Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

KOnferencat e nderkombetareve qe ndajten trojet shqiptare

 :: sport

Aller en bas

KOnferencat e nderkombetareve qe ndajten trojet shqiptare Empty KOnferencat e nderkombetareve qe ndajten trojet shqiptare

Message  Perparimi Dim 8 Oct - 14:47

E para: Marreveshja e Londres 1913: Fuqite e medha vendosin krijimin e shtetit te ri shqiptar duke i dhene atij karakterin e nje shteti neutral. Por duke lene jashte kufijve te tij hapsira te medha natyrale shqiptare. Teza e sapothene eshte e pranuar nga vete nenshkruesit e Konferences se Londres, por e justifikuar per hir te paqes europiane. (Ne fakt kjo ishte nje mashtrim sepse pas nje viti filloi Lufta e pare boterore.)

E dyta: Marreveshja e Versajes 1919: Fuqite e medha pas luftes se pare boterore hartuan Marreveshjen per Ballkanin dhe vendet qe jetojne ne Ballkan. Marreveshja eleminoi pavarsine e Malit te Zi dhe krijoi mbreterine serbo-kroato-sllovene, qe ne 1927 u quajt Jugosllavi. Ndersa Malazazet pas kryengritjes se pergjakshme te Krishtlindjeve midis jeshileve dhe te bardheve, ju drejtuan eposit dhe kombin malazez e bene hyjnor ne kenge. Te njejten gje bene edhe shqiptaret te cilet ne mungese te realitetit qe perseri i cungoi nuk munguan qe kombin e tyre ta quanin hyjnor. Te njejten gje bene edhe maqedonasit te cilet 10 ditet e Republikes se Krusheves i quanin si ditet e Ballkanit te paqes me qender maqedonasit.

E treta. Marreveshja Ribentrop-Ciano dhe Shqiperia e Madhe
Shqiperia u pushtua nga Italia ne vitin 1939. Dihet se ne Prill te vitit 1941 divizionet e motorizuara gjermane pushtuan Jugosllavine duke perfshire edhe Kosoven qe ishte pjese e saj. Me pas ne Viene arrihet Marreveshja midis ministrave te jashtem te Gjermanise dhe Italise per ndarjen e teritoreve te Ballkanit. Kjo Marreveshje mori emrin Marreveshja Ribentrop-Ciano. Sipas kesaj Marreveshje trupat gjermane u larguan nga pjesa me e madhe e teritorit te Kosoves duke mbajtur Vushtrine, Podujeven dhe Mitrovicen te cilat ju dhane Serbise. Serbia qeverisej nga nje qeveri e kryesuar nga ish shefi i shtatmadhorise se ushtrise jugosllave Milan Nediç. Kufiri sipas Marreveshjes u vendos ne Mitrovice, ku qeveria e Nediçit disllokoi nje batalion te Rojes Shteterore meqe sipas Marreveshjes aty ishte kufiri me Shqiperine. Nje pjese tjeter e Kosoves aktuale ju dha Bullgarise se Car Borisit qe ishte aleate e gjermaneve. Perveç Maqedonise Lindore, Bullgaria mori si teritor te saj Luginen e Presheves, Shterpcen, Kaçanikun, Kumanoven dhe Vitine. Ndersa pjesa tjeter e Kosoves dhe e Maqedonise u bashkua me Shqiperine. Italia ne keto teritore krijoi tre prefektura. Prefektura e Prishtines, e Pejes dhe e Prizrenit. Nga kjo Marreveshje dhe nga kjo ndarje teritori u krijua ajo qe u quajt Shqiperi e Madhe. Kete term shqiptaret vazhdojne ta degjojne edhe sot, sa here qe duhet qe ata te mbyllin gojen apo sa here qe ata duhet te perçahen. Pra Shqiperia e Madhe sipas te vertetes historike eshte Shqiperia e sotme administrative plus Prefekuren e Prishtines, plus ate te Prizrenit, plus ate te Pejes dhe minus Presheven, minus Bujanovcin, minus Kaçanikun, minus Vitine, minus Kumanoven, minus Mitrovicen, minus Uren e Ibrit, minus Vushtrine, minus Podujeven dhe dhjetra minuse te tjera.


E katerta : Mbarimi i Luftes se dyte boterore dhe Marreveshja e Jaltes dhe Potsdamit. Rikthehet ish-Jugosllavia me e fuqishme se me pare. Pas 50 vjteshe rezultoi se ishte artificiale dhe filloi shperberja e saj e pergjakshme. Sot nuk ekziston asgje nga Marreveshja e Vresajes dhe e Jaltes. Asnje lloj natyralizimi. Vetem artificialitet.
E pesta : Marreveshja e Dejtonit. Eshte nje marreveshje qe rregulloi marrdheniet midis serbeve, boshnjakeve dhe kroateve te Bosnjes, pas disa vitesh lufte te pergjakshme. Eshte nje marreveshje artificiale qe vazhdon te respektohet per shkak te forcave te NATO te dislokuara dhe te kompetencave te jashtezakonshme te te derguarit te BE. 7 vjet pas nenshkrimit te saj, askush prej serbeve, kroateve dhe boshnjakeve nuk beson tek natyralizimi i saj.
E gjashta: Marreveshja e Rambujese e vitit 1999. Eshte nje marreveshje e firmosuar vetem nga shqiptaret. Por e pa firmosur nga serbet. Edhe sot vazhdon te jete e tille.
E shtata Marreveshja e Kumanoves eshte marreveshja qe nenshkrua nga NATO dhe Ushtria serbe per te lejuar dislokimin e NATO ne Kosove. Sot pas 7 vjetesh, duket se edhe ajo eshte nje marreveshje artificiale. Pohimet dhe dklarimet e politikaneve te ndryshem kosovare qe Mitrovica e Veriut dhe Kosova Veriore eshte ndare qysh ne Kumanove, deshmojne mbi karakterin artificial te saj.
E teta Marreveshja e Ohrit eshte marreveshja qe vendosi paqen ne Maqedoni dhe synoi te rregulloje marrdheniet shteterore dhe shoqerore te shtetit te quajtur Maqedoni. Por duket se edhenkjo marreveshje do te kete jeten e shkurter. Cilat jane arsyet?
E para: Nga politika maqedonase, kjo Marreveshje vazhdon te konsiderohet si nje leshim qe shteti dhe populli maqedonas u ka bere shqiptareve. Pra e ka hequr nga vehtja e tij dhe ja ka dhene dikujt tjeter. Vetem analiza e faktit qe perse gjate 5 vjeteve zevendekryeministri qe merret me zbatimin e saj eshte vetem shqiptar te çon ne konkluzionin e siperthene. Ne fillim Musa Xhaferri dhe tani Imer Selmani jane zevndeskryeministra qe ndjekin zbatimin e saj. Ne nje kohe kur kjo marreveshje u konceptua dhenenshkrua si marreveshje per te ardhemen e dy popujve.
E dyta : Vetem dy vjet pas nenshkrimit te saj dhe ne prag te fillimit te zbatimit, Kongresi Boteror Maqedonas dhe ish-partite opozitare te drejtuara nga Gruevski- Andovi dhe Georgievski organizuan nje referendum kunder kesaj Marreveshjeje. Referendumi deshtoi, por ai gjithsesi pohoi nje fakt te fshehur deri atehere. Cili eshte fakti ? Kunder kesaj marreveshje votuan 409 mije qytetare me kombesi maqedonase. Shuma e mesiperme eshte gati e barabarte me votat qe moren sebashku VMRO-DPMNE plus VMRO te Geogievskit.
Pra edhe kjo marreveshje eshte larg te te qenit natyrale dhe shume prane artificialitetit. Kush ka ndjekur programin e kryeministrit Gruevski e ka te qarte se Marreveshja e Ohrit po behet gati te shndrrohet ne nje ikone dhe te jete vetem objekt i kujteses historike.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum