Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

vetevendosje

2 participants

 :: sport

Aller en bas

vetevendosje Empty vetevendosje

Message  Perparimi Mer 22 Nov - 15:59


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

vetevendosje Empty Re: vetevendosje

Message  Perparimi Mer 22 Nov - 15:59

OFERTË SHOQËRORE

PËR BASHKËNGJITJE NË DEMONSTRATË


Kosova gjendet para rreziqeve të mëdha, popullit të Kosovës po i përgatiten skenarë të errët. Armiku ynë, Serbia, po e do Kosovën të copëtuar nëpërmjet decentralizimit; të zhveshur prej rrënjëve të autoktonësisë nëpërmjet uzurpimit të vlerave kulturore e historike; të rikolonizuar duke i kthyer serbët për të krijuar vazhdimësi territoriale e demografike ndërmjet enklavave – krejt kjo para se ky shtet të na sulmojë edhe ushtarakisht. Shprehja ndërkombëtare e mbështetjes së këtij projekti antishqiptar është UNMIK-u, e Grupi Negociator i Kosovës elementi kolaboracionist vendor.


Pas Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913 trojet shqiptare u copëtuan mes shteteve fqinje. Por ama edhe pse i rrudhur e sakatosur, populli shqiptar është aty – qenia e tij ka vazhdimësinë e natyrshme të hapësirës jetësore. Serbia do ta shkatërrojë këtë vazhdimësi, ajo synon dromcimin e hapësirës sonë. Ky është kuptimi i Vjenës 2006. Këto qëllime ogurzeza kanë hasur miratimin e Grupit Negociator të Kosovës për krijimin e komunave të reja me shumicë serbe, lidhjen e zgjerimin e enklavave, kthimin e përqendruar të serbëve aty ku vendos qeveria e Beogradit dhe, në këtë mënyrë, krijimin e një entiteti autonom territorial serb të kontrolluar drejtpërdrejt prej Serbisë. Decentralizimi e forcon Serbinë brenda Kosovës. E Kosovës ia pamundëson shkëputjen prej saj.


Mohimi i lirisë është shkaku kryesor i rënies ekonomike, mjerimit shoqëror e kulturor, i dobësimit të arsimit e shëndetësisë. Me duar të lidhura nuk do të kemi perspektivë e as mirëqenie por vetëm degradim të gjithanshëm. Populli i Kosovës po vazhdon të përçmohet, atij po i mohohet vetëvendosja. Të gjithë po vendosin për fatin e tij përveç vetë popullit të Kosovës. Ta ndryshojmë këtë gjendje të padrejtë njëherë e përgjithmonë. Të bashkohemi në demonstratën e 28 nëntorit kundër Grupit Negociator të Kosovës në mbrojtje të Kosovës. Përderisa në të kaluarën festimi i 28 nëntorit dhe ngritja e flamurit kombëtar nënkuptonte një veprim rezistence, sot kur Serbia po synon riokupimin e Kosovës, festimi s'është tjetër veçse ushqim i iluzioneve për njëfarë pavarësie që veç sa s'paska mbërrijtur. Sot duhet festuar duke demonstruar. Dhe, duhet demonstruar për të festuar atëherë kur do ta arrijmë e realizojmë vetëvendosjen, atëherë kur do të jemi njëmend të lirë. Nëse atdheun s'e mbron populli i saj, atë s'e mbron askush. Nëse jo tani, nesër do të bëhet vonë.


Ju thërrasim për të demonstruar. Le të jetë kjo shprehja e vullnetit të shtypur politik të popullit të Kosovës për liri e vetëvendosje.



--
*****************************************************
Vedat Xhymshiti - Lëvizja VETËVENDOSJE!
Tel +377 (0) 44 / 679 - 357
*****************************************************
njerëz në lëvizje
gjeneratë me shpjegim të ri
komunitet që refuzon të nënshtrohet
drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje!
*****************************************************
Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Ajo synon arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet edhe për ndryshime radikale shoqërore e politike që do të mundësonin respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe drejtësisë sociale për të gjithë dhe secilin në Kosovë pa kurrfarë diskriminimi.

Marquer comme non lu
Marquer comme non lu

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

vetevendosje Empty Re: vetevendosje

Message  Perparimi Mer 22 Nov - 16:24

Pershendetje i nderuari zoteri Haxhi Latifi,
te falenderoj per letren tuaj dhe dua te ta bej me dije se e ndajme me ju te njejten brenge dhe deshire!
Do te mundohem qe letren tuaj te ja u pasoj vendasve tuaj ne Kosove, perndryshe: nese ju deshironi t'i bashkoheni Levizjes VETEVENDOSJE, per France, kontaktoni kete e-mail adrese: kastriot.gjoni@laposte.net

Me nderime!
Ne emer te Qendres se Levizjes VETEVENDOSJE ne Belgjike:
Albert Jusufi


"hagi.krasnigi" <hagi.krasnigi@wanadoo.fr> wrote:
Vetevendosjes:
Beje apel ne tere popullin tim te dashur qe me ka borgj,sepse per ju qe 37 vite vajtova u malltretova nga keta qena qe jane duke ju udheheqe drejte nje roberie te zeze,dhe me permasa te papara:
O i dashur popuu shqiptar,qohunu dhe kerkoni sa ma shpejte nje referndum gjithepopullor per :se a jeni per pavaresi apo per nere serbi?Nese mendoni qe do tu pike nga qielli,me genjeshtrat e shtypsave qe po ju kan genjyer dekada te tera dhe ju po ua jepni apo jo votat ketyre,mos tju dhemb kur tu behet vone!Edhe nje muaj e keni ,nje ta dini o i dashuri populli i im shqiptar,nese nuk ngriheni me kerkue deshiren e juaj,kjo don me u thene nderkombetareve qe ju nuk e doni lirin as pavaresin!
Ngrihunu i madhe e i vogel se besen po ua japi keni me fitue!Edhe nje lutje e kam per qytetaret e mi te Suharekes(Therandes)O Suharekas te fala ju bane Haxhi Latif Kuçi,perkramni sot se neser keni mem lype,e mos thoni nuk pati kush me na mesue.
Me mall te flaket ju pershendet Haxhi Latif Kuçi,nga francadhe shpallne ju o popull pavaresin dhe zgjidhni ata qe vertete ju dojn pa hile dhe vdisni per ta!!!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

vetevendosje Empty Re: vetevendosje

Message  Perparimi Ven 24 Nov - 8:55

APELOI TEK TERE SHQIPTARET,KUDO QE JETOIN
NGRITUNU SA NUK ESHTE VONE:
Nese shqiptaret mendojn se KS i OKB u shpalle diç per ju,keto iluzione te juaja shqiptar jane endrra,dhe keni mu roberue?
Shqiptar te nderuar,KS i OKBes nuk bjene per asnje shtet(popull) vendime qe nje popull ta pavaresoi,pos ju duhet te ngriteni e te kerkoni nje referendum per bashkim me nanen shqiperi,kete e kam lexuar ne kodin e OKB te KS,.Ja disa shembuj:Ne serbi populli mbajti referendum per shtetesi dhe bashkim te trojeve qe kurr si ka pasur ne tapija,pastai ne Mal te zi populli mbajti referendum dhe e shpallen pavaresin,a doni edhe shembuj te tjere apo nuk u intereson realiteti njerezor!Nje ta dini shqiptar se:Pangese per mos mu shpalle kosova e pavarur nuk eshte SERBIJA?As Rusia,e as nje shtet ne kete rruzull te kesai toke!Nese ju nuk e bani kete sa ma pare KS çdo shuatje te juaj mendon qe ju nuk deshironi pavaresi,por doni te jetoni me serbi,dhe shume shêjte kane me u shtie ner serbi dhe pastai nese ngriheni ne kemb mas vendimit te Ks ,ndi jush ka per tu perdorur dhuna administrimi!!!!
Dhe tani qe ju kercnoin se kena me shuajte me dhune çdo trazire,keshtu i takon KS,UNMIKUT?KFORIT sepse e ka per obligim qe a po e hani tungjin e roberise apo jeni te gaqem me dhane jeten per paavaresi,apo per bashkim kombetar!
Ketshtu shkruajn normat nderkombetare te OKBes e jo fjale rrugaqesh siq deklaroin funkcioneret e kosoves qe jane duke i ruajtur prestigjet qe edhe ne nje roberi nere serbi apo nere çfare do shteti vetem te jene mbi popullin e tyre qe ta shtypin siq e paten shtypur qe nga regjimi i Rankoviqit,titos(Fadil Hoxha,Rugova dhe tani edhe bashk me ta edhe te levizjes)Pra :Peng qe mos te jepet Pavaresi,apo bashkim jane udheheqesat qe i keni sot ne kosove sepse e dijne mire qe jane te perlyer me gjak te vellezerve te tyre shqiptar duke na masakrue,edhe ne kete luften e fundit qe e hudhehoqen luften kinse çlirimtare,a ne te kunderten kane veprue sipas qarqeve te zymta te organizatave qe o irganizoin lufterat kinse per pavaresi,a vetem me masakrue e plaqkitur popullin dhe me fitue prestigje me parat e popullit.
Une si njeri,si qytetar punova per shqiptar dhe kurr serbet nuk me kane malltretuar,pos keta qe sot po ju qeverisin,Si?Kur luftova ne vitin1971 per flamurin shqiptar dhe u kacafyta me brigada te shumta serbe,serbet iken dhe thane ky koka tranue per nje flamur?A shqiptaret dedshten mem likviduar?Pse çfare populli eshte ky?Dhe ne anen tjeter:E kendoin hymnin shqiptar te flamurit per mi u qite pluhur popullit ,se ja ne jemi ata qe e mbrojna shqiptarin!!!
Kur me 1972 e shkrova poezin kushtuar REPUBLIKES se Kosoves dhe kete poezi ja dhash prof.Nezir Rrezjes ne shkollen NORMALE ne Prizren,te nesermen erdhen ne oret e mesimit tre polic civil dhe me derguan ne stacionin e policise ne Prizren dhe me dite te tera me malltretojshin dhe serbet me thonin ja ti per shqiptar e shqiptaret ja se çka po te bajne.?Dhe mem burgos nuk me kane burgosur serbet,duke me thene:Se ne tye met burgos se kena ndermend,gjere sa ti nuk na jepe fjalen qe tu behem sevil i tyre,sepse ndryshe qeveria e jugosllavis se ka burgos nje shqiptar te levizjes pa ua dhene fjalen se do tu mbesi besnik serbeise e kundra shqiptareve?Dhe vazhdon:Me thone:Nese une ua ipsha besen qe nuk do te punoi kundra jugosllavise e serbise,keta me thane ta shqiptojna denimin dhe i organizojm gazetat shqiptare e ato serbe e me kerrash policie kinse duke te derguar ne gjygj dhe gazetat kane me shkrue per tye qe tye met ngrit ne popull qe me thene populli a ky eshte patriot dhe si te del nga burgu per kete kena me organizue me ba kryetar?OHoh,dhe kur te dergojna ne burg,kinse ne burg,a burgun me thane se nuk kam me pa me sy fare,por ne nje hotel dhe femra sipas deshires,dhe mbas nje kohe te lirojna dhe prape me thane qe njerezit e tyre shqiptaret e poshter me vagona i nxisin tjeret popullaten qe me te ba vizita ne shtepi dhe njerezit e tyre ja nisin me me lene para te majme,dhe me thane se pos qe do bahem pasanik edhe udheheqes i larte!!!
Tjeter une i kam nis demostratat ne vitin:11 mars 1981 ne menzen e studenteve pa organizimin e askujt pos nga revolta ime qe me ka qelluar qimja ne pjate e jo ne studentet qena e rrenca spiuna,dhe ja tani ata qe e vodhen se kane qene organizator,do jane ne LDK,e tjeret ne PDK,dhe ne Levizjen,e une mazamakeq e kuku per jeten time dhe te femive te mi qe ua shkatrrova edhe ketyre jeten per veprimtarin qe punova per shqiptar shpiuna.Dhe tjera nuk po e zgjasi,pos te parafundit:Per te gjitha keto veprimtari ku kam konkuruar te punesohem,ne ne letren qe me kundershtojshin qeveritaret shqiptar te kosoves me shkruanin se Haxhi Latif Kuçi nuk i plotson kushtet moralo politike per punesim ne organizaten gjegjese.Si shembull e kam vitin1978/79 kur drejtori i shkolles fil.Muharrem Gashi i cili e ka ushtrue kete detyre pasi me pranoi si mesimdhenes ne fshetin Peqan,po sa ja fillova ores se dyte me hyri ne oren e mesimit Ismet Krasniqi kurir ne shkolle dhe me tha se me therret drejtori?Kur dola perjashta me tha:Se iu kishin kercnuar te komitetit se si ka guzue me pranue nje bandit te jugosllavise,dhe mu lute qe ta leshoi punen.A ka zot per mi denuar keta qe keta edhe tani gjinden ne krye te kosoves?kush po i bjene keta aq lehet?dhe udheheqesa ne çdo kohe si gjate roberise,si gjate luftes,dhe si ne kohen kur gjenden nderkombetaret?Ku e kane dhembin keta qena?Serbet skan faje qe OKB nuk na jepe LIRIN sepse keta i nxisin nderkombetaret qe mos ta pranoin pash zotin pavaresin ,apo bashkimin kombetar se pastai keta ku do ta bejne vejen sepse e dijne mire qe jo vetem duart qe i kane te lyera me gjak shqiptari te vellezerve te vete por edhe floket i kane te lyere me gjak tonin dhe ua mveshin serbise kinse na kane vrare e masakrue!Ku gjate luftes se dyte botrore listen per mi pushkatue ne BARE afer TIVARIT e kane bere per ne SUHAREKE e kam fjalen ku eshte ende gjalle nese nuk gaboi Shaban Kuçi te cilin ne menyre instikte e pyeta se ti ke qene ne ate kohe kryetar dhe ti i ke qua ne Bare mi pushkatuar?Ai mu betuar ku prezent ka qen edhe Halil Q.Kuçi keshtu:Pasha zotin ,pasha femit une jo por Hyseni Rrahmanit dhe une kur i thoja mas bre mos i merr gjinden ne qafe ?Ai me thojke qijau nanen shqiptareve se ka shume dhe toke bajna me shume?Nga familja ime kane qene tane vllazeria e babes njani ka mbetur i vrare ne Kerqove,tjetri Gjema nuk mundet ti shmaget rradhave qe ishin ne kqyrjen e rojeve,kurse baba dhe Shaqa vellau i babes ikin dhe mshifen!Mbasi fillon pushkatimi i shqiptareve ballista se i kane shkrue si ballista tane shqiptaret,ashtu rend,ku Gjema vellau i babes bjen dhe te vrarit mbesin te vdekur mbi te ,dhe kush shpeton shpeton dhe mbas nje kohe kethehen neper shtepia,me te ka qene edhe Nebi Neles(kuç) qe eshte ende gjalle,dhe ky migja ishte qene i smure nga terbukullozi,dhe mbas nje muai vdes,por duke i infektuar edhe tre vellezer te mi me TBC.Se fundi pata ti harroi te gjitha qe çka me kane bere shqiptaret keta qe edhe tani ne shtypin por tani pa prezencen e serbise,kush jane keta?Qe dalin te paret perhere ne krye te kuvendit???Dhe kur filloi lufta une e kisha prite sikurse nje grua qe ska pjelle tridhjet vjete dhe ....Dhe si ndegjova qe ne Deberdelan ishte hape nje pike dhe quhej QELIKU me vrape shkova qe ti bashkohem,dhe rruges e mora edhe nje dajalosh dhe u lajmruam ne shtab,ku u pershendetem me Fatmir Limen,dhe mua me thane se nje here skemi arme e na vijne mbas nje jave ,a ate djalosh e moren dhe u habita,por une u ketheva mbrapa si i dhire me koke teposht dhe thoja sa u gezova u deshprova!!!Disa here me rend iu lajmrova por ishte e kote qe tu bashkohem,ku me pyeste sa jane vrare?Pake me thoshte,sepse per me na pavaresue duhet shume mu vrare???Ia prita sioas kodit te OKBes nuk mvaret se sa po vriten per pavaresi apo bashkim,por sa eshte agresive populli qe ta largoi serbin!!Por ky me tha se mua nuk me intereson dhe se me paskan que me spiunue????Dhe ndere kohe ia priti edhe nje djalit te Hilmise duke i thene se kinse edhe ai kishte ardhe me spiunue,ku ky djalosh aty prezent i kishte nja dhjete nga familja e vete dhe ky kishte shkue qe tu bashkohet atyre,dhe menjehere u kacafyten me Fatmirin dhe kur u thye pika keta ushtar erdhen ne shtepin time dhe me ftuan tek ta qe tu bashkohem sepse koanda i kishte tradhetue,por une u thash se ma nuk kam bese as ne ju e as ne njeri te gjall qe eshte shqiptar.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

vetevendosje Empty Re: vetevendosje

Message  Perparimi Ven 24 Nov - 8:56

Tjeter nese nuk gaboi me 21 korrik1998 isha i strehuar tek sternipat e babes ne Marali tek:Hazir Dalip Ulluri,dhe nje dite nga U9K e bleva nje automat qe te jam i gaqem te mbrohem,por kete dite mbas masakres se Rahovecit po e shkurtoi te nesermen ende pa u zgire drita e rrezes me kishin rrethue te uçkes dhe ma kerkoin armen se kinse une po beje proagande kunder uçkes,dhe me thane se kush mutin jam une qe ti organizoi fashatin qe nese vijn ketupari serbet tu kundervihemi,dhe me thane se nese e baje kete gje kane me pas pune me mua!!A jeni ka kuptoni o njerez a keni ndjenja apo edhe ju jeni keso qenjesh te pagdhendura,kush qenka spiun?Une qe tu dali ne mbrojtje popullit apo Fatmir Lima qe me nderpret si mur kinez,dhe duke mu kercnue se nese vraje serb kane mem likvidue!Dhe nuk shkova me keta as ne Malisheve e as qe ua dorzova armen dhe me thane por edhe kerkova qe te shkoi te UKE BYTYQI ne REshtane,dhe çka me pa te porta e vogel e murit ta oborrit e kishin qitur nje si gjip dhe shkruante mbi kapake plicia e UçKes,ma tutje nje kamion te madhe,e tek portat e medhaja nje traktor qe ishte pypur nje shqiptar me plis te bardhe e ia dhefshin qenet,dhe u larguan por si nuk po e ceku!!Kur shkova te UKA ai nje here iu tha nje ushtarit qe kerkova bisede me Uken qe te presi e pastai,nuk ka kohe por erdhi nje zevendesM..Krasniqi nga SDQNI pe shkruai per shkaqe sigurie te ketije dhe iu luta qe te me pranoin edhe pse isha lajmrue te shtabi me dhjetra here me thote:Mem vra mundesh a met pranue ko tye sepse keshtu eshte urdheri qe tye kursesi mos met pranue??PO pse te lutna mos me bane ma teper pyetje,dhe te njohim se kush je por keshtu e kemi tane shtabet qe tye kursesi mos met marr me luftue???U qova dhe shkova te Afrim Morin dhe ne shtepin e ketije ishin djetra ushtar dhe ishin kane duke pi qaje,dhe sa u ula ma priti Fadil Suka ska ma keq qe njeriu mi meshue kokes se vete me guri?Tjetri:Nebi Kuçi :Zoti te marroft ti ke hanger mut per dite qe me ja qie nanen serbise a ti po ikish dhe nuk na bashkohesh?Te parit ia prita o quran kurr une si meshoi kokes time e tye une ty te njohe sa trim je e ti o Kuçi nese mendon se jeni ma trima se une ,se shpirtin ma keni prue me lloi lloi propagande kundra meje nje:Kinse paskam bere shoqeri me poetin spiun Avdi Ibrahimin dhe sherri i keti nuk me marrin me luftue kunder serbeve,e po nese mendon se une po iku qe ku i kemi tanket dhe topât e serbise permbi 500 metra ,veq nje e bajna kur ja lyjna me luftue me serb nese iku pashe zotin ma qini nanen e mos me lini te gjalle se po ju dezertoi si spiun,a nese ju ikni e me lini vete,veq larg prej juve se ju ka mundesi mem vrare mbas shpines,e nese ikni prei fronit;o vallahi ka me ju vra si LEPURA,e ne serb jo!!!
Ma priti duke qesh aaaa na per qeta nuk po te marrim dhe e kena ba mende qe met marr tye ti qysh je budalla i tremt na shtin me zor ne lufte e mos met ngue tye ti na vrete per kete nuk pot marrim????A ja bana e pse pis po me provakoni?Dhe shkepni fjale kundra meje?Nuk bani za,dhe Afrim Morina u ngrite ne kembe dhe me perqafoi me disa tjere duke me thene e kemi dite qe je trim por qeshtu se kemi ba mend kurr ne jeten ton...
Kam organizue qe Malush Berisha dhe Uke Bytyqe kur kane kerkue qe te intervenoi qe Kryqi kuq te bjen ndihma si ne Malisheve ashtu dhe ne Suhareke,haram u kofte o popull mundi dhe rrehjet qe mi keni shkaktue dekada te tera,dhe ndihmat qe une ua pruna i shkepte spiuni Muharrem Shaban Kuqi dhe vertet nuk kisha mill edhe pse para kisha dhe kur ja kerkova,me tha shko mer mil te SLOBODANI?A keni zot more,Kush cili shqiptar eshte i mire per ju o shqiptar?Mbasi une nuk iju bana i mire qe kurr ne jen time spunova sa te zit e thoni,por edhe zoti me ardh ne mesin e juai ju nuk ja dini neren!Nga kercnimet e shumta u detyrova jo nga serbet por nga shqiptaret qe po ju qeverisin,ta leshoi kosoven e dashtur,dhe e gjeta nje kontrabandist LIMAN ELSHANIN qe te mùe qesi per gjermani ku ky e kishte pas per detyre qe te na vrasi rruges e jo me na qit per gjermani,mi morri parat qe se kishim ne pazar me me qit me kamion friz aty e pam48 veta vdekjen se gjalli,dhe tani ky gjelat e ushtroni detyren si drejtor ne kosovatransin e Prizreni,pra rikthimi i autonomis se kosoves kjo e tregon genjeshtren pavaresia e kosoves dhe Avdiu poeti ushtron detyren e zevenesit te dretorit te kekut ne PZ,ndersa shoku tjeter poeti Bajram Bekteshi komandant e TMK ne PZ shok i imi dhe i Avdis a une nuk paskna dite dredhira si keta dhe ja une i merguar ne dreq te mallkuar duke shetit nga nje shtet ne tjeter dhe duke spiunuar shqiptaret se kinse une e paskna nisur luften e spiunave ne kosove,per çlirimin e kosoves(roberise)
Kush shkoi ne Rambuje dhe e nenshkruan rezuluten 1244 keta akademik dhe komandanta qe tane kane krijue parti ne kosove???ohohdhe popullin po e genjejn se ska ku me shkue pavaresia nere serbi???oh oh haje tagjin o popull sepse skeni ne dore asgje e kuku per mua,edhe nese si votoni keta gjelata ,keta vete i pergadisin votat me grupin e tyre dhe thojne votimi perfundoi 55perqind.
Se fundi edhe nje here nje permbledhje sepse ju humbin te vertetat qe i shkrova
Sa punova kundra serbise ,serbet sme rrahen e as burgosen sepse sju bana servil,a shqiptaret keta qe po u qeverisin si ne kohen e serbise ,prape keta mbi kokat e juaja qakatin dhe ju sundojn tani pa serbin,une sa punova kundra serbise jo nga serbet,por nga shqipet qe edhe tani po ua nxerrin tamblin e nanave tuaja,po ju sundoin dhe luften keta ua udhehoqen ashtu siq deshten dhe siq i kane mesue per me ju debue masakrue,dhunue grat dhe per çdo vjet duke ju genjyer ne kete vjet po pavarosheni,jo ne mesin e janarit jo ka qershori jo ne fund te vitit,jo ne vitin tjeter,e keshtu me rradhe dhe ju çka keni me ba ore te mjere?Ata shqiptar qe punuan per shqiptar konkan shpiuna,e ata qe shqiptareve qe iu masakroin,qe i dhunojne qe i debojne taneve shqiptaret nga trojet e tyre keta shqiptar jane shqiptar heroja ,patriota dhe udheheqesa.Une si punova per republiken e kosoves si u rroka per flamurin e shqiptarev si i nisa demostratat per keta qeveritar lesh dhe mbeta i pareshtatshem moralopolitike dhe jo kete por edhe nuk me lejuan kund qe tu bashkohem luftes se tyre sepse e paskan ditur se ua prishi planet e roberise se shqiptareve!!!Dhe Fatmir Lima a e dini pse nuk me ka pranue tani e kam zbulue sepse ai djali i mikut tim Nysret Voci qe ka bashkpunue me serb per mem vrare me dhandrrin tim Hakiun,migja i Nysretit,i kishte pas prue arme Fatmirit dhe ky eshte e sigurt qe i ka thene se mem pranue e vraje thjeshte dhe Fatmirit i ka knvokue.
Nese mendoni siq me keni shfrytezue si nje qen qe kam derdhur trupin tim per juve gabim e keni sa jeni te peshuar,sepse botes nuk mundeni ti qitni pluhur syve!!!
I nderuar Albin Kurti:
Menquria juaj eshte ne shkallen ma te larte qe ka nje njeri intelektual dhe keni kujdes se ne mesin e juai ka mundesi te kyqen njerez me sherr,qe tua humbin mesazhin qe e keni para jush!E di qe jeni nje numer i vogel,dhe nuk ju perkrahe masa por kane me u pendue pasi ti roberoin nere serbi dhe qyteku ska me ju ndalue kurr nga shpina atyre qe kane vuajtur dhe qe jeni ka vuani!Sepse per keta qeveritar si ne kohen e serbise dhe tani jane te pavarur dhe nese ua bijn sebin keta prape kane me qen te pavarur dhe femit e ketyre kan me ju shtyp si baballaret e ketyre!Dhe nje bota ka edhe pune tjera me popujt e tjere,mos pritni gjere sa tu nenshtroin sepse kur bihet vendimi behet voneeeeee,e mos kerceni si pleshta pastaj se bota ka me vjell mbi ju,quhunu i madhe e i vogel,dhe kekoni REFERENDUMIN gjithpopullor qe te vendosni per ardhmerin e breznive qe ta shfrytezoin token e te pareve te juaj ,e ne te kunderten toka juaj po e merr teposhten,dhe skeni mu quajtur ma si shqiptar por e shihni kur perfundon statusi ne dem te juajin,dhe coptimin e trollit qe mall keni me pas me udhetue tek nje mik qe keni mu kontrollue ne punkte te policise serbe ma keq se ne kohen e sllobodanit!Nese nuk ngriteni me kerkue te drejten e juaj qe eshte e garantuar me norma nderkombetare ,nderkombetaret skane mundesi me ju shpalle te pavarur sepse as kujt OKB ja sja ka pranue pavaresin dikujt!!!Edhe nje here po u them se nuk eshte problem i serbeve qe e pengoin nje gje te tille qe kosova mos te pavaresohet,pos keta qenet qe po u sundoin edhe sot jane argat te atyre qe jane kundra pavaresise se juaj,bile i nxitin nderkombetareve duke ua dhene qikat e grat me ba sex me keta vetem e vetem qe mos tua pranoin pavaresin apo bashkimin me shqiperin,sepse eshte e drejete e çdo popullit ta kerkojn nje gje te tille me norma nderkombetare.
Me nderime dhe me nje deshire qe kam apeloi ne popull qe ta perkrahu Albin Kurtin dhe luftoni kundra qeveritareve shqiposerbet qe ti demaskoni sa ma shpejte se keta jane serbet e vertete e jo serbija,sepse serbise si ti fryen keta qena qe i nxisin edhe nderkombetaret ju do te roberoheni se shejti!!!Sepse po ju mashtrojn çdo dite se ska ku me shkue pavaresia......Ndaqit ndegjomni ndaqit shuni dhe pritni nga qielli!

Haxhi Latif Kuçi

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

vetevendosje Empty Re: vetevendosje

Message  Perparimi Lun 27 Nov - 5:37

Tung,

Të martën, më 28 nëntor 2006, duke filluar nga ora 14:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon demonstratë kundër Grupit Negociator të Kosovës. Nisja bëhet nga zyra qendrore në Prishtinë e Lëvizjes sonë e cila ndodhet në lagjen Qyteza Pejton, me adresë: Rr.'Perandori Justinian', nr.9. Në këtë demonstratë e cila do të jetë në formën e një marshi protestues që parakalon para IPVQ-ve dhe UNMIK-ut, do të marrin pjesë edhe Lëvizja Popullore e Kosovës, Partia Liberale e Kosovës, Partia Republikane dhe Sindikata e Pavarur e Energjetikës në Kosovë.



Në ballinën e web faqes sonë www.vetevendosje.org, te rubrika 'Gazeta', mund të gjeni numrin e fundit, të 63-in me radhë, të gazetës javore VETËVENDOSJE!, por edhe të gjithë numrat e mëparshëm të gazetës sonë. VETËVENDOSJE! përveçqë shumëzohet në 10.000 kopje dhe shpërndahet anekënd Kosovës, po ashtu botohet çdo të martë edhe në faqet e mesit të gazetave ditore 'Epoka e Re' dhe 'Kosova Sot' në Prishtinë. Ndërkaq, te rubrika 'Shkrimet', gjithashtu në ballinën e web faqes sonë, mund t'i gjeni gjithsej 86 artikuj të aktivistit Albin Kurti. Në attachment janë dy artikujt e fundit.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

vetevendosje Empty Re: vetevendosje

Message  Perparimi Lun 27 Nov - 5:43

.Untitled Comment
I nderuar vella Vedat,te nderuara motra Valdete dhe Aida

Ate çe ma lave ne amanet e dergova ne forumin tim dhe ne disa tjera,por disa edhe po mi shlyejn?Skemi çka te bajm,zoti e baft mire,se popullit po i konvenon me jetue ne roberi ore vella?!Forumi Diskotime.com eshte nje forum qe perbehet nga disa individ qe jane antishqiptar dhe te paguar nga caqet e zymta

Gjer me sot sa kam kontaktue me qendrat e vetevendosjes ma te vendosur i kam volosur: tye vella Vedat,Valdete Dergutin dhe Aida Derguti,per tjera qendra se dhe ne diaspor:::zoti e baft ishalla mire!Une e kam shkrue nje aforizem ku them;Popullit mos ja dhuroni pavaresin,por pavaresise gjeja popullin qe e meriton?!

I nderuar Xhymshit ,nje pyetje te lutna sikur perendise vetem me mu pergjigj sinqerishte:Po e zam qe do te triomfoni?'fitoni) mbi UNMIKUN dhe KFORIN dhe do ua dhejne pavaresin permjetnje referendumit,a mos keni mundesi mi eliminue keta udheheqesa?Po keta e udhehoqen luften e kosves per nje roberi ore vella,edhe tani me ba e me krijue bje ushtri keta kane mu kyq si rriqni ne bythe dhe nuk leshoin pnje o VELLA,keta na kan shtype dhe kan me na shtyp,une jam i vetmi qe di se si duhet me keta me veprue,e per shkije e nxerri ate dhe ikin se i njohe sa jane serbet trima?Pyka e shqiptareve(shpiunave)po e roberoij trollin e jo as serbija e as UNMIKU!Kush e nenshkroi ne rambuje rezuluten1244?Qe po ti permendi,Rugova,Edita,Mark Krasbiqi,Idriz Ajeti si kryetar nese se keni dite,Ashim Thaqi,komandanti i UçKesJakup Krasniqi,xhavit Haliti Rexhe Qosja,Syla,Blerimi Shala,Veton Surroi,Mehmet Hajrizi,Bajram Kosumi,Rame Buja,Hidajet Hyseni,Fehmi Agabi,Bujar Bukoshi,dhe a nuk jane ne udeheqesi keta pash perendin?A nuk jane keta qe na shtypen gjate regjimit te rankoviqit,a nk jane keta qe e udhehoqen luften e uçkes,a nuk jane keta qe edhe me Unmik qe nuk po bashkpunoin?PO keta jane me eksperiece ore vella,edhe po e zam po fitojkem,kush do ta udheheq KOSOVES?A leshoin peje keta,qe gjithenje po thone se keta jane çlirimtar,si kur po roberohemi sikur kur luftojm,?????KU eshte qellimi?VETEVENDOSJA po lufton sikurse UçKeja si na çliroi,a dot keni mundesi keta qena mi eliinue?Pash gjiun e nanes qe e ke pi jepma nje pergjigje,vetem pa majtas e djathetas,por drejte e shkurte.

Nga zemra e shpirtit ju pershendesi juve te treve,dhe me shpirt jam ne anen e juaj

Poeti i popullit
Haxhi Latif Kuçi(Krasniqi) france
Anonymous - 8:30 AM - 11/27/2006


Dernière édition par le Lun 27 Nov - 9:23, édité 2 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

vetevendosje Empty Re: vetevendosje

Message  Perparimi Lun 27 Nov - 8:48

Korruptimi i antikorrupsionit

Duke bërë fushata kundër korrupsionit, pushteti ndërkombëtar në Kosovë krijon përshtypjen se ai vetë nuk është i korruptuar, e shmang vëmendjen nga liria e sovraniteti nga të cilat ne fundamentalisht jemi të privuar dhe njëkohësisht i bën shënjestër IPVQ-të e veçanërisht krerët e saj të cilëve kësisoj ua zgjat dhe rrit shantazhimin. Fatura mandej paguhet me dëgjueshmëri dhe servilitet politik të këtyre të fundit.

Posaçërisht gjatë këtyre dy viteve të fundit në Kosovë, tema për të cilën aq shumë është folur dhe aq pak është vepruar sigurisht se ka qenë korrupsioni. Asnjëra nga këto s’ishte e rastësishme. Zhurma për të dhe mosluftimi i tij ishin të paramenduara. Nuk ka dyshim që, ku më shumë e ku më pak, te ne ka korrupsion në të gjitha nivelet e institucioneve dhe subjekteve politike si dhe në të gjitha kuptimet e kësaj fjale. Mirëpo, bërja prioritet e trajtimit të dukurisë së korrupsionit dhe mënyra e këtij trajtimi janë të sponzoruara. Sa më shumë që duhej të ngjitej në agjendën politike çështja e statusit të Kosovës dhe ajo e decentralizimit të saj, aq më lart, paralelisht me këtë, në agjendën civile dhe publike ngjitej llafosja rreth korrupsionit nëpërmjet mediave, analistëve dhe OJQ-ve të ndryshme të cilat më parë se u përgjigjen nevojave të qytetarëve implementojnë politikat e donatorëve. Vetë ky luftim i korrupsionit është i korruptuar. Madje edhe bizar. Më së shumti fushata kundër korrupsionit ka bërë vetë pushteti. Kujtoni konferencat e UNMIK-ut apo spotet televizive dhe billboard-at e KFOR-it që rregullisht e sulmojnë korrupsionin në mënyrë të përgjithësuar dhe abstrakte. Efekti është lehtë i parashikueshëm: vetëm sa popullarizohet fjala korrupsion dhe fajësohet kolektivisht popullata vendase e cila realisht nuk është e përfaqësuar nga institucionet ‘vendase’ të cilat janë krijuar dhe dirigjohen nga UNMIK-u. Lufta kundër korrupsionit asnjëherë nuk fiton përmbajtje konkrete anipse gjyqësia dhe policia janë pjesë e shtyllës së parë të UNMIK-ut, pra të atij që kinse zotohet për zero tolerancë kundër korrupsionit. Në të vërtetë, mu te ky fakt është problemi. Gjyqësia nuk është e pavarur dhe së bashku me policinë është instrument i rëndësishëm i ushtrimit të pushtetit të UNMIK-ut. Në vend se drejtpërdrejt të individualizohet fajësia, ajo në mënyrë të tërthortë i mveshet një populli të tërë i cili cytet drejt vetëfajësimit dhe përçmimit të vetes, natyrisht, për t’u zbrapsur nga kërkesat legjitime dhe të natyrshme të tij. Mohimi i lirisë kolektive të një populli imponon trajtimin kolektiv të popullit nga mohuesi i lirisë së tij. Pra, ngjan totalizimi i karakterit të këtij trajtimi denigrues, hegjemonia e tij. Jo vetëm kaq. Duke bërë fushata kundër korrupsionit, pushteti ndërkombëtar në Kosovë krijon përshtypjen se ai vetë nuk është i korruptuar, e shmang vëmendjen nga liria e sovraniteti nga të cilat ne fundamentalisht jemi të privuar dhe njëkohësisht i bën shënjestër IPVQ-të e veçanërisht krerët e saj të cilëve kësisoj ua zgjat dhe rrit shantazhimin. Fatura mandej paguhet me dëgjueshmëri dhe servilitet politik të këtyre të fundit. Motivet e korrupsionit edhe mund të jenë financiare por tolerimi ishte dhe është përherë politik. Ruhen të ashtuquajturat siguri publike dhe stabilitet politik që bëjnë reprodukimin e marrëdhënieve aktuale të fuqisë dhe ngrisin soliditetin e sistemit politik ekzistues, piramida masive autoritare e të cilit vazhdohet me piramida të vockëla autoritare kosovare. Më tutje, këto struktura autoritare të partive politike dhe jo vetëm të tyre paraqesin infrastrukturën e përsosur të zgjerimit të korrupsionit. Asisoj, këto struktura përforcohen në stërkeqjen e tyre në raport me degradimin social dhe ekonomik të popullatës e cila, duke qenë gjithnjë blerësi i fundit, me nxitim varfërohet. Dihet që shërbimet e mjera publike në Kosovë edhe ashtu tashmë i janë lënë të varfërve dhe të papunëve që përbëjnë shumicën absolute të qytetarëve të Kosovës – të tjerët punët i kryejnë ndryshe. Niveli hierarkik në strukturat e këtilla shndërrohet në tregues të saktë të shkallës së korrupsionit. Në majat e hierarkive kosovare korrupsioni bëhet partneritet vendor-ndërkombëtar, gjithnjë e më i padukshëm dhe i paqasshëm, ndonëse përmasa e pasojës që shkakton bëhet më marramendëse dhe më rrënuese se kurrë më parë.

Edhe në këtë aspekt situata është tipike koloniale. Devijimet eventuale më parë janë rrjedhojë e përpjekjeve kamufluese sesa e dallimeve objektive strukturore. Korrupsioni në institucionet e sistemit është i pandashëm nga karakteri antidemokratik i regjimit të UNMIK-ut i cili i ka sajuar dhe i kontrollon këto institucione. Këta njerëz në radhë të parë janë të korruptuar meqë kryesojnë me vetëdije institucione e mekanizma kundërpopullor, që qytetarëve sipas përkufizimit nuk ia përfaqësojnë vullnetin e nuk ia mbrojnë interesat. Ulja nëpër ato karrige përkufizon shumëçka në mos gjithçka. Funksionimi i korruptuar është veçse rrjedhim i themeleve të korruptuara. Konsolidimi i brendshëm negativ i sistemit që realizohet edhe nëpërmjet zgjerimit të valles së korrupsionit përcjellet pashmangshëm me largimin e sistemit si të tillë nga populli. Natyrisht, drejt ballafaqimit të pashmangshëm frontal të këtyre atëherë kur kontrasti shndërrohet në përjashtim të ndërsjelltë.

Prishtinë, 8 nëntor 2006
Albin Kurti

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

vetevendosje Empty Re: vetevendosje

Message  Perparimi Lun 27 Nov - 8:51

Të presim edhe pak? Jo, falemnderit!

A duhet t’i presim pasojat që të vetëdijësohemi? A duhet të shpresojmë edhe pasi që na kanë zhgënjyer? A duhet t’iu besojmë para se të na gënjejnë sërish?


Gënjeshtra në Kosovë është e vërtetë. Ajo përsëritet me përpikëri. Gënjeshtra në Kosovë nuk është vetëm politike. Ajo është politika. Politikanët aktual janë veçse kontigjencë përbrenda këtij konteksti. Ata janë simptom i kësaj gënjeshtre që ka pllakosur vendin; ata janë shprehje e pavarësisë si sugjestion që i mban të trullosur qytetarët; ata janë fetishizuesit e pavarësisë aq të largët meqë gjithmonë aq të afërt. Nuk copëtohet dot Kosova nëse vazhdimisht nuk përmendet pavarësia. Në pauzat e pavarësisë: misat dhe vipat, futbolli anglez e spanjoll, telenovelat latinoamerikane.

Mirëpo, nuk iu mjafton mashtrimi ynë. Ju duhet vetëmashtrimi ynë. Së pari na konsideruan të gjymtë, të paaftë për të qeverisur e sunduar me veten. Më pas na konsideruan të rrezikshëm edhe për veten tonë – njerëz me prirje për vetëshkatërrim kolektiv. Dhe, së fundi, duan që ne ta përbrendësojmë tërë këtë diskurs racist dhe të përfundojmë duke fajësuar e përçmuar veten tonë, duke e kërkuar vetë ne sundimin e huaj. Nuk iu mjafton mashtrimi ynë. Ju duhet vetëmashtrimi ynë. Politikanët vendas janë veçse mënyra për këtë.

Aq shumë nga ne i kanë bindur që jemi të lirë. Dhe, e kanë futur konkurrencën ndërmjet nesh si mënyrë drejt përparimit. Tash, duke mos qenë të lirë, vetëm sa është përçarë populli e është atomizuar shoqëria. E kanë mbjellur besimin se tashmë jemi çliruar. Dhe, që shteti na qenka suplement, se shteti është luks. Nuk iu mjafton joliria jonë. Ju duhet pajtimi ynë me robërinë. Duan që të mos mendojmë se shteti është nevojë për popullin tonë. Se mu shtetet dhe vetëm shtetet janë sovrane. Se sovraniteti është dëshmi e lirisë dhe garancion për të.

Mbase edhe mund ta festojnë ‘pavarësinë’. Ashtu siç festuan çarmatosjen e UÇK-së. A duhet t’i presim pasojat që të vetëdijësohemi? A duhet të shpresojmë edhe pasi që na kanë zhgënjyer? A duhet t’iu besojmë para se të na gënjejnë sërish?

Serbia i mobilizoi tre milionë e gjysmë serbë. Aprovoi në referendum kushtetutën e saj (formalisht) të re. Legjitimoi planin e saj hegjemonist për Kosovën. Në Kosovë, e njëjta çështje është bllokuar tek pesë a gjashtë veta. Në Kosovë, për të njëjtën çështje, janë bllokuar pesë a gjashtë veta.

Në kushtet kur të është mohuar liria, kur të janë shkelur të drejtat e të është përdhosur dinjiteti, ka vetëm një rrugëdalje. Të ballafaqohesh për këto. Të ballafaqohesh për liri, të drejta e dinjitet. Të ballafaqohesh me dhunuesit e këtyre. Ballafaqimi të kompenson. Ballafaqimi është e vetmja gjë që ta siguron plotninë e qenies. A nuk bëhemi qesharakë atëherë kur aq pak kemi dhe aq shumë brengosemi se çfarë do të humbasim? A nuk bëhemi të neveritshëm atëherë kur i gjithë gëzimi ynë është vetëm ai pas përshtatjes së suksesshme? A nuk bëhemi tragjikë atëherë kur ngushëllohemi duke imagjinuar se si ka mundur të jetë edhe më keq? A nuk bëhemi absurdë atëherë kur pranojmë që pambarimisht të presim vetëm edhe pak?

Padrejtësitë e mëdha dikur ishin më të vogla. Heshtja jonë i ushqeu ato. Politikanët ‘tonë’ hëngrën prej tyre. Ata jo vetëm që kishin qenë lakmiqar të uritur por edhe të pangopshëm. Ata do të kujtohen eventualisht për atë që ishin (ministra, deputetë, negociator vjenez) dhe jo për atë që bënë. Mbi të gjitha, do të kujtohen për atë që nuk e bënë. Shpresa në këta politikanë të bën të pashpresë. Kur hynë në negociata me Serbinë për të ardhmen tonë, dëshmuan se nuk përfaqësojnë vullnetin tonë. Kur lejuan koncesione marramendëse për çështjen e decentralizimit dhe ‘eksterritorialitetit’, dëshmuan se nuk i mbrojnë interesat tona. Kur politikani është batakçi, qytetari duhet të jetë politik. Kur institucionet s’janë demokratike, demonstrata është demokraci. Kosova nuk është e tyre. Kosova është e jona. Ka mbetur edhe ta marrim atë! Festo duke demonstruar. Demonstro për të festuar. 28 nëntori është dita.


Prishtinë, 22 nëntor 2006
Albin Kurti

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

vetevendosje Empty Re: vetevendosje

Message  Perparimi Mer 29 Nov - 12:58

Në attachment e ke numrin e 63 të gazetes VETËVENDOSJE!
Shpërndaje në address book - un tënd.
Levizja VETEVENDOSJE! qendra ne Gjilan, organizon nisjen per demonstrate me autobus. Autobusi do te jete ne dispozicionin tone, prej ores: 10.30'/h, perball zyres sone ne Gjilan.
Zyra jone gjendet ne Rr. "28 Nentori' pn. perball Xhamise Medresese ne Gjilan.
Ne oren: 11.00'/h nisemi nga Gjilani.
HAJDE NE DEMONSTRATE, DESHMOJE VULLNETIN TEND POLITIK!


Kosova gjendet para rreziqeve të mëdha, popullit të Kosovës po i përgatiten skenarë të errët. Armiku ynë, Serbia, po e do Kosovën të copëtuar nëpërmjet decentralizimit; të zhveshur prej rrënjëve të autoktonësisë nëpërmjet uzurpimit të vlerave kulturore e historike; të rikolonizuar duke i kthyer serbët për të krijuar vazhdimësi territoriale e demografike ndërmjet enklavave – krejt kjo para se ky shtet të na sulmojë edhe ushtarakisht. Shprehja ndërkombëtare e mbështetjes së këtij projekti antishqiptar është UNMIK-u, e Grupi Negociator i Kosovës elementi kolaboracionist vendor.

Lexo më shumë...


--
*****************************************************
Lëvizja VETËVENDOSJE! - Gjilan
Tel +377 (0) 44 / 679 - 357
*****************************************************
njerëz në lëvizje
gjeneratë me shpjegim të ri
komunitet që refuzon të nënshtrohet
drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje!
*****************************************************
Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Ajo synon arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet edhe për ndryshime radikale shoqërore e politike që do të mundësonin respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe drejtësisë sociale për të gjithë dhe secilin në Kosovë pa kurrfarë diskriminimi.
www.vetevendosje.org

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

vetevendosje Empty Re: vetevendosje

Message  Perparimi Mer 29 Nov - 13:06

U skuqën IPVQ-të dhe UNMIK-u

Dhjetëra mijëra shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria festuan 28 Nëntorin duke demonstruar kundër ndarjes së Kosovës dhe katandisjes së saj në një robëri të re. Populli doli për të demonstruar kundër padrejtësive që po i bëhen dhe rreziqeve që po i kanosen nga mohimi i së drejtës elementare të tij për liri e vetëvendosje. Policia intervenoi dhe përmes gazit lotësjellës shpërndau demonstruesit. Ata tentuan t'i shpërndajnë demonstruesit për shkak se u urdhëruan ta heshtin popullin. Sistemit të cilit i shërbejnë këta policë e që për qëllim fundamental ka mohimin e vullnetit të popullit, natyrisht se nuk i konvenon që populli të zgjohet dhe të dal në rrugë. Për shkak se me popullin zot në Kosovë nuk do të kishin mundësi t'i zbatonin proceset e tyre të dëmshme. Prandaj, atyre i nevojitet një popull që nuk flet për vete, që nuk ngrit zërin, që nuk ngritet, që fle përherë… Por populli i Kosovës nuk është i tillë. Ai ka luftuar dhe lufton për t'i realizuar të drejtat e veta. Ky popull ka demonstruar dhe demonstroi edhe më 28 Nëntor. Dhe nuk u shpërnda por qëndroi në rrugë deri sa u realizua plotësisht skenari i demonstratës.

Demonstrata e organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! filloi në ora 2 të pasdites. Masat popullore u nisen nga zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në qytetthin Pejton, Prishtinë, për të vazhduar nëpër qendrën e qytetit deri te dy ndërtesat kryesore të IPVQ-ve (ndërtesa e kuvendit dhe ajo e qeverisë). Në këto dy objekte u hodhën një numër i konsiderueshëm shishesh të mbushura me ngjyrë të kuqe, që simbolizonte ngjyrën e flamurit kuqezi. Populli kërkonte që në këto objekte të vendoseshin institucionet e mirëfillta të popullit që do ta pasqyronin dhe mbronin vetëm vullnetin dhe interesat e popullit të Kosovës dhe të askujt tjetër. Shishet e hedhura ishin kërkesë për t'i shqiptarizuar institucionet, që do të nënkuptonte ndalje të proceseve aktuale shumë të dëmshme dhe rrezikshme politike, dhe kthim kah vullneti i këtij populli. Natyrisht se IPVQ-të këtë nuk mund ta bëjnë për shkak se ato janë të krijuara për ta mohuar këtë vullnet dhe interesat e këtij populli. Prandaj ato u desh të skuqen. Prej se janë themeluar IPVQ-të dhe Grupi Negociator nuk kanë bërë tjetër përveç forcimit të pozitës së Serbisë brenda Kosovës, duke ia falur asaj kulturën dhe historinë e Kosovës, si dhe duke ia dhënë nën kontroll të drejtpërdrejt 1/3 e territorit të vendit. Këto procese janë më të dhunshmet që ka parë Kosova prej vitit 1999. Gjuajtja e shisheve ndaj objekteve që shërbejnë si shtëpi të këtyre institucioneve është minimumi që këto institucione meritojnë. Ky ishte minimumi për 28 Nëntor.

Pas IPVQ-ve radha i erdhi UNMIK-ut. Prej se është instaluar këtu UNMIK-u ka pasur qëllimin e vetëm zbatimin e pikëpërpikë të Rezolutës 1244, pra që ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë në Kosovë. Kështu UNMIK-u me zell të pamohueshëm ia ka mohuar fundamentalisht popullit të Kosovës vullnetin për liri dhe vetëvendosje duke e uzurpuar totalisht hapësirën politike, ekonomike e sociale të vendit, dhe duke e orientuar atë kundër popullit të Kosovës. UNMIK-u na mbajti juridikisht si banorë duke na i mohuar kështu përgjegjësitë dhe privilegjet që vijnë nga të qenit qytetar. UNMIK-u i uzurpoi gjykatat dhe policinë duke e nënshtruar kështu tërësisht qytetarin e Kosovës nën kontrollin që e ka nga ky aparat policor. Populli demonstrues i Kosovës, përveç shisheve me ngjyrë të kuqe, selisë qendrore të UNMIK-ut në Prishtinë ia rrëzoi edhe murin që e rrethon një pjesë të objektit. Ky mur, përveç që ka zaptuar një pjesë të konsiderueshme të hapsirës publike, ka për qëllim të simbolizojë fuqinë dhe pushtetin absolut që UNMIK-u ka ndaj çdo gjëje në Kosovë. Rrëzimi i tij është rrëzim i kësaj simbolike. Objektet si simbole, por edhe shkatërrimit simbolik të tyre, u japin peshë njerëzit. Janë njerëzit ata që e pranojnë simbolin për ta shndërruar atë në fakt, dhe janë po ata njerëz që e refuzojnë atë për ta shndërruar simbolin në hiç. Populli i Kosovës e rrëzoi një pjesë të murit me qëllim që ta rrëzojë fuqiplonë e UNMIK-ut. Policia e UNMIK-ut u ngritën në mbrojtje të institucionit të tyre dhe e sulmuan popullin.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

--
*****************************************************
Lëvizja VETËVENDOSJE! - Gjilan
Tel +377 (0) 44 / 679 - 357
*****************************************************
njerëz në lëvizje
gjeneratë me shpjegim të ri
komunitet që refuzon të nënshtrohet
drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje!
*****************************************************
Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Ajo synon arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet edhe për ndryshime radikale shoqërore e politike që do të mundësonin respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe drejtësisë sociale për të gjithë dhe secilin në Kosovë pa kurrfarë diskriminimi.
www.vetevendosje.org

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

vetevendosje Empty Qendresa e juaj ndaje kosoves po shihet epi juaj

Message  ben solo Lun 4 Déc - 7:23

Sensi i juaj ndaje atedheut,ka nje permbajtje drejtuar kombit .
hati u prift perhere i nderuar Haxhi

Pershendetje te perzemerta


Beni

ben solo

Numri i postimeve : 10
Registration date : 04/12/2006

Revenir en haut Aller en bas

vetevendosje Empty Re: vetevendosje

Message  Perparimi Dim 28 Jan - 15:44

Vetevendosjes

Neser zgjidhne qeverin e re ne mes te prishtines dhe votoni per

bashkim me shqiperin,sepse ska pavaresi ne thesin e Ahtisarit

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

vetevendosje Empty Re: vetevendosje

Message  Perparimi Lun 29 Jan - 15:15

Ariana





France


Anaa

Me fjale qe po shkruan:
Here po me del si Skenderbe hypur ne kali te madhe
Here po me dukesh si Mretresh Teuta
.......................................................................
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Populli shqiptar vertete eshte besnik ndaj te huajve

Dhe sa i perket statusit te kosoves,vertete mvaret nga sjelljet e shqiptareve ne perendim?çka kemi mbjell ne menyre individuale ka me korr i tere kombi shqiptar!

Sot ne nje emision ne RT alsat ne kontrast,ishte i ftuar deputeti Kastriot Islami dhe thoshte se ne Bruksel ne keshillin e eu. perfaqesuesi nga anglia propozoi qe te hiqet ne rend dite neni kater,pra pavaresia e kosoves?Dhe ashtu shumica e shteteve votuan kundra!Bile edhe nje perfaqesues nga maqedonia i partis se Ali Ahmetit kishte apstenuar,pse?Si e pati emrin a po Haziz Poluzhani oh oh?
Dhe se Kastrioti thote se seshte me randesi,sepse kosova ka mu pavaresue ne baze te pakos se Ahtisarit,satanati i rafte ne fije shqiptareve!
Ne intervist ishte edhe rrenci Bajram Kosumi ku tha:sikur ne nje koncert ne vitin 2006 dhe tha se kosova 100per 100 ka mu pavaresue ne qershor!Edhe tani thote se edhe pse ne pakon e Ahtisarit nuk permendet pavaresia,neve na ipet e drejta qe vete ta shpallim pavaresin e kosoves!!!Hajde de rrena ,hajt se populli eshte i forte e ju durone!!!

Ma tutje,ky nga shqiperia,ky fare Kastriot Islami thote se ngadale ka me marr pavaresin kosova,por duke i respektuar do kushte qe serbeve qe i krijoin disa komuna tu ipet nje lloje autonomie e madhe e qeverisjes,qe mos me mund shqiptaret me ua lujt,por serbeve si tu qohet e kur tu qohet ta thirrin serbin e natoja ti shtypi shqiptaret!!!oh oh tra la la e tra la li dimer i eger nga dera populli shqiptar nuk po i.. ike.

O popull per me udhetue per prishtine cili do nga shqiptaret,ne GRAQANICE kane me u kontrollue nga serbet,a i keni pasoshat,nese si keni nxirreni?!Hajt se keni me pa e me perjetue,bile edhe nga nje TANK e UNMIKUT ne çdo punkte kontrolli,edhe ma keq se ne kohen e Sllobodanit...
Per kosove jeten dojna me dhane
ku jemi nisur oj lulja me ere per kosove vajza me gjete!!hopa pavaresia edheTRI dite po na vjene,...Me fat u kofte oj shqiptarhane!<<<pavars....
O edhe shkijet edhe tradhetaret e nderkombetaret kam mi shkye me dhamb,ja pavaresi ja vdekje bre,edhe me ik perteje kufinit jo,se ku me ba vojen more vella?Spo na dojn neve shqiptareve me na pa me sy.
Ma mire ne VORR se ne ROBERI,per disa ma mire gjalle e me jetue per tjeret,hahaaaa

<kosove Kosove Pavaresi ja me hater ja me sakice,perpara trimate gja Jahes urra,perpara popull komandantat mbrapa me shkije
Pavaresia e kosoves sa e vgel e gjora mbrenda saj edhe dhjeta shtete te pavarura serbe,pasha zoten ja shqiptaret jane ma te meqem ja serbet?Logjikoni ha haaaaaa

Per kosove jeten dojna me dhane
gjermanin e zvicrren smund e lame
ishalla zgjate roberia e kosoves
se mu pavaresue ju perzajn keto shtete
pakes shaka po baje se nuk po shkon hiq as dita e as nata e zymte
E besen po ua japi se ka mu pavaresue kosova ne kofte kysmet kur?nje dite,?E po cilen dite?Cilen dite nuk po ua caktoi,por me ore po,dhe pis kofsha se nuk po u genjeja,se e di oren kurka mu shpalle kosova e pavarure?!ORA 10 fix ka mu shpalle kosova e pavarur ne kuvendin e fshisave,e per cilen dite nuk po e ceku as diten es vitin!

profili
mesazh
2007-01-29

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

vetevendosje Empty Re: vetevendosje

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum