Enveri funksionar i Ahmet Zogut ne Bruksel
:: sport
Page 1 sur 1

Edukimi francez
Në fotot e tij të fëmijërisë dhe të adoleshencës, ai ngjan si një lord i vogël. Shtëpia e tij e lindjes është një lloj saraji turk, e vendosur në qendrën monumentale të qytetit të Gjirokastrës, dikur e banuar nga pronarët e tokave dhe funksionarë të Perandorisë Osmane. Kështu që nuk kishte pikë dyshimi që Hoxhat ishin një familje shumë e pasur. Është ky fakt i papranueshëm që propaganda kërkon të fshehë.
Babai i Hoxhës, i prezantuar si një “nëpunës i vogël”, i cili kishte jetuar në Shtetet e Bashkuara, ia la xhaxha Hysenit, kryebashkiak i qytetit, kujdesin e rritjes së fëmijëve. Nga viti 1923-1927, Enveri i ri u dërgua në Liceun Francez në Gjirokastër dhe, pas mbylljes së urdhëruar nga italianët, në Liceun e Korçës nga viti 1927 në 1930. Më tej, ai përfiton një bursë studimi shpërndarë nga profesorët francezë. Beqar, ai niset për në Francë. Do të jetojë në Montpellier nga viti 1930-1933, për të studiuar atje Shkenca Natyre, të cilat nuk i interesonin fare. Në vitin 1933, për shkak të rezultateve universitare, bursa e tij ndërpritet. Kjo duket se nuk e preku fare dhe ai u nis për Paris. Shumë elegant në fotografitë e kohës, duket se ai bënte një jetë të gëzueshme. Ai do të frekuentonte komunistët francezë dhe do të admironte në mënyrë të veçantë Marcel Cachin, emri i të cilit iu vendos një bulevardi në Tiranë. Shkroi disa artikuj te “L’Humanite”.
Enveri funksionar i Ahmet Zogut ne Bruksel
Në vitin 1934 u emërua funksionar në konsullatën shqiptare në Bruksel, çka provon se aktiviteti i tij politik nuk ishte edhe aq intensiv. U regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë në Belgjikë, por nuk mori asnjë diplomë universitare.
Në vitin 1936, ai nuk do të shkonte të luftonte në Spanjë si Mehmet Shehu, por do të kthehej në Shqipëri. U emërua profesor në Liceun e Tiranës dhe, një vit më vonë, ai do të japë mësim në Liceun Francez në Korçë, ku kishte qenë nxënës. Iu ngarkua lënda e Moralit! Ishte e pakuptueshme se si Mbreti Zog kishte zgjedhur një revolucionar të rrezikshëm për të formuar kuadrot e kombit. Në kujtimet e tij, ai e pranon gjithashtu të ketë frekuentuar shoqërinë e lartë.
Në vitin 1939, Shqipëria do të bëhej zyrtarisht provincë italiane. Komunistët, të dobët dhe të përçarë, nuk mund të ndërmerrnin asgjë. Enver Hoxha nuk do të fillonte karrierën e tij politike veçse në 28 nëntor 1939, kur do të merrte pjesë në Korçë, në festimin e festës së Pavarësisë, që mori pamjen e një manifestimi antifashist. Pikërisht atëherë ai u përjashtua nga kuadri i mësimdhënies publike. Mori një shtëpi në Tiranë dhe u bë “tregtar”, siç pranojnë burime zyrtare, që nuk guxojnë të thonë se ai ishte bërë pronar i pijetores “Flora”. Pas një manifestimi studentësh në Tiranë, më 28 tetor 1941 për të doli një mandat arresti, i cili e detyroi të tërhiqej. Asokohe do të themelohej edhe Partia Komuniste Shqiptare.
Hoxha, nuk i mbetet veçse…
Ekonomia, e privuar nga ndihmat kineze, pësoi një goditje të fortë. Parulla “Me forcat tona” mori gjithë përmasën e saj të vërtetë shqetësuese. Shqipëria duhet të rregullonte marrëdhëniet e saj me Greqinë dhe Turqinë dhe tregtonte herë pas here me fqinjët jugosllavë. Ajo u kthye gjithashtu nga Europa Perëndimore, gjithnjë me hapa të vegjël dhe me shumë hezitim.
“Vetëvrasja” e Mehmet Shehut
Në vitin 1981 u luajt një dramë e pamenduar, që do të thyente një marrëdhënie prej më shumë se 40 vjetësh. Më 18 dhjetor, Mehmet Shehu “vetëvritet”. Strategu i rezistencës, çlirimtari i Tiranës, xhelati i pamëshirshëm i devijuesve dhe të pabesëve të Hoxhës zhduket nga skena politike. Vetëvrasja është tradicionalisht e urrejtshme dhe blasfemuese. Për komunistët është një dezertim. Partia deklaron se kryeministri i famshëm i dha fund jetës pas një depresioni nervor. Gjithsesi, Shehu nuk e kishte shfaqur kurrë gjendjen e tij shpirtërore.
Emri i tij u fshi nga fjalimet dhe botimet. Në muzetë historikë, portretet dhe objektet që i përkisnin atij, maketet, që shqiptarët u thoshin “relikte”, u hoqën. Gjatë vizitave tona në muzeume, në fund të vitit 1982 zëvendësimi i fotografive të retushuara ishte i dukshëm. Brigada e parë Sulmuese që ai kishte drejtuar, kishte pushuar së ekzistuari. Më vonë, me botimin e librit të Enver Hoxhës, “Titistët”, ku do të shfaqej fushata antijugosllave, shqiptarët mësuan se komandanti i tyre i vjetër ushtarak, ish-ministri i Brendshëm, më pas kryetar Kuvendi, ishte një “mercenar i dërguar nga anglo-amerikanët”, “Një agjent i Intelligence Service”, “një agjent i shërbimeve sekrete amerikane” dhe “ i lidhur me ONZA (shërbimet sekrete jugosllave), që i përkiste KGB-së, që donte të “ndryshonte drejtimin e partisë dhe të shtetit tonë drejt perëndimit”. Përveç kësaj, ai u lirua nga kampi i refugjatëve në Francë, pas Luftës së Spanjës nga “dy oficerë, njëri i Gestapos dhe tjetri i SIM-it italian”. Hoxha shkroi gjithashtu që gjatë luftës, Shehu “përhapi terror në fshatrat ku kalonte Brigada e parë për të diskretituar partinë”.
Kështu, ai vërtetoi deklaratat e oficerëve britanikë, të cilëve u kishte bërë shumë përshtypje frika e fshatarëve në “zonat e çliruara”. Episodi, sipas të cilit Shehu ndjek rrugën e Hoxhës, duke përshkuar mespërmes Shqipërinë nëpër male, duke thyer rrethimin nazist, u bë një episod minor “ngritur në legjendë”. Më interesantja ishte kur Hoxha e lidhi Shehun me të gjithë “tradhtarët” që ai vetë kishte zhdukur dhe fanatizmin ekstrem e bëri provë të krimit të tij. Duke masakruar heretikët, ai fshihte lojën dhe vazhdonte punën e tij minuese!
Versione nga më ekstravagantet mbi “vetëvrasjen” qarkullonin mes trupit diplomatik. Pushteti i ngatërruar në gënjeshtrat e veta zbuloi të vërtetën sipas versionit të saj, në gazetën “Zëri i popullit” të 16 marsit 1985 u shkrua që Shehu u likuidua pasi u ballafaqua me unitetin e pashkatërrueshëm të Partisë me popullin”.
Cila është arsyeja e këtij sherri të rëndë? Ndoshta dy çështje i ka vënë në opozitë Hoxhën dhe Shehun: hapja drejt Perëndimit dhe Kosova. Ai e kishte kritikuar Shehun sikur donte të shiste Shqipërinë në perëndim dhe të mbështeste serbët në Kosovë. Këto akuza janë delikate për t’u interpretuar, pasi në traditën staliniste ishte e zakonshme t’u vishje viktimave qëllime të kundërta. Realiteti ndoshta është më prozaik. Në vitin 1974, Hoxha është sëmurë. Diabeti po e shkatërron dhe në 1982-shin, teksa ne e shihnim në kinema, është një i moshuar i dobët që ka nevojë për t’u mbajtur që të ecë. Herë pas here humb ndjenjat dhe në 1985-n përdor një karrige me rrota. Sipas disa diplomatëve, familja Hoxha dhe klanet e besuara duhet t’ia kenë arritur që të likuidojnë trashëgimtarin e hamendësuar dhe aleatët e tij, për të ruajtur pushtetin.

Re: Enveri funksionar i Ahmet Zogut ne Bruksel
Ahmed Zogu rezulton njeriu i serbëve që më 1916.
Sipas Dusan T. Batakovic* tek "The Kosovo Chronicles - Kronikat e Kosovës", Ahmed Zogu ka shkuar më 1916 në Nish dhe i është lutur Pashiçit ta bënte atë njeriun e tyre në vend të Essad Pashës. Zogu i ka kërkuar Pashiçit ta zgjidhte atë në vend të Essadit, megjithese ata ishin nip e dajë mes tyre (jane zënë brenda familjes kush të ishte këlyshi i parë i serbëve).
Sipas Dusan T. Batakovic (citoj): "Essad Pasha nuk arriti ta shtrinte pushtetin e tij në gjithë Shqiperinë e Mesme e atë veriore. Ne rajonin e Matit, lidhja e tij familjare, Ahmed Bej Zogu kërkonte që të kishte kontakt direkt vetë me autoritet ushtarake serbe. Me kërkesën e tij personale ai shkoi në Nish të negocionte me Pashiçin." (E paparë, ka bërë kërkesë të bëhet spiun).
Batakovic vazhdon (citoj): "Ahmed Zogu pretendoi të ishte rival (për pushtet) i Essad Pashës. Ai premtoi se do bëhej me serbët nëse do i jipej ndihma e nevojshme. Një agjent i qeverisë serbe e shoqëroi atë gjithë kohën."
Në materialin e Dusan T. Batakovic zbulohet gjithashtu edhe përpjekja e Pashiç për të fituar simpatinë e Presidentit Amerikan Wilson, në Konferencën e Paqes të Versajës, për përcaktimin e kufijve të Shqipërisë.
Nga njëra anë, Pashiç ishte i qetë se delegacioni nga Shqipëria i përfaqësuar nga Essad Toptani do kërkonte një Shqipërie të cunguar, të ashtuquajturën Republikë Myslimane të Shqipërisë Qëndrore (në foto zona me ngjyrë bojkafe të hapur), pa pjesën veriore mbi lumin Mat. Nga ana tjetër ai i trembej influencës së deputetëve amerikano-shqiptarë të pranishëm në Konferencë.
Ja si përshkruhet ky moment nga Dusan T. Batakovic (citoj): "Pashiç kërkoi që popullsia katolike mbi lumin Mat të zhvillonte një referendum ku të vendoste bashkimin ose me (1) Republikën Myslimane të Shqipërisë Qëndrore, ose (2) me Jugosllavinë. Në këtë mënyrë Pashiç shpresonte të bllokonte propozimin e deputetëve të shoqërisë amerikano-shqiptare "Vatra" (Fan Nolit), e cila kërkonte krijimin e Shqipërisë së Madhe me përfshirjen e teritoreve edhe nga Serbia e Mali i Zi."
Strategjia e Nolit ka qenë të kërkonte sa më shumë teritore për të fituar të paktën Shqipërinë e 1913-s (Shqipërinë e sotme). Përfundimisht kjo strategji ka triumfuar,
pasi Wilson
ka hedhur poshtë të dy versionet e kërkuara nga Pashiç, dhe ka votuar në favor të integritetit territorial të 1913-s.
Duke lexuar materialin e Dusan T. Batakovic konstatohet një kontradiktë në lidhje me periudhën para se të vritej Essad Toptani. Sipas Batakovic, në fund të muajit maj 1920 (citoj): "Ahmed Zogu, ministër i brendshëm i qeverisë së Sulejman Delvinës, dërgoi një delegacion në Paris tek Essad Pasha për ti ofruar atij postin e Kryeministrit të vendit."
Nga ana tjetër, e njejta ngjarje përshkruhet ndryshe nga Hil Mosi: (citoj Mosin) "Asht emnue nji komision 4 vetësh: Emzot Koleci, Bajram Fejziu, Fuat Beg Toptani e Ymer Beg Shjaku, të cillët ndër këto ditë kanë me shkue në Paris për me marrë vesht programin e Esad Pashës." (Rrokull Shqypnis - Korespondencë e veçantë - Tiranë, 20.IV.1920)
Hil Mosi nuk thotë se Essad Toptanit i është propozuar posti i Kryeministrit. Kurse sipas palës serbe ky pozicion i është propozuar nga Ahmed Zogu. Në atë kohë në San Remo (Itali) po mbahej e ashtuquajtura Konferencë e Kufijve (vijim i Konferencës së Paqes të Versajes), e cila do përvijonte edhe kufijtë e Shqipërisë. Pikërisht në këtë valë Essad Pasha u bë agresiv, dhe serbët shpresonin shume tek ai.
Por ndërsa në prapaskenë zhvillohej e gjithë kjo "luftë e ftohtë", zgjidhja erdhi sa hap e mbyll sytë nga koburja e .............Avni Rustemit që shuajti përfundimisht shpresat e serbëve... Rrena e rrean
Nga ai moment njeriu i parë i serbëve në Shqipëri do bëhej automatikisht Ahmet Zogu (siç ai vetë u kishte kërkuar serbëve që më 1916). Fill pas vdekjes së Toptanit për Zogun do fillonte karriera e lartë. Ai do bëhej kryeministër në vend të Essadit, dhe më vonë monark, e njëjta linjë pushteti që serbët kishin dizenjuar për Essadin pas dëbimit të Princ Vidit...
Marre nga Gazeta Kritika

Posted 47 minutes ago by GAZETA VOTRA
[/size]Re: Enveri funksionar i Ahmet Zogut ne Bruksel
- Haxhi Kuçi O shqiptar"Shqiperia etnike ka fillue qe nga ramja e mbretereshes Teuta,por edhe lufte more shqiptar ne kosove,luginen e presheves e ne iliride a u nise me çlirue dhe ne fund mi bashkue trojetKU PO Tanin Trimi
il y a environ une heure · J’aime · 1
Haxhi Kuçi Trojet mbeten edhe ma keq se siq ishin dhe a na tregoni metoden se si me ba shqiperien etnike?
Gazeta Votra
Fronti Demokristian Shqiptar-Shqiperia Etnike
“Të mëdhenjtë” bashkohen në balotazh.
Partitë politike që kanë mbetur jashtë balotazhit do ta “vulosin” fatin e kandidatëve nëpër komuna që do t’i matin forcat edhe njëherë në një raund votimi që do të zhvillohet më 1 dhjetor. Koalicioni i parë për balotazh është arritur në Prizren ndërmjet PDK-së dhe AAK-së. Kjo e fu...Afficher la suite
J’aime · · Ne plus suivre la publication · =100003658550542&p[1]=389280434537238&profile_id=106357166202262&share_source_type=group]Partager · il y a 9 heures
IS Gashi Gashi aime ça.
Haxhi Kuçi Oooojjj " Gazeta Votra"?????Na trego menyren se si me ba "Shqiperin etnike"?A keni planprogram?Apo e keni gjete kete sllogan dhe tja fusim se koti.Me konnnn?A ka mbete halaaa ndonji atdhetar shqiptar?Kush po na i vrasi atdhetaret?Tradhetaret po bahen...Voir plus
il y a 45 minutes · J’aime · 1
Gazeta Votra Populli Shqiptar e ka zgjedhur vete rrugen e Bashkimit Kombetar Shqiptar. Parlamenti i Shqiperise dhe i Kosoves duhet te miratojne Deklaraten e Bashkimit dhe me kaq merr fund procesi i ndarjes se kombit shqiptar. Ky eshte programi jone nga Amerika e Larget per Kombin Shqiptar. Iu falenderojme per komentin.
il y a 41 minutes · J’aime
Haxhi Kuçi Oj Gazete;Populli eshte si robineti,a se keni ditur kete?Po cili parlament guxon me miratue nje dklarate te tille?Po keta parlamentar jan klyshet e serbise,greqise dhe bugarit dhe armiqeve tan,a nuk e dini kete?Qudi me vjen nga ju!A e dini more zotri j...Voir plus
il y a 23 minutes · J’aime · 1
Gazeta Votra Kombi Shqiptar e ka lene mbrapa politiken e vjeter antishqiptare. Me zgjedhjet e ardhshme edhe ne Kosove, gjerat do te ndryshojne per mire. Shqiperia Etnike, me vullnet te popullit dhe me bekimin e Zotit, do te behet se shpejti.
il y a 19 minutes · J’aime
Haxhi Kuçi E ka lan te vjetren e pashkolluar,e ka zvendesue me te rejen shpiuna me shkolle ,qindra here ma te rrezikshem.Shume ma lehte e kan ma zhduk kete popull e keta nuk kan derte te shendrrohen ne serb e grek.Per cilat zgjedhjet e ardhshme e keni fjalen? oho...Voir plus
il y a 10 minutes · J’aime
Gazeta Votra Kombi Shqiptar nuk u zhduk per 2000 vjet pushtim, nuk mund te zhduket nga disa spiune te Serbise, Turqise, apo Greqise. Shqiptaret shume shpejt do te bashkohen ne nje shtet, i cili do perfshije te gjitha trojet e sotme shqiptare. Koha po punon per ne shqiptaret.
il y a 9 minutes · J’aime
Haxhi Kuçi PO si po mendoni more zotri qe nuk zhduket ky popull,kur e qeverisin tradhetaret zagaret e serbise,greqis e leje turqin se mu kjo turqi ta hoqi serbin sot nga kosova dhe nuk e lejoi NATON qe tere kolona te ikur nga viset e kosoves ti qojn ne QAD .Turqia nuk ka nevoje per neve as per token tone.Mos ja bani si Demaqi Hajdemo braqo da stvorimo ballkaniu,dhe ja kesaj fjales kemi per tja pa sherrin.Po si e parashihni bashkimin ore lalo?Me endrra ?Apo nga amerkanet!!!Amerikanet çdo dite vetem sa po largohen nga ne,spo shihket me duket.
il y a 3 minutes · J’aime
Haxhi Kuçi Ne cilin vite do behet "Shqiperia Etnike"?A keni date,apo po ja futni paushall qashtu,me sehire.
il y a environ une minute · J’aime
Sujets similaires
» Enver Hoxha , sekretar i konsullates ne Bruksel,i Zogut
» Avni Rrustemi spiun i Ahmet Zogut
» Atentati ndaj Ahmet Zogut dhe ky hakmirret ne Avniun
» Esat Pash Toptani: Nipi i Ahmet Zogut nje takimi me Nikolla
» Historia e Haxhi Latif Kuçit(Krasniqit) pyet per plagos.e Fe

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum