Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Enver Hoxha nga Peqani suharekes perkrah serbine e madhe

 :: sport

Aller en bas

Enver Hoxha nga Peqani suharekes perkrah serbine e madhe Empty Enver Hoxha nga Peqani suharekes perkrah serbine e madhe

Message  Perparimi Mer 2 Oct - 2:20

http://gazetadita.al/55-pergjigjet-e-edi-rames/



A eshte e vertete se Sali berisha ka nenshkrue marveshjen e krijimit te serbise se madhe zotri Edi Rama ?

Po flitet për një projekt të Serbisë së Madhe ku qeveria e Saliut ka marrë pjesë me konsensus në të. Pse nuk reagoni?

Pergjigjet Edi Rama;

Nuk ka asnjë projekt të tillë, qeveria e mëparshme ka plot faje po jo këtë.

Plani për “Jugosllavinë e re”
Besiana Xharra & Arbër Selmani
Publikuar: 25.09.2013 - 08:09
Komente (124) Publiko në:        

Një asamble parlamentare e përbashkët, një treg i përbashkët ekonomik, një sistem i edukimit dhe arsimimit, bashkëpunime në shumë fusha tjera, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është plani i nismës për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, e quajtur West Balkan Six – G6 (Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor), pjesë e së cilës janë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, iniciativë kjo përmes së cilës synohet integrimi i përbashkët në Bashkimin Evropian.

Këtë dokument-strategji, të mbështetur nga komisionari për zgjerim, Stefan Fule, dhe e iniciuar këtë vit nga Mali i Zi, e ka siguruar gazeta “Zëri” në të cilën shpalosen detajet për bashkëpunimet ndërqeveritare mes tyre.

Për këtë nismë madhore, përmes së cilës synohet të përcaktohet perspektiva e ardhshme e Kosovës dhe e shteteve rajonale, do të takohen të enjten (nesër) në New York, ministrat e jashtëm të këtyre gjashtë shteteve në mesin e tyre edhe ministri Enver Hoxhaj, për të vendosur përfundimisht se a do të gjejë mbështetjen definitive.

Plani i kësaj nisme, i përpiluar nga Mali i Zi, por fillimisht i kaluar në duart e komisionarit, Stefan Fule, dhe Goran Svilanovic, sekretar gjeneral i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, (të dy përkrahës të nismës), u është dorëzuar 6 shteteve në muajin prill të këtij viti, ndërkohë që ato kanë pasur një takim në qershor në Budvë të Malit të Zi ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Kosova.

Në transkriptin e këtij takimi të siguruar nga “Zëri”, mësohet se parimisht shtetet e kanë përkrahur si iniciativë.

Nesër takohen në New York

“Zëri” ka mësuar se të ënjtën (nesër), ministrat e jashtëm nga gjashtë këto shtete do të
takohen në New York.

“Përfundimisht do të dihet në këtë takim, nëse do të përkrahet si nismë, ku përfaqësuesit e këtyre 6 shteteve do të votojnë për ta dërguar apo jo përpara këtë strategji”, thonë burime diplomatike të “Zërit”.

Në këtë takim ku Kosovën do ta përfaqësojë ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, do të sqarohet edhe një çështje që konsiderohet me rëndësi të madhe, që ka të bëjë me atë nëse në këtë bashkim do të jenë të përfshira edhe Kroacia e Sllovenia, duke bërë kështu G6+2, edhe pse këto dy shtete janë anëtare të BE-së, por që sidomos për Kosovën, ka shumë rëndësi pjesëmarrja e tyre.

Burimet tregojnë se Sllovenia tashmë ka hequr dorë, ndërsa Kroacia ka dyshime. E rreziku, sipas Kosovës, është se nëse edhe Kroacia heq dorë, dominimin e kësaj nisme ka për qëllim ta marrë Serbia, e cila tashmë ka nisur intensivisht të punojë në këtë drejtim, që të ketë rol udhëheqës në këtë nismë, e që në këtë rast nuk do t’i konvenonte Kosovës.

Pas përpilimit të dokumentit nga ana e Malit të Zi, deri tani është mbajtur vetëm një takim në Budvë të këtij shteti, në nivel të drejtorëve politikë të 6 shteteve, ku pjesëmarrëse ka qenë edhe Kroacia, apo siç është emërtuar “Ballkani Perëndimor Gjashtë + 1”.

Kosovën e ka përfaqësuar Sami Ukelli, drejtor gjeneral në Ministri të Jashtme dhe Sylë Ukshini, drejtor për Ballkan në po këtë ministri.

Në transkriptin e këtij takimi, të siguruar nga “Zëri”, thuhet se në parim pjesëmarrësit në takim kanë konfirmuar gatishmërinë për, siç thuhet, bashkëpunimin në formatin e dhënë të bashkëpunimit rajonal, objektivi kryesor i të cilit është integrimi më i shpejtë i tyre në Bashkimin Evropian.

Në dokument thuhet se Kroacia edhe pse tashmë ka aderuar në BE me anë të kësaj iniciative të përbashkët ka pranuar që të japë kontributin e saj duke ndarë përvojën e integrimit me vendet tjera dhe duke vazhduar më tej marrëdhëniet partnere me vendet e rajonit.

Në takim pjesëmarrës ishin edhe shefat e delegacioneve të BE-së në Mal të Zi, ambasadori Mitika Drobnic dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanovic.

Transkripti citon ambasadorin Drobnic, i cili konfirmon qëndrimin e komisionarit për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule, se kjo iniciativë e Mali të Zi po ndodh në momentin e duhur dhe se trajton në mënyrë të barabartë çështje të rëndësishme të procesit të integrimit në interes të vendeve pjesëmarrëse.

Ndër tjerash, “Zëri’ jozyrtarisht mëson mbi qëndrimet e këtyre shteteve veçmas, në atë takim.

Shqipëria ishte ajo që ka shfaqur dyshime dhe nuk ka dhënë përgjigje definitive. Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina kanë pranuar. Ndërsa Kosova është deklaruar se ajo përkrah çdo nismë që ka për qëllim integrimin e saj dhe të rajonit në Bashkimin Evropian.

Si përfundim, që këto 6 shtete të japin përgjigje definitive, u është ardhur ftesa nga Mali i Zi me iniciativë të komisionarit Fule që të takohen të New York, me 26 shtator (nesër), ftesën të cilën e ka parë edhe “Zëri”. Por që kësaj here, takimi do të jetë në nivel më të lartë, mes ministrave të Punëve të Jashtme.

Po ashtu mësohet se nëse kësaj here, plani e merr dritën e gjelbër, takimi i radhës do të mbahet në fund të këtij viti në nivel kryeministrash.

Emërimi serb “Versioni 4.0 i Jugosllavisë”

E nisur me siç thuhet me qëllim të integrimit të 6 shteteve në BE, nisma po keqpërdoret nga shteti serb, i cili tashmë edhe i ka dhënë tjetër format asaj, duke e quajtur ndryshe si “Versioni 4.0 i Jugosllavisë”.

Është ideja e fshehtë e tyre për ta paraqitur krijimin e një Jugosllavie të re, ku Serbia do jetë dominuesja, e tri shtetet tjera: Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, të jenë si Beneluksi pan-shqiptar.

Jozyrtarisht gazeta ka mësuar nga burimet e saj në Serbi, se Beogradi duke mos dashur ta njohë pavarësinë e Kosovës, po e përdor këtë iniciativë që t’i hapë vetes dyert më lehtë drejt BE-së.

I njëjti burim thotë se Serbia dëshiron të tregohet më dominuese dhe se ky mbetet një plan i cili do të zbatohet në momentin që shtetet pranojnë anëtarësimin final.

I kontaktuar nga “Zëri”, zëdhënësi i Qeverisë serbe, Milivoje Mihajloviq, nuk jep detaje sepse thotë se Beogradi zyrtar është në shqyrtim të dokumentit.

“Qeveria e Serbisë ende është në shqyrtim të kësaj ideje. Andaj nuk mund të themi asgjë më shumë për momentin”, thotë Mihajloviq.

Në anën tjetër, Dijana Vukomanoviq, anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane në Qeverinë e Serbisë, nga Partia Socialiste në pushtet, pranon për “Zëri” se kryeministri serb Ivica Daçiq po e sheh këtë ide si një farë lidhje ballkanike nordike.

“Kryeministri Daçiq ka folur për një farë lidhje ballkanike nordike, dhe kjo është një ide që ne kemi plasuar më parë, e ngjashme me një Beneluks pan-shqiptar”, tha ajo.

Por, sipas saj, posa të plasohet në opinion si ide për krijimin e një Jugosllavie të re, apriori ajo do të gjykohet si e dështuar, duke pasur parasysh të kaluarën jo të largët mes këtyre shteteve, tensioneve e konflikteve ndëretnike.

Këto janë forma të organizimit të shtetit të cilat tashmë funksionojnë në Evropë, siç është edhe Beneluksi i përmendur, thotë Vukomanoviq, por, sipas saj, një ide e tillë do të ishte më e realizueshme në një të ardhme më të largët.

Është pikërisht kjo politikë e fshehtë e Serbisë në këtë iniciativë, që ka bërë që për Qeverinë e Kosovës, pjesëmarrja e Kroacisë të jetë e rëndësishme.

Madje siç ka mësuar “Zëri”, në takimin në New York, përgjigjja e Kosovës do të varet shumë edhe nga përgjigjja e Kroacisë.

“Ekzistojnë dyshime dhe shqetësime se me tërheqjen e Kroacisë, Serbia do bëhet dominuese në këtë nismë, që nuk i konvenon Kosovës, dhe këtu është hezitimi i vetëm i saj në këtë nismë”, tha një burim në Qeverinë e vendit.

Megjithatë të kontaktuar nga “Zëri”, zyrtarë të Qeverisë kanë hezituar të japin një përgjigje zyrtare rreth kësaj çështje dhe takimit të nesërm.

Dyshime për qëllimin e kësaj iniciative

Lulzim Peci, analist, ish-ambasador i Kosovës në Suedi, thotë se si iniciativë e përkrahur nga Fule dhe e plasuar nga Mali i Zi, G6 ka paqartësi në përmbajtjen e saj.

Ai thotë se edhe pse BE e ka përkrahur, iniciativa ende nuk ka hasur në ndonjë entuziazëm në regjion, pos asaj ende nuk ka përgjigje nga Uashingtoni zyrtar.

Si e tillë, iniciativa ka edhe të mirat, por edhe disa elemente që në afat të gjatë mund të jenë negative, shprehet Peci.

“Për arsye se bëhet fjalë për shtete që synojnë anëtarësim në BE, ky dokument mund të tingëllojë si njëlloj vetëdetyrimi i regjionit, dhe kjo mund ta zgjasë procesin e zgjerimit për regjion nëse reformat nuk ecin përpara”, vazhdon Peci. Sipas tij, BE mbase po e përdor këtë plan për të pauzuar politikën e zgjerimit të BE-së.

“Pas anëtarësimit të Kroacisë në BE, mendoj se BE-së i duhet një pauzë me vendet ballkanike perëndimore. E për ta arsyetuar këtë pauzë, kjo iniciativë është e duhura për t’u thirrur në të”, shton Peci.

Por, Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane, thotë se parimisht si iniciativë e cila thuhet se ka për qëllim bashkëpunimin rajonal, është e mirëseardhur, sidomos kur kemi parasysh historinë e afërt konfliktuoze dhe tensionet në Ballkanin Perëndimor. E mbi të gjitha, Kosova këtë iniciativë mund ta përdorë për të hyrë si pako në BE, thotë ai.

Është interes strategjik, fondamental, i Kosovës që të punojë, argumentojë dhe lobojë që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen si pako në BE. Nëse Kosova dyfishon angazhimet rreth reformave dhe zë hapin me të tjerët, rajoni do të mundë të hyjë si pako në BE, tha ai.

“Mbi të gjitha, do të pamundësonte një skenar të mundshëm ku Serbia anëtarësohet para Kosovës dhe si vend anëtar me të drejtë veto Kosovës do ia vështirësonte anëtarësimin në BE- përfshirë këtu edhe detyrimet që do të mund t’i paraqiste karshi saj për kompromise të reja”, tha Muharremi.

Pra, sipas tij, kjo iniciativë si e tillë është me rëndësi që të iniciohet, përkrahen dhe mirëmbahen nga vetë rajoni për vetë interesin e tyre.

“Fundja ky është edhe një kusht elementar për anëtarësim në BE”, shprehet ai.
Të kontaktuar nga “Zëri”, edhe zyrtarë nga zyra e komisionarit, Stefan Fule, kanë pohuar përkrahjen e kësaj nisme.

“Iniciativa G6 e Malit të Zi, ka për qëllim forcimin e bashkëpunimi mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Komisionari për zgjerim e përkrah këtë iniciativë, në përputhje me rëndësinë që ajo atribuon për bashkëpunimin rajonal, si një element thelbësor të procesit të Stabilizimit dhe Asocimit”, thotë Peter Stano, zëdhënës i komisionarit Stefan Fule.

Me asamble të përbashkët parlamentare

Duke pasur parasysh faktin se parlamentet paraqesin kornizën më të fuqishme institucionale të demokracisë së përfaqësimit dhe rolin e tyre në rritje në procesin e integrimit evropian të secilit vend anëtar, nxitja e një bashkëpunimi më të fuqishëm në këtë fushë do të jenë njëra nga detyrat më kryesore, thuhet në dokumentin e siguruar nga “Zëri”, të përpiluar nga Mali i Zi, ku paraqiten planet dhe fushat që ata parashohin bashkëpunimin ndërqeveritar mes 6 shteteve.

“Përpjekje të veçantë do të përqendrohen në themelimin e Asamblesë Parlamentare të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të përbëhet nga 10 përfaqësues nga secili vend anëtar, respektivisht (60 përfaqësues gjithsej) dhe e cila do të jetë një vazhdim i arsyeshëm i Forumit Parlamentar të Cetinës.

Dokumenti parasheh edhe plan në luftën e përbashkët ndaj korrupsionit. “Meqë është rënë dakord se lufta kundër korrupsionit paraqet një komponent të rëndësishëm dhe të përpjekjeve të përbashkëta, vendet anëtare do të sugjerojnë konsolidim të Iniciativës Rajonale për Migracion, Azil dhe refugjat, dhe Iniciativës Rajonale Anti-Korrupsion me qëllim të krijimit të një qendre rajonale të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Rritje të kompetencave dhe konkurrueshmërisë së ekonomive të ndërsjella dhe gjetja e një formule efikase për zbutjen e efekteve negative të krizës së ekonomisë globale për stabilitetin dhe ruajtjen e tregut rajonal, është pika tjetër e paraparë në këtë plan. Rrugët energjetike dhe infrastrukturore është bashkëpunimi tjetër.

Plani parasheh edhe qasje të integruar në fondet për financim të projekteve me interes rajonal.

Ndër të tjerash, parashihet krijimi i një zone unike për shkëmbimin e njerëzve dhe kapitalit, ku vendet anëtare do të bëjnë përpjekje në thjeshtësimin e procedura për kalimin e kufijve në atë nivel sa të hiqen edhe pasaportat.

“Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe përmirësimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përmirësimit të jetës së pakicave përmes formulimit të politikave të ndërsjella dhe përcaktimit”.

Një komponent tjetër i rëndësishëm paraqitet promovimi dhe nxitja e nismave rajonale ekzistuese.

“Do të mbështetet bashkëpunimi ndërmjet Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC). RCC ka për qëllim hartimin e një strategjie dhe programi të ri të punës së këtij këshilli për periudhën kohore 2013-2016, me qëllim të konsolidimit të bashkëpunimit rajonal ne Evropën Juglindore”, thuhet ndër tjerash në këtë plan, i cili përmban edhe dhjetëra detaje tjera.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum