Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Unë e çlirova Loxhen me shokë e shoqe, Tahir Zemaj e FARK-u

 :: sport

Aller en bas

Unë e çlirova Loxhen me shokë e shoqe, Tahir Zemaj e FARK-u  Empty Unë e çlirova Loxhen me shokë e shoqe, Tahir Zemaj e FARK-u

Message  Perparimi Dim 13 Avr - 5:29

Naim Lushi: Unë e çlirova Loxhen me shokë e shoqe, Tahir Zemaj e FARK-u tradhtar
13.04.2014 | 12:26
Intervistë me Naim Lushin: FARK'u ishte grup dezertorësh, grupi i Tahir Zemajt grumbullonte armë dhe i dorëzonte tek serbët. Të gjithë luftëtarët e betejës së Loxhës kanë luftuar nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për 6 javë beteje, për asnjë moment nuk është parë në këto luftime as Tahir Zemaj dhe as ndonjë vartës i tij.
Mençuria e një polici ushtarak na shpëtoj nga vëlla-vrasjet. Grupi i Tahir Zemajt aktiviteti kryesor kishte mbjelljen e përparjes, grumbullimi i armatimit dhe dorëzimi e tij forcave serbe. Pyetjes për tradhtarët mund ti përgjigjemi më vonë, jo tash. Meritat rreth kësaj beteje kanë bërë përpjekje që ti marrin një grup grabitqarësh të grumbulluar dhe të cytur nga LDK. FARK'u është anti-vlerë-një grup sabotatorësh dhe dezertorësh. Naim Lushi, pjesë e njësitit "Luanët e Dukagjinit" në betejën e Loxhës flet për Express.

Express: Cili ishte pozicioni juaj në betejën e Loxhës, cilës brigadë dhe cilit njësit i takonit?

Naim Lushi: Beteja e Loxhës ka filluar me 5 Korrik 1998, pas një sërë angazhimesh të shumë e shumë djemve dha vajzave liridashës të fshatit Loxhë dhe më gjerë, të cilët fillimisht janë angazhuar shumë në bartjen e armatimit dhe krijimit të gjithëmbarshëm të rrethanave të favorshme për organizimin e luftës dhe ndërtimin e vijës së frontit buzë qytetit të Pejës, si një qendër e madhe ku kishte koncentrim të jashtëzakonshëm të forcave serbe dhe njëkohësisht edhe të strukturave të tyre komanduese.
Në këtë periudhë dhe në këto rrethana UÇK nuk ishte akoma e profilizuar në brigada, por unë isha pjesë e Njësitit "Luanët e Dukagjinit" dhe angazhimi im sikurse edhe i të tjerëve ishte mobilizimi dhe krijimi i rrethanave të favorshme për rezistencë të qëndrueshme të armatosur në një nga pikat që konsiderohej ndër më të rrezikshmet, por edhe me një rëndësi të madhe strategjike, pasi që pamundësia e depertimit të forcave serbe në zona më të thella ku kishte tashmë shtrirje UÇK-ja i mundësonte asaj organizim më cilësor dhe më gjithëpërfshirës.
Express: Na e përshkruani pak këtë betejë- pse ajo është kaq e rëndësishme për krejt luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) kundër forcave serbe?
Naim Lushi: Unë nuk mendoj së beteja e Loxhës është me e rëndësishme sesa betejat tjera të UÇK-së. Ajo s'mund ta ketë rëndësinë më të madhe sesa që e ka pas. Beteja e Prekazit, e Gllogjanit, e Junikut, e Perilepit, e Rahovecit etj etj, por kjo është një betejë e cila zihet më shumë në gojë, pasi që qëllimisht dikujt i duhet që ta politizoj këtë betejë, ndoshta jo vetëm për faktin e thjeshtë që të minimizohet rëndësia e betejave të tjera apo edhe e tërë UÇK-së, por me qëllim të krijimit të një alibije falco për rehabilitim të vetvetes në histori, rast të cilin e kanë pasur të gjithë shqiptarët por e kanë kapur këtë rast vetëm ata të cilët janë të lindur për ta bërë historinë, vajzat dhe djemtë trima luftëtar të lirisë.
Express: Kush ka qen komandanti i kësaj beteje, kush planifikuesi i saj dhe kush e ka mbikëqyrur atë nga shtabi, qoftë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së apo Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë Bukoshi?
Naim Lushi: Komandant i betejës së Loxhës ka qenë Gjeneral Skender Çeku, i cili kishte vendosur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjithë luftëtarët lokal vullnetarë të fshatit Loxhë të cilët komandant të tyre kishin z. Shaban Shala nga po ky fshat. Fshati Loxhë kishte rreth 200 trima të armatosur dhe një vullnet të çeliktë për ta luftuar armikun ndaj edhe ne si prestarë të Njësitit "Luanët e Dukagjinit" të komanduar nga Gjenerali Skënder Çeku hasem në një dashamirësi të të gjithë banorëve të tij.
Express: Sa ushtarë të UÇK’së kanë rënë dëshmorë në këtë betejë dhe sa ka qenë dëmi që ju keni përllogaritur ti keni shkaktuar armikut?
Naim Lushi: Në këtë betejë kanë renë 10 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ç’rast, njëri, e ky ishte Tahir Shala, me dt. 05.Korrik 1998 në një përballje të shpejt me forcat serbe, ditën kur Shesheli po e vizitonte Gorazhdecin, kurse 4 të tjerë në përballjen e parë të madhe me forcat armike e cila kishte ndodhur me 6 Korrik 1998 e ata janë Xhavit Qufaj, Rrustem Bruqi, Ilmi Surdulli dhe Enver Alaj tre nga këta pjesëtar të njësitit të komanduar nga Esat Ademaj i cili ishte në ndërvarshmëri hierarkike të Tahir Zemajt. Kurse dëshmorët e tjerë përfshirë këtu edhe komandantin e saj Gjeneral Skënder Çekun i cili mori plagët vdekjeprurëse në betejën e fundit të 15 Gushtit 1998. këta dëshmorë që ranë në përballjen e dytë dhe të tretë të UÇK-së janë: Zhujë Morina, Rexhë Morina, Valon e Ahmet Shala.
Është me rëndësi të theksohet edhe fakti që megjithëse vazhdimin e luftimeve në Loxhë edhe për 6 javë të tjera, për asnjë moment nuk është parë në këto luftime as Tahir Zemaj dhe as ndonjë vartës i tij.
Express: Nën çfarë embleme keni luftuar në këtë betejë: UÇK apo FARK?
Naim Lushi: Të gjithë luftëtarët e betejës së Loxhës kanë luftuar nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe e them me përgjegjësi të plotë qe secili prej tyre e ka mbajtur këtë si gjerdan nderi dhe krenarie. Asnjë luftëtar pjesëmarrës në betejën e Loxhës nuk kanë pasur dijeni për ekzistimin e ndonjë organizimi tjetër, sepse askush nuk kishte ndonjë uniformë apo emblemë tjetër.
Madje edhe vet njësiti i ardhur në ndihmë që komandohej nga Esat Ademaj, nuk kishin ndonjë shenjë tjetër dalluese qoftë në uniformë apo gjetiu dhe nuk deklaroheshin ndryshe veçse pjesëtar të UÇK-së.
Express: Kush e përgatit planin e kësaj beteje, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së apo Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë Bukoshi?
Naim Lushi: Fshati Loxhë, gjeografikisht shtrihet në territorin e Zonës Operative të Dukagjinit prandaj lidhur me të gjitha veprimet luftarake është konsultuar dhe janë marrë direktiva nga Komanda e ZOD-it e cila ishte në ndërvarshmëri të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kurse zbatimi në terren është udhëhequr nga komandanti i Njësitit Luanët e Dukagjinit Gjeneralmajor Skender Çeku në bashkëpunim të plotë me shtabin lokal të fshatit Loxhë të udhëhequr nga Shaban Shala.
Express: Cili ishte roli i Tahir Zemajt në këtë betejë?
Naim Lushi: Në qoftë se rolet e njerëzve maten me veprimet konkrete atëherë do të thosha se roli i tij në këtë betejë është krejtësisht i papërfillshëm, pasi që pjesëmarrja e tij në betejë është krejt formale dhe kishte ndodhur vetëm në një nga përballjet e UÇK-së me forcat serbe, më saktësisht pas përfundimit të kësaj përballjeje dhe ikjes me turp të forcave serbe me 6 Korrik, kurse dihet se beteja e Loxhës nuk ka qenë betejë një ditkëshe por betejë 6 javësh.
Kjo betejë 6 javësh njeh edhe shumë përballje tjera të forcave të UÇK-së me forcat serbe prej të cilave tri ofensiva të mëdha dhe mbrapsje të turpshme serbe, por asnjë pjesëmarrje tjetër të njësive të Tahir Zemajt.
Madje me 15 Gusht kur forcat serbe përdoren edhe aviacionin luftarak në Loxhë, kishim mbetur vetëm një numër i vogël i luftëtarëve për t’iu kundërvënë. Përmes korrierit që dërguam, kërkuam përforcime nga Tahir Zemaj që kishte rreth 400 njerëz në Prapaqan dhe rreth 300 të tjerë në Baran, por as morëm përgjigje dhe as erdhën përforcimet. Më vonë pas një luftimi 13 orësh kundër gjithë atij arsenali të përdorur forcat armike kishin arritur të depërtojnë nga baza e tyre në Gorazhdec, që i vinte prapa shpinës sonë dhe kjo detyrimisht solli tërheqjen tonë duke patur paraprakisht kujdes për popullatën që deri atëherë qëndronte e pacenuar në fshatin Loxhë.
Në takim më vonë me Tahir Zemajn morëm përgjigje që ai kinse e kishte të pamundur të dërgonte përforcime pasi që rruga nga do të vinin ato po rrihej vazhdimisht me artilerinë serbe, gjë që s’ishte krejtësisht e vërtetë pasi që po nga ajo rrugë ishte tërhequr gjithë ajo popullatë pa pësuar askush asnjë gjë dhe po ashtu po nga ajo rrugë u tërhoqëm edhe ne. Arsyeja e vërtet na u bë e çartë më vonë. Kjo po ndodhte sepse me 15 Gusht, Loxha ishte bastioni i fundit i pathyer i UÇK-së pas Gllogjanit dhe Junikut prandaj duhej të binte edhe ky bastion me shpresën se kështu po mbyllej kapitulli me UÇK-në dhe po rihapej kapitulli i vjetër i qyqarllëkut dhe nënshtrimit negociator me Millosheviqin.
Tendenca e çarmatosjes sonë, nga policia ushtarake e Nazif Ramabajes të cilët për çudi kishin emblemën e UÇK-së në kraharor, derisa po kalonim nëpër fshatin Qallapek me arsyetimin se: “ Është urdhër i komandantit që njerëz të armatosur të mos lejohen të qarkullojnë nëpër fshat” dhe se “Armët duhet dorëzuar sepse tani e kemi qetësuar situatën dhe ju mund ta ndezin në ndonjë vend tjetër”, ishte përgjigje në të gjitha dilemat tona të atëhershme.
Duhet theksuar se vetëm mençuria e një polici ushtarak i cili propozoi që të fusnim armët në një makinë me të cilën ai do të na transportonte deri në fshatin Rosuja, na shpëtoj nga një mundësi vëllavrasjeje pasi ne s'kishim ndërmend të dorëzonim armët. Për këtë shërbim, sigurisht për shpenzim të derivateve, u desh të paguanim 20 DM të cilat mezi i grumbulluam të gjithë së bashku.
Natyrisht parashikimi i tyre për ndezjen në ndonjë vend tjetër ishte i qëlluar sepse në rajonin e Lugut të Drinit aktiviteti ynë vazhdoj dhe kulmoj me krijimin e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, por natyrisht në këtë kohë ata që deshën të na pengojnë nuk ishin më në Kosovë sepse pas dorëzimit të armëve të grumbulluara në mënyrën siç u cek më lart ata edhe kishin dezertuar në mënyrë masovike.
Express: Cila ka qenë vështirësia më e madhe që jeni përballur në këtë betejë, nga aspekti i organizimit të brendshëm?
Naim Lushi: Vështirësitë nuk kanë qenë të vogla pasi që edhe mundësitë tona organizative nuk ishte se lulëzonin duke qenë se ne po organizoheshim për të bërë një luftë kundër një armiku i cili tashme kishte futur frikën deri në palcë të njerëzve të robëruar. Prandaj të gjitha mundësitë tona përball kësaj frike dukeshin minore, e që në të njëjtën kohë frika dhe propaganda ishin një material i bollshëm për të ngritur karthat e sabotimit nga ata që kishin këtë qëllim apo këtë mision.
Vështirësitë Logjistike ishin një kapitull tjetër, pastaj koordinimi i veprimeve me luftëtarët lokal edhe të Loxhës edhe të Raushiqit, të Grabocit, Llozhanit etj me qëllim të krijimit të një vije sa më të gjerë të frontit të përbashkët etj. Gjë që kishte funksionuar për mrekulli falë të gjithë atyre luftëtarëve që në luftë kishin hyrë vetëm për të luftuar.
Express: A keni zbuluar tradhtarë dhe sabotues nga radhët tuaja në këtë betejë dhe nëse po, kush kanë qenë ata?
Naim Lushi: Me falni por kjo është një pyetje te cilës mund t’i përgjigjëm me vone, atëherë kur te kemi te definuar qartësisht dhe me ligj se çka konsiderohet tradhti dhe sabotim e çka devotshmëri kombëtare dhe ndershmëri.
Më duket se tani aq shumë janë ngatërruar gjërat sa nuk është krejtësisht e çartë se ku fillon njëra dhe ku përfundon tjetra. Shikoni se ç’farë po ndodh sot: dekorohen me dekoratat me te mëdha ata qe do te duhej te merrnin dënimin me te madh, kurse ndodh të harrohen por edhe të akuzohen dhe etiketohen ata që tërë jetën e tyre e kanë kaluar duke qenë vetëm shërbëtor të devotshëm të qeshjes kombëtare.
Në qoftë se me tradhti dhe sabotim nënkuptohen të gjitha ato nocionet klasike rreth këtyre fenomeneve besoj se të tillë ka patur, dhe se të tillë janë edhe ata që sot me aq zjarr i mbrojnë këto fenomene duke bërë përpjekje që tani pas luftës të marrin merita edhe për betejën e Loxhës.
Express: Kush ka marrë merita për këtë betejë pas luftës, merita që sipas jush nuk i kanë takuar, dhe si e ka bërë këtë?
Naim Lushi: Çështja e meritave dhe meritokracisë në përgjithësi është thjeshtë vjelje e frytit për angazhimet dhe punën e bërë. Është e njëjtë sikurse vjelja e frutave në vjeshtë pas një pune të vazhdueshme në kopshtin tuaj.
Tendenca që dikush të vjel frutat nga kopshti juaj, aty ku ju keni bërë punën tuaj një apo shumë vjeçare, nuk është vetëm marrje meritash por është thjeshtë një vjedhje. Prandaj meritat rreth kësaj beteje kanë bërë përpjekje që ti marrin një grup grabitqarësh të grumbulluar dhe të cytur nga LDK, por që në mënyrë të pavetëdijshme po e thellojnë edhe më shumë rrëshqitjen e tyre në greminën e fajit dhe mbamëndjës kombëtare për të keqën që i kanë sjell këtij vendi dhe këtij kombi.
Express: Çka keni bërë ju si ushtarë të kësaj beteje për të e thënë atë të vërtetë që ju pretendoni që ekziston rreth betejës së Loxhës?
Naim Lushi: Nuk kemi bërë shumë dhe kjo për dy arsye: e para sepse kemi konsideruar se beteja e Loxhës ka përfunduar me 15 Gusht 1998 dhe se e tëra çfarë ne do të duhej të bënim rreth kësaj ishte që ta ruajmë brenda nesh lavdinë e madhe të kësaj beteje si vetëm njëra në vazhdën e të shumtave të luftës së UÇK-së, si vetëm njëri nga gurët e shumtë të asaj kalaje që po ndërtonim e ku do të gjenim strehë të gjithë bashkërisht.
Dhe e dyta sepse kemi besuar se nuk ka ndonjë arsye për ta veçuar këtë betejë. Ne nuk kemi dashur që të bëhemi pjesë e asaj lufte speciale dhe hipokrite e ambicieve të sëmura të njerëzve që UÇK-në e kanë prezantuar para shqiptarëve si dorë e zgjatur e Serbisë. Që kanë derdhur mund të madh që edhe në sytë e botës ta shpërfaqnin si një organizatë terroriste.
Express: Si e komentoni ju debatin e nisur rreth Ligjit për veteranët, debati kush ishte UÇK’ja e kush FARK’u?
Naim Lushi: Shikoni, më saktësisht, ky është Ligji për Veteranët e UÇK-së dhe si i tillë përfshinë brenda vetës të gjithë ata çlirimtarë të cilët në mendje, zemër , kraharor dhe ballë kishin emblemën e UÇK-së.
Unë nuk kam parë emblemë tjetër përveç asaj të UÇK-së në luftën tonë çlirimtare.
Prandaj mendoj se ky ligj është gjithëpërfshirës, sepse nuk përjashton askënd që ishte pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që edhe sot vazhdon të mos e mohoi një gjë të tillë.
Unë kam dëgjuar ditëve të fundit të flitet edhe për kinse një apo disa grupe tjera organizative dhe shumë nga këto deklarata gjithsesi se janë të porositura nga qarqet e errëta politike, por të gjithë ne duhet ta kemi të çartë se i vetmi organizim luftarak, e vetmja ushtri që luftoi për çlirimin e këtij vendi ishte UÇK-ja, ndonëse ka patur tendenca për bosnjizimin e Kosovës në kuptimin e nxjerrjes së një Fikret Abdiqi “shqiptar”.
Të gjitha pretendimet për grupe tjera organizative janë naive, tejet të dëmshme dhe qëllimkëqija, sepse ne kishim një ushtri legjitime e cila mori jo vetëm njohjen ndërkombëtare por fitoj edhe përkrahjen e saj.
Të ashtuquajturat grupe tjera organizative, qoftë edhe FARK duke mos e pasur këtë njohje ndërkombëtare do të ishin thjesht formacione paramilitare dhe do të rrezikonin seriozisht imazhin pozitiv që UÇK-ja kishte ndërtuar dhe plasuar në sytë e botës me luftën e saj, sa vetëmohuese aq edhe të pastër.
Këto të ashtuquajtura “grupe organizative” janë më shumë pjellë e imagjinatës kobzezë politike të atyre që duan edhe një herë të tentojnë ta përçajnë popullin tonë duke shpërndarë mashtrim dhe mjegull mbi atë që është e pastër si loti e që është lufta e UÇK-së, përfshirë këtu edhe betejën e Loxhës. Dhe për ta përmbyllur përgjigjën në pyetjen tuaj, ky ligj i takon të gjithë veteranëve të UÇK-së, dhe i veshë ata me një uniformë të përjetshme nderi dhe lavdie.
Askush nuk është i përjashtuar, kurse për ata që pretendojnë për grupe tjera organizative mbase duhet të nxirret shpejt një ligj tjetër për ata. Një ligj i cili njëherë e përgjithmonë do t’ua jap vendin e merituar edhe atyre.
Express: A ka pasur sipas jush FARK dhe nëse po, ku ka vepruar kjo ushtri?
Naim Lushi: Unë mendoj se në masë të madhe i kam dhënë përgjigje kësaj pyetje deri me tani, por megjithatë duhet theksuar se zyrtarisht nuk ka pasur FARK, brenda në Kosovë, megjithëse ka patur një grup të veçantë të udhëhequr nga Tahir Zemaj, të cilët edhe pse ishin nën komandën e UÇK-së, kërkonin çdo rast dhe mundësi për t’u identifikuar si të veçantë dhe se vetveten bënin përpjekje ta plasonin si institucionalista, ndërkohë që përpiqeshin ta minonin institucionin e luftës dhe atë të UÇK-së sepse aktiviteti kryesor i tyre ka qenë mbjellja e përparjes, grumbullimi i armatimit dhe dorëzimi forcave serbe.
Dukej çart se ata kishin arritur njëfarë lloj dakordimi me forcat serbe pasi që vendqëndrimet e tyre në Prapaqan dhe në Baran nuk sulmoheshin ndonjëherë.
Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Shqipëri. Atje mbase edhe do të ketë mundur të ketë pasur ndonjë organizim të FARK-ut, por kjo mendoj se nuk është aspak relevante sepse në Shqipëri nuk kishte luftë.
Express: Po thoni që nuk ka pasur FARK. Si e shpjegoni që deri në debatin e fundit, një parti së paku (LDK’ja) dhe disa media të afërta me të kanë ngritur rrëfime të tëra për beteja të suksesshme të FARK’ut?
Naim Lushi: Para së gjithash kjo është një fyerje e rëndë që i bëhet ndërgjegjes dhe intelektit tonë kombëtarë. Ata po përpiqen që përrallat e sajuara të na i shesin si ngjarje të ndodhura.
Të gjithë shqiptarët e dinë se lufta e UÇK-së ka filluar shumë kohë më parë, madje edhe vite më parë, sesa të ndodhte beteja e Loxhës, dhe FARK-u nuk ishte askund, sikundër që e dinë po ashtu se lufta e UÇK-së kishte vazhduar edhe shumë kohë më pas betejës së Loxhës dhe përsëri FARK-u nuk ishte askund.
Ata po duan që të na shesin si vlerë diçka që në realitet është antivlerë, sepse në të vërtetë udhëheqësit e atij formacioni të cilit ata i referohen si FARK, nuk janë asgjë tjetër veçse një grup sabotatorësh dhe dezertorësh e madje edhe më shumë se kaq. Por po e përsëris: kjo është një përpjekje mjerane e të mjerëve që duan ta grabisin për vetën e tyre një vend të paqenë në histori.(Express)


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Unë e çlirova Loxhen me shokë e shoqe, Tahir Zemaj e FARK-u  Empty Re: Unë e çlirova Loxhen me shokë e shoqe, Tahir Zemaj e FARK-u

Message  Perparimi Dim 13 Avr - 6:58

Envoyer ces demandes de Farm Heroes Saga ?Fermer
À Sabri FejzullahiAziz KrasniqiMigjen BushiShqipe KrsaniqiSelvije VehapiKumriye KamereLefter KoxhajPsikologjia IndividualeNaser IslamiAlbin KurtiIbrahim Ibo SherifiHaxhi Ferati
Aperçu

Haxhi Kuçi vous a envoyé une demande de Farm Heroes Saga :

Viens jouer à Farm Heroes Saga avec moi !
Lojra te femive ne komor keta;
Ne plus demander avant d’envoyer de demandes à Sabri Fejzullahi et 11 autres personnes à partir de cette application.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum