Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares

 :: sport

Aller en bas

Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares Empty Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares

Message  Perparimi Mer 22 Nov - 16:12


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares Empty Re: Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares

Message  Perparimi Mer 22 Nov - 16:15

KENDI I BASHKEPUNETOREVE TE WEB FAQES SHQIPTARE ALBANUR

KONSTRUKSIONI I AKUZËS SË SHPIFUR NGA ISAMAIL KADARE KUNDËR MANDELES SË EVROPËS, ADEM DEMAÇI:


JA, PSE ADEM DEMAÇI I KA BËRË BURGJET NË JUGOSLLAVINË OKUPATORE, LEXOJE ME VËMENDJE ZOTI ISMAIL KADARE!


"- Z.Elhami Ajeti, Njeriu i tregon vlerat e veta në shumë mënyra e edhe duke marrë pjesë, ose duke refuzuar që të marrë pjesë në një veprim të caktuar. Edhe ju duke ma bërë këtë pyetje po i tregoni vlerat Tuaja. Po kam dëshirë të besoj se këtë pyetje jeni duke ma drejtuar me qëllim jo të keq. Duhet ta dini se unë nuk kam pritur që Presidenti juaj të ndërrojë jetë e, duke mos marrë pjesë në varrimin e tij, t’i tregoja vlerat e mia. Kur kam dalë para gjyqit çetnik, në mars të vitit 1959 e kur kam pasur guxim t’u thoja Kallugjeroviqit e Rakoqeviqit se Serbia është okupatore dhe se Kosova duhet të shkëputet nga Jugosllavia dhe t’i bashkohet Shqipërisë, më duket se atëherë i kam treguar vlerat e mia. Në atë gjykim, në vend se të më shkonin djersët mua, u shkonin djersët Kallugjeroviqit e Rakoçeviçit...Pasi që pata dalur nga burgu i parë, 18 nëntor 196, nuk pata ndenjur duarkryq e të jetoja nga “fama e heroit”. Në hezin më të madh të rankoviqizmit, më 28 nëntor 1963, në shtëpinë e Hysen Dacit, në Mitrovicë, bashkë me babën e tij, Hamdi Dacin, pastaj me Mustafa Venharin, Ramadan Shalën, Kadri Kusarin, Sylë Shalën, Din Spahinë, Fazli Graiçevcin, Rexhep Elmazin, Xhylie Radoniqin e Bedri Çollakun (përveç Hysenit e meje, të gjithë të tjerët të ndjerë), themeluam LËVIZJEN REVOLUCIONARE PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE. Më duket se zonja Xhylie e këta burra dhe me qindra të tjerë e të tjera që pa hezitim na u bashkuan e, bashkë me këta edhe unë i përvuajturi, treguam vlerat tona. Historianët e shitur për poste e për para, nën dirigjimin e Prsidentit të ndjerë dhe të dallaverexhinjëve rreth e rrotull tij u munduan dhe po mundohen edhe sot e kësaj dite që ta mbulojnë me harresë dhe ta përbuzin organizatën ilegale më të fuqishme e cila i dha grushtin më të fuqishm rankoviqizmit dhe hapi proceset e mëvonshme të lëvizjes çlirimtare në Kosovë e rreth Kosovës. T’i lëmë burgjet se mos Ju dhemb koka... Kur, në hovin më të madh të politikës çetnike-neofashiste të Millosheviqit, më 10 dhjetor të vitit 1991, para deputetëve të Parlamentit evropian, në Strasbur, demaskova me argumente veprimet gjakatare dhe politikën mafioze e kriminale të hegjemonizmit serb, atje e atëherë i tregova vlerat e mia...Kur, në shkurt, 1998, në qendrën amerikane në Prishtinë, në praninë e diplomatëve e gjeneralëve, diplomati i lartë Gelbart më provokoi tri herë duke quajtur UÇK-në, me zë të lartë “organizatë terroriste”, unë, tri herë, me zë edhe më të lartë, iu përgjegja se UÇK-ja është ushtri çlirimtare. Zotëri Gelbartit i vloi gjaku në fytyrë. Edhe mua më vloi gjaku në fytyrë dhe me aq përfundoi dialogu ynë. Në atë mënyrë unë tregova vlerat e mia. Mirëpo, po atë natë, presidenti për të cilin Ju po më pyetni, nënshkroi kumtesën me të cilën dënohej çdo “veprim jopaqësor në Kosovë”. Aluzioni ishte i qartë: dënohej kryengritja e popullit tonë në krye me UÇK-në... Duke refuzuar që të fshihem, por duke dalur nga tri herë në ditë, bashkë me motrën Ajshe, e duke shëtitur rrugëve të Prishtinës, të mbushura me të gjitha llojet e ushtrive e policive serbe, në atë mënyrë kam treguar vlerat e mia... Kur më arrestuan komandot serbe e kur ma futën automatikun në gjoks, në maj të 1999, e kur komandosit Janaçkoviq i thashë:Më vrit, por mos më shajë! Edhe atëherë tregova vlerat e mia. Ndoshta Ju mërzita paksa zotëri Elhami, mirëpo Ju vëtë me pyetjen Tuaj sikur deshët të vënit në dyshim vlerat e mia dhe prandaj më tërhoqët për gjuhe. Profetëve e liderëve të rremë unë nuk ju bëj nderime. Kaq."(www.mekulipress.com,4.04.2006)

* Kësaj përralle bajate idelogjike, politiko-propagandistike të komunizmit të dështuar të Ismail Kadares (të shkruar sipas “mënysë” së argtashtisë së politikës ditore të shoqërisë konusmatore, produkt kryesor ky i shekullit të skllavërisë moderne), të trilluar kundër tribunit gjithëshqiptar, Adem Demaçi, nuk do t’i besonte as Serbia tiranike e Aleksandër Rankoviqit, e Dobrica Qosiqit..., dhe e kriminelit tanimë të vetëvrarë në burgun ndërkombëtar të OKB-së në Shevingen të Holandës, e lëre më shqiptarët, Perëndimi dhe NATO-ja.

Se ky konstruksion i Ismail Kadares është tërësisht tendencioz, subjektiv dhe i pabazë (si moralisht, politikiisht, ideologjikisht, kombëtarisht, atdhetarisht, demokratikisht, ashtu edhe ndërkombëtarisht), ndër të tjera e dëshmon edhe ndarja e “Çmimit Saharov” Adem Demaçit (për merita si luftëtar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe për sundimin e demokracisë dhe të drejtësisë evro-perëndimore) nga ana e Parlamentit Evropian më 1991. Pikërisht, ky çmim ndërkombëtar provon sheshit se Adem Demaçi (1958-1990) në teori dhe në praktikë ka qenë i pajisur me ide dhe me veprimtari konkrete të demokracisë perëndimore këtu e 50 vjet më parë. Përkthyer “frëngjisht”, domethënë, Adem Demaçi qe 50 vjet ka mbaruar studimet në fushën e demokracisë perëndimore(pavarësisht se nuk ka pa pasur kontakte direkte me Perëndimin, sepse ishte i izoluar në qeli të nënsheshme të burgjeve të ndryshme serbo-jugosllave), kurse Ismail Kadare është shumë më i vonshëm në këtë fushë ngase studimet e i tij për demokracinë perëndimore i ka “regjistruar” në Paris të Francës, më 1990, me të përfunduar sistemi komunist në Shqipëri. Në këtë kuptim, lexuesi i rëndomtë dhe i pa hile, do të shtronte këtë pyetje në formë përgjigjeje: - Atëherë, kush, kujt mund t’i predikojë leksione demokratike në këtë rast? – Krejtësisht e qartë, Adem Demaçi qenka profesor i demokracisë, kurse Ismail Kadare ende “student i padiplomuar” në këtë disiplinë shkencore. Në këtë segment, nuk mund të vihet kurrfarë shenje e barazimit midis konceptit demokratik të Adem Demaçit dhe konceptit komunist të Ismail Kadares, edhe pse për nga “mosha” e tyre janë pothuaj se të barasvlershëm. Ndërrimi apo këmbimi i roleve të këtyre dy koncepteve divergjente nuk mund të bëhet as në kuptimin doktrinar, as në atë prakik, pavarësisht nga synimi dhe ambicia iracionale e I. Kadares, që stazhin e tij të dikurshëm komunist, ta zëvendësojë me atë demokratik të Adem Demaçit. Thjesht, nuk mund të vijë në shprehje një tendencë e këtillë absurde, sepse i pari ishte legal dhe i shpërblyer nga Partia e Punës së Shqipërisë, kurse i dyti ishte ilegal dhe i dënuar me 30 vjet burg (1958-1990) nga shteti dhe Partia Komuniste e Jugosllavisë. Këtë asimetri nuk mund ta shlyejnë as librat akuzuese të Ismail Kadares, as “historianët demokratë” të Sali Berishës e as ata të Fatos Nanos, sepse historia demokratike dhe kombëtare revolucionare e atdhetare e Adem Demaçit është e shkruar me gjak dhe me sakrificë mbinjerëzore, kurse ajo e Ismail Kadares është shkruar vetëm me lapës, duke shetitur hije më hije anembanë Shqipërisë së lirë dhe të pavarur, duke bërë plazh në rërën e ngrohtë me diell të Detit Adriatik, duke vjelur shpërblimet dhe privilegjet më të çmueshme të Partisë së Punës së Shqipërisë Socialiste(1958-1990), kurse Adem Demaçi në atë kohë dergjej i sëmurë dhe i torturuar nëpër burgjet famëkeqe të Jugosllavisë(pa dritë, pa ajër të mjaftueshëm dhe pa diell) vetëm pse kërkonte liri, demokraci, drejtësi dhe barazi për popullin shqiptar të Kosovës dhe të viseve të tjera të Shqipërisë Etnike, të shtypur dhe të kolonizuar nga serbo-jugosllavët. Edhe një tjetër dallim midis demokracisë së Demaçit dhe komuninzmit të Kadares : - Që nga vitet e 90-ta të shekullit XX (edhe pse Kosova së bashku me luftëtarin e saj besnik dhe demokrat përjetoi luftën dhe terrorin gjenocidal të Serbisë barbare fashiste), Adem Demaçi për asnjë çast nuk u largua nga Kosova, por ashtu, si i ka hije një atdhetari të devotshëm të kombit shqiptar u bëri balli stuhive rrënimtare të armikut shekullor serboamdh. Adem Demnaçi edhe sot jeton në Prishtinë, edhe pse Kosova ende nuk ka fituar pavarësinë dhe sovranitetin e saj si shtet kombëtar dhe si subjekt juridik ndërkombëtar. Ndërkaq, komunsiti i konvertuar I. Kadare që nga viti 1990 i shekullit XX, e ka braktisur Shqipërinë, edhe pse kjo ka statusin e një shteti sovran dhe të lirë dhe, që atherë ai jeton në kryeqytetin e Franës së lirë dhe demokratike. (Ndoshta), edhe ky është “argumenti kyç” pse I.Kadare tanimë qe 17 vjet veten e konsideron si demokrat. Natyrisht se, qëndrimi i tij në Paris, si dhe deklarimi i tij si demokrat janë e drejtë e ligjshme e tij, dhe këtë të drejtë askush nuk munda t’ia kontestojë ligjërisht, por, prapë, stazhi i tij demokratik 17-vjeçar, nuk mjafton që të krahasohet me satazhin 50-vjeçar demokratik të Adem Demaçit.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares Empty Re: Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares

Message  Perparimi Mer 22 Nov - 16:15

Siç shihet, për fat të keq tonin (shprehur popullorqe, pa kurrfarë zori, pa kurrfarë shtytjeje nga faktorët e jashtëm të qendrave të vendosjes së bashkësisë ndërkombëtare) I.Kadare përmes librit të tij, pa të drejtë ka vënë në “shënjestër” Adem Demaçin, i cili (drejtazi, as tërthorazi) nuk është armik i NATO-s, as i Perëndimit, por është mik i respektuar i tyre. Përkundrazi, armik i shumëfishtë i NATO-s, i Amerikës dhe i Perëndimit është Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe gjenocidale, të cilat me strukturat e tyre religjioze, politiko-ushtarake, paramilitare e policore kanë kryer terrorin gjenocid në Kosovë (1989-1999). Ky fenomen antishqiptar dhe antiperëndimor është dashur të jetë prekur nga të gjitha aspektet e tij në librin e theksuar të I.Kadares e jo, kursesi të “anketohet” para opinionit publik përcaktimi dhe “pështatshmëria” ideologjiko-politike e Adem Demaçit, sepse në këtë vështrim nuk ka nevojë të ngrihet asnjë ekspertizë (qoftë e orientimit demokratik a patriotik), sepse ai praktikisht me veprën e tij jetësore e ka provuar se vërtet ishte patriot dhe demokrat i pakompromis për mbrojtjen me konsekuencë të çështjes shqiptare. Adem Demaçi, de facto as de jure asnjëherë nuk qenë qelizë e ndonjë “larve” ideologjike komuniste sikurse që ishte dikur komunisti i penduar Ismail Kadare. Këtë fakt të pakundërshtueshëm e di fare mirë, edhe kritikuesi provokues dhe tendencioz i librit me titull “Ra ky mot e u pamë”. Mirëpo, si duket, për hir të “kohës së kashtës”(siç thuhet në popull:”vakti e ha kashtën”) ai në vend se ta krtikojë vetëveten dhe komunizmin e tij të dështuar(pjesë e privilegjuar e tij), hiq më pak se në formë libri propagandistik , e ka parë “të arsyeshme”, që ta kritikojë veprimtarinë 30-vjeçare, me përmbajtje demokratike kombëtare dhe atdhetare liridashëse të Adem Demaçit(!)

E vërteta është në anën e Adem Demaçit, i cili gjatë gjithë jetës së tij kurrnjëherë nuk ka qenë anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ), por ka qenë demokrat me ide përparimtare revolucionare(jo komunist i shtirur dhe i penduar sikurse I.Kadare), ku për shkak të bindjes dhe veprës së tij kombëtare atdhetare shqiptare për regjimin komunist jugosllav ka qenë persona nongrata ngase sipas dosjes akuzuese dhe denoncuese të tij, ai ka luftuar për shkëputjen e Kosovës dhe të territoreve të tjera të Jugosllavisë me qëllim që ato t’ia bashkëngjes Shqipërisë Etnike. Ndërkaq, Ismail Kadare gjatë gjithë jetës së tij ka qenë anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë. Mjafton ky detaj për ta pasqyruar të vërtetën se kush ishte demokrat i vërtetë e kush ishte komunist i përbetuar. S’ka asnjë dyshim se demokrat i vërtetë ishte Adem Demaçi, kurse komunist i shtirur ishte vetë Ismail Kadare. Kjo e vërtetë nuk mund të ndërrohet, sepse si e tillë edhe ka hyrë në historinë e gjysmës së fundit të shekullit XX të Shqipërisë.

Si I. Kadare, ashtu edhe oponentët e tjerë të veprës demokratike revolucionare (30-vjeçare) kombëtare të Adem Demaçit, duhet ta kenë të qartë se nuk mund ta përfitojnë as NATO-n, as Perëndimin si aleatë të tyre,duke i ndërruar tezat, sikurse historiografia falsifikatore dhe politika propagandistike e Serbisë,duke e njollosur dhe shpifur të vërtetën mbi Adem Demaçin, si dhe të tjerët që me veprën dhe me jetët e tyre kanë dëshmuar para popullit shqiptar dhe para botës se nuk kanë luftuar dhe, nuk janë duke luftuar që Kosovën ta izolojnë nga bota, por ta çlirojnë dhe ta pavarësojnë përjetësisht nga Serbia gjenocidale kolonialiste.

Serbia gjenocidale, Kisha Ortodokse Serbe (kolektivisht serbët),Slobodan Milosheviqi, Vojislav Shesheli, Vojislav Koshtunica dhe Vuk Drashkoviqi...etj. ishin dhe janë akoma kundër pranisë së NATO-s dhe Perëndimit në Kosovë e jo as Adem Demaçi dhe asnjë shqiptar i Kosovës nuk janë kundërshtarë, por miq dhe aleatë të ngushtë dhe besnikë të NATO-s, Perëndimit dhe të Amerikës. Tanimë, këtë të vërtetë e ka mësuar jo vetëm Serbia, por tërë Evropa dhe krejt bota, me përjashtim të akuzuesit, I.Kadare, si dhe të Dr.Jovan Deretiqit, i cili “shkencërisht” ka dëshmuar se shqiptarët e Kosovës “ janë me prejardhje të Kaukazit” si kundërpërgjigje veprës patriotike të Adem Demaçit se “ shqiptarët jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnke janë një etni, një popull indigjen, i ngulitur me shekuj në trojet e tyre stërgjyshore, që ka gjuhën, kulturën, historinë, traditat, zakonet e tij etj.”. Kjo ishte një nga shkaqet kryesore pse Adem Demaçi që në moshën më të re si gjimanzist filloi përpjkejet dhe sakrificat së bashku me ithtarët e tij, që një ditë ta skapullonin Kosovën, si dhe trojet e tjera etnike të Shqipërisë nga politika sunduese kolonialiste dhe gjenocidale e Serbisë, e Malit të Zi dhe e Greqisë.

Fatbardhësisht, heroi ynë i gjallë Adem Demaçi është Mësuesi ynë i parë, cili na shpaloi ABETAREN E HISTORISË KOMBËTARE SHQIPTARE se si duhet luftuar armikun shekullor serbo-sllav dhe, se si duhet dashur Kosova-Shqipëria Etnike. Kjo është prova kryesore se Adem Demaçi kishte dhe ka Atdhe, por nuk kishte dhe,nuk ka ende shtet të lirë kombëtar shqiptar sikurse që kishte dhe ka Ismail Kadarea. I. Kadare ka gënjyer keq dhe për turpin më të madh se “Adem Demaçi ka mbetur pa atdhe si rrjedhim i mendjes së tharë marksiste-leniniste”(!!!) Adem demaçi nuk ka ngelur pa atdhe, por ata, të cilët tentojnë që ta zhvlerësojnë veprën e tij demokratike dhe kombëtare shqiptare, s’ka dyshim se do të ngelin pa komb dhe pa atdhe të tyre.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares Empty Re: Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares

Message  Perparimi Mer 22 Nov - 16:17

Adem Demaçi nuk ka pasur asnjë arsye të luftojë për marksizëm-leninizëm, sepse atë ka pasur kush ta mbrojë siç ishte vetë I.Kadare(tanimë komunist i penduar, don me çdo kusht që ta “retushojë” me zbulimin e “dosjeve të zeza” biografinë e tij komuniste dyzetvjeçare. Fundja, kjo është e drejtë e tij. Mirëpo, një gjë të tillë nga ai, as nga shqiptarët, në përgmjithësi nuk janë duke e kërkuar as NATO, as Perëndimi, sepse edhe Mihail Gorbaçov, Boris jelcin dhe Vladimir Putin të gjithë kanë qenë komunistë, mirëpo, kjo “dergjë e kaluar” as NATO-s, as Perëndimit nuk po i pengon, që të zhvillojë marrëdhënie integruese politike, ekonomike, diplomatike dhe ushtarake si partnerë të tyre me ide, me koncepte dhe me projekte të përbashkëta demokratike dhe tregtare.) me “miqtë e tij më të ngushtë sovjetikë dhe kinezë”. Kjo është e vërteta mbi biografinë e historikut dyzetvjeçar të komunistit të regjur I.Kadare, i cili tash në saje të miqve të tij “shpëtimtarë” francezë, po mundohet t’i hedhë “hi syve” demokracisë universale (duke ndërruar tezat mbi veprën e Adem Demaçit dhe të heronjve të tjerë shqiptarë), se ai “ është mik i përbetuar demokrat” i Perëndimit, kurse Adem Demaçi paska ngelur “marksist-leninist me mendje të tharë dhe pa atdhe”(!?) Kjo tezë konstatuese është më tepër se idiotizëm dhe cinizëm politik, kombëtar dhe ndërkombëtar sui generis me prapavijë tejet perfide që synon “bombardimin” e veprës politike kombëtare dhe atdhetare të Adem Demaçit jo vetëm në shkallë të politikës kombëtare, por edhe të asaj ndërkombëtare. “Vlerësime” të këtilla kundër Adem Demaçit, lexuesi shqiptar nuk mund të gjejë në analet e historikut të gjykatave, as të politikës denoncuese të Jugosllavisë, përkatësisht të Serbisë së Madhe.

Sikur kjo akuzë të ishte trilluar (natyrisht, për qëllime dhe për përfitime politike të I.K e jo kursesi në interes të Kosovës, as të NATO-s e as të Perëndimit) nga dora e Dobrica Qosiqit apo e kryepiemontëve klerikë çetnikë të Kishës Ortodokse Serbe, fare nuk do ta befasonte opinionin publik shqiptar, sepse në saje të akuzave të këtilla sikur kjo e I.Kadares, serbomëdhenjtë dhe Serbia ia kanë arritur që para Evropës së dikurshme dhe të sotme, t’i ndërrojë tezat mbi të vërtetën e ekzistencës së qenies shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan, duke i quajtur si “fenomen imigrues barbarë”, si “shiftari”, “arnauti”(jo shqiptarë indigjenë në truallin e tyre etnik me lozë, me histori, me kulturë, me traditë dhe me gjuhën shqipe) të vendosur në “djepin e shenjtë” të territorit serb, “ të shpërngulur nga stepat e Kaukazit të Rusisë”(!?)- Vetëm për t’i shpërfytyryar nga identiteti i tyre kombëtar shtetëror dhe territorial në Ballkan. Mirëpo, pse disa shqiptarë të paedukuar dhe të pandërgjegjshëm kombëtarisht dhe atdhetarisht manipulojnë në favor të reminishencës së tezave të tilla serbo-çetnike raciste, kjo është absurde dhe për çdo gjykim si nga aspekti moral, poltik, ashtu edhe për nga aspekti historik, kombëtar dhe atdhetar shqiptar.

Si rrjedhim i falsifikimit dhe i sofistikimit të tezave serbomëdha antishqiptare dhe anti-Shqipëri Etnike, Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe (me ndihmën e aleatëve tradicionalë tyre: Rusia dhe Franca etj.) që nga Kongresi i Berlinit (1878) e deri më sot në fillimshekullin XXI, ia kanë arritur që gjysmën e territorit dhe të kombit shqiptar, ta kolonizojnë dhe aneksojnë me dhunë dhe me gjenocid. Pikërisht, kundër sundimit dhe tiranisë së sistemit kolonial të Serbisë së Madhe mbi shqiptarët dhe territoret e Shqipërisë Etnike, Adem Demaçi dhe bashkëpatriotët e tjerë të tij si Fazli Greiçevci e qindra të tjerë, që në vitet e 50-ta , të 60-ta, të 70-ta, të 80-ta dhe të 90-ta të shekullit XX (në saje të Platformës së qëndrueshme politko-kombëtare), arritën që të krijojnë Organizatën kombëtare shqiptare për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha territoreve etnike shqiptare, të cilat, fatkeqësisht, edhe sot janë nën shtypjen e egër të kolonializmit dhe imperializmit serbo-sllav (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia). Kjo ishte arsyeja kryesore pse Adem Demaçi së bashku me bashkëmendimtarët dhe me bashkëveprimtarët e tij u dënuan, u burgosën nëpër burgjet serbo-jugosllave me nga 10, 20 e 30 vjet burg, ku shumica prej tyre nga torturat ataviste të “sistemit socialist-komunist” inkuizicues, edhe u likuiduan për bindjet dhe veprimtarinë e tyre kombëtare shqiptare antikoloniale serbomadhe e jo për bindjet, as praktikën e tyre se ishin “marksistë-leninistë” apo pse ata “ishin antiatdhetarë” , siç pohon libri “Ra ky mort e u pamë” i Isamil Kadares nga Parisi i Esat Pashë Toptanit?! T’i “imputohet” shpifja se “Adem Demaçi ka qenë dhe , “... ka mbetur një marksist-leninist me mendje të tharë dhe pa atdhe. Edhe burgjet më shumë se për Shqipërinë i ka bërë, me sa duket, për marksizmin”(Shih: Ismail Kadare, Ra ky mort e u pamë,f.30), kjo është diç më shumë se hipokrizi, diç më shumë se imoralitet, diç më shumë se moralizim politik e kombëtar etj. Kjo, thjesht, nuk ka asnjë fije lidhjeje me biografinë e veprimtarisë politike kombëtare shqiptare të Adem Demaçit! Motivet e ulta “fisnore” me karakter propagandës politike serbo-evro-ndërkombëtare, duhet t’i ketë pasur të qarta vetëm I. Kadarea, sepse “justifikimi vlerësues” i tyre në librin e tij të theksuar (fund e krye) me përmbajtje provokative dhe tendencioze, duke filluar që nga titulli i tij: “ Ra ky mort e u pamë”, është vetëm një trillim trivial i “qëllimeve të mëdha” të tij politike për të këputur ndonjë “kokërr mollë” nga NATO-ja dhe nga Perëndimi. Mirëpo, pikërisht në këtë segment I.K. edhe ka bërë gabimin kryesor të pafalshëm dhe iracional si në sfondin e historisë kombëtare, të politikës kombëtare shqiptare, ashtu edhe të asaj perëndimore ndërkombëtare ngaqë , në asnjë mënyrë nuk qëndron akuza e tij injorante dhe perfide se Adem Demaçi ka qenë apo është kundër NATO-s. Kundërargumentet e kësaj teze krejtësisht proserbe të I.K.,dëshmojnë të kundërtën në favor të kredos politike, kombëtare, patriotike dhe atdhetare të Adem Demaçmit:(1) Përkundrazi, idelogjia dhe praktika 50-vjeçare e veprimtarisë politike kombëtare shqiptare të Adem Demaçit ka qenë dhe është një nga faktorët më relevantë të krijimit të UÇK-së, e cila me luftën e saj çlirimitare kombëtare dhe antikoloniale kundër Serbisë gjenocidale në Kosovë (1989-1999), edhe e ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës në dimensione ndërkombëtare, me ç’rast, më pas, pikërisht kjo luftë e UÇK-së e solli NATO-n dhe UNMK-un në Kosovë; (2) Jo,vetëm Adem Demaçi, por asnjë shqiptar në Kosovë (përpos kollaboracionistëve shqiptarë të regjimit okuptar të Serbisë, si dhe agjenturave të tjera të nëndhshme) nuk ka qenë dhe, natyrisht se nuk është kundër hyrjes, as kundër qëndrimit të NATO-s në Kosovë. Përkundrazi, vetë Adem Demaçi me veprën e tij heroike dhe largpamëse atdhetare shqiptare i edukoi dhe i nxori në dritë gjeneratat e guximshme revolucionare shqiptare, të cilat ia kthyen tytën e pushkës armikut serbo-sllav (1968; 1981-1999) dhe, përgjithmonë Kosovën e shkëputën nga sovraniteti kolonial i Serbisë gjenocidale. Kjo është merita kryesore e MËSUESIT MËMËDHETAR SHQIPTAR, ADEM DEMAÇI! Mirëpo, kjo e VËRTETË E PAMOHUESHME e veprës së Adem Demaçit, si duket ia ka “verbuar” sytë autorit të veprës “Ra ky mort e u pamë”?! – Shikuar në prizmin e ngushtë të anatemave dhe të shpifjeve politiko-propagandistike në llogari të antiatdhetarizimit shqiptar të Adem demaçit, të kurdisura “ideoartisitikisht” dhe në “gjuhën stilistike” të modernizmit politik aktual të fillimshekullit XXI, del qartë se I. Kadare këto i ka bërë në radhë të parë për ta mbrojtur vetëveten gjoja se nuk ka qenë marksist-leninist gjatë periudhës së pushtetit popullor të Shqipërisë Socialiste (1945-1990) e jo për t’i mbrojtur inetresat komplementare politike të Kosovës, as të paktit NATO e as të Perëndimit. Një “digresion” i këtillë ideologjiko-politik i Kadares është sa qesharak, aq edhe absurd, sepse dihet fare mirë, në kohën kur Adem Demaçi “zvarritej” nëpër procese të montuara gjyqësore politike të ish-Jugosllavisë (1950-1990), sepse kërkonte që shqiptarët në tokat e tyre në Jugosllavi, t’i gëzonin të drejtat e tyre politike dhe kombëtare, sikurse të gjithë popujt e tjerë në Ballkan, në atë kohë I. Kadare në liri të plotë dhe i favorizuar nga pushteti aktual shqiptar në Shqipëri, shkruante poezi, romane e tregime, duke shëtitur anembanë atdheut të lirë, duke dëgjuar këngë patriotike me çifteli dhe me sharki për Kosovën e robëruar, të kënduara nga rapsodi i merituar shqiptar kosovar, Dervish Shaqja etj.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares Empty Re: Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares

Message  Perparimi Mer 22 Nov - 16:18

3) Adem Demaçi nuk ka qenë, as nuk është “marksist-leninist” siç e paska “kunguar” I.Kadare në librin e tij “Ra ky mort e u pamë”, por ka qenë dhe është hero i gjallë me bindje të thella revolucionare, demokratike kombëtare shqiptare. Këtë e ka provuar edhe veprimtaria e tij konkrete 50-vjeçare në luftën e pakompromis kundër armiqve komunistë ortodoksë serbosllavë të Serbisë së Madhe=Jugosllavisës së Titos, të Aleksandër Rankoviqit, të Slobodan Milosheviqit, të Dobrica Qosiqit....,etj.;(4) Shumë thjesht, po të ishte Adem Demaçi “një marksist-leninist me mendje të tharë athetare shqiptare”, siç ka shkruar me paturpësi, I.Kadare, atëherë, shtrohet kjo pyetje e pashmangshme: - Athua, vallë UDB-a e Jugosllavisë me klyshët e saj komunistë serbomëdhenj, do ta kishin torturuar, burgosur dhe gjykuar me 30 vjet burg të rëndë Adem Demaçin? – Sigurisht se jo, por do ta kishin favorizuar me ndonjë post më të lartë në “kupolën” e hierarkisë së pushtetit shtetëror jugosllav, ashtu sikurse disa antishqiptarë, që vërtet ishin dora e djathtë e regjimit kolonial serbo-jugosllav. Me një fjalë, të gjithë ata që kanë qenë “marksistë-leninistë-komunistë” pa marrë parasysh bagazhin e injorancës së tyre profesionale, si dhe përkatësinë e tyre nacionale, në vazhdimësinë historike të “jugosllavive” të ndryshme (monarkike,mbretërore, socilaiste, fashiste” etj.), që teorikisht dhe praktikisht përbënin në thelb Serbinë e Madhe, nuk kanë qenë të persekutuar, të brugosur, të gjykuar,as të shfarosur, as të syrgjynuar sikurse heroi kombëtar Adem Demaçi, por kanë qenë të shpërblyerë politikisht dhe materialisht. Ktë I. Kadare nuk e di, sepse nuk ka jetuar nën vargonjtë e përgjakur të sistemit kolonial 100-vjeçar të Serbisë. Natyrisht, e lehtë është për t’u kuptuar filozofia politike spekuluese, e shkruar dhe interpretuar nga sallonet e ngrohta moderne të Parisit, kinse Adem Demaçi qenka “kundër NATO-s dhe Perëndimit”, por mesazhi i kësaj filozofie manipuluese nuk do të ketë mundësi “të ndezë” te asnjë patriot me mendje, me bindje, me sakrificë, me besim dhe me vepër edukative të ndërgjegjës së çiltër kombëtare e atdhetare shqiptare. E njohin mirë shqiptarët, Evropa dhe bota se kush është Adem Demaçi, i cili pikërisht se ishte disident për me se 40 vjet rresht , që nuk u pajtua kurrë me robërinë dhe me shtypjen kolonialiste të Serbisë së Madhe, edhe u shpërblye me çmimin ndërkombëtar “Saharov”, sepse luftoi për mbrojtjen e vlerave më të shtrenjta të lirisë (si në kuptimin individual, ashtu edhe në atë kolektiv) së kombit shqiptar si në Kosovë, ashtu edhe në viset e tjera të Shqipërisë Etnike. Pra, në këtë kontekst, si në kuptim të ngushtë dhe të gjerë:historiko-politik, ideologjik, propagandistik, kombëtar dhe atdhetar,vepra e Adem Demaçit tezat e rreme dhe falsifikuese të Ismail Kadares, se “ Ky njeri ka mbetur një marksist-leninist me mendje të tharë dhe pa atdhe. Edhe burgjet më shumë se për Shqipërinë i ka bërë, me sa duket, për marksizmin”(Shih: Ismail Kadare, Ra ky mort e u pamë,f.30), i hudhë poshtë si të tilla, sepse nuk pasqyrojnë asnjë element të së vërtetës lidhur me personalitetin dhe me figurën politike dhe patriotike kombëtare shqiptare të tribunit gjithëpopullor shqiptar, Adem Demaçi. (5) T’i “qepet” gënjeshtra ordinere se Adem Demaçi paska vuajtur nëpër kazamatet“gulage” të Jugosllavisë “më shumë për marksizëm sesa për Shqipëri”, kjo tezë jo vetëm se është e paqëndrueshme e komike, por është edhe infantile ngase kësaj nuk i besojnë as akuzuesit e as ndëshkuesit e gjykatave policore të Serbisë-Jugosllavisë, sepse ato Adem Demaçin e kanë dënuar me 30 vjet burg (disa herë radhazi)jo për “vepër komuniste” dhe për “vepër antishqiptare”, por për veprën konkrete patriotike, kombëtare dhe atdhetare shqiptare-ÇLIRIMIN ANTIKOLONIAL DHE BASHKIMIN E KOSOVËS DHE TË GJITHA TROJEVE TË SHQIPËRISË ETNIKE nga sundimi 100-vjeçar i kolonialzimit serbo-sllav. Kjo është e VËRTETA pse Adem Demaçi ka qenë i anatemuar, i përndjekur, i torturuar, i burgosur dhe i dënuar nga regjimi komunist totalitar i Jugosllavisë-Serbisë së Madhe Tito-Rankoviq-Qosiq...,etj. Si I.Kadare, si dhe të gjithë armiqtë e tjerë të veprës së Adem Demaçit dhe të bashkideologëve, bashkëmendimtarëeve dhe bashkëluftëtarëve, të cilët në forma të ndryshme apolitike, antikombëtare dhe antishqiuptare, po orvatën ta njollosin atë me çdo kusht, vetëm për hir të mbrojtjes së interesave dhe të privilegjeve të tyre momentale (duke u shtirur para opinionit vetjak dhe të huaj, se vetëm ata “janë shpëtimi i së vërtetës” mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike) në frymën “e modernizmit” të shoqërisë konsumatore, pa dyshim se ata janë fatkeqë: kokështerrur, syverbër, krahthyer dhe abuzuesit më të rrezikshëm dhe më të dëmshëm të interesave dhe të vlerave vitale të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Asimetria politiko-kombëtare Demaçi – Kadare

Që nga ndryshimi i sistemit politiko-shoqëror në Shqipëri (1990), kur si rrjedhim i përzierjes direkte dhe indirekte të shërbimeve të ndryshme informativo-propagandistike të zbulimit dhe të kundërzbulimit të vendeve fqnije dhe, në kuptim edhe më të gjerë, me qindra “hallexhinj” shqiptarë vërshuan mbi kanxhat e hekurta të amabasadave të huaja në Tiranë dhe në forma të ndryshme mësynë rrugën e pakthim të emigrimit, edhe Ismail Kadarea doli si feniksi nga hiri dhe erresira e asaj kohe, duke i kritikuar ashpër dhe në mënyrë të pakontrolluar, se ata që e braktisën vendin ishin “jashtëqitja e kombit”(!?) – Ky kualifikim nuk mund të justifikohet në asnjë aspekt në kuptim figurativ të tij(politik a kombëtar), aq më tepër kur dihet se pohuesi i tij është një “pretendent serioz” shqiptar për fitimin e çmimit nobel. Mirëpo, këtij gafi të papritur, hallexhinjtë e ofenduar “pa hile e pa hak”, nuk e patën parë të arsyeshme, që t’i përjigjën me të njëjtin fjalor vulgar dhe apolitik, por me urti e zakon shqiptari ate e kaluan në heshtje, edhe pse Ismail Kadarea ishte njëri nga ata, që e kishte braktisur Shqipërinë (në saje të lidhjeve paraprake , që i kishte siguruar me miqtë e tij francezë), duke u strehuar në Parisin e qetë dhe demokratik, në stacionin e fundit të lamtumirës së “kryeministrit të Jashtëm” të qeverisë tradhtare të Esat P. Toptanit.

Fatkeqësisht “drama politike” e kontradiktës Isamil Kadare nuk përfundoi vetëm me aktin e parë të gabimit të thekusar. Gabime të ngjashme direkte dhe indirekte ai bëri edhe ndaj Adem Demaçit, Akademik Rexhep Qosjes, si dhe ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Sipas “ditarit politik”, I.Kadareja, së pari, shpaloi “dosjen akuzuese” kundër Adem Demaçit-Mandeles së Evropës, duke vën në dukje “faktin” se : “kjo urrejtje e tij kundër perëndimit dhe NATO-s, kjo dëshirë për ta veçuar Kosovën nga bota tregon se ky njeri ka mbetur një marksist-leninist me mendje të tharë dhe pa atdhe. Edhe burgjet më shumë se për Shqipërinë i ka bërë, me sa duket, për marksizmin”(Shih: Ismail Kadare, Ra ky mort e u pamë “Albanian Publishing”, New York, 2005, f.25). Ja, fryma tendencioze dhe antishqiptare e kësaj akuze të konstruktuar nga I.Kadarea më përkujton tekstualisht akuzat dhe paditë e fabrikuara të gjykatave policore të Serbisë së Slobodan Milosheviqit dhe të klerikëve të Kishës Ortodokse Serbe me në krye vladikën, Artemije Radosavleviq kundër Adem Demaçit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), si dhe kundër kryeheronjve të saj, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, gjen. Agim Çeku etj. Në lidhje me këtë paradoks “spontan” të papritur, për mua si shqiptar dhe si pioner e njohës i drejtpërdrejtë i veprës kombëtare politike të Adem Demaçit, shtrohet kjo pyetje: - Çfarë motivi a zori e ka shtyrë Ismail Kadaren, që të testojë “sondën” e tij politiko-diplomatike dhe propagandistike kundër figurës së ndritur dhe të pakontestuar kombëtare shqiptare të Adem Demaçit? Si do që të jetë “perceptuar” politikisht, diplomatikisht dhe kombëtarisht kjo akuzë e rëndë dhe e pakripë e Ismail Kadares, nuk përmban asnjë element të përmbajtjes së parashtruar të saj, që mund t’i referohet personalitetit dhe heroit të gjallë gjithëkombëtar shqiptar Adem Demaçi. Kjo akuzë e trilluar (madje në formë libri?!) nga Ismail Kadare, në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë me figurën, as me veprimtarinë kombëtare shqiptare të Adem Demaçit, kur dihet se BACA ADEM kurrënjëherë nuk ka qenë kundër Perëndimit, as NATO-s, as kundër Kosovës-kundër interesave politike dhe kombëtare të Shqipërisë Etnike, por ka qenë përherë (tërë jetën) në funksion të mbrojtjes së tyre me çdo kusht.

Fundja, I. Kadare, nuk ka kurrfarë të drejte ta akuzojë Adem Demaçin si “mendje tharë marksist-leninist”, sepse e vërteta është në anën e I. Kadares, i cili (përpos favorizimeve dhe privilegjeve të trjera në kuadrin e pushtetit popullor të Shqipërisë së Enver Hoxhës) ishte edhe Nënkryetar i Frontit Demokratik në Shqipëri. Interpertuar në kutimin e fjalorit politik të asaj distance të dikurshme kohore, I. Kadare nuk ka qenë i burgosur politik për Kosovën a për Shqipërinë, sikurse që ishte rasti me disidentin dhe patriotin e shquar demokrat kombëtar shqiptar, Adem Demaçi, por ishte në liri dhe, përpos veprimtarisë së tij të dalluar letrare, ushtronte edhe funksione politike në pushtetin e atëhershëm popullor të Enver Hoxhës. Pra, këtu qëndron dallimi midis A. Demaçit dhe I. Kadares, sepse ai ishte disident i burgosur dhe i robëruar, që luftonte për lirinë e Kosovës-gjysmës së Shqipërisë Etnike të kolonizuar nga serbo-sllavët, kurse I.Kadare ishte komunist, funksionar dhe letrar i dalluar dhe i privilegjuar pothuajse 40 vjet rresht në sistemin komunist të Shqipërisë Socialiste. Natyrisht, pas përmbysjes së atij pushteti në vitin 1990, me ndryshimin e klimës poltiike në relacione evro-ndërkombëtare (në frymën e pluralziimit dhe të reformave demokratike politike)I. Kadare po orvatet, që të bëjë “retushimin” e së vërtetës mbi biografinë e tij komuniste marksiste-leniniste, duke tentuar që këtë t’ia mveshë Adem Demaçit, por kot, ajo histori nuk mund të ndryshohet as në kuptimin individual, as në kolektiv, sepse ka qenë e tillë komuniste. Prandaj, nolens-volens, e pranoi apo se pranoi, edhe Ismail Kadare ka qenë pjesë e tij përbërëse dhe, se për këtë “gabim” askush nuk është duke kërkuar llogari nga ai, as NATO e as Perëndimi, sepse ata e dijnë fare mirë se në kohën e luftës së ftohtë (1948-1989) ka ekzistuar edhe “hemisefra” e bllokut lindor komunist-socialist të ish-Bashkimit Sovjetik, si superfuqi e dytë botërore. Prandaj, në këtë kontekst, as Ismail Kadare (dikur komunist, sot demokrat) nuk ka arsye pse të angazhohet dhe, të shterohet aq shumë në përpjekjet e tij, të shkruara qoftë në formë libri, qoftë në formë artikujsh dhe intervistash, duke insistuar që të “retushojë” biografinë e tij të mëparshme me ideologji komuniste-socialiste, pavarësisht se tani është në “modë” demokracia liberale dhe neoliberale e tregut të lirë në dimensione të gjera ndërkombëtare.

Pavarësisht nga qëllimet, interesat, promovimet (qoftë individuale, qoftë grupore, ideologjike, partiake apo për hir të interesave të huaja antishqiptare) deri më sot, në historinë e njerëzimit, askush nuk ka mundur që ditën me diell, ta shndërrojë në natën e errët pa hënë. Qofshin të turpëruar të gjithë ata armiq të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, që pa drejtë (vetëm “për hatër të kohës njerkë”) po mundohen ta hijesojnë në kuptimin negativ politik, kombëtar dhe atdhetar veprën e ndritshme dhe të pavdekshme të heroit gjithëkombëtar, Adem Demaçi. Qoftë e nderuar dhe e përjetshme vepra e Adem Demaçit dhe e Adem Jasharit, që e pohoi dhe e mbrojti të vërtetën (me djersë, me sakrficië, me gjak dhe me jetë të pakursyer ndër breza) mbi çlirimin dhe lirinë e Kosovës nga Serbia gjenocidale.

Për më tepër, gabohen rëndë të gjitha ata politikanë, jopolitikanë, shkencëtarë, kuazishkecnëtarë, letrarë, analistë, publicistë ..,etj. se duke e shpërfytyruar të vërtetën mbi veprën patriotike kombëtare dhe atdhetare shqiptare të Adem Demaçit, do ta ndihmojnë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike. Përkundrazi, do ta ndihmojnë drejtpërdrejt dhe tërthorazi vazhdimësinë e tragjikës së robërisë së deritashme shekullore mbi gjysmën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në Ballkan.

Të mos harrojmë faktin relevant dhe të pashmangshëm se kur është fjala për të ndriçuar të vërtetën(fenomenet dhe dukuritë e ndryshme në një shoqëri të caktuar), atëherë si shkrimtarët, ashtu edhe shkencëtarët e kanë për detyrë morale,profesionale, kombëtare dhe atdhetare, që të shërbehen vetëm me gjuhën dhe me fuqinë e argumentit, si dhe të racionales objketive, pavarësisht nga sundimi i kushteve dhe i rrethanave në një shoqëri a rend të caktuar politiko-shoqëror. Mirëpo, fatkeqësisht këtë kriter të domosdoshëm metodologjik të shqyrtimit të lëndës përkatëse, Ismail Kadare e ka abstrahuar tërësisht nga konceptimi i përmbajtjes së librit të tij” Ra ky mort e u pamë”. (!)

Gjithëçka “derbederët” e pasoj mund t’i “mveshin” Mandeles së Evropës, Adem Demaçi, porse është ai “marksist-leninist mendjetharë dhe pa atdhe” këtë nuk kanë shans që t’ia atribuojnë dot(sepse ai nuk ishte as në kuptimin formal, as në atë praktik, por ishte patriot demokratik shqiptar), qoftë edhe komunisti i dikurshëm (Nënkryetari Frontit Demokratik të Shqipërisë Socialiste të Enver Hoxhës), Ismail Kadare me librin e tij provokues politiko-propagandistik në sfondin kombëtar dhe ndërkombëtar kundër Adem Demaçit, heroit të gjallë kombëtar gjithëshqiptar.

Shkurt e shqip,( as dikur e as sot) nuk ishte, as nuk është temë Adem Demaçi(në kuptimin negativ anitidemokratik dhe antishqiptar), por armiqtë serbosllavë dhe kuislingë (të brendshëm dhe të jashtëm), që me të gjitha mjetet po luftojnë në forma të ndryshme bizare, që ta blozojnë dhe ta vrasin veprën patriotike kombëtare dhe demokratike shqiptare të Adem Demaçit dhe pavarësinë e Kosovës, përkatësisht të Ribashkimit të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, një luftë e tillë antishqiptare dhe antidemokratike, do të përfundojë me turpin më të madh, sepse është e padrejtë, joetike dhe antiligjore dhe, për më tepër nuk kurrfarë lidhjeje me veprën 30-vjeçare revolucionare dhe demokartike të Adem Demaçit.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares Empty Re: Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares

Message  Perparimi Sam 25 Nov - 2:27

Genjeshtra
Eshte shkolle e artit qe e ka fillin ne greqi.Dhe ka pasur emrin "Shkolla e sofizemit"!Me randesi tek genjeshtari eshte perfitimi,!Dhe tjeter eshte qe me rrejte mikun dhe mos me te diktue,.Dhe kur ta genjene,edhe m'et nxene duke e genjyere, mos e prano qe je duke e genjyere!Ka njerez qe te marrin vesh genjeshtren por per shkak te miqasise qe mos ta humbi, ai i pranon humjet e tija nga ti,dhe hiq mos ja ndalni gjere sa te shkatrroni ,e pastai lozni me familen e tij si maca me miun:Po ta genjeni popullin ,mikun nuk eshte tradheti,por heroizem,a me genjyer armikun,eshte tradhti dhe mekat ndaje PERENDISE dhe ndaje bashkesise nderkombetare!Tere njerezia genjene por i genjen shqiptaret dhe shqiptaret u mesuan nga keta njerez,dhe kete mesim e shprehin ndere vedi(mes shqiptareve)Kesaj i thone ardhmeria e nje popullit


Haxhi latif Kuçi(Krasniqi)

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares Empty Re: Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares

Message  Perparimi Sam 25 Nov - 2:47


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares Empty Re: Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares

Message  Perparimi Sam 25 Nov - 2:48

I. Kadare ka gënjyer keq dhe për turpin më të madh se “Adem Demaçi ka mbetur pa atdhe si rrjedhim i mendjes së tharë marksiste-leniniste”(!!!) Adem demaçi nuk ka ngelur pa atdhe, por ata, të cilët tentojnë që ta zhvlerësojnë veprën e tij demokratike dhe kombëtare shqiptare, s’ka dyshim se do të ngelin pa komb dhe pa atdhe të tyre.

Adem Demaçi nuk ka pasur asnjë arsye të luftojë për marksizëm-leninizëm, sepse atë ka pasur kush ta mbrojë siç ishte vetë I.Kadare(tanimë komunist i penduar, don me çdo kusht që ta “retushojë” me zbulimin e “dosjeve të zeza” biografinë e tij komuniste dyzetvjeçare. Fundja, kjo është e drejtë e tij.


Dernière édition par le Sam 25 Nov - 3:29, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares Empty Re: Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares

Message  Perparimi Sam 25 Nov - 3:04

) Adem Demaçi nuk ka qenë, as nuk është “marksist-leninist” siç e paska “kunguar” I.Kadare në librin e tij “Ra ky mort e u pamë”, por ka qenë dhe është hero i gjallë me bindje të thella revolucionare, demokratike kombëtare shqiptare. Këtë e ka provuar edhe veprimtaria e tij konkrete 50-vjeçare në luftën e pakompromis kundër armiqve komunistë ortodoksë serbosllavë të Serbisë së Madhe=Jugosllavisës së Titos, të Aleksandër Rankoviqit, të Slobodan Milosheviqit, të Dobrica Qosiqit....,e

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares Empty Re: Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares

Message  Perparimi Sam 25 Nov - 3:07

Adem Demaçi, i cili pikërisht se ishte disident për me se 40 vjet rresht , që nuk u pajtua kurrë me robërinë dhe me shtypjen kolonialiste të Serbisë së Madhe, edhe u shpërblye me çmimin ndërkombëtar “Saharov”, sepse luftoi për mbrojtjen e vlerave më të shtrenjta të lirisë (si në kuptimin individual, ashtu edhe në atë kolektiv) së kombit shqiptar si në Kosovë,

Gabime të ngjashme direkte dhe indirekte ai bëri edhe ndaj Adem Demaçit, Akademik Rexhep Qosjes, si dhe ndaj popullit shqiptar të Kosovës.


Dernière édition par le Sam 25 Nov - 3:28, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares Empty Re: Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares

Message  Perparimi Sam 25 Nov - 3:16

Ja, fryma tendencioze dhe antishqiptare e kësaj akuze të konstruktuar nga I.Kadarea më përkujton tekstualisht akuzat dhe paditë e fabrikuara të gjykatave policore të Serbisë së Slobodan Milosheviqit dhe të klerikëve të Kishës Ortodokse Serbe me në krye vladikën, Artemije Radosavleviq kundër Adem Demaçit dhe Ushtrisë Çlirimtare të
.......................................................................................................
Kosovës (UÇK-së), si dhe kundër kryeheronjve të saj, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj

etj. Në lidhje me këtë paHashim Thaçi, gjen. Agim Çeku radoks “spontan” të papritur, për mua si shqiptar dhe si pioner e njohës i drejtpërdrejtë i veprës kombëtare politike të Adem Demaçit, shtrohet kjo pyetje: - Çfarë motivi a zori e ka shtyrë Ismail Kadaren, që të testojë “sondën” e tij politiko-diplomatike dhe propagandistike kundër figurës së ndritur dhe të pakontestuar kombëtare shqiptare të Adem Demaçit? Si do që të jetë “perceptuar” politikisht, diplomatikisht dhe kombëtarisht kjo akuzë e rëndë dhe e pakripë e Ismail Kadares, nuk përmban asnjë element të përmbajtjes së parashtruar të saj, që mund t’i referohet personalitetit dhe heroit të gjallë gjithëkombëtar shqiptar Adem Demaçi.
Fundja, I. Kadare, nuk ka kurrfarë të drejte ta akuzojë Adem Demaçin si “mendje tharë marksist-leninist”, sepse e vërteta është në anën e I. Kadares, i cili (përpos favorizimeve dhe privilegjeve të trjera në kuadrin e pushtetit popullor të Shqipërisë së Enver Hoxhës) ishte edhe Nënkryetar i Frontit Demokratik në Shqipëri. Interpertuar në kutimin e fjalorit politik të asaj distance të dikurshme kohore, I. Kadare nuk ka qenë i burgosur politik për Kosovën a për Shqipërinë, sikurse që ishte rasti me disidentin dhe patriotin e shquar demokrat kombëtar shqiptar, Adem Demaçi, por ishte në liri dhe, përpos veprimtarisë së tij të dalluar letrare, ushtronte edhe funksione politike në pushtetin e atëhershëm popullor të Enver Hoxhës. Pra, këtu qëndron dallimi midis A. Demaçit dhe I. Kadares, sepse ai ishte disident i burgosur dhe i robëruar, që luftonte për lirinë e Kosovës-gjysmës së Shqipërisë Etnike të kolonizuar nga serbo-sllavët, kurse I.Kadare ishte komunist, funksionar dhe letrar i dalluar dhe i privilegjuar pothuajse 40 vjet rresht në sistemin komunist të Shqipërisë Socialiste. Natyrisht, pas përmbysjes së atij pushteti në vitin 1990, me ndryshimin e klimës poltiike në relacione evro-ndërkombëtare (në frymën e pluralziimit dhe të reformave demokratike politike)I. Kadare po orvatet, që të bëjë “retushimin” e së vërtetës mbi biografinë e tij komuniste marksiste-leniniste, duke tentuar që këtë t’ia mveshë Adem Demaçit, por kot, ajo histori nuk mund të ndryshohet as në kuptimin individual, as në kolektiv, sepse ka qenë e tillë komuniste.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares Empty Re: Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares

Message  Perparimi Sam 25 Nov - 3:38

Une si Haxhi Kuçi ,nuk munda mu punesue nga qeveritaret shiptar ne kohen e serbojugosllavise,as nuk me burgosen serbet pa ju ba servil.A te burgosurit politike kinse patriota,mbas kinse burgut kishin te drejta te punsohen neper komuna si kryeshefa,!?Une as si kryeshefe,as si i burgosur politike,ku eshte fai,ja allah,a je gjalle,a mos ti kane lidhe syt e nuk po sheh,apo edhe veshet te kane lene?:!!!,por ma e keqja e dreqi e marrt,edhe me luftue UNE per qiftin e Fatmir Limes e Uke Bytyqit nuk i plotesova kushtet mi luftue serbet?ZOT bane mire!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares Empty Re: Ademi Demaqi ja bane me gishte Kadares

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum