Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Bajrush xhemajli serisht bene aksident,recidiv i keq

 :: sport

Aller en bas

Bajrush xhemajli serisht bene aksident,recidiv i keq Empty Bajrush xhemajli serisht bene aksident,recidiv i keq

Message  Perparimi Sam 31 Aoû - 18:42

Bajrush Xhemajli sërish bën aksident në komunikacion
Fillimi | Lajme | Kosovë | Bajrush Xhemajli sërish bën aksident në komunikacion | Share
Madhësia: Publikuar/modifikuar 05/03/2013 21:03:00


Ish-kryetari i Ferizajt, që tash pret të shkojë në rigjykim për aksidentin i cili katër vjet më herët kishte shkaktuar vdekjen e një të riu, ishte i përfshirë në një ndeshje tjetër komunikacioni të martën në Prishtinë.

Rreth orës 16 e 30, të martën, afër ndërtesës së Prokurorisë së Shtetit, vetura në të cilën ndodhej ish-kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili, është përfshirë në një ndeshje komunikacioni.

Menjëherë pas incidentit, Xhemajli është larguar nga vendi i ngjarjes.

Fillimisht Xhemaili, i kontaktuar nga Gazeta Jeta në Kosovë, mohoi të ketë qenë në veturë. Mirëpo, pasi ai është njoftuar se Gazeta Jeta në Kosovë ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin e ndeshjes dhe ai është fotografuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ai pranoi se ishte në veturë.

“Po kam qenë, por jam larguar menjëherë pas ndeshjes për shkak se nuk desha të krijohen probleme”, tha Xhemajli për Gazetën Jeta në Kosovë. “I thash shoferit tim, këqyr mos bën probleme, pasi ata filluan të fjalosen me palën tjetër”.

Vetura e tipit Renault, ngjyrë e bardhë, është pronë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe vozitej nga Behar Sekiraqa. Vetura ka pësuar dëmtime të vogla.

Xhemajli ka treguar se ai sapo kishte dalë nga zyrat e partisë dhe ishte duke shkuar në shtëpi me vozitësin, pasi, tha ai, “vetë nuk kam vozitur qe katër vjet”.

Katër vjet më parë, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ish-kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, akuzohet se kishte shkaktuar një aksident në të cilin kishte humbur jetën Labinot Rrustemi.Mësymje e pandërgjegjme - KosovariMedia.com
www.kosovarimedia.com/.../9117-mesymje-e-pander...‎
Traduire cette page
30 mars 2012 - Bajrush Xhemajlin të vuaj dënimin prej dy vite e gjysmë burg. Por ajo çka është më shqetësuese është fakti që pamfletet kundër tij edhe sot e ...
Mbi 64 mijë euro për shërimin e Bajrush Xhemajlit
www.kosovarimedia.com › Lajme‎
Traduire cette page
25 mars 2013 - UÇK / Dëshmorët e Kombit · Atdhetar të Shquar · Biografi të ... Bajrush Xhemajli më 26 nëntor 2010 nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë ishte ...
ALMAKOS - Bajrush Xhemajli sërish bën aksident në komunikacion
almakos.com/.../20678-bajrush-xhemajli-serish-ben-a...‎
Traduire cette page
5 mars 2013 - Rreth orës 16 e 30, të martën, afër ndërtesës së Prokurorisë së Shtetit, vetura në të cilën ndodhej ish-kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili, është ...


Dernière édition par Perparimi le Sam 31 Aoû - 18:48, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Bajrush xhemajli serisht bene aksident,recidiv i keq Empty Re: Bajrush xhemajli serisht bene aksident,recidiv i keq

Message  Perparimi Sam 31 Aoû - 18:44

Monday, 25 March 2013 10:24 0 Komente Lajme




Foto Laura Hasani
Kryeministri Hashim Thaçi në dhjetor të 2009-ës kishte autorizuar një pagesë prej mbi 64 mijë eurosh për shërimin e Bajrush Xhemajlit në Vjenë që thesari konfirmon se ia ka paguar spitalit austriak, ndonëse një javë më parë Xhemajli pati thënë se nuk kishte marrë asnjë ndihmë nga Qeveria.
Pak më shumë se gjashtë muaj që nga aksidenti i 21 majit 2009 me pasojë vdekjen e të riut Labinot Rrustemi, ish-kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli -- i cili po ashtu kishte qëndruar shtatë ditë në gjendje kome -- kishte përfituar një ndihmë prej 64 mijë eurosh për shërim në Austri.
Përmes një vendimi të nxjerrë më 1 dhjetor 2009 nga Qeveria e të nënshkruar nga kryeministri Hashim Thaçi, ishte vendosur të mbuloheshin shpenzimet e shërimit të Xhemajlit në spitalin “Austrian Air Ambulance”.
Mjetet janë siguruar nga fondi rezervë i Kosovës i cili përdoret për rastet urgjente.
Xhemajli ka shërbyer si kryetar i Komunës së Ferizajt dhe vjen nga partia e Thaçit, Partia Demokratike e Kosovës në pushtet në kryesinë e së cilës është rizgjedhur në konventën zgjedhore të PDK-së në muajin janar.
Thesari i Shtetit, që vepron në kuadër të Ministrisë së Financave, i ka konfirmuar Gazetës Jeta në Kosovë se kanë paguar rreth 65 mijë euro për shërimin e Xhemajlit me urdhër të Thaçit.
“Pagesa në shumën prej 64 mijë e 578 euro e 82 centësh për shërimin e z. Bajrush Xhemajli i është paguar spitalit ‘Austrian Air Ambulance’”, i tha gazetës menaxheri i raportimeve në Thesar, Xhevat Hasolli.
Thesari nuk ka treguar datën e pagesës. Spitali “Austrian Air Ambulance” nuk ka kthyer përgjigje në pyetjen e gazetës nëse ka pranuar ndonjë pagesë nga Qeveria e Kosovës.
Gazeta ka provuar të kontaktojë me Xhemajlin lidhur me këtë pagesë, mirëpo ai nuk i është përgjigjur telefonatave dhe nuk ka kthyer përgjigje as përmes postës elektronike.
Javën e kaluar gazeta ka raportuar se Qeveria e Kosovës kishte ndarë mjete financiare për shërimin e Xhemajlit, por ky i fundit kishte mohuar pranimin e tyre. “Unë, personalisht, për shërimin tim, nuk kam pranuar, asnjëherë dhe asnjë shumë parash”, pati thënë Xhemajli.
Në anën tjetër, Qeveria nuk ka ndarë mjete financiare për familjen e 21 vjeçarit nga Lipjani Labinot Rruestimit i cili humbi jetën në aksidentin e shkaktuar nga Xhemajli dhe të lënduarit tjerë në aksident.
Bajrush Xhemajli më 26 nëntor 2010 nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë ishte shpallur fajtor për shkaktim të aksidentit, duke u dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim.
Ai për mëse dy vjet sfidoi me mjete ligjore dënimin me burg dhe tash së voni fitoi të drejtën e rigjykimit.
Sipas një raporti mjekësor, që i ishte bashkangjitur parashtresës për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burg gjatë 2012-tës, thuhej po ashtu se Bajrush Xhemajli vuan nga një sëmundje që shkakton infarkt në mushkëri dhe që mund t’ia rrezikojë jetën.
Raporti ishte lëshuar nga mjeku Ilir Peposhi, nga spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Në raport thuhej se pacienti ka “diagnozë tromboemboli pulmonare dhe se gjendja e tij mbetet e njëjtë”. Kjo sëmundje manifestohet kur nga bllokimi i një ene, mushkëria nuk furnizohet me gjak. /Gazetajnk.com/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum