Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Metodat e shtypjes se popullit

 :: sport

Aller en bas

Metodat e shtypjes se popullit Empty Metodat e shtypjes se popullit

Message  Perparimi Mar 21 Nov - 15:59

Inteligencia dhe Identiteti njerezor .
nga Altin Topi

Qe prej vitesh me persihaten mendime qe kane te bejne me
identitetin, por jo thjesht ne aspektin kombetar, pra jo duke e
pare veten thjesht si shqiptar. Por duke e pare e vleresuar ne
pergjithesi identitetin tone njerezor, pra duke e pare veten si
shqiptar e pjesetar i familjes njerezore. Krizen e identitetit per
shqiptaret nuk do konsideroja si nje krize qe thjesht ka te beje
me te qenurin shqiptar, por si nje krize te identitetit tone social
e njerezor. Kjo do te permblidhej ne nje teme qe do t'a konsideroja
si nje komponent organik i percaktimit te identitetit te nje kombi
e shoqerie, e do t'a quaja: "Inteligencia dhe Identiteti". Ky titull do
te ishte i pershtatshem duke e zhvilluar temen ne kendveshtrimin
e botkuptimit Lindor(ne anglisht do te quhej: "A Eastern Quest"
duke nenkuptuar Rusine si Memen e ketij konceptimi). E ne se do
t'a trajtoja ne kendveshtrimin e botkuptimit Perendimor(ne
anglisht do ta quhej: "A Western Quest" duke kuptuar
parasegjithash SHBA e ndjekur nga Europa, titulli do te ishte
dicka tjeter. Por nuk po e zbuloi titullin tash, gje qe do t'a bej
ne nje shkrim te ardheshem.

Perdorimi qe vecanerisht ne Shqiptaret i bejme termave
intelektual, intelektualizem dhe inteligencia eshte i tille qe
mund t'a quaja inflacion e shkembim jo korrekt te fjaleve.
Une shpesh ne pamundesi per te gjetur nje perkufizim te
pranueshem per keto fjale i drejtohesha miqve e shokeve
te mi shqiptare: Une jam me arsim te larte jashte dhe brenda
Shqiperise(....).
A quhem une intelektual ? Pergjigjet ishin nga me te ndryshmet
por gjithmone reflektonin nje metalitet - Po, ti je nje intelektual.
Pergjigja pasohej nga nje pyetje e dyte: A bej pjese une ne ate qe
quhet "Inteligencia"? Pergjigje e menjehereshme: Cfare pyet
edhe ti?! Padyshim qe Po. Une pas ketyre pergjigjeve "padyshim"
qe ndjehesha me mire. Por gjerat filluan te ndryshonin per mua
kur fillova t'a kerkoja pergjigjen nga librat e Perendimit.

Pergjigja qe gjeta pasi hulumtova nje numer te mire te tyre eshte
kjo: Nje intelektual eshte dikush, qe mendon per veten e vet si nje
individ qe eksploron idete ne thellesi e kudo ku ato mund t'a cojne
e mbi te gjitha udhehiqet nga shpirti i jokonformizmit. Ai gjithmon
eshte dyshues karshi cfaredo Autoriteti, vecanerisht Autoritetit te
perfaqesuar nga nje grup ose sic Plato thote"sed magis amica veritas".
Ajo qe me habiti me shume ishte qe jo domosdoshmerisht nje
intelektual ka arsim te larte apo ne pergjithesi i arsimuar. Kjo rrezoi
konceptin tim te meparshem qe nje intelektual konsiderohet dikush
qe ben pjese ne idete qe udheheqin Inteligencen bashkekohese te tij.
E per me shume intelektuali jo domosdoshmerisht eshte pjese e
Inteligencias. Fillova te mendoi qe ka nje dallim esencial midis
intelektualizmit dhe asaj qe quhet Inteligencializem(i pare si derivat
i fjales Inteligencia). Mendoi se eshte e rendesishme te behet
dallimi midis intelektualit dhe atij qe e identifikon veten si anetar
Inteligencias. Megjithate konfuzioni qe ekziston eshte pasoje e
mungeses te fjales qe percakton saktesisht anetaresine ne
Inteligencia dhe njekohesish te interesit qe ka vet Inteligencia
qe te mos behet ky dallim.
Per here te pare fjala "Inteligencia"(kam bere nje devijim ne
shkruajtjen e fjales duke hequr shkronjen J, e per ta bere sa me
te afert me tingellimin ne rusisht, per te perforcuar idene e origjines
se saj) u krijua dhe filloi te perdoret ne vitet 60-te te shekullit te
19-te ne Rusi. Sot, studiuesit Amerikane dhe Ruse pohojne se
ato i japin kuptime te ndryshme fjales. Per te kuptuar kete mjafton
te njihet se sistemi Amerikan i analizes sociale i cuar me tej nga
sociologjia moderne nuk njeh termin "klase" si nje entitet i
mbajtur ngushtesisht bashke prej ndergjegjes, mendimit kritik
(me te cilin kuptohet jo vetem aftesia per te pohuar ose mohuar
dicka, por edhe per te argumentuar ate) apo pasionit moral. Artikuj
prej intelektualeve te Rusise te sotme shpesh shfaqen nen titujt:
Une nuk dua te jem nje inteligent!(fjala inteligent eshte perdorur
per te treguar anetaresine ne Inteligencia). Me kete ato nuk duan te
mohojne jeten intelektuale, por traditen e Inteligencias. Ato duan te
terheqin vemendjen e njerezve se si kjo tradite coi ne shkaterrim te
njerezimit me permasa biblike(llogaritet qe komunizmi shkaktoi 100
milion viktima) dhe duan t'i thone njerezve te gjejne nje menyre te
re percaktimi te perkatesise te tyre.

Qe prej gdhendjes te termit "Inteligencia" e deri ne ditet tona eshte
debatuar rreth kuptimit te fjales. Kuptimi dhe perdorimi ka ndryshuar
dhe evoluar ne kohe, ne varesi te konteksit historik te moralit e
politikes, por gjithmone ne pergjithesi eshte pohuar qe nuk duhet
barazuar me te gjithe njerezit profesionale e te arsimuar. Vete fakti
qe njerezit gjithmone debatojne se cilet njerez te arsimuar jane me te
vertete "inteligente"(termi rus inteligenti) tregon se arsimi nuk
mjafton. E ajo qe te mrekullon me shume eshte se shkrimtaret me te
famshem ruse nuk konsideroheshin e aq me teper nuk e
konsideronin veten si "inteligente".

Shembulli me i goditur eshte i Tolstoit, i cili do te mbetej i habitur
ne qoftese dikush do ta quante "inteligent". Ai biles e perbuzte
Inteligencian qe zakonisht pergjigjej ne kor. Ai besonte ne Zot,
perdori titullin e tij si Kont, e ne vend qe te merrte pjese ne
"rrethet" e Inteligencias ne Moske dhe Peterburg, ai jetonte ne
fermen e tij ne Jasnaia Poljana. Ne romanin e post-krizes se tij
personale "Ringjallja", Tolstoi perqendrohet ne mendjengushtesine
e pjesetareve te Inteligencias, qe mendojne se flasin ne emer
"te popullit", ne gjuhen dhe konceptet qe jane te kuptueshme
per Inteligencian vetem. Romani ne nje menyre ose ne nje tjeter,
shpreh simpati per cdo kriminel ne burgjet ruse, por kur heroi -
Nekludovi ndodhet perballe nje prefaqesuesi te Inteligencias,
nepermjet fjaleve e pershkrimit te Tolstoit, perngjan qe cdo
shprese per te shpetuar identitetin, ekzistencen e saj si individ kishte
humbur. Nekludovi e pyet ate se si kishte ndodhur qe ajo kishte
perfunduar ne burg. Pergjigja e saj ishte nje reference e eksituar e
percjelle nga shume fjale e fjali te gjata. Midis te cilave ishin fjalet
si propoganda, disorganizim, grupe sociale, seksione, nenseksione,
te cilat ajo mendonte qe cdonjeri duhet t'i dinte, por qe Nekludovi
nuk i kishte degjuar kurre. Ajo i tregoi atij te gjitha sekretet e jetes
te revolucionarit dhe Vullnetit te Popullit. Nekludovi nderkohe
shihte qafen e saj imcake, te dobesuar, floket e pakrehuara e po
mendonte se perse po i tregonte ajo te gjitha keto atij. Ajo ishte
nje revolucionare. Ai filloi t'a meshironte ate, por jo sic meshironte
Menshof-in, fshatarin qe mbahej ne ate burg te erret e te felliqur pa
kryer asnje krim vete.
Ajo ishte e meshirueshme per shkak te gjithe atij konfuzioni qe
mbushte koken e saj. Po ashtu si ne te gjitha novelat e tij,
vazhdimisht Tolstoi bente dallimin midis njerezve qe mendojne
e njerezve qe benin pjese ne Inteligencia. Tolstoi refuzonte qe
dikush t'a radhiste ne rradhet e inteligenteve. Ne se Tolstoi nuk
ishte "inteligjent", kush tjeter valle ishte?

Emri dhe fama e Dostojevskit ne Perendim eshte e lidhur kryesisht
ne gjerat e reja qe solli ai ne analizen e thelle psikologjike, dhe
aftesine marramendese per t'i dhene jete ideve abstrakte. Ne Rusi,
historia i ka dhene emrin dhe famen e nje profeti. E kur e lexon
ate nuk eshte e veshtire te kuptohet arsyeja. Nuk mund te gjendet
asnje mendimtar i shekullit te 19-te qe te parashikonte se cfare do
te ishte totalitarizmi sic e parashikoi ai. Asnje veper letrare nuk do
te mund hakmerrej ne menyre kaq dramatike nga ngjarjet politike
se sa vepra e tij.
Mjafton nje shembull, ai i revolucinarit ideolog Shigalev, i cili
propozon me fanatizmin dhe intolerancen karakteristike te
Inteligences planin e vertete per shoqerine e ardheshme:" Jam pak
i befasuar nga te dhenat e mija dhe konkluzioni eshte nje kontradikte
direkte me idene prej nga u nisa. Duke filluar nga liria e pakufizuar,
une arrij ne despotizem absolut. Por duhet te shtoi megjithate, se
nuk ka zgjidhje te problemit social pervec se sipas idese time."
Shigalevi sugjeron nje "sistem te spiunimit", i projektuar qe te
shkaterroje nga rrenjet cdo mundesi te ekzistences te nje jete
private jashte politikes dhe shtetit. Kjo per arsyen se ne fillim
njerezit nuk do te jene te pershtatshem per sistemin e ri. Do te
jete e nevojeshme "te priten nje milion koka". Ne nje tjeter
pasazh qe parashikon me nje perpikmeri te habiteshme
revolucionin rus, kinez dhe kopjen e tij ne miniature -
Shqiperine, ne mesojme qe ne emer te barazise, Shigalevizmi
(lexo enverizmi) ne menyre sistematike do te zhduki "te gjithe
intelektet" dhe te gjithe mendimin e pavarur "Ciceronit do t'i
pritet gjuha, Kopernikut do t'i nxirren syte, Shekspirin do t'a
marrim me gure".

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Metodat e shtypjes se popullit Empty Re: Metodat e shtypjes se popullit

Message  Perparimi Mar 21 Nov - 16:03

Tolstoi, Dostojevski, Turgeniev, dhe kritiket si Gershenzon,
Kistakovski etj. kontribuan ne krijimin e asaj literature qe do te
konsiderohet "anti-tradites te Inteligencias". Gershenzon jep nje
shpjegim teper interesant per te treguar ndyshimin midis
shkrimtareve qe krijojne identitetin kombetar e njerezor me
Inteligencian, sidomos me ato qe mund ti quajme "gazetarucet
apo shkrimtarucet". - "Vepra te mirefillta te fuqishme letrare nuk
mund te krijohen duke gjykuar ne menyren se si "inteligentet"
(e ka fjalen per anetaret e Inteligences) formojne dhe krijojne
bindjet, "fene" e tyre. Ato formulojne kritiken e tyre sociale duke
u mbeshtetur ne kode te paraformuluara dhe perfundime te
paracaktuara.
Indipendenca e brendeshme eshte karakteristika esenciale e
nje artisti apo shkrimtari. Artistet e medhenj ishin te lire dhe
natyrisht jokonformiste dhe analizat e tyre ishin autentike sepse
asgje nuk ishte rrjedhoje e "nje recete doktori qe paradiktonte cfare
vitaminash duhet te merreshin".

Vecanerisht kur flet per Inteligencian te bie ne sy tendenca e saj
per t'i transformuar ne politike te gjitha teorite. Ideja qe cdo gje
politicizohet eshte aksiomatike per Inteligencian. Dostojevski
nepermjet Ivan Karamazovit veren qe "cfare eshte hipoteze ne
Europe eshte nje aksiome per te riun Rus, e per me teper per
mesuesit e tyre, sepse ne fakt mesuesit Ruse jane vet keta nxenes".
Ivani me keto donte te thoshte qe ndersa ate c'ka nje mendimtar
Europian mund t'a afroje tentativisht si hipoteze, le te themi
rreth shkencave natyrale, behet per Ruset nje koncept social-politik
i afte per te shpjeguar te gjitha problemet morale dhe historike.
Inteligencia Ruse karakterizohet nga adaptimi i konkuzioneve
ekstreme dhe te para ne perspektiven qe e sheh te ardhmen ne
mijevjecare e apokaliptike. Keshtu teorite Europiane te marra
hua transformohen ne menyre te tille per te arritur utopine
socialiste qe Herzen do t'a perblidhte ne kuoten e fameshme
"algjebra e revolucionit".

Filozofet Europiane do te shokoheshin e do te belbezonin, po te
lexonin transformimin e teorive te tyre,pasi kishin kaluar prizmin
e politicizuar Rus. Duke krahasuar idete e huazuara me ate se si do
te dukeshin ne anen tjeter te prizmit Rus, cdo njeri do te arrinte te
kuptonte "aspektin Rus" te mesimeve Europiane. Idete shkencore pranohen
apo mohen jo ne baze te evidencave por ne baze te
kriterit thjesht politik. Nje tjeter kritik, Berdiaev, e pershkruan
traditen e Inteligences si nje " tendence pothuajse te cmendur per
te gjykuar doktrinat filozofike dhe te vertetat ne baze te kriterit
utalitar apo politik".

Berdiaev vazhdon:"... Dashuria per drejtesi egalitare, per te miren
sociale, per mireqenien e popullit, paralizoi dashurine per te
verteten dhe pothuajse shkaterroi cfaredo interesi per te verteten...
Inteligencia...e transformoi te verteten ne nje instrument per
trazire sociale(qe ne e quajme revolucion)... e cila u shendrua ne
mjetin dhe arritjen e Inkuzitorit te Madh(ne Vellezerit Karamazov),
i cili kerkoi e imponoi heqjen dore nga e verteta ne emer te
lumturise te njerezimit. Premisa baze morale e Inteligencias
mund te permblidhej ne formulen: "Le te zhdukim te verteten,
vdekja e saj do t'i jape mundesi njerezimit te jetoje me mire...
poshte e verteta."

Sigurisht ky ishte qendrimi qe u be karakteristike e Bolshevikeve
(lexo Komunizmit ne Shqiperi). Nen regjimin e tyre, cdo teori
shkencore gjykohej zyrtarisht, si e vertete apo fallso ne baze te
asaj qe i sherbente interesave te Partise( partinost - doktrines
partiake). Tingellon marramendese e profetike gjykimi bolshevik
i asaj kohe: "Ne duhet te pranojme qe ajo qe eshte e vertete eshte "
shkenca borgjeze", shkence objektive, nderkohe qe shkenca
"subjektive" e Populisteve tane dhe shkenca "klasore" e
Marksisteve tane eshte me teper nje forme besimi(feje) se sa
shkence. Episodi i Lisenkos eshte rasti teper i njohur i aplikimeve
te doktrines Bolshevike mbi te verteten. E aplikuar kjo ne histori,
kjo menyre trajtimi e te vertetes coi ne ate qe quhet rishkruarja e
historise(nxenes i talentuar i te ciles ishte Xhaxhi yne i paharruar,
e shqiptaret e post-komunizmit sipas tradites vazhdojne te
rishkruajne historine e identitetit te tyre). Bazuar ne nje moto
teper te perhapur ne Europen Lindore, socializmi eshte nje sistem
qe e ardhmja dihet me siguri, por e kaluara gjithmone ndryshon.
Kjo eshte arsyeja qe tek Ruset, Serbet e Sllavet ne pergjithese
mbizoteron ideja qe faktet historike jane thjesht disa krijime
sociale.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Metodat e shtypjes se popullit Empty Re: Metodat e shtypjes se popullit

Message  Perparimi Mar 21 Nov - 16:05

Megjithese Inteligencia e shikon fitimin e dijes si nje menyre per
t'i sherbyer "popullit", koncepti i saj per popullin eshte metafizik,
nje koncept filozofik qe nuk kishte te bente e nuk e njihte individin.
Levin heroi i Ana Karenines na befason me gjykimin e tij duke
demaskuar abstraksionet filozofike te Inteligencias: "Fjala "popull"
eshte teper e papercaktuar." Ndersa vellai i tij Sergei Ivanovic i
pelqente "te nxirrte konkluzione te pergjitheshme ne favor te
fshatareve (popullit)". Levin qe jetonte ne mesin e tyre "nuk kishte
nje koncept, pikepamje kategorike per fshataresine(popullin)" sepse
nuk mund t'i shihte ato si nje mase abstrakte homogjene. Ne si
dikush do t'a pyeste, ne se e pelqente fshataresine(popullin), ai nuk
dinte se si mund te pergjigjej. Ai njihte lloj-lloj njerezish, nje pjese
ai e shihte si njerez te mire e interesante, por gjithmone ai zbulonte
perdite tipare te reja qe perdite ndryshonin pikepamjet e tij per to.
Kurse per te vellain, ne trurin e tij, ne menyre sistematike ishin
te kristalizuara disa aspekte sociale te fshataresise (popullit), nje
pjese te nxjerra nga eksperienca e jetes se tyre, por kryesisht nga
kontrasti i aspekteve te jetes te tyre, qe ndryshonin kryekeput nga
menyra te tjera te jetuarit(lexo: nuk duhet te nxirren konkuzione
per shqiptaret prej takimeve aksidentale te rastit, opinionit e
kontrasteve te pergjithshme te krijuara, efekteve kinematografike
apo televizive, menyres te jeteses qe bejne grupe te caktuara ne
mergim apo ne Shqiperi, etj.)

Tek Ana Karenina dhe Lufta e Paqja, Tolstoi ironizon me
paragjykimin(nje menyre fikse tradicionale te menduari), qe
rrjedh nga gjykime te pergjitheshme se sa nga nje vleresim i
thelle, i ndjeshem i te vecantave. Literatura e vertete e
kontributoret e sa jane te tille sepse ato sjellin idete e reja "qe
bota dhe fenomenet sociale shpjegohen vetem me kundershtine
e konfliktin e teorive qe pergjithsojne konkluzionet e tyre per
te shpjeguar boten nga njera ane, me ato vecantite e vogla qe
nuk pranojne skematizmin, sistematizmin e perkufizimet.
Argumenti i Inteligencia i shprehur nga goja e vellait te Levinit,
Sergeit, eshte se ai e sheh vellain e tij si dikush qe "ndikohet nga
pershtypjet e momentit", duke injoruar parimin e "inteligenteve"
qe gjithshka duhet te debatohet e te diskutohet "ne princip". Kjo
ne fakt do te thote "nr menyre abstrakte, pa konsideruar e kapur
kompleksitetin e realitetit". Dostojevski nepermjet djallit qe
viziton Ivan Karamazovin, tallet me teorine e tij si anetar i
Inteligencias. Sipa Ivanit per te krijuar ate ndryshim, trazire
popullore(permbysje, revolucion) "lejohet gjithshka". - "Ajo
qe thua ti eshte teper terheqese. Po perse kerkon, te duhet qe kete
permbysje t'a mbeshtetesh duke formuluar nje sanksionim moral?
Aaah.. e kuptoi, ti po flet si anetar i Inteligencias(si i indoktrinuar
ai nuk mund t'a shohe ndryshimin, te ndryshoje sistemin,
raportin politik te forcave, apo shoqerine, ne nje menyre tjeter,
pa kete trazire apo dhune. Le te kujtojme strategjine e perdorur
ne Shqiperi ne 1997, si shembulli me i fresket.

Tendenca thjesht per te teorizuar dhe perbuzja per gjithshka
tjeter, pervecse permbysjeve apokaliptike e me hapa mijevjecare
(lexo: socializmi ne Shqiperi; faza e I, ndertimi i bazave te
socializmit; faza e II, ndertimi i shoqerise te plote socialiste
me pesevjecare, por qe mund te zere mijravjecare), coi ne s
hperfilljen e neglizhencen e vazhdueshme per mundesite e
perditeshme per te permiresuar jeten e njerezve, e oportunitete
te humbura dekadash e gjeneracionesh. Inteligencia nuk ishte e
interesuar per permiresimin gradual te jetes te njerezve. Njerezit
duhet te shpetoheshin, por te gjithe e njeheresh. Rezultati i ketij
qendrimi e gjykimi, analizon kritiku Simion Frank ishte nje
neglizhence totale kundrejt njerezve reale(qe merrnin fryme),
ne emer te nje njerezimi abstrakt. Ne vellezerit Karamazov,
Frati Zosima nuk shfaq ndonje interesin real per njerez te vecante ,
obsesioni i tij i perziere me nje ndjenje altruizmi, shqetesimi e
miresie abstrakte eshte per nje njerezim abstrakt. Ai te kujton nje
individ(nje socialist idealist), me principe te larta e teper i sinqerte
ne idete e tij.

" Une e dua njerezimin - thote ai, - por vazhdimisht pyes veten.
Sa me shume dua njerezimin ne pergjithese, aq me pak dua
individin ne vecanti. Ne enderrat e mija shpesh arrij te realizoi
projekte entuziaste e madheshtore ne sherbim te njerezimt.
Ndoshta do te isha gati te kryqezohesha si Krishti, po te lindte
nevoja. E megjithate jam i paafte te jetoj ne te njejten dhome jo
me shume se dy dite me nje njeri, kushdo qofte ai. Sic e di nga
eksperienca...pa kaluar 24 ore filloi te urrej edhe njeriun me te
mire...dike ndoshta qe eshte shume i ngadalshem ne te ngrene,
dike tjeter se eshte me rrufe e vazhdimisht shfryn hundet.
Por gjithmone ndodh se sa me shume urrej nje njeri si individ,
aq me e zjarrte behet dashuria ime per Njerezimin.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Metodat e shtypjes se popullit Empty Re: Metodat e shtypjes se popullit

Message  Perparimi Mar 21 Nov - 16:07

Frank veren se dashuria utopike per Njerezimin e coi Inteligencian
ne indiference e mohim te cdo ndihme e perkrahje te njerezve te
pare si individe te vecante. Altruizmi i socialistave nuk i drejtohej
njerezve te gjalle(qe merrin fryme). Ideali abstrakt i lumturise
absolute ne nje te ardhme te larget, shkaterron moralin aktual te
maredhenieve te nje individi me nje individ tjeter(lexo: socializmi
thote per kapitalizmin -njeriu per njeriun eshte ujk... por kjo mund
te kuptohet vice-versa) dhe ndjenjen e dashurise e interesimit per
fqinjin (njeriun) e per cdo njeri ne pergjithesi, bashkekohesin,
bashkekombasin dhe nevojave te tyre. Bashkekohesit(njerezit
e gjeneracionet qe jetojne ne nje kohe te caktuar) shihen me
simpati e ndoshta me keqardhje nga Inteligenca, por ato po bejne
sakrifica e po sakrifikojne jetet e tyre per utopine qe do te vije.
E keshtu nje mit i ri i Sizifit krijohet, nderkohe qe cdo gjenerate
sakrifikohet ne emer te utopise, qe megjithate nuk eshte afruar
me prane(lexo: Komunizmi po shfaqet ne horizont. Cfare eshte
horizonti? Nje vije imagjinare qe me ate ritem qe i afrohesh me
ate ritem te largohet.)

Duke konsideruar ndryshimet e Inteligences ne nje shtrirje prej
disa dekadash e gjeneracionesh, Frank veren se megjithese teorite
e saj te medha ndryshojne vazhdimisht, te gjitha kane te
perbashket dy karakteristika: 1) ato jane te pagabueshme
"shkencore"; 2) gjithmone presupozohet ne to roli superior i
vet Inteligencias. Ideja qe pershkon eshte se vet Inteligencia eshte
e zgjedhur per zbatimin e ketyre teorive (lexo: nuk ka zgjidhje
tjeter vec teorive te saj). Kjo shpjegohet mjeshterisht ne Krim
e Ndeshkim te Dostojevskit, ku Raskolnikov parashtron teorine
e tij "Napolonike", qe terroristat apo revolucinaret(lexo:
komunistat fanatike e idealiste) me teorite e veprimet e tyre do
te shpetojne njerezimin, pra ato si pjese organike e Inteligencias
jane pararoja e shoqerise. Raskolnikov e ndan shoqerine ne dy
grupe: "te zakonshmit"(lexo: masa, turma) te cilet vetem
punojne e riprodhohen e ne te "jashtezakonshmit", gjenialiteti
i te cileve duke ushqyer masen e "zakoneshme" me teorite e
tyre i jep kuptim jetes se tyre thjesht biologjike. Ai shjegon qe
njerezit e "zakonshem" jetojne veten ne te tashmen, kurse
"njerezit e zgjedhur"(lexo: Inteligencia e njerezit e spikatur
te saj, nuk po permend emra, etj.) shohin thelle ne te ardhmen
e kjo eshte plotesisht e justifikueshme per te mos devijuar nga
kursi imagjinar (lexo: 5 dekada persekutim, burgosje, mungese
lirie e fjales e levizjes, eleminim te armiqve te socializmit, etj.)
Dostojevski shpjegon se Inteligencia ka nje besim megalloman
ne superioritetin e vet dhe eshte e gateshme te perqafoj cdo teori
e veper, edhe ate me cnjerezoren, per te mos leshuar pozicionin
e statusit te saj te vecante, te privilegjuar ne shoqeri(lexo:
ish-komunistat, socialistat e sotem me perfaqesuesit e
ish-inteligences perdorin te gjitha mjetet e adaptojne te gjithe
teorite e pozicione per te mbajtur rolin dominues ne shoqeri).

Nje menyre per te justifikuar kete obsesion per lidership eshte
bindja megallomane se superioriteti i saj vjen nga qe eshte e
vetmja qe zoteron idene dhe njohurine per te udhehequr. Por
aspekti me interesant eshte ai psikologjik. Inteligencia mendon
se ka te drejten morale per nje rol te tille, sepse gjithmone e
vendos veten ne rolin e viktimes. Per te kuptuar kete, duhet te
kujtojme rolin e vecante qe Dostojevski ka ne studimin e
viktimologjise si proces psiqik. Askush nuk e kupton me mire
se Dostojevski se si psikologjia e ndergjegjes perverse te vuajtjes
e te qenurit viktime, qofte e vertete apo e imagjinuar, con dike te
shkaktoje dhimbje te tjereve apo ne kunderten, ne perfeksionimi
moral. Zemerimi, hakmarrja, shpirtngushtesia, etc. mbizoteron
universin Dostojevskian e pershkon klasa shoqerore te ndryshme
duke filluar nga vilat e verimit te Inteligencias te qyteteruar, deri
tek "shtepia Siberiane e te vdekurit". Por pak eshte e njohur qe
Dostojevski e lidhte kete lloj psikologjie me revolucionarizimin.
Ndoshta mesimi politik kryesor e me i rendesishem i tij eshte qe
viktimat e dikureshme, kur marrin fuqine kthehen ne tiranet
me te pashpirt.

Njerezit me radikale jane te motivuar nga zemerimi, hakmarrja,
shpirtngushtesia, kompleksi i inferioritetit, ndjenja e te
shfrytezuarit, etj. Ata kultivojne brenda vetes ate sensin e viktimes,
te sakrifikuarit, perqafojne ideologjine e fyerjes. Me te rrezikshmit
e radikalet jane gati te vene ne prove bindjet e tyre(lexo: lufta e
klasave, te shfrytezuarit, punetoret fshataret e varfer te ngritur
ne revolte, revolucion popullor duke e pare veten si viktima te
shfrytezimit te borgjezise, feudaleve, bejlereve, etc.; te persekutuarit
ne pergjithesi; ishkomunistat e rene nga fiku qe e shohin veten si
viktima; shqiptaret qe e shihnin veten si viktima te nje
veprimtarije konspiratore e armiqesore te rrethimit borgjezo-
revizionist; shqiptaret qe shperthyen ambasadat, morren kufijte
e anijet duke e pare veten si viktima te nje sistemi totalitar e
gjaksor; shqiptaret neper bote te diskriminuar nga propoganda,
TV, paragjykimi i te tjereve, perseri e shohin veten si viktima;
e perseri shqiptaret e shohin veten si viktima te fqinjeve te tyre
garbitqare, etc.).

Karakteri me i spikatur i Dostojevskit qe te kujton me mire
kete filozofi eshte Fiodor Pavlovic Karamazov. Ai me teper se
cdo njeri e kuptoi, se eshte ai vete me shume se kushdo tjeter
pergjegjes per poshterimin e tij, viktimizimin e tij, por megjithate
ai vazhdon t'a ekzagjeroje ate. Frati Zosima qe megjithese nuk
eshte psikolog vet, perdoret nga Dostojevski te transmetoje
vezhgimet e tij. Disa njerez i pelqen t'a ndjejne veten viktima,
te fyer sepse ne kete menyre ato ndjehen moralisht superior.
"A e dini ju se eshte e pelqyeshme qe disa here t'a ndjesh veten
viktime? - Zosima i thote Fiodor Pavlovicit, - Nje njeri megjithese
e di qe askush nuk e ka fyer dhe e ka kthyer ne viktime, e krijon
vet imazhin e viktimizimit apo fyerjes, biles e ekzagjeron per
t'a bere sa me piktoreske e terheqese." Ai e di se duke e paraqitur
veten si viktime, mund te justifikoje ne kete menyre kerkesen
per kompensim moral e me tej per hakmarrje(konpensim
material) per fyerjen, viktimizimin, poshterimin qe i eshte
bere. Nje tjeter personazh i Dostojevskit Pjoter Stefanovic,
udheheqes revolucionar e di qe per te bere njerezit per vete d
uhet te provokoje dy elemente emocionante te rendesishem:
te paraqitet radikal ne rivendikimet per viktimizimin(duke
larguar keshtu cdo frike per deshtim), dhe e dyta eshte te
perforcoje sa me shume idene e superioritet te tyre moral qe
rrjedh nga te qenurit viktima.

Aspekt tjeter i Inteligencias eshte evokimi i momentit historik.
Inteligencia e sheh momentin qe jeton si te vecante, si nje
shkeputje definitive nga HISTORIA E KALUAR. E kaluara
paraqitet si nje viktimizim nga nje udheheqje, filozofi e forca
politike qe kane shkaktuar vec shkaterrim e deshtime sociale.
Inteligencia nuk don te shohe qe aktualiteti politik i krijuar
mund te jete thjesht nje kapitull tjeter ne historine e ideve
qe i ka kaluar koha(lexo: periudhe enveriane e fjalimet per
revolucionin socialist si shkeputje nga e kaluara e shfrytezimit
e padrejtesive sociale; fjalimet e te gjitha ngjyrave te spektrit
politik ne Shqiperi qe nga 1992 mbi vdekjen perfundimtare te
komunizmit, totalitarizmit e shkeputjen totale nga e kaluara e
dhimbeshme; socialistet qe rrezuan Presidencen e Berishes, etc.).

Ne epilogun e tij tek Lufta e Paqja, Tolstoi pershkruan se si
historianet inteligente i gjykojne mendimtaret e udheheqesit
politike te se kaluares: si "reaksionare" apo "perparimtare" ne
baze te bindjeve e vlerave filozofike te kohes te tyre. Cfare i
bente pershtypje atij me shume ishte karakteri absolut e
shenjterimi qe i jepnin ata gjykimeve te tyre.

Prill 2000

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Metodat e shtypjes se popullit Empty Re: Metodat e shtypjes se popullit

Message  Perparimi Mar 21 Nov - 16:11

Vajza shqiptare e marrtuar ne te zez me zezak ish kon tu dek ne airoport
prej gjak derdhjes.
Ajo vajze kishte met shtazane me zezak e ike nga prishtina me
ardhe ne gjehnet te maxhupve.
Ku jon ata mashkuje qe nuk lane as ni plak ne gjermani pa e marr?

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Metodat e shtypjes se popullit Empty Re: Metodat e shtypjes se popullit

Message  Perparimi Mar 21 Nov - 16:12

Dit prej ditsh e qet Rrahmanin udha e tij e zellshme
m'nji katund edhe i tubon burrat m'nji ode. Edhe nise
me jau mbushe mendjen qi ata nuk dijne cka asht
demokracia. N'ata lyp nji plak prej Rrahmanit me jau
shpjegue xhematit qi ishin tubue aty, cka na qenka pra
demokracia. Edhe merr Rrahmani plot emocione e me
gjuhe popullore me jau ilustrue demokracine. Thote mes
tjerash: demokraci asht me mujte grate tueja me ba cka
t'done e mos me ju ngue ma hic.
Qai plaku interesohet ma tutje: po mire bre Rrahmon, a
e len Brahimi (dmth Rugova) gruen e vet me ba cka
t'don?
Rrahmani: qy, Brahimi asht ma i keqi prej tanve...
Plaku: Vallahi bre Rrahmon, n'e lafte Brahimi, p'i
lame edhe na tjeret se nami s'bahet.

...

Kur t'e ban mend njeri sa zullumi verbal u shtrue ketu
per cashtje private t'nji cike anonime, athue cka ban
vaki ba me u cue Fana (ish 1st Lady e Kosoves) me ba
ndo'i pune krye n'veti.
Se ju po m'doket po i hani n'sy qata pleqte tone atje
neper oda, po ata s'i luejn fjalet, sidomos jo ne pune
te grave.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Metodat e shtypjes se popullit Empty Re: Metodat e shtypjes se popullit

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum