Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Rohrabacher: Kosova nuk fitoi asgjë nga marrëveshja

 :: sport

Aller en bas

Rohrabacher: Kosova nuk fitoi asgjë nga marrëveshja Empty Rohrabacher: Kosova nuk fitoi asgjë nga marrëveshja

Message  Perparimi Sam 27 Avr - 3:18

Rohrabacher: Kosova nuk fitoi asgjë nga marrëveshja 26th Prill 2013



Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Dana Rohrabacher, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve nga Kalifornia, thotë se shqiptarët e Kosovës nuk përfitojnë asgjë nga marrëveshja e nënshkruar kohët e fundit mes Beogradit dhe Prishtinës për përmirësimin e marredhënieve.

Kongresmeni Rohrabacher prej kohësh ngul këmbë se zgjidhja e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë do të vinte nëse dy vendet shkëmbejnë territore.

Kongresmeni Rohrabacher shpjegoi në intervistë se përse marrëveshja e sigluar në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrit serb Ivica Daçiç është e disfavorshme për shqiptarët dhe nuk e ndryshon situatën në rajon.

“Sidomos shqiptarët e Kosovës nuk përfitojnë asgjë nga kjo marrëveshje. Në realitet ata po dorëzojnë jo vetëm autoritetin në veri, por edhe autonominë. Atyre nuk u lejohet të sjellin forcat e rendit dhe të imponojnë ligjin në veri. Kjo nuk do të kishte asgjë të keqe nëse do të ishte pjesë e një zgjidhjeje të përgjithshme, për të cilën unë kam propozuar një shkëmbim territoresh mes dy vendeve. Mirëpo marrëveshja e arritur në Bruksel është thjesht një fasadë dhe njerëzit nuk e shohin veten më afër paqes se sa ishin dhjetë vjet më parë.”

Zoti Rohrabacher propozon që zgjidhja të gjendet te një shkëmbim territoresh:

“Ajo pjesë e Serbisë, Lugina e Preshevës duhet të bëhet pjesë e Kosovës, ndërsa Veriu i Kosovës i banuar kryesisht nga serbë, të jetë pjesë e Serbisë. Ne mund ta bëjmë lumin kufirin mes dy vendeve. Por ajo që po ndodh është se ata as që po e shqyrtojnë këtë mundësi, sepse po mbështeten te amerikanët dhe evropianët për orientime se si duhet vepruar. Kështuqë shqiptarët nuk përfitojnë asgjë dhe çështja do të përfundojë duke e bërë veriun autonom pa marrë asgjë si shkëmbim.”

Zoti Rohrabacher nuk është dakord me shqetësimet e shprehura nga ata që ai quan burokratë në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë se një shkëmbim territoresh do të çonte në kaos.

“Kjo nuk është e vërtetë. Kaos kemi kur detyrojmë një pjesë të madhe popullate të jetë pjesë e një qeverie që ata nuk duan ta kenë mbi krye.”

Kongresmeni nga Kalifornia thotë se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar mjaft para për të ruajtur qëndrueshmërinë në atë pjesë të Ballkanit prandaj zgjidhjet që ato ofrojnë duhet të mbështeten në realitetin.

Haxhi Kuçi i pergjigjet pakes me kjarte zotri Rohrabacherit.

Pajtohem me poropozimin e juaj,por jo Mitrovicen ta ndajne pergjysme sepse po krijohet nje varre e luftes se perseritjes mes serbeve dhe shqiptareve te Kosoves.Pra Mitrovica duhet krejte te mbetet e kosoves.Ku kufiri duhet te jete larg nga Mitrovica se paku pese kilometra.Por çdo gje qe flisni ju zotri dhe une jane fjale boshe dhe me vonese.Sepse tepsia eshte ndare qysh ne Rambuje.Thaqi nuk eshte fajtor vete,por faje ka kajtja e shqiptareve qe vdesin per fotele.Dhe punet madhore kemi deshire qe te huajte te na kryejn dhe ne fund sja dim te miren atyre dhe i marrim kinse ne i kemi krye vete e jo tjeret.Dhe per kete na marrin inatin te huajt dhe na ngulin kungjin ne fund siq po na ngulin miqt qe na ndihmuan.Na ndihmuan ,sepse menduan se jemi vertete nxore nga serbet,e nuk e keni dite se nga vete shqiptaret jemi nenxore.E sidomos nga ata qe dje ishin servila te serbit edhe sot ata na qeverisin.A e din senati amerikan kete ?E din dhe i ledhaton bile keta tradhetar,sepse edhe aùmerikianet kan leverdi siq paten serbet.Per keshtu e pate lutur Adem Demaqin Vuk Drashkoviqi para luftes qe kosoven ta ndajn pa lufte.Pse pra Demaqosi e lejoi qe te kerset lufta ne kosove?A e dini se Albin Kurti ka qen zevendes i Demaqit ne lufte?E tani ky VV.Ky e perkrah kete qeveri ne formen e magjise se zeze.Tani ne kete levizje kyqen shikistet dhe spiunet e serbise.
Kengen po e di mor po ma mbeshtjell populli sepse 89% e deputeteve e votuan marveshjen e Thaqit dhe Daqiqit.

Me kete dmth se 89% e deputeteve (popullit)jan pro serb.
Parashtroj pyetjen;çfare populli jemi?Dojm keshtu,nuk dojm keshtu.Hyp se te vrava ,zbrite se te vrava.
As me serb,as pa serb.Me serb po u beren ,frigohen nga patriotet se mos po ja rruajn leshin.'i vrajne),Pa serb nuk munden mi shtyp tjeret,sepse me shekuj keshtu na mbajten qeveritaret tan spiuna.Me nje fjale ne kohen e roberise duhet spiunat te na qeverisin dhe te na shtypin bashk me serbet.Pastaj ne kohen e luftes prape keta duhet te na udheheqin luften dhe ne te njejten kohe duke bere marveshje se si me luftue.
Me nje fjale keta perhere te paret ne krye te ogjakut.
.....................
...............

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum