtuar nënshkruesit e marrëveshjes së Rambujesë 1999: Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Rexhep Qosja, Veton Surroi e Blerim Shala.

Pa lejen e faktorit ndërkombëtar, SHIK-u nuk do të kishte mundur të funksionte publikisht me zyre në qendër të Prishtinës.

Prandaj SHIK-u është i lirë dhe konsiderohet i ‘shuar’, pa arkiv, pa dosje, pa gjurmë, pa biografi.
Sepse, funksionoi me leje ndërkombëtare.
Dhe, ndërkombëtarët ende nuk kanë hequr dorë nga SHIK-u, prandaj ‘askund gjurmët’ nuk ia gjen!

Për shembull, nëse dikush fillon të çprush, pastaj rrëzohen të vërtetat dhe përplasen sekretet rrapullinë si enët e Dodonës kur thyheshin njëra pas tjetrës dhe del se gjest kriminal ishte edhe gjesti i ish komunistit, Bernard Kushner, bartës i qindra mirënjohjeve të Institucioneve të Kosovës, (përfshirë Dr. Honoris Causa), i cili e shkarkoi nga puna drejtorin e PTK-së, Agron Dida, sepse Agroni refuzoi ta nënshkruante kontratën e ndërmjetësuar nga UNMIK-u, Kushneri ndërhyri që Alkateli ta merr në dorë telefoninë mobile të Kosovës, Valën 900, dhe Kosova më e varfëra në Evropë, paguan telefoninë mobile më të shtrenjtën në botë.
Plus, do të zbuloheshin qindra krime dhe raste të këtilla të korrupcionit të realizuara nga bashkësia ndërkombëtare, që në krahasim me korrupcionin e shqiptarëve janë Pluton!

Prandaj, i mbyllën sytë para ‘krimeve’ të njëri-tjetrit, shqiptarët dhe ndërkombëtarët.


Share
SHARE
6 
TWEET
1 
+1
1 
SH

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum